PANORAMĖ KULTURORE

Panairi i librit nė Ulqin Ekzekutim i shkėlqyeshėm i familjes Peku
Skena verore - Ulqini 2002 Java e kulturės nė Malėsi
Takimet e Dom Simon Filipaj Organizimi i krijuesve shqiptarė nė Mal tė Zi  

 



Panairi i librit nė Ulqin

 

Tradita qė u krijua do tė vazhdojė nė tė mirė tė integrimit shpirtėror tė kombit shqiptar

 Panairi i Dytė i Librit Shqip, i cili pėr herė tė dytė u mbajt nė Ulqin nga data 3-8 gusht 2002, u organizua nga Lidhja e Botuesve Shqiptarė dhe SHAI “Art Club” nga Ulqini nė bashkėpunim me Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės nga Tirana dhe nė Mbėshtetjen e Ministrisė pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Pjesėtarėve tė Grupeve Etnike e Nacionale dhe e Kuvendit Komunal tė Ulqinit.

Edhe pse organizatorėt publikuan se do tė marrin pjesė 50 shtėpi botuese nuk erdhėn vetėm 20 prej tyre, duke llogaritur kėtu edhe disa librari.. Munguan disa nga  botuesit mė tė  njohur si “Onufri”, “Buzuku”, “Dukagjini”, “Ēabej”, ndėrsa nga Maqedonia nuk pati asnjė shtėpi botuese. Si i tillė ky panair ka qenė shumė mė i varfėr se ai i vitit tė kaluar, nė tė cilin ishin tė pranishėm rreth 50 shtėpi botuese nga Shqipėria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Edhe vizitues kishte shumė  mė pak se vitin e kaluar, kurse njė numnėr i vogėl i tyre patė mundėsi tė blejnė ndonjė libėr. Kjo ishte deri diku e natyrshme nėse merret parasysh zvogėlimi i fuqisė blerėse e dashamirėve tė librit dhe rėnia e fluksit tė pushuesve nė Ulqin.

Megjithatė ky panair i librit e kreu misionin e vet themelor – afrimin e librit lexuesve.

Mbajtja e kėtij manifestimi kulturor u vlerėsua si njė ngjarje kulturore dhe u quajt mjaft i rėndėsishėm, sepse pėr 50 vite tė komunizmit libri shqip nuk  depėrtonte pėrveē fshehurazi nė kėto anė. E pas gjithė kėtyre viteve mė sė fundi libri shqip tash disa vite po depėrton edhe nė trevat shqiptare nė Mal tė Zi. Kjo ėshtė njė sfidė e madhe ndaj realitetit qė ka ekzistuar pėr pesė dekada nė kėto treva.

 

 

Ekzekutim i shkėlqyeshėm i familjes Peku

  

Instrumentistėt Ramazan Peku, Miron Peku e Nedi Peku nga Tirana dhanė njė koncert tė muzikės nė Ulqin mė  15 gusht 2002. Ata pėrmes ekzekutimit tė shkėlqyeshėm nė violinė dhe piano tė pjesėve nga Mocarti, Shuberti, Bahu, Shostakoviēi, Vivaldi e Smetana kėnaqėn dashamriėt e kėtij zhanri tė muzikės, i cili po adhurohet ēdo ditė e mė tepėr nė kėtė qytet. Ishte kjo njė mbrėmje e bukur artistike organizuar nga Fondacioni Lika.

 


   

Skena verore -Ulqini 2002

 

Festivali i 15 me radhė “Skena verore – Ulqini 2002 “ u hap mė 1.8.2002 dhe zgjati 18 ditė. Morėn pjesė artistė nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipėria. Pėrveē Teatrit “Dodona”, shumica e teatrove tjerė ishin teatro amatore, pjesa mė e madhe e tyre tė panjohohur pėr publikun. Mungesa e teatrove profesioniste nė festivalin e sivjetshėm, sipas organizatorėve, ndodhi pėr shkak tė mungesės sė mjeteve financiare, pa tė cilat nuk ėshtė e mundur tė organizohen programe mė tė mira. Bartėsve tė kulturės sė kėtij qyteti u mbetet qė prej tash tė sigurojnė shumė mė tepėr mjete pėr ta ngritur kėtė festival nė njė nivel mė tė lartė, pėrndryshe mbajtja e tij do tė vijė nė pyetje.

 


Java e kulturės nė Malėsi

 

Ky manifestim klulturor, i treti me radhė, u mbajt nga data 17 deri mė 24 gusht 2002 nė disa lokalitete tė Malėsisė.Gjatė kėtyre ditėve  u prezentua   filmi dokumentar “Muzgu i tokave tona” nė regjinė e Isa Qosjes, u organizuan mbrėmje letrare dhe ekspozita me krijuesit e rinj  , pastaj u shfaqėn koncerte muzikore  me kėngėtarėt nga Malėsia dhe u zhvilluan lojėra tradicionale nga Malėsia si: hudhja e gurit, gjuajtja me pushkė, kėrcimi sė gjati, kėrcim nga Ura e Tėrgajės dhe ndeshje futbollistike tė kategorive tė ndryshme..

Edhe manifestimin e sivjetshėm e organizoi Shoqata e Intelektualėve tė Pavarur “Illyricum”, kurse sopnsorues medial ishte TV Boin. 

 

 



Takimet e Dom Simonit

 

 Me rastin e trevjetorit tė vdekjes Shoqata e Intelektualėve “Dom Simon Filipaj” nga Ulqini nė bashkėpunim me famullinė e Klleznės dhe Shėn Gjergjit mė 2 shtator 2002 organizuan takimin e parė me titull “Takimet e Dom Simonit – Ulqin 2002”.

 Manifestimi filloi nė Shėn Gjergj me meshėn pėrshpirtėrore, tė cilėn e celebroi kryetari i Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė imzot Engjėll Massafra me priftėrinjt vendas dhe tė tjerė.

Pas meshės pėr tė prasnishmit u organizua njė program kulturo-artistik me muzikė klasike dhe me recitime. Takimi vazhdoi me vendosjen e luleve nė varrezėn e tė ndjerit nė Kllezėn tė Naltė dhe me njė tubim tradicional nė Kishėn e Klleznės sė Poshtme.

 

 



Organizimi i krijuesve shqiptarė nė Mal tė Zi

 

Iniciativa pėr themelimin e njė subjekti tė krijuesve shqiptarė nė Mal tė Zi, si ide e pranishme tash 10 vjet e mė tepėr, u riaktivizua nė njė kshillim nismėtar nė Ulqin, mė 7 shtator 2002, ku ishin tė pranishėm personalitete kulturore dhe shkencore nga Tuzi, Kraja dhe Ulqini. Qėllimi i kėsaj nismė ėshtė bashkimi dhe aktivizimi i tė gjithė krijuesve shqiptarė nė Mal tė Zi, ēka shkon nė tė mirėn e shoqėrisė, e cila po ballafaqonet me shumė probleme dhe po kėrkon zgjedhjen e tyre sa mė tė mirė dhe sa mė tė shpejtė. Ky subjekt do tė jetė njė ndihmesė edhe pėr tė gjitha organizatat joqeveritare nė trevat shqiptare nė Mal tė Zi. Tė gjithė e panė tė arsyeshme realizimin e kėsaj ideje dhe u moren vesht, qė deri nė takimin e ardhshėm mė 12 tetor 2002 nė Ulqin, tė pėrgaditen aktet programore dhe juridike tė kėtij subjekti dhe tė kontaktohet me tė gjithė krijuesit shqiptarė nė Mal tė Zi. Janė tė ndryshme propozimet  pėr  emertimin e kėtij subjekti, ēka mbetet e hapur tė vendoset nė kuvendin themelues.

Grupi nismėtar