Dr. Shaban Sinani   Dr. Eduard Zaloshnja

KODIKĖT E SHQIPĖRISĖ

 

Stema e princit shqiptar Karl Topia (1359-1388)Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar nė tė gjitha kohėrat dhe njė pasuri me vlera botėrore. Ky koleksion, i cili ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, pėrbėhet nga mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, njihen si "fondi 888". Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė manastirit tė shėn Gjon Vladimirit, mitropolisė sė Drinopolit e arkipeshkvisė sė Shkodrės.
Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė muzeun e artit mesjetar nė Korēė. Kodikėt e Shqipėrisė janė njė fond me rėndėsi botėrore pėr historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr.  "i shenjtė"). Kėto kodikė kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin gjatė 13 shekujve me radhė (prej shekullit tė 6-tė - deri nė shekullin e 18-tė). Pjesa mė e madhe e teksteve tė tyre janė greqisht, por, duke ardhur mė pranė kohėrave tė reja, shtohet prania e shqipes. Pėr herė tė parė ekzistenca e kodikėve tė Shqipėrisė ėshtė bėrė e ditur botėrisht nė vitin 1868 nga njė botim nė gjuhėn greke i peshkopit tė mitropolisė sė Beratit Anthim Aleksudhis Alexoudes). Libri mban titullin e gjatė " ("Description abrégée et historique de la sainte métropole de Belgrade, aujourd'hui Bérat", titull i kthyer nė frėngjisht nga Pierre Batiffol).
 
Nė vitin 1881 nė revistėn "Bulletin critique" u botua njė artikull i studiuesit M. Duchesne, i cili, e bėri mė tė njohur kėtė dorėshkrim, tė paraqitur shprehimisht prej tij si njė "manuscrit grec en parchemin couleur pourpre écrit en lettres d'argent". Mė 1886, njė studiues francez, Pierre Batiffol, nė librin e tij "Les manuscrits grecs de Bérat d'Albanie et Le Codex Purpureus ", pėrshkroi shkurtimisht nė njė katalog 16 kodikė qė iu lejuan tė shihte nė arkivat dhe bibliotekat e kishės ortodokse tė Beratit.
Batiffol, i cili u ankua nė artikullin e tij se murgjit vendės "nuk e lejuan" tė njihte shumė dorėshkrime tė tjera, pagėzoi tre prej kodikėve mė tė lashtė tė Shqipėrisė: "Codex Purpureus Beratinus " -
"Kodiku i Purpurt i Beratit " (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artė i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit" (Jean Chrysostome). Deri atėherė, nė listėn botėrore tė letėrsisė sė krishterė tė tipit bizantin, njiheshin jo mė shumė se njė dyzinė
dorėshkrimesh tė tipit "kodik". Me kalimin e kohės nga kjo listė janė zhdukur emra veprash tė rėndėsishme liturgjike, duke pėrfshirė edhe "Liturgjinė e Gjon Gojartit", qė thuhej se gjendej nė Shqipėri. Nga kjo kohė, studimet kanė mundur vetėm tė sjellin dėshmi se shėn Gjon Gojarti, tė cilėt disa dijetarė i atribuojnė edhe autorėsinė e "Kodikut tė Purpurt tė Beratit ", ka qenė nė hapėsirėn shqiptare. Pierre Batiffol shkruan se nė mbulesėn e "Kodikut tė Purpurt tė Beratit " ka lexuar vetė shėnimin e trashėguar prej njė periudhe shumė tė vjetėr ("époque ancienne"): "Voyez les lettres de cet évangile écrit par le propres mains de saint Jean Chrysostome, lors'qu'il etait dans sa patrie, ŕ Antioche, diacre de l'évangile". Sipas Duchesne, nuk mund tė provohet se "ėshtė tamam dora e shėn Gjon Gojartit". Nė njė shėnim (fusnotė) edhe Batiffol, pasi e ka pėrfunduar artikullin e tij prej 35 faqesh, paraqet dyshimin nėse ky dorėshkrim i atribuohet shėn Gjon Gojartit "prej legjendės" apo se ekzistojnė tė dhėna tė provueshme pėr kėtė.
I shkruar vetėm njė shekull e gjysmė pas "La Vulgata-s", pėrkthimi latin i Biblės sipas shėn Jeronimit, Kodiku i Purpurt i Bertit ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e letėrsisė biblike. Sipas dijetarėve bibliologė dhe paleografė, duke iu referuar teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim jo mė i vonshėm se shekulli i 6-tė pas Krishtit. Ai ėshtė njė ndėr katėr kodikėt mė tė vjetėr nė gjithė botėn. Duchesne mendon se ėshtė i pesti. Bashkėkohės me dorėshkrime tė tilla tė famshme si "Petropolitaus", "Vindeoboneusis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė ritit lindor. Rėndėsia e kėtij dorėshkrimi rritet mjaft prej faktit se dorėshkrimi i parė i letėrsisė biblike, i njohur me emrin "Codex Sinaiticus", qė pėrmban pjesė tė "Dhjatės sė re" (British Museum) nė aramaisht (hebraisht), i takon shekullit tė katėrt. "Kodiku i Purpurt i Beratit" u shkrua nė njė periudhė kur lėnda biblike ende nuk ishte kanonizuar, ishte nė pėrpunim. Dy ungjijtė (sipas Matheut dhe sipas Markut) qė pėrmban dorėshkrimi kanė shmangie prej teksteve standarte tė Biblės. Batiffol ka pėrmendur disa prej mospėrputhjeve ndėrmjet tekstit tė njėsuar tė ungjijve dhe tekstit tė trashėguar nė kėtė dorėshkrim. "Kodiku i Purpurt i Beratit " ka 190 fletė. Eshtė shkruar me germa tė derdhura prej argjendi, sipas vlerėsimit tė ekspertėve, "nė fletė tė ngjashme me letrėn e zakonshme, qė ka tė ngjarė tė jetė prodhuar nga ngjeshja e shumė elementeve petėzorė me natyrė bimore, siē janė fletėt e papirusit". Por bizantologėt mendojnė se lėnda e dorėshkrimit ėshtė pergamenė. Kjo tashmė ėshtė pranuar e provuar prej shqyrtimesh mė tė imėta laboratorike. Sfondi mbi tė cilin janė derdhur germat ėshtė e kuqe e thellė (e purpurt), prej nga ka marrė edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, ėshtė zbehur. Disa pjesė tė rėndėsishme tė tekstit tė kodikut janė tė derdhura nė ar. Germat e aplikuara janė kapitale tė vogla (majuscule). Kapaku i orėshkrimit ėshtė metalik, me zbukurime biblike, disa shekuj mė i vonshėm se vetė vepra (jo mė i hershėm se shekulli i 18-tė). Teksti i "Codex Purpureus Beratinus " ėshtė shkruar nė stilin antik scripta-continuae, domethėnė pa ndarje tė fjalėve nga njėra-tjetra, pa thekse tė domosdoshme pėr greqishten e shekullit tė 6-tė e kėndej, si dhe me disa shkurtime qė janė karakteristike pėr greqishten e para kėtij shekulli. Ai ėshtė vendosur nė njė sfond qė pėrmban zemra tė stilizuara. Nė brendėsi tė zemrave qė zbukurojnė fletėn gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden nė kufijtė e dy vijave paralele ertikale, qė kthehen nė kėnd tė drejtė horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjėzim i fatit vdekėtar-kalimtar tė njeriut. Bibliologėt mendojnė se ky motiv, qė rimerret edhe nė dorėshkrimet e mėvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike qė janė ruajtur nė Shqipėri, paraqet
ekuilibrin shpirtėror tė individit. Pėr herė tė parė pėr "Codex Purpureus Beratinus " bėhet fjalė nė "Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit", qė gjendej nė kalanė e Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim flitet pėr rrezikun qė i pati ardhur rrotull kėtij kodiku nė vitin 1356, kur ushtritė serbe tė Stefan Uroshit rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė boshatisur nga popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t'u mbrojtur, dhe ia kishin vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė Theollogut dhe tė kishės sė shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė qytetit. Sipas kėtij shėnimi, me kujdesin e njė murgu, njė nga parėsia e Beratit, "sė bashku me zonjėn konteshė", besimtarė tė denjė tė krishtėrimit, morėn pėrsipėr tė shpėtonin kėtė thesar, duke i fshehur nė njė kullė nė kala, pavarėsisht prej kėrcėnimeve tė komandantėve tė ushtrisė sė huaj.

Keiku (Kupa) e vitit 1780 nė kishėn shėn Mėrisė nė Elbasan
Pėr "Codex Purpureus Beratinus " tė dhėnat e para, duke dhėnė edhe ndonjė hollėsi (por pa pėrmendur shėnimin se duhej tė ishte shkruar me dorėn e shėn Gjon Gojartit) i botoi Anthim Aleksudhi
("Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …"). Kėto shėnime u bėnė shkak qė disa vite mė vonė, mė 1886, Pierre Batiffol tė udhėtonte drejt Shqipėrisė si mysafir i mitropolisė sė Beratit. Nė artikullin e tij tė gjatė Batiffol pėrshkroi me tė dhėna tė hollėsishme informuese dhe shkencore pėrmbajtjen e kėtij dorėshkrimi. Nė fakt, Batiffol ėshtė transkriptuesi i parė dhe madje pagėzuesi i kodikut mė tė hershėm tė Shqipėrisė. Qysh prej botimit tė katalogut tė tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologėt shqiptarė, nė studime tė krahasuara, mbėshtetur nė ligjet e ndryshimit tė fonetikės historike tė greqishtes nga antikiteti nė periudhėn e paleokrishtėrimit e mė kėndej, i kanė interpretuar nė njė semantikė tjetėr vlerat tingullore tė disa prej grafemave tė kėtij dorėshkrimi, pėr rrjedhim edhe tė pėrmbajtjes sė tij. Nga autorėt vendės veēohen pėr studime tė posaēme pėr kodikėt Theofan Popa, Ilo Mitkė Qafėzezi, Aleks Buda, Kristo Frashėri, Gazmend Shpuza, Kosta Naēo. Theofan Popa ka shkruar njė studim krahasues pėr njė interpretim tė ri tė tejshkrimeve tė Batiffol-it, sidomos pėr vlerėn e disa grup-grafemash kur janė nė fqinjėsi. "Kodiku i Purpurt i Beratit " dhe "Kodiku i Artė i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-tė pas Krishtit) ishin dy prej veprave qė gjendeshin nė listat e objekteve tė shpallur "nė kėrkim" nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar

(sinodi), patriarkėt dhe populli besimtar i Beratit, tė cilėve iu kėrkua dorėzimi i menjėhershėm i dy odikėve, vendosėn tė bėjnė ēdo sakrificė dhe tė mos e tregojnė vendndodhjen e tyre, nė ēfarėdo rrethane. Ato u fshehėn nė mjediset e brendshme tė kishės, nė grykėn e njė pusi, nė njė arkė metalike. Pėr njė kohė, nė vitet qė pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin tė zhdukur. U rizbuluan nė kishėn e kalasė sė qytetit nė vitet 60-tė, nė njė gjendje tejet tė dėmtuar, me interesimin e institucioneve shkencore tė Shqipėrisė dhe nė saje tė dashamirėsisė sė popullit tė qytetit. Deri nė prag tė Luftės “Kodiku i Purpurt i Beratit” ishte jo vetėm njė libėr (dorėshkrim) pėr bibliotekėn, por edhe tekst liturgjie. Njė herė nė vit mesha mbahej sipas ungjijve tė kėtij teksti. Nė vitet '70, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, "Codex Purpureus Beratinus " u dėrgua pėr restaurim pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua njė riprodhim identik, plotėsisht i shfrytėzueshėm pėr studime. Vetė origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetėgjatėsi, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, tė cilat ruhen pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė. Nga ekspertimi prej specialistėve tė Universitetit tė Tiranės rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar nė "lėndė me natyrė shtazore", albuminoide, domethėnė nė pergamenė; kurse "Beratinus-1" nė "lėndė celuloidike me natyrė bimore", homogjenizuar pėrmes ngjeshjes sė fletėve tė papirusit njė mbi njė deri nė formimin e letrės sė shkrimit. Mbas restaurimit "Beratinus-2" u nda nė 21 vėllime. "Codex Purpureus Beratinus" nuk ėshtė ekspozuar asnjėherė jashtė vendit, me gjithė kėrkesat qė janė paraqitur. Ekspozita jubilare "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, nė pėrvjetorin e madh tė 2000-vjetorit tė krishtėrimit, ėshtė rasti i parė i paraqitjes. Brenda vendit ėshtė ekspozuar vetėm dy herė, me lejen e autoriteve mė tė larta zyrtare.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerėsohet ndėr veprat themeltare tė letėrsisė ungjillore, si orėshkrim me rėndėsi tė posaēme pėr kulturėn e krishtėrimit. Ai ēmohet gjithashtu pėr historinė e shkrimit, pėr vlerat evidente kaligrafike, si pėrmendore e trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve. Duke u nisur prej faktit se nė arkivat shqiptare ruhen mbi
100 dorėshkrime tė tipit "kodik", nė tė cilėt janė kopjuar gjatė 12 shekujve me radhė shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetėr", ungjijtė dhe tekste tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet se ato mund tė jenė shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto dorėshkrime krijojnė njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė nė ndihmė tė kėtij pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera. Hapėsira iliro-biblike gjendet brenda asaj qė zakonisht quhet "hapėsirė biblike". Nė librat e shenjtė shėn Pali citohet tė pohojė: "Predikova Jesuin prej Jerusalemit nė Illyricum". Faltoret e para tė krishtėrimit nė kėtė hapėsirė u ngritėn qysh nė mesin e shekullit tė parė pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit). Nė hapėsirėn e iliro-shqiptarėve u formuan edhe disa personalitete qė themeluan letėrsinė e krishterė tė ritualit roman. Kryelutja mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor "Ty zot tė lavdėrojmė" - "Te Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shėn Niketa i Dardanisė (ose shėn Niketa i Remesianės), u pėrhap nė disa variante nė Europėn Perėndimore pas vitit 525 dhe ėshtė edhe sot njė prej vlerave kryesore tė krishtėrimit. Sipas burimeve serioze tė arkeomuzikologjisė, duke pėrfshirė ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). 

Freska nė manastirin Apolonia, shek. XIII, Fier, Shqipėri Ndėrsa pėrkthimi i parė i Biblės prej hebraishtes nė latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit nė vitin 405, nga njė ilir tjetėr i shenjtėruar, Jeronimi (Hieronymus). Shėn Niketa dhe shėn Jeronimi, qė pasurua kulturėn e krishtėrimit tė Perėndimit, patėn bashkėkohės e pasues qė dhanė tė njėjtėn ndihmesė historike pėr pasurimin e letėrsisė sė krishtėrimit lindor, pėrmes pėrkthimeve nė greqishte tė vjetėr tė ungjijve nė dorėshkrimet e tipit "kodik". "Beratinus-1" dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė vepra me rėndėsi edhe pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė shenjtė, por dhe tė letrarėsisė nė pėrgjithėsi. "Kodiku i Purpurt i Beratit " ėshtė i regjistruar nė listėn e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botės") dhe prej disa vitesh gėzon kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Unesco-s.
Kodiku i dytė (sipas kronologjisė), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex ureus Anthimi" - pėr shkak tė germės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon shekullit tė 9-tė. Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu katėr shembėllime tė ungjillorėve, nga tė cilat kanė mbetur vetėm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukės), kurse figura e Matheut ėshtė zhdukur. Figurat e ungjillorėve kanė korniza dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathė dhe lule).
Stilistikisht krahasohet me njė kodik qė ruhet nė Bibliotekėn e Petersburgut dhe qė u identifikua si dorėshkrim i shekullit tė nėntė nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53". Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bėjnė pjesė edhe dhjetėra dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku janė zbuluar ("Kodiku i Vlorės", afėrsisht shekulli i 10-tė; "Kodiku i Pėrmetit", i shekullit tė 14-tė; "Kodiku i Shkodrės", i tė njėjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrės", i shek. tė 16-tė; "Kodiku i Fierit" - ose i shėn Kozmait, i fillimit tė shek. tė 19-tė). Nė kodikėt qė i takojnė periudhės prej shekullit tė 12-tė e kėndej ka dhe tė dhėna etnografike, rregulla tė ndėrtimit tė jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė sė drejtės, tė trashėgimit tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose prej ndarjes, tė ndryshimit tė sė drejtės nė rastin e konvertimit tė fesė. Nė dorėshkrimet e dy shekujve tė fundit marrin mė shumė rėndėsi ēėshtjet laike. Nė njėrin prej kodikėve tė vonėt tė Korēės (shek. i 18-tė) disa prej problemeve themelorė qė zėnė vendin qendror janė: dallimi i tė urtit prej tė diturit; ē'mendojnė i urti dhe i dituri pėr Perėndinė; mendimi i tė diturit pėr fenė, amshimin dhe lirinė; mendimi i tė diturit pėr njeriun e mirė dhe virtytin. Kodikėt e Shqipėrisė janė pėrmendore tė kulturės dhe qytetėrimit tė krishterė dhe mbajnė vulėn e hapėsirės biblike-ekumenike ku kanė jetuar shqiptarėt dhe tė parėt e tyre. Ato janė burim krenarie pėr bibliologėt, pėr njohėsit e shkrimeve tė shenjta e pėr kishėn, por edhe objekt studimi pėr etno-psikologjinė, pėr gjuhėn dhe teknikėn e shkrimit, pėr kaligrafinė, pėr artet e zbatuara figurative dhe pėr ikonografinė. Kodikėt janė enciklopedi tė vėrteta tė mendimit tė krishterė.