Shkroi Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolaj,

shestanas, Fusha e Tivarit   

 

Edhe disa fjalė pėr Lekėn

 

Ngjarjet qi flasin pėr njerėzinė e Lekės tė Macit Kolės Perkolaj dhe tė shokėve tė tij, si dhe pėr respektin e madh qi kishin shestanasit pėr ta. Bahet fjalė pėr kohėn, kur shestanasit menojshin me krye t’vet

 

Lekė Perkolaj1.Mė sene 1942, nė malin Bobojdol e kah bregu i Kshnollit, atyne pej katunit Dedaj u bante vaki pa kaluo shum vakt e u trette kā nji berr, mė shpesh donji dhi. Nji ditė, Kola i Gjurės Macit Nrekaj pej katunit Dedaj, ta kėrrkuo dhitė nė mal tė Kshnollit, gjien eshtnat dhe brinat, si edhe lėkurat e berrevet qi tretshin anej. Ta kėrrkuo mā gjatė, aj hasen nė nji shpellė tė goditun pėr banim; nuk gjien ken mrena, por aty kish mish dhishė si dhe ushqime tjera. Kola vjen te Leka e i kalxon ēka ka nodhė; aj thotė qi ata duhet me i vra. Leka i thotė qi puna e jonė nuk isht me kėrrkuo malin, por me ruojtė venin e vet. Masi nuk u pajtuo me Lekėn, Kola shkon te talijanėt qi gjinronjin nė Shestan, nė shkollėn e Gjuraēit, e u thotė qi nė Shestan banojnė komunistat. Merret vesht qi aty gjineshin nji djalė me tė fejuomen e vet, Millovan Orllandiqi me Danica Lekiqin. Talijanėt u urdhnojnė shestanasve qi ata t’i kapin ose t’i vrasin. Kojshi me Lekėn ishte Pala i Kolės Ēekės, i cilli dinte pėr ata (Pala e kishte pagzuo atė vajzė). Leka i thotė Palės pėr me shkuo e m’u thanė le t’hiqen anyt pėr nji vakt. Por, pėr fat tė keq, Pala shkon kah Shqypnija pėr me ba tregti. Leka, tuj menuo se Pala e ka krye punėn dhe qi n’shpellė nuk gjinet kurrkush, i mledh nji ditė pej secillit katun ka tre vetė dhe shkojnė n’atė mal ku ishin ata dy partizana. Pėr fat tė keq, ata ishin nė shpellė. Djaloēi nuk dorzohet; vret vajzėn e masanej edhe veten. Tė vramit dhe shestanasit me pushkė nė dorė i resmoj dom Jaku; ma vonė, ajo pamje nė resme u pėrdoruo pėr tė keqen e Lekės dhe tė shestanasve.

2.Nė gjykim, Leka tha se nuk isht e vėrtetė qi aj e ka nisė Palėn e Kolės Ēekės me u thanė atyne nė shpellė me u larguo. Leka donte ta pshtonjė pej t’keqes Palėn, qi kishte thmi t’vogėl.

3.Mė sene 1943, n’katunin Krricė qi kufizohet me Shestan, vinė partizanat qi rrinjin n’Mikuliq, sipėr Tivarit  t’Moēėm. Nė natje, ata i rrethojnė ēetnik’t me nacionalista. Partizanat hiqen mrapa e vinė n’kufi  t’Shestanit. Tuj nije pushkėn, shestanasit dolen n’kufi t’vet. Partizanat kėrkuon leje qi rrugės t’kthehen pėr Mikuliq. Leka me shestanasit nuk lejuon qi t’shkojnė rrugės, por t’kalojnė nėpėr pyllė; u caktuon tre burra shestanas qi t’u prijnė; njani pej ktyne prisave kije edhe Preēi, vllai i Lekės. Partizanat kaluon pa humje.

4.Mė 1946, n’ditėn qi festohet Sh’Pjetri n’Shestan t’Sipėrm, mas dreket isht luojtė valle nė Mollza, nėrmjet katuneve Dedaj dhe Lukiq. T’para njā 300 vetve t’mledhun, aty nji shestanas, Andrija Gjokvuēiqi, djali i dajės s’Lekės, pej Tivarit ka mājtė fjalim kunėr Lekės dhe Komitetit t’Zonės Neutrale t’Shestanit (Zona nr 1). Vetėm dy vetė kanė rrah shuplakė, nji pinēanjor dhe nji gruo pej Lukiqit. Komunistat e shpallen qi n’Shestan isht majtė nji miting i madh, ku 500 vetė kanė kėrrkuo dekjen e Lekės, ēka nuk ishte aspak e vėrtetė. (Nė vend tė dh nė Shestan pėrdoret ll. Lektor pėr shqipen e Shestanit: Gjura i Macit Nikės)