Shestanasit nė dy relacione

tė dy argjipeshkve tė Tivarit

 

Frano Borzi (Shkodran) mė 1809

            Katolikėt e kėsaj famullie janė tė qindrueshėm nė fenė e vėrtetė, nė mbrojtjen e fesė e tė meshtarėve (misionarėve) vet, por janė hakmarrės deri nė fund, tė ndieshėm pėr kah ana e nderit, luftarė nė zā. (Ata) nuk kanė shum kujdes qė tė marrin pjesė nė ceremonitė e shenjta nė ditė feste e tė tė dieleve. Nuk i lanė rahat vendet pėrreth qė urrejnė pushtetin turk, i cili (pushteti turk) kėta (shestanasit) i don dhe i dron.

 

Karlo Pooten (Gjerman) mė 1849

            Shestanasit nuk e njohin pushtetin civil (turk), s’paguejnė porez. Zyrtarėt dhe bashkėvepruesit turq nuk guxojnė me hi nė territor tė tyne. Me ‘turq’ (shqiptarė muslimanė) janė tė bashkuem kundėr Malazezėve, pėr tė cilėt (Shestanasit) janė anmiq shum tė ashpėr. Janė tė pavarun, e poashtu edhe krenarė. Katolikė po, por s’ēajnė krye pėr urdhnime fetare: tri ose katėr herė nė vjetė vijnė nė kishė, kėshtu qi tė dieleve dhe nė ditė festė vijnė ma tė shumten 5 ose 10 vetė. Famullitari, edhe si i padijshėm qi ėshtė, por si gojtar prej natyre, predikon mirė aq sa i lejon koha e vendi. Nuk di sa janė tė zotėt me e kuptue. Nė famullinė e Shestanit, si edhe nė  trevat e tjera malore tė Shqipnisė, kah (ata) rrjedhin, (ai u) predikon tė shurdhėve.

 

Vrejtje:
Si kanė mujtė me kjenė tjetėrsi Shestanasit nė kondita jete qi kanė pasė, tė tretun n’ato male e shkrepa, nė vend pasiv, nė fukarallok, ndėrmje dy zjarmeve – njani digj, tjetri piq!? Ndoshta vetėm ashtu dhe asi sojit kanė mujtė me qindrue, me mbetė zot nė veti, tė pashtruem. Mirė kur s’kanė kjenė tė pėrpimė ose prej njanet ose prej tjetret anė. (PP)