Shkruan: Mr. Gjergj Nikprlelaj

 

Shfrytėzimi i  dypronėsisė  nė kapetaninė e Ulqinit

  Me vendimin e Kongresit tė Berlinit, marrėveshja e tė  cilit u ratifikua mė 3.08.1878, u caktua kufiri i Malit tė Zi me  Turqi (Shqipėri). Mirėpo jetėsimi i kėtij vendimi, respektivisht  ndarja  e pasurisė sė patundshme personave privatė juridikė, respektivisht qytetarėve, zgjati shumė kohė, sepse pasuan komplikime me pasoja tė rėnda, tė cilat nė disa  sektore tė kufirit mbetėn tė hapura deri nė vitin 1912.

Pamje nė Kalanė e UlqinitKufiri nė shumė raste i ka ndarė pronat, pyjet, kullosat, ujėvarat, tė cilat disa fise i kanė shfrytėzuar me shekuj.

Nė kėtė vėshtrim tė shkurtėr do tė trajtojė ēėshtjen e dypronėsisė  nė zonėn e kapetanisė malazeze tė Ulqinit me rrethinė. Fjala ėshtė pėr ata individė me vendbanim tė pėrhershėm nė zonėn e caktuar nga njėra anė e kufirit shtetėror,   prona e patundshme e tė cilėve nė tėrėsi ose pjesėrisht gjendet nė anėn tjetėr tė kufirit shtetėror nė kuadėr tė zonės sė caktuar nė anėn tjetėr tė kufirit nga ajo ku pėrherė ėshtė vendosur.

Nė qytetin e lashtė shqiptar, nė  Ulqin me rrethinė, mė sė shumti janė dėmtuar shqiptarėt matanė kufirit, pikėrisht malėsorėt tė cilėve, sipas deklaratava tė atėhershme, kufiri ua ndau pėrgjysmė pronėn e tyre tė trashėguar. Mirėpo, malėsorėt tentuan me tė gjitha mjetet qė ta shfrytėzojnė pasurinė, tė cilėn  me shekuj e shfrtyėzuan baballarėt e tyre, edhe pse tė gjithė nuk i kishin tapitė formale.

Pala malazeze duke  marrė “dhuratė”, nga fuqitė e mėdha tė Evorpės sė atėhershme, Ulqinin  me rrethinė deri  tek lumi Bunė tentoi t’ua ndalojė kėtyre malėsorėve nga Malėsia shfrytėzimin e kullosave gjatė dimrit. Nė Mal tė Brisė, sipas dokumenteve tė shfrytėzuara nga Arkivi Shtetėror i Cetinės, tre pronarė i kanė patur tapitė ( pronat) nė fshatin Zogaj, prej tė cilėve edhe bajraktari i Shkrelit Tomė Dashi, kurse mbi shtatė shtėpi nga Shkreli i kanė shfrytėzuar kullosat nė Mal tė Brisė. Sa i pėrket Shtojit shumica e qytetarėve nga Kėlmendi, Kastrati  e vendeve tė  tjera tė Shqipėrisė Veriore i kanė paturr tapitė (dokumentet) formale. Nė Mal tė Brisė erdhi deri te pėrleshja permanente me armė nė mes tė malėsorėve, kryesisht nga Shkreli, dhe rojės kufitare malazeze.  Nė vitin 1883 Qeveria malazeze formoi Komisionin, nė punėn e tė cilit ka marrė pjesė edhe pala turke,   me detyrė tė  shqyrtojė tė drejtėn pronėsore tė qytetarėve nė Mal tė Brisė, nė Shtoj dhe nė vende tė tjera qė i mbajnė malėsorėt. Atėherė u vėrtetua se disa pronarė nė Shtoj  dukshėm i kanė zgjeruar pronat e tyre nė dėm tė pronės shoqėrore. Nga pala malazeze nė kėtė komision morėn pjesė: komandanti Mehmed begu Resulbegoviq, Ali Buzuku, Z. Jugoviq, tė cilėt edhe mė parė ishin anėtarė tė kėtij Komisioni, si dhe komandanti M. Gjurashkoviq.Vtin e ardhshėm Qeveria e krajlit e shpalli Malin e Brisė pėr pronė shtetėrore, me qėllim qė t’i dėbojnė prej andej malėsorėt nga Shkreli. Disa malėsorėve me vendbanim tė pėrhershėm iu vlerėsuan tokat me tė holla dhe nė bazė tė kėsaj ēdo familje ka paguar nė vit 5% nga vlera e tokės nė emėr tė qirasė. Malėsorėt nuk deshtėn tė heqin dorė nga e drejta  e shfrytėzimit shekullor tė kėtyre kullosave, prandaj edhe disa herė organizuan sulme  me armė. Njė herė nė njė incident tė tillė  morėn pjesė 1500 malėsorė. Sipas dokumenteve tė  Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi, gjatė gjithė pėrleshjes, aktiviteti diplomatik midis Portės sė Lartė dhe Mbretėrisė sė Malit tė zi ka qenė mjaft intensiv. Mė nė fund nė vitin 1891 me marrėveshjen midis Malit tė Zi dhe Turqisė Mali i Brisė pėrfundimisht i takon Malit tė Zi.  Lidhur me kėtė  komisari i kufirit nė sektorin e Ulqinit M. Ramadanoviq e lajmėron kryetarin e Kėshillit tė Ministrave tė Mbretėrsiė sė Malit tė Zi , Dr. Lazar Tomanoviqin se:  Kapiteni i fisit i kapetanisė sė Ulqinit, Velisha Lakēeviq, ka dorėzuar listėn e shtetasve (qytetarėve) tė Mbretėrisė Otomane,  tė cilėt kanė patur tė ashtuquajturėn  dypronėsi nė kapetaninė e Ulqinit, e tė cilėt sipas administratės mbretėrore nga data 14 dhjetor 1909- nr. 2846  duhej tė punojnė disa ditė tė caktuara nė llogari tė shtetit, me lutje qė ministri-kryetari tė ndėrmjetėsojė tek konsulli otoman nė Ulqin, pėr shkak tė pagesės sė taksave publike nga ana e pronarėve qė gėzojnė tė drejtėn e dypronėsisė etj.

I njėjti burim  thekson se  konsulli otoman publikisht u drejtuaa me zė tė lartė malėsorėve nė praninė e sekretarit tė kapitenit: “ Hajt mirupafshim, unė  ju flasė  qė mos tė paguani asgjė”! , duke e paraqitur veten si faktor pėrgjegjės nė shtet tė huaj! Komisari politik i kufirit i Mbretėrisė e tha kalimthi se kapiteni Lakēeviq i ėshtė ankuar se “ nuk mund tė mbėshtetet nė kryepleqtė vendorė”, sepse  shumica e tyre janė “atė ēka janė tė gjithė shqiptarėt”!  Ndėrkohė, po ashtu,  ka marrė njė urdhėresė tė besuar tė administruesit krahinor “ se duhet tė ketė kujdes nė dy persona tė dyshimtė” dhe se s’ka mundur t’i besojė askujt nė kapetani “ pėr pėrcjelljen e nevojshme”, por  edhe nėse gjen ndonjė person nė tė cilin mund tė mbėshtetet duhet ta paguaj! Ai nė vazhdim propozon se nė administratėn pranė kapetanisė tė emėrojė njė xhandar “duke marrė parasysh  Ulqinin dhe lloljlojshmėrinė e elementeve”...  me siguri mendohet nė  strukturėn nacionale e konfesionale tė banorėve.. Nuk thuhet se cilėt persona janė tė dyshimtė, por kjo mjaft mirė tregon pėr raportin e pushtetin e mbretėrisė sė atėhershme tė Malit tė Zi ndaj shqiptarėve nė trevat e aneksuara.

Sipas burimeve arkivore tė Cetinės -Ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėr vitin 1910 nr. 708 ( nr. k.  5 nga data 5.08.1910)  nė kapetaninė e Ulqinit  tė drejtėn e dypronėsisė e kanė patur nė Zogaj: Pashko Zuli Nikiq, Dedė Zuli Nikiq, Zef Zuli Nikiq, Kolė Dushi Markoviq, Mark Dushi Markoviq, Gjeto Gjokė Shkreli, Kasem Zejneli, Molla Arsllan Molla, Vito arsllan Molla, Dulo Arsllan Molla, Zef Mark Kėlmendi, Marash Mark Kėlmendi, Dedė Mark Kėlmendi, Mehmed Velia, Omer Kosiq, Can Asllani Bojkoviq, Uc Uci, Bil Uci; Shėn Gjergj:  Nok Marku, Simon Gjokė Shkreli, Lucė Toma, Lekė Jaku, Kolė Prenka, Gjergj Ndoja, Prelė Ndoja, Noc Filipi, Lazėr Jaku; Qurk:  Ferat Meta, Gjopkė Goga, Vasel Gjoka; Sutjel: Prelė Kola,  Qat Kola, Gjokė Kola, Ēel Toma, Pal Leka, Zef Kola, Prelė Kola, Mark Jaku, Lekė Gjon Husi, Dedė Gjoni, Gjekė Luca, Nikė Luca, Zef Gjeka, Mark Pjetri, Pjetėr Marku, Zef Kola, Lush Ujka, Prenkė Ujka, Gjekė Gjoni; Shtoj: Gjergj Prenkė Curi, Zef Prenkė Curi, Kolė Zef Curi, Gjon Vata, Dedė Gj. Vata, Pjetėr Hira, Xhak Hira, Tomė Loshi, Gjekė Luca, Gjergj Luca, Prenkė Gjergj Maku, Lucė Gjeka, Kolė Nika, Pjetėr Zefi, Prenkė Gjoni, Pjetėr deda, Marash Zefi, Dedė Gjetoja, Kacul Marashi, Nikė Kola, Dedė Kola, Pjetėr Kola, Prenkė Ndreu, Martin Lula, Gjekė Lula, Gjekė Paloka, Zef Kola, Prelė kola, Mark Frani, Lucė Gjoni, Pjetėr Gjoni, Zef Prenēi, Rrok Staka, Prenēė Gjetoja, Vatė Maēi, Prelė Maēi, Tomė Vuksani, Prelė Toma, Gjokė Marku, Gjergj Prėka, Pero Luka, Prelė Luka, Gjon Vata, Kolė Gruda, Zef Cari, Hilė Cari, Kolė Troshi, Shaban Brahimi, Ndue Ujka, Mark Kola; nga  Shėnkolli: Zef Toma, ...  Gegė Prėka, Shaban Kovaēi dhe Ejll Gjoni.