Malli i Atdheut

 

Kur vete njeriu, i lirė e i vetėm, lark atdheut, ndryshimi i zakonave, ėmbėlsia e udhėtimit, e njė mijė gjėra qė vihen re  ndėr tė huaj, tė gjitha kėto t'a pėrgėzojnė zemrėn, e tė bėjno jo t'a harrosh Shqipėrinė, po tė mos tė vejė te ajo qė dėndur mendja... Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pakė nga pakė. S'di se  ē'tė mungon, s'di se  ē'tė duhet. Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dėndur, e mė nė fund shpesh e po thua kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve dhe i shokėve, kujtimi i dheut ku u lintmė, u rritėm, ku qajtim foshnja e ku losmė djelm, kujtimi i atyre maleve lark sė cilėve nuk rron dot mirė njė Shqipėtar, kujtimi i kombit qi me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi jonė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės s'onė - ta shtrėngojnė e t'a dėrmojnė me tė vėrtet zemrėn...

Ah! malli i Shqipėrisė, malli i Atdheut tė dashur, i shėntmė mall e dashuri e shėntme, kush ėshtė ay Shqipėtar qė s'e ka pasur nė dhe tė huaj!... Duhet tė jesh jashtė Shqipėrisė , e tė jesh lark, pėr tė kuptuar se ē'forcė e ē'bukuri t'ėmblė ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo m'e zbrazura letrė, ajo fjala m'e vogėl na sjell si njė coēpė t'Atdheut. E ky mall ėshtė ėshtė m'i nxehtė te ne tė mjewrėt, kėtu te Albania, se s'kemi shpresė t'a shohim Shqipėrinė; jemi tė dėnuar, pėr dashuri t'Atdheut, tė rrojmė tej e kėtej ndėr dhera tė huaja, e veē tė bėhemi tradhėtorė e tė poshtėrit e tė poshtėrve, s'e kemi kurrė pėr tė puthur tokėn e Shqipėrisė edhe shumė vjet, ndofta kurrė...

Malli i Atdheut, pashpresa tė shoh Shqipėrinė, mė japin njė forcė mė tė madhe pėr tė punuar. E ē'do qė nė daltė, si do qė na vafshin punėt, unė, me ndihmė tė shokėve tė vėrtetė, s'i kam pėr tė hedhur armėt...

Faik Konica