Mirash Ivanaj

 

 

Lamtumirė o botė!

Lamtumirė o jetė!

 

 

Lamtumirė o jetė, lamtumirė o botė,

pėrzier me vrerė, lagur me lotė,

rritur me mish, mbrujtur me gjak,

o botė e rreme qė mė vure lak!

 

 

Ē'tu gėzoj ju o banditė, o xhelatė,

asnjė minutė s'mė latė rehat,

shpirtėra  dhe zemra ju nuk njihni,

Ē'ėshtė njeriu ju nuk e dini.

 

 

Nga dita qė linda e deri mė sot

unė s'qesha kurrė, veē derdha lot.

lot,lot, vrerė dhe shumė psherėtime:

ja lumturi i jetės sime!

 

 

O Zot qysh i duron kėto batėrdi

qė bėjnė veprat e krijuara nga ti?

Kush sundon, mė thuaj, kėta apo ti ?

 

---------------

 

Kėtė poezi profesori Ivanaj para se tė vdiste ia dha z. Agron Ēarēanit dhe ky i burgosur politik nė atė kohė shtruar nė spitalin-burg

 

Zgjodhi: Zef Gjuravēaj

 

 

 

 Silver Korda

Fetar apo kombtar



Selam u`alejkum e rahmetulla
juve qi hani djath e petulla

I qofshim falė Jezu Krishtit

si kombtar, as pėr koke, as pėr bishtit

E veni fenė mbi Kombin e vetė
nuk dini ende se ēka ju pretė

Bota ka hyrė nė Mileniumin e Ri
ju jeni ende nėn Romė e Osmandhi

Gjindeni thellė nė estefe safilin
pėr ne ėshtė Kombi - Iman e Din

Urbi et orbi predikon Papa,

pėr Kombin tonė, s`ka ba shumė hapa


Pesė vakt nemaz, me marrė avdez
samun e galeta tė lymun nė pekmez
 
Fanatizmi fetar, dogmat e fesė
kanė me ju ra shpinės, qafės e kresė

Kush s`ėshtė Shqiptar dyfish mė se fetar
ia ka pi dreqi menden, ėshtė me samar

Pėr Shqipėtar ishtė Skenderbeu -Zoti
shpėtuesi i Europės-Gjergj Kastrioti

Kurani dhe Ungjilli i Shqipėtarve -Lahuta e Malsisė
pėrshkruan vuejtjet e Kombit dhe t`Perendisė

 

Zani i mujezinit pa ndihet nė maje tė mundaresė
prej autoparlantit, se hoxha poshtė i kėndon paresė

Nė mesha dhe vase, prifta e hoxhallarė
feja ėshtė e mirė, por KOMBI vjen mė parė

Juve fetarėve, iu ndihmoft Krishti e Allahu
e neve Shqipėtarve shpata edhe krahu.
 
Jarebelalemin e Dominikus sanktus, iu plotėsoft dėshira
na paēit rahmet e dritė, e ne njiqind tė mira

 

 

 

 

Oj Rumia bjeshkė e naltė

 

Oj Rumia bjeshkė e naltė,

Ma e naltė u bash se je,

Kur dola na maje ty,

Po shoh Stamollėn me sy;

Na mjedis ta Stamollas,

Ish nja kullė e bardhė e naltė.

N’at-ė kullė po bahe dazėm,

Po martohe Ali begu,

Thirri miq e jarani,

Thirri n’dazėm shpi pėr shpi,

Thirri Bosnje, Rumeli,

Stamollėn pėr derė unji,

Gjidh i thirri, gjidh s’i thirri,

Zeqir begun nuk e thirri.

Zeqir begu vojti vetė,

Pėr jestek po rri pėshtetė,

Siell bocat e rakisė,

E ja nisen turqalisė.

Mlodhi begu njiqin krushq,

Gjidh tė zg’jedhun, djelm tė ri,

Vetė, o begu kalari,

I vojten plakės na derė;

-Hajt ti plakė, e qitna vashėn.

-Hajt ti beg, e amin beg,

Se s’ka plaka bi pėr beg,

As pėr beg as pėr beglerė.

Plakėn t’zezėn s’po e venė,

Thyen derėn, hypen mrenė,

Hypen mrenė, e moren vashėn,

Dolen m’e Malit Malere.

Fryni nji frashni e hollė,

Ja naltsoj nusės duvakun,

Dy gjeverėt qi nodhen ng’jat,

E ja panė nusės fytyrėn.

Bjesedojnė njani me tjetrin:

A e vrasim Ali begun.

Gjidh si thanė, ashtu ja banė,

Ali begun prenė e vranė.

U del e ama pėrpara:

-Dalsh e zeza, nusja jeme,

Si ma bore djalin tem-ė?

-Unė e ngrata faj s’u pata,

Ata dy qenat gjeverė,

Ata djalin ta kanė bjerrė.

Versionin e kėndoi Lula  (1919-1997), nana e Zefit Palės Macit Nikės Gjekos Simonaj, Braticė, Ulqin, mė 1980. Shėnoi SD.

 

 

 

Oj Rumia bjeshkė e naltė

 

Oj Rumia bjeshkė e naltė,

Ma e naltė u bash se je,

Kur tė dola nė maje ty,

Po shoh Stamollėn me sy;

Nė mjedis tė Stamollās,

Ish nji kullė e bardhė e naltė.

N’at-ė kullė po bahe dazėm,

Po martohe Halil begu,

Gjidh dynjānė n’dazėm e thirri,

Dajėn e vet nuk e thirri.

Zeqir begu vojti vetė,

Pėr jastok po rri pėshtetė,

E me shishe tė rakisė,

Ē’po ja sijell turqanisė.

 

Verzioni qė e shėnoi Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolaj, shestanas, Fusha e Tivarir, mė 2002.