Simė Gjon Dobreci

 

Nji ditė nė Shestan

 

Dedajt sotBesniku, qė tash jeton nė Vankuver (Kanada), kishte dishirė me pa Shestanin. Pėr me na shoqėnue, ju lutem Palė Martinit (Pala i Gjokės Kolė Gjokės Mark Gjokut), i lindun nė Dedaj (Shestani Nalt), ku kaloi edhe rininė; tash jeton nė Braticė (Ulqin). Ditėn e caktueme (e dielle, mė 16.6.2002) shkuem me veturė deri sipėr Bujgrit (Shestani Posht). Pėr arsye tė rrugės tepėr tė damtueme, u ngjitem kambė. Nė Qafė t’Kryth’s, ndėrmjet malit Golik (nė perėndim) dhe malit Vidirjak (nė lindje), mbėrritem pėr nji orė e gjysė, tė ndjersitun prej vapės sė paraditės. Ia hodhem edhe nji sy Liqenit tė Shkodrės nė veri-lindje, dhe u kthyem kah jug-perėndimi; para vetes kishim luginėn e Shestanit Nalt tė rrethuem me male, degė tė Rumisė hyjnore (Oj Rumia, bjeshkė e naltė), ku, thonė, zānat sjellin valle. Nė Dedaj, nė katundin ma tė madh tė Shestanit Nalt, qi ka pasė 36 shtėpi, mbėrritem pėr nja nji ēerek ore. Katundi kishte mbetė i  shkretė, pa njeri tė gjallė. Hala kishin kulmin vetėm 6 shtėpi si dhe kisha e Shna Zefit, e cila ka shėrbye si shkollė, ku kanė qenė mėsues Vatė Deda (?Vatė Gjeloshi, nė kujtimin e shestanasve Vatė Dedaj;  mė 1942 dhe 1943) dhe Sima i Lucit Stjepės (Stankoviq), shestnas prej Dedajsh (prej 1947 e deri mė 1980, deri nė pesionim, kur edhe shkolla mbeti vetėm me nji nxanės). Shumica e shtėpive ishin me mure tė rrenueme. Qindruem pak te Lama e Lukajve; shum shtėpi kishin pasė lamat e veta, ku gruni dhe thekna ėshtė shi me dorė (me tėrnja, e bamė prej shkoze me tufė pak tė mledhun). Kaluem rrugės sė Mėrfaj’s, ndėrmjet Bėrtaqit dhe Nėnbregut. Nji pushim tė kandshėm e patem te lera dhe 8 ublat e Dedajve. Aty ishte edhe baquni, ku shkruente MARIA E ... + COL...

Kisha e Sh'Palit dhe e Sh'PjetritDolem nė Breg tė Mėrfaj’s, prej kah u ndigjue nji zā gjelit, ēka na shtyu tė nisemi pėr Rud.  U ulem nė Rrenim, rafshinė e vogėl me nji gropė, mėrrfilė afėr mjedisit, e cilla pėrpinė ujin mas shiut. Ktu bari ishte i kositun, edhe nji shenj qi kėtu ka njerėz. U njitem nė Rud. Gjetem Ilinė e Perės Markut Pal’Ilisė (Marvuēiq, Maruēiq), 83 vjeē, me tė binė dhe me mesėn. Ilia na tha se nė Rud kanė kjenė 10 shtėpi. Aj kishte qefė me folė pėr tė kaluemen. Tha qė Rudin e kanė djegė malazezėt tri herė, si dhe Savo Garo me shokėt e vet ka pre tė vėllain e Pal Ilisė, Perėn dhe Osmanin e Ramės. Ai na foli edhe pėr manat afėr shtėpisė dhe 5 ublat pak ma larg, qė, tha, janė shum, shum tė moēme. Ilia na priti me raki e djathė, mish e kafe, me tė tana tė mirat. Sa ishim te Ilia, erdhi Pera i Markut Perės qė jeton nė Tivar; donte me shkue nė vorre me ndezė qirinj pėr shpirtin e tė parėve. Ai Ilinė e ka axhė. Pera na foli edhe pėr Marushiqėt e Zadrės, qė mund tė jenė prej Maruēiqėve tė Rudit.  

Prej Rudit u kthyem prap nėpėr Dedaj dhe kaluem kah Gropa e Gonajve (i thonė edhe Kodėrkollė, Kodėrmollėose ose Mollza), ku, deri para nja 20 vjetve, sille valle dhe bahe dyzen i madh pėr festėn Sh’Pjetrit. Shkuem rrugės deri te kisha e Sh’Pālit dhe e Sh’Pjetrit nė Lukiq. Ket kishė vorresh shestanasit e kanė renovue sivjet.  

Kisha e shėn Pjetrit dhe e shėn Palit, me dimenzione 14 m me 7 m, si kishė kryesore e famullisė sė Shestanit, nė dokumentet e shkruara pėrmendet mė 1635, ēka nuk do tė thotė se s’ėshtė edhe mė e vjetėr. Pėr shkak tė nevojave tė besimtarėve, ajo mė 1880 u zgjerua. Ka njė kompanjel dhe njė kambanė. Mė vonė shėrbeu si kishė vorrezash pėr Shestanin e Sipėrm (fshatrat Lukiq, Gurrzė, Bardhaj dhe Dedaj). Pėrndryshe, nė kėtė kishė ėshtė varrosur kryeipeshkvi i Tivarit, shestanasi Mark Deluki (1743-1749). (Shenimet e dom Nikė Ukgjinit)

Nė Lukiq gjetem Markun e Gjonit Gjekės Pjetrit Kol’Nikės (Vuēetaj) dhe tė shoqen Dilėn, kushrinėn e dom Palės. ‘Nuk munj pa Shestan; vetėm dimnin e kalonj nė Shushanj (Tivar)’, tha Marku. Nė mėnyrė tė njajtė veprojnė edhe ata tė familjes sė Zefit tė Stjepės Zefit Gjurės Nik’Gjurit si dhe tė familjes sė Antit tė Gjergjit Nikės. Marku na foli edhe pėr Antin e Gjergjit Pjetrit, i cilli vjet ka mbajtė dhi nė Lukiq. Kyj katund ka pasė 16 shtėpi mė 1965, na tha Marku.

Kisha e Sh’Pālit dhe e Sh’Pjetrit pėrmendet nė kangėt e Shestanit:

Ku p’e ēon Perėn e gratė,

A p’e ēon nė kishė tė Sh’Palit,

Ā p’e ēon n’ubėl tė malit?            
Dera e njė shtėpie nė Dedaj Ublat dhe lera nė Dedaj

Nuk shkuem nė Bardhaj; shiheshin pak shtėpia nėn malet Dhānzė dhe Kaligjergji. Gurrza nuk shihej prej Lukiqit. Marku na tha qė nė Bardhaj ka pasė 7 shtėpi, kurse nė Gurrzė 16. Bashkė me Markun u ulem nė Selitė, te Ublat e Selitės (10 ubla); ai na nxorri me kovė ujė tė frektė, qė t’i ngrinte dhambėt. Aty afėr ishte edhe sofra betonit 8 m e gjatė, vepėr e shestanasve, ku ata grumbullohen nė rastet e festimeve. I pyetun pėr banirin, e na njanin e pamė nė Qafėn e Ostrojės (sipėr katunit Dedaj), Marku tha se baniri ēohet tė Enjten e Shenjtė, nė Ditėn e Korpit tė Krishtit dhe se atė e ka ēue ēdo katund i Shestanit Nalt dhe i Shestanit Posht, kuse shestanasit qė zunė vend nė Shushanj (Tivar), banirin e ēojnė Ditėn e Ėrrshajve (Rrėshajve). Atė ditė isht bā pėrpeq, i cilli isht hangėr te baniri. Rudi e ka ba banirin qė me u dukė si kryq, kurse Dedajt jo. Markut iu falenderuem pėr mirėpritjen qė na bani.

Shestani Nalt duhet tė ketė pasė 500 deri 700 banorė, tė cillėt kryesisht kanė jetue prej baktive (kanė mājtė dhi, dele, lopė, pula, gomarė, mushka). Ka qenė nė za djathi i Shestanit. Kėrtolet (patatet) janė ba mirė. Dedajt, pėr shembull, kanė pasė mjatht mundėsi me prodhue edhe grunė, kollomoq, thekėn, groshė. Barė tė kositun dhe pak bakti (lopė, dhi dhe pula) na pamė vetėn nė Rud dhe nė Lukiq. Pėrndryshe, bari ishte i pakullotun dhe pylli kishte fillue me e mbulue Shestanin. Nė Dedaj, Rud dhe Lukiq pamė edhe hordhia. Nė Shestan, pėrveē manave qė na i pamė, bahen edhe dardha, molla, qershia, vizhnja, kumlla. Halli ma i madh i Shestanit ėshtė mungesa e rrugėve si dhe uji i pamjathtueshėm, ēka shkaktoi shpėrnguljen, ikjen e banorėve. Kėto pengesa, pėr me u kthye sadopak shestanas, shoqėnia mundet dhe e ka pėr detyrė me i mėnjanue.

Fotografoi Besnik Dobreci