Gjekė Gjonaj

 

Investoi nė vendlindje mbi njė milion dollarė

 

Mark Elezaj nga Detroiti me mjete tė veta pastroi  varrezat para Kishės sė Shėnkollit dhe bleu tri kėmbana tė tė Kishės sė Shėn Markut nė Shtoj tė Ulqinit, ku edhe ndėrtoi shtėpinė familjare

 

Mark Elezaj me tė shoqen MarienNė kohėn kur po zbrazen shtėpitė e shqiptarėve nė Mal tė Zi nga ikja masive e kėsaj popullate kryesisht pėr nė  Shtete tė Bashkuara tė Amerikės, Mark Gjeto Deda Elezaj nga Detroiti,  brenda pesė  viteve tė fundit investoi nė vendlindje  mbi 1 milionė dollarė amerikanė. Nė kėtė mėnyrė ai po dėshmon se vendlindja ėshtė vendi  mė i dashur dhe mė i shtrenjt, tė cilin nuk duhet harruar kurrė. Ky mėrgimtar  u lind nė  Shtoj tė Ulqinit. Jeton e punon nė Detriot qė nga viti 1969.  Investimin e parė nė vendlindje e ka filluar  nė rregullimin e varrezave familjare tek Kisha e Shėnkollit, pėr tė cilat babai i tij nė vitin 1972 kishte grumbulluar nga bashkėvendasit e tij nė Detroit rreth 30.000 dollarė.

“Gjatė vizitės sime kėtyre varrezave nė vitin 1997 u zhgėnjeva thellė, kur pash se nė ē’gjendje tė mjeruar (tė mbuluara pėrplot me ferra) ndodheshin ato. Nga ky zhgėnjim  qė ndjeva nė shpirt pėr kėtė pakujdesje  vendosa qė me para tė mia dhe nėn mbikqyrjen time t’i pastroj dhe t’i rrethoj  kėto varreza, punė tė cilat pėrfunduan me sukses vitin e kaluar dhe mė kushtuan rreth 100.000 dollarė amerikanė” thotė Marku.

Fėmijet e Markut: Liza, Rozmeri dhe GjoniAi , pasi nga autoritetet kishtare nuk iu mundėsua ndėrtimi i kishės sė re nė malin Sukė,  me mjete tė veta vendosi qė  tė ndihmojė ndėrtimin e Kishės sė Shėn Markut nė Shtoj. Pėr kėtė kishė, e cila ėshtė nė fazėn e dytė tė punimeve, deri mė tani ka dhėnė rreth 100.000 dollarė, prej tė cilave 68.000 dollarė i kanė  kushtuar tri kėmbanat e saj.

 Bekimi i kėtyre kėmbanave u bė nė mėnyrė madhėshtore me datėn 3 gusht 2002 nė praninė e qindra besimtarėve tė tė gjitha konfesioneve nga tė gjitha trojet e tjera shqiptare nė Mal tė Zi. Me kėtė rast meshėn e shenjtė e udhėhoqi imzot Zef Gashi, argjipeshkėv nė kryedioqezėn e Tivarit me meshtarė.

Nė kėto tri kėmbana qė janė punuar nė Itali nga dora e mjesshtrit FILLI PAGANI pėrveē donatorit figurojnė emrat e fėmijėve tė tij: Gjonit ( John), Lizės ( Lisa) dhe Rozmerit ( Rosemary).

Kėto investime, shprehet Marku,  i bėra pėr shpirt tė vdekurve dhe pėr shėndet tė  gjallėve me qėllim tė rimėkėmbjes sė institucioneve tė kulturės kristiane nė vendlindje.

Marku krahas kėtyre investimeve  ka filluar edhe ndėrtimin e shtėpisė sė re familjare nė Shtoj, e cila tashmė ka pamje  jashtėzakonisht tė bukur, por tė rrallė tek ne pėr ė cilin deri mė tani, siē thotė ai, ka shpenzuar rreth 1 milionė dollarė. Ai, me familjen e vet, kėtu i kalon pushimet tash disa vera.

Shtėpia e Mark Gjetos Elezaj nė ShtojNė Shtoj ėshtė shumė bukur, inkuadrohet nė bisedė  bashkėshortja e tij, Maria. Kėtė vendbanim e pėlqejnė edhe fėmijėt tanė, tė cilėt me padurim presin  tė vijnė kėtu e  tė kėnaqen me tė afėrmit e tyre nė kėtė ambijent tepėr tė bukur. Kjo na gėzon ne prindėrve, sepse  jemi krenarė qė fėmijėt tanė, edhe pse lindėn nė Amerikė, e duan vendlindjen e tė parėve tė tyre. Pėrndryshe tė tre fėmijėt tanė e flasin shumė mirė  shqipen dhe e duan kombin shqiptar, thotė Maria.

 Shembullin e Mark Elezaj me familje do tė ishte mirė ta  ndjekin edhe shumė shqiptarė tė tjerė.

Kisha r shenkollit