Dr Ruzhdi Hasanaga

Murtaja e derrave

 

Murtaja klasike e derrave (Pestis suum clasica) ėshtė sėmundje ngjitėse dhe prek vetėm derrat e tė gjitha moshave dhe racave. Shkaktari, njė virus filtrues, nuk prek kafshėt e tjera, e as njeriun. Vetė fjala murtajė flet pėr seriozitetin e sėundjes. Ajo shtrihet shpejt, shkakton dėme tė mėdha dhe rrezikon ekonominė e krejt njė vendi.

Murtaja e derrave ėshtė sėmundje shumė e vjetėr dhe e pėrhapur nė mbarė botėn, mirėpo, shkaktari i saj pėr herė tė parė u zbulua nė Amerikė, nė shtetin Ahajo, kurse nė komunėn e Ulqinit mė 1995, ēka u vėrtetua nė mėnyrė klinike, patologjike dhe laboratorike.

Shkaktari i murtajės depėrton nė organizmin e derrave nėpėrmes trakesė, tonzilave dhe lėkurės sė dėmtuar, kuse burimi kryesor i infektimit ėshtė dhe mbetet derri i sėmurė. Shenjat e sėmundjes shfaqen 2 deri 35 ditė pas infektimit. Mė tė shumtėn, sėmundja shfaqet nė mėnyrė tė shpejtė. Pėrveē trajtės tipike, paraqiten edhe format atipike tė sėmundjes. Kafsha e sėmurė ka temperaturė tė lartė (41-420C), nuk pėrgjigjet nė thirrje, qėndron e shtrirė nė njėrėn anė, i merret zėri; ecja ėshtė e ngadalėsuar dhe me dhembje, trupi i mbraptė i merret dhe i kryqėzon kėmbėt e mbrapta; disa pjesė tė lėkurės marrin ngjyrėn e kaltėr (ngjyrė vjollce), nė qafė dhe shpatulla shfaqen puprra tė kuqe. Dosat e barcuara dėshtojnė. Janė tė shpeshta kollitjet, barkqitjet dhe vjelljet. Sėmundja mund tė zgjas prej disa ditėve deri disa javė, ēka varet prej trajtės sė saj. Ngordhja e kafshės, ēka ndodh nė 70-90% tė rasteve, ėshtė pasojė e dėshtimit funksional tė zemrės dhe tė pezmatimeve nė mbarė sistemin nervor.

Sa i takon mjekimit, ai ėshtė rreptėsisht i ndaluar, pra sėmundja nuk mjekohet. Duhet theksuar, se masat profilaktike pėr parandalimin dhe asgjėsimin e sėmundjes kanė rėndėsi tė madhe dhe duhet tė bėhen nė kėto drejtime:

1.Evidentohet pėrhapja e sėmundjes, zbulohet burimi i infektimit dhe rrugėt e pėrhapjes sė saj.

2.Ndalohet dhėnja e ēertifikatave shėndetėsore vetėm pėr derra.

3.Bėhet regjistrimi dhe vaksinimi i tė gjithė derrave tė pavaksinuar.

4.Ndalohet qarkullimi dhe shitja i derrave dhe tė gjitha prodhimeve prej tyre.

5.Ndalohet mbajtja e panaireve dhe ēdo grumbullim i derrave.

6.Nė oborre (thark) ku shfaqet sėmundja, theren tė gjithė derrat dhe asgjėsohen nė mėnyrė tė parrezikshme.

Murtaja klasike e derrave i sjell dėme tė mėdha ēdo vendi. Paraqitja e sėmundjes kėrkon tė merren masa energjike, tė shumta dhe rigoroze me qėllim qė tė pengohet pėrhapja e saj mė e gjėrė. Tė gjitha kėto masa kushtojnė shumė. Dėmet e veēanta vijnė prej ndalimit tė qarkullimit tė derrave, mishit dhe tė gjitha prodhimeve prej mishit tė derrit, si nė vend ashtu edhe jasht vendit, nė ē’mėnyrė ai shtet pėson dėme tė mėdha.

Njėkohėsisht, bėjmė me dije, sė vaksinimi i derrave kundėr murtajės sė derrave ėshtė nė realizim e sipėr, ėshtė i obligueshėm dhe bėhet falas nė krejt territorin e Malit tė Zi.