Hysni Hoxha

 

 

VAJI I NĖNĖS NGA GRUDA PĖR VAJZĖN E VRARĖ

DHE SHQIPĖRINĖ E ROBĖRURAR

 

                           

     

Malėsorja            Nė kėngėn e vajtimit Oj lulja e ballit t’źm-o! nėna nga Gruda qan me dėnesė vashėn e vet qė ia ka vrarė dora e egėr e tė fejuarit. Vajtimi ritual i vdekjes bėhet nė mėnyrė jo tė zakonshme:

Qyqja e mjera un n’ket shpi,

          A t’kjįj vedin a t’kjįj ty?

          T’kjįj vllaznķ e t’kjaj bajrak,

          T’kjaj Malcķn pėr rreth e qark?

 

            Nėna thellė e dėshpėruar nuk vajton vetėm tė bijėn, por edhe fisin, vendlindjen dhe Shqipėrinė e robėruar nga sunduesit e huaj.

            Dhimbja e pashėrueshme e nėnės nga Gruda pas tragjedisė familiare qė pėrjetoi, e ka frymėzuar thellė kėtė malėsore tė kėndojė kėngėn e pėrmortshme, e cila me shprehjen burimore dhe sugjestive pushton edhe sot lexuesin. Si e tillė kjo kėngė shndėrrohet nė njė mallkim tė rendė kundėr njerėzve, natyrės dhe gjithėsisė:

         Helm u bāftė  po uji i Cemit,

I raftė pika tė tanė vendit,

Kurrė mos pāt as dritė as diell.

……………………………

Drita e diellit futė e zezė,

Rrezja e qiellit gur le t’qesė,

Toka qitėt bolla e gjarpij,

Era frŷftė zjarm edhe thnķ

………………………….

Lulja n’fushė e thįt-o biftė…

 

            Nėnės nga Gruda qė vajton pa asnjė fije shprese pėr tė jetuar, i duket futė e zezė edhe drita e diellit, pa tė cilėn nuk ka jetė. Ky ėshtė njė pėrjetim tejet i dhimbshėm, i cili na i kujton gjendjen e hidhur shpirtėrore tė njerėzve, tė cilėve u kanė vdekur tė afėrmit e tyre. Kemi dėgjuar jo njė here prej nėnave dhe motrave tė pikėlluara pas vdekjes sė tė afėrmėve tė tyre, tė thonė: Ēdo gjė mė duket zi nė jetė. Pas njė imazhi tė errėt, plot pesimizėm pėr tė shprehur dėshpėrimin dhe revoltėn kundėr jetės, imagjinata e vajtores ka krijuar shprehje burimore dhe tejet sugjestive, qė janė fryt i njė frymėzimi tė rrallė dhe fatlum. Nėpėrmjet mallkimit si revoltė kundėr ekzistencės, janė krijuar veprime dhe dukuri tė kundėrta me ato qė ndodhin para syve tė njerėzve. Sipas njė procedimi tė tillė, janė krijuar imazhe tė mbrapshta dhe destruktive pa mundėsi ekzistence. Nė pikėpamje estetike janė krijuar efekte tė rralla poetike qė edhe sot admirohet lexuesi me shije tė stėrholluar estetike. Njė vlerė e tillė poetike vėrehet edhe nė vargun e mrekullueshėm: Rrezja e qiellit gur le tė qesė. Sipas domethėnies poetike tė kėtij vargu, rrezet e diellit nė vend tė dritės dhe ngrohtėsisė, tė lėshojnė gurė me qėllim qė tė shkatėrrohet ēdo gjė nė tokė dhe gjithėsi.

            Era qė ėshtė pėrdorur nė poezi nė pėrgjithėsi si krahasim, metaforė simbol nė kuptime tė ndryshme, nė kėtė vajtim ritual strukturohet me njė domethėnie poetike krejtėsisht tė re pėr ta shprehur revoltėn kundėr jetės. Sipas mallkimit tė vajtores Era frŷftė zjarm edhe thnķ, domethėnė u shndėrroftė nė zjarr , qė tė djeg dhe ēfarosė ēdo gjė nė jetė; jeta u bėftė rrafsh.

            Nė mėnyrė burimore dhe inventive artikulohen edhe shprehjet figurative nė trajtėn e metaforės – folje:

 

                        Me lot lokja t’ka shujtue,

                        Me dashtnķ nāna t’kį mlue…

 

            Nė njė artikulim tė tillė evokohet gjendja e varfėr e familjes shqiptare gjatė regjimeve diskriminuese tė pushtuesve tė huaj. Evokohet po ashtu edhe dashuria e sinqertė dhe e pakufijshme e nėnės ndaj sė bijės sė ndjerė.

            Nėpėrmjet pyetjeve tė shpeshta retorike, tė cilat nuk kanė pėrgjigje, shfaqen tinguj tė fuqishėm emotive plot hidhėrim dhe revoltė kundėr tė keqės tragjike, qė ndodhi nė familjen e Grudės, por edhe kundėr tė keqes shoqėrore nė trojet tona.

 

        A t’kjįj t’gjallėt, a t’kjįj ty dekun,

        Qyqja un e mbetun vetun?

        T’a kjįj vedin me lot gjakut,

        T’ i bįj gjāmėn mbarė bajrakut…

           

Nėna e pikėlluar nga Gruda shfaq edhe revoltėn  kundėr krimit qė ka bėrė i fejuari i vajzės sė saj. E shqetėsuar thellė dhe njėkohėsisht e habitur nga krimi i rendė dhe i papritur, ajo pėrvajshėm pyet:

            Burri nusen a ā ndie kund,

            M’ e vrį dekun me nji plumb?

            Me hupė erz, me huupė burrni,

            Si zakon nuk į n’Shqypni?

 

Duke mbetur fill e vetme nė shtėpi, nėna zemėrplasta shfaq edhe zemėrimin ndaj Grudės. Edhe nė kėto ēaste tronditėse pranė vajzės sė vrarė, me urtėsinė e malėsive tona, kjo grua fisnike, me dhimbje tė thellė, tėrheq vėrejtjen fisit dhe Grudės, qė nuk e penguan kėtė tragjedi familijare, pas sė cilės i madh e i vogėl mbet me kore.

Nė fajtimin ritual Oj lulja e ballit t’źm –o gėrshetohen nė mėnyrė funksionale elementet lirike dhe elementet epike. Nė ligjėrimin epik evokohet gjendja e mjerueshme dhe kaotike dhe shoqėrore e Shqipėrisė nėn sundimin barbar tė pushtuesve tė huaj:

                         Kemi mbetė si vend pį zot,

                Kemi vojtė si prralla mot:

                Njķ krajl hin e tjetri del,

                Aj na rrah, tjetri na shkel…

Vajtuesja e pėrshkruan dhimbshėm sundimin barbar sllav, i cili ka synuar tė ēfarosė qenien tone kombėtare: Tuj na hupė gjuhen e t’parit!

            Mirėpo, ligjėrimi lirik emotiv i vargut, i krijuar posaēėrisht nėpėrmjet pyetjeve retorike,hiperbolės si dhe shprehjeve tė tjera figurative, - ėshtė dominues nė kėtė poezi nė krahasim me elementet epike tė saj.

            Vaji i thekshėm nė kėtė poezi shprehet nėpėrmjet njė ritmi dinamik dhe rime funksionale. Vargu nuk mbaron me rime - foljore, siē ndodh shpeshherė nė poezinė tone gojore. Njė rimė e tillė krijon monotoni nė poezi.

            Edhe pas mynxyrės, qė pėrjetoi nėna zemėrplasta, ajo tė bijėn me plagė nė krahėror, dėshiron ta shoh tė bukur, prandaj e stolisė dhe e veshė me petkat e nusėrisė. Mirėpo, nėna nga Gruda, ajo qė nė realitet nuk arriti tė bėnte ritualin e dasmės, tani nė mėnyrė tronditėse, nėpėrmjet vajtimit, bėnė ritualin e vdekjes, duke pyetur me dhimbje tė pashėrueshme:

               Ku i ké krushqt ku āsht vllaznija?

                        T’kan prī para atje te hija

                        Ké me i gjetė te gryka e vorrit,

                        Si t’ma’lźsh der’n e oborrit!

 

Ėndėrrat e parealizuara tė vajzės dhe dėshira e nėnės nga Gruda qė e bija tė jetė e lumtur nė jetė, dhe tragjedia e madhe qė ndodhi nė familjen e saj ndeshen pamėshirshėm nė kėtė vajtim lemeritės. Aluzioni qė bėn nėna me krushqit, ėshtė tejet shqetėsues. Krushqit nė realitet janė njerėzit qė shkuan mė parė te varret, pėr ta pritur ta varrosin vajzėn e vrarė.

            Nė kėngėt tona tė vajtimit, vajtuesja kryesore pėrcillet nga vajtueset e tjera. Ndėrkaq vajtuesja pėr tė cilėn po flasim me fuqi tė jashtėzakonshme kreative, e frymėzuar thellė nga e keqja qė pėrjetoi, - vajtimin prej 180 vargjesh, e ka bėrė pa prėcjelljen e vajtueseve tė tjera.

            Nėna fisnike dhe besimtare e Grudės e pėrfundon vajtimin ritual me tinguj tė qetė dhe tė pėrvajshėm, me njė ndjenjė ngushėllimi pėr tė bijėn e ndjerė tė saj, ajo beson se e bija nė botėn e amshueshme do tė jetė e lumtur.