Loro Markiqi avokat

Shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe Popujt pakicė nė Spanjė

 

Nė spanjė si popuj pakicė jetojnė Katalonėt tė cilėt pėrbėjnė 24 % tė popullsisė , Galėt (Galicėt )  me 9 %  tė popullsisė dhe Baskėt , me 4 % tė popullsisė . Kėta popuj pakicė nė Spanjė edhe pse autoktonė , nuk kan erritur tė formojnė shtetin e vet nacional , kėshtuqė kan kundėrthėnje tė mėdha nė mes tė tyre dhe popullatės shumicė - Spanjolle tė cilėt kan formuar shtetin e vet nacional , bile nė teritorin qė tradicionalisht dhe etnikisht ishte i kėtyre popujve pakicė . Kėta popuj pakicė ende nuk kan hjekė dorė nga formimi i njė shteti tė tyre nacional . Kėto tendenca , dhe dėshira e shtetit qė kėtė mos ta lejojė , e bile edhe shkelja e disa tė drejtave tė tyre , bėn qė edhe sot e kėsaj dite tė mos kemi qetėsi nė kėto rajone tė spanjės .

            Ne Shqiptarėt nė Mal tė zi siē dihet pėrbėjmė diku rreth 8% tė popullsisė sė Malit tė Zi , dhe pėr ndryshim nga popujt pakicė nė Spanjė nuk kemi tendenca pėr formim shteti , pasiqė populli i ynė e ka formuar shtetin Nacional Shqipėrinė , e cila ėshtė shteti amė i yni . Pra ne kemi njė shtet Amė . Kėrkesat tona tė proklamuara nga pėrfaqėsuesit politik Shqiptarė, si edhe nga ato joqeveritare janė faktikisht kėrkesa pėr respektimin e tė drejtave kolektive njerėzore qė respektohen kudo nė botė . Kėrkesa kėto tejet reale dhe konform standardeve ndėrkombėtare . Nuk kam dėgjuar pėr ndonjė kėrkesė nga ndonjė parti politike apo edhe OJQ qė pretendon ndryshimin e kufinjėve , apo diē tė tillė .

            Baskėt tė cilėt numerikisht janė mė pak ( 4% ose 1,4 milionė banorė ) , jan mė agilėt dhe paraqesin problemin nacional mė tė madh nė Spanjė . Ata i arsyetojnė kėrkesat e veta duke spjeguar se gjatė historisė pa kurrėfar problemi kan qendruar shtete edhe mė tė vogla seē do ishin ata po tė formonin shtetin e tyre , siē janė :Andora , Monako , San Marino , Luksemburgu , Vtikani etj . Kundėrshtarėt e kėrkesave pėr themelim shteti nuk kanė arsyetime adekuate por kryesisht cekin : numrin e pakėt tė tyre ; humbja e energjisė nė disa ēėshtje tjera jetėsore nė momentet e caktuara historike , si dhe qendrimi pasiv i subjekteve politike tė tyre ndaj njė tendence tė tillė nė momentet vendimtare historike , kėshtuqė e kanė lėshuar shansin gjatė historisė . Kėta antagonizma kan egzistuar historikisht herė mė shumė e herė mė pak . Kėshtu Baskėt kan pasė mjaft tė drejta gjer mė 1873 viti dhe nė kohėn e republikės Spanjolle 1936-1939, kurse kushtet mė tė kėqija dhe masakrat i kan pėrjetuar nė kohėrat e sundimit sistemit fashist tė Frankos . Pėr shkak se Baskėt e pėrmbanin republikėn Franko urdhėroi edhe bombardimin e qytetit Bask Guernikės . Mėnyrėn e qėndresės ndaj sundimit regjimit fashist tė Frankos e organizuan me sa mundėn e kryesorja ishte forcimi ekonomik dhe organizimi politiko ushtarak . kjo bėri qė Baskija dhe Katalonija tė zhvillohen shumė shpejt , kėshtu qė tė ardhurat nė Baski ishin mbi mesataren e Spanjės . Organizimin politiko ushtarak e inicoi dhe organizoi Partia nacionaliste Baske . Mė vonė , nė fillim tė viteve gjashtėdhjetė , grupi i entuziastėve tė rinj , duke u ndarė nga kjo parti formuan organizatėn luftarake ETA ( Euzkadi Ta Azkatasuna – Mėmėdheu dhe Liria Baske ) .  Kjo organizatė bėri njė sėrė atentatesh  dhe  ndikoi qė edhe partia nacionaliste e Baskėve tė jetė mė aktive dhe tė veprojė mė shumė . Pas heqjes sė diktaturės ushtarake , ETa u nda nė dy pjesė rreth asaj se a duhej tė vazhdihej me atentate e m,jete tjera luftarake , apo tė shėndrrohej nė parti politike . Vija e fortė e vazhdoi veprimtarinė me mjete luftarake , kurse trejėt u transformuan nė Partinė e revolucionit Baskė . Eta tenton vetėvendosjen e plotė dhe demilitarizimin eplotė tė zonės duke proklamuar formulėn 4+3=1 . Formula e cekur do tė thotė qė katėr rejonet nė Spanjė dhe tre rajonet nė Francė pėrbėjnė njė Baski tė vetme . rezultatet e para politike Baskėt i fituan mė 1977 kur fituan tė drejtėn e pėrdorimit tė simboleve kombėtare ( sa mrapa jemi ) , kurse mė 1978 me kushtetutė u ėshtė njoftė autonomija . Me kte parashihej mbrojtja e tė drejtave tė njeriut , pėrdorimi zyrtar i gjuhės sė popujve pakicė , pėrdorimi i simboleve kombėtare ,  autonomia shkollore ( ēka konsideroj se ėshtė mė e rėndėsishmja ) ,dhe ėshtė rregulluar detajisht autonomija teritorjale e popujve pakicė qė formuan Bashkėsitė autonome . Bashkėsitė autonome aprovojnė statutin ku rregullojnė kėto materje : Emėrtimin e bashkėsisė , kufijt , emertimin e organeve ( parlamentit , qeverisė , gjykatave ) , kompetencat e organeve . Sipas kushtetutės kompetencat e Bashkėsive autonome jan mjaft tė mėdha , kur shikjojm se sa tė drejta kemi ne , por tė pamjaftueshme pėr Baskėt , e ato janė  : organizimi i lirė i institucioneve tė veta , ndryshimi i kufinjve komunal brenda bashkėsisė ,rregullimi i lokaliteteve , urbanizmi , ēėshtjet banesore , punėt publike , hekurudhat dhe rrugėt , bujqėsia dhe blegtoria , pyjet dhe eksploatimi i tyre , muzeumet , bibliotekat , konzervatoriumet e muzikės , tė mirat kulturore qė jan nė interes tė bashkėsisė , autonomija shkollore , zhvillimi i kulturės dhe shkencės , organizimi i turizmit e tj.  Bashkėsitė autonome kanė edhe autonomi financiare pėr realizimin e kompetencave tė veta . Tė ardhurat i sigurojnė nga : tatimet qė ua lejon shteti ,tatimet e veta , taksat dhe kontributet e posaēme , kreditė shtetėrore , tė ardhurat nga pasurija e tyre etj . Me qellim tė testimit tė aspiratave tė Baskėve , pas aprovimit tė kushtetutės me kompetencat dhe mundėsitė e lartshenuara u organizua referendumi i cili tregoi se Baskėt nuk janė aq tė kėnaqur me kushtetutėn sepse dolėn shumė pak rreth 60 % ,prej tė cilėve prap 60% e vlerėsuan pozitiv , ēka ėshtė njė pakicė .

            Vlenė tė pėrmendi se Baskėt kanė Akademinė e vet , universitetin , institutet , institucionet kulturore dhe arsimore , nė tė gjitha qytetet.

            Sipas vlerėsimeve tė njohėsve tė gjendjes nė Spanjė , zgjidhjen e problemeve ndėrnacionale e shohin tek reorganizimi i shtetit centralist nė njė shtet tė pėrbėrė , ēka do ulėte tensionet e kahmotshme .

            Pasiqė situatėn tonė e kam pėrshkruar nė artikujt e mėparshėm , vetem po pėrmendi se dallimi kryesorė i gjendjes dhe orvatjeve tona , dje popujve tjerė nėpėr botė , ėshtė se ende jemi shumė tė pėrēarė , bile jo qė nuk jemi bashkė por pothuajse jemi kundėr njėri tjrtrit . Kjo vlenė sidomos pėr partitė politike Shqiptare tė cilat kanė kundėrthėnje tė mėdha nė mes tė udhėheqėsve tė tyre , ani pse nė programet e tyre nuk vėrehen dallime . Siē duket kėtė e kan vrejtur edhe faktorėt ndėrkombėtarė , tė cilėt gjithnjė na sygjerojnė formimin e njė trupi mbipartiak pėr ēėshtje tė ndryshme jetėsore , siē ishte edhe rasti kur para ca ditėsh na ftuan pėrfaqėsuesit e kombeve tė bashkuara nė Podgorice , rreth ēėshtjes sė fakultetit tė mėsuesisė , ku na u sygjerua sėrish themelimi i njė timi mbipartiak –shumėpartiak , pėr kėtė ēėshtje , sepse megjithėse u munduam ti koordinonim veprimet dhe qendrimet , prap u vėrejt njė disharmoni , ēka shkakton dėm nė realizimin e qellimeve tona . Mos vallė kemi mbrrijt deri aty sa tė tjerėt tė mendojn mė shum pėr ne se sa vetė na ?  Megjithate , jam optimist .