Simė Gjon Dobreci

 

Ta flasim dhe ta shkruejmė gjuhėn e nanės

 

Nji burr plak m’tha: Na shestanas, a i nerojmė t’parėt tonė? Pa menue shum, iu pėrgjegja: Po, na u bekojmė vorret, i pėrkujtojmė dhe i ruejmė fotografitė e tyne. Qe, edhe n’kto ditė, n’pėrurimin e asfaltimit t’rrugėve nė Braticė dhe Krythė, u panė veshjet e moēme t’mrekullueshme t’femnave, shenj i nerimit pėr t’parėt tonė. Ai ma priti: Punė e mirė dhe e bukur, por aq nuk mjathton. Na duhet edhe ma shum me nerue gjuhėn qi na lanė t’parėt. Jo vetėm ta flasim, por duhet t’burrnohemi me gjuhėn tonė. N’atė gjuhė nanat tona na knonjshim sa ishim n’djep, na e mbushshin zemrėn e shpirtin me fjalė t’ambla si mjalti. E n’atė gjuhė t’Shestanit, burrat e dheut dhe t’bukurat e dheut, kur sillshin vallen, knonjshin kangė trimnije dhe dashnije, qi t’knaqte shpirtin. Pra, nji duem me nerue t’parėt e vet dhe vetveten, duhet me e folė dhe nerue gjuhėn qi na e lanė. Pėrveē gjuhės, qi isht pasunia kryesore e njeriut, t’parėt na lanė edhe hadetet e mira, traditat njerzore. Na lanė nerėn, besėn, mikpritjen, burrninė, solidaritetin. Ata banjshin punė ose vepra t’njerzishme e jo t’panershme.

Plaku mori frymė thellė, m’shikoj a jam ta ja vu veshin fjalėve t’tija, dhe tha: A dishrojmė me na nerue thmitė tonė? Pak menova dhe ju pėrgjegja: Unė besonj qi nuk ka shestanas qi dishron mos me e nerue thmitė e vet. Plaku ma ktheu: Nji kjothtė qi kena turp, na vjen marre pej gjuhės dhe hadeteve t’veta, at’herė na burrat e burrneshat e fisit t’Shestanit e kena gjykue veten pėr dekje, si shestanas kena me u zhdukė. Thmitė tonė nuk kanė me na nerue, na do t’bahena t’huej pėr thmitė tonė. Pėr mos me nodhė kshtu, na duhet me jau pėrcjellė thmive tonė gjuhėn e t’parėve, ata duhet ta shohin qi na burrnohena me gjuhėn e hadetet njerzore e t’parėve tonė. Edhe nji gja. Thmitė tonė duhet t’i shkollojmė nė gjuhėn e nanės, nė gjuhėn e t’parėve tonė. N’ket mnyrė, thmitė kanė me pėrparue shum ma mirė se nė gjuhėn e huej, ashtu qi shestanas ka me pasė, si dikur, burra n’za e me namė. Kah ana tjetėr, prinėt nuk do t’bahen t’huej pėr thmitė e vet. Ket gja mjatht shestanas e kanė kuptue dhe po shkollohen n’gjuhėn e vet. Si shemull, si i neroj t’parėt e vet dhe krejt Shestanin, vetveten dhe t’gjithė brezat e mavonshėm, isht don Gjon Buzuku; aj shkroj Mesharin e parė n’gjuhėn shqype t’Shestanit t’para 450 vjetve.

A kini donjė porosi, e dveta plakun. Plaku tha: Qe porosia jeme pėr tė gjithė ne shestanas. Nji do me t’nerue thmitė e tu, nerojė t’parėt e vet. Duhet me u burrnue me gjuhėn dhe hadetet qi na lanė t’parėt tonė. T’flasim dhe t’shkruejmė n’gjuhėn e nanės. Edhe thmitė tonė t’i shkollojmė n’atė gjuhė. Vetėm n’atė mėnyrė nuk ka me hupė fara e fisit t’Shestanit, e kreu fjalėn plaku n’gjuhėn shqype t’Shestanit, nė gjuhėn e don Gjon Buzukut.