Pashkė Gorvokaj

TĖ DREJTAT E GRUAS JANĖ TĖ DREJTAT E NJERIUT

Tė drejtat e njeriut u dedikohen qenieve njerėzore dhe vetėm atyre. Pra u kushtohen dhe u garantohen sepse janė njerėz, sepse meritojnė tė respektohen dhe nga ato nuk guxon tė pėrjashtohen as njė njeri. Tė drejtat e njeriut i garantohen ēdo qenjeje njerėzore nė Botė, pa marrė parasysh racėn, ngjyrėn, pėrkatėsinė kombėtare , anėt e botės ; se a vjen nga jugu apo veriu, lindja apo perėndimi, pa marrė parasysh strukturėn e moshės ose gjinisė. Aksush nuk gėzon privilegjin nė tė drejtat e njeriut.

 Kjo ėshtė siguruar me Konventėn ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut nė vitin 1948 dhe garanton tė drejtėn e jetės sė lirė, tė sigurisė personale tė barazisė, tė drejtėn nė mbrojtjen shėndetėsore, tė shkollimit tė lirisė nga robėria dhe tė mrbrojtjes para ligjit.

    Fatkeqėsisht kėto tė drejta tė Dekleratės, e cila vlenė pėr tė gjithė njerėzit e botės, nuk respektohen nė tėrėsi, sidomos kur ėshtė fjala pėr femra. Kudo nė botė janė formuar shoqata tė femrave pėr tė mbrojtur tė drejtat e veta qė u takojnė me kėtė Konventė dhe ligjet e pėrpiluara nė bazė tė saj.

   Po nėse themi se nė shoqėritė e organizuara demokratike tė perendimit, nuk respektohen nė tėrėsi kėto tė drejta ndaj femrės, atėherė ēka mund tė themi ne qė jemi shumė larg njė organizimi tė tillė shoqėrorė.

    Edhe tek ne kohėve tė fundit, pikėrisht nė vendet e banuara me shqiptarė janė formuar shoqata tė tilla, ku pėr herė tė parė u dėgjua zėri i femrės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė saja. Gjetėn pėrkrahje tė kufizuar tek meshkujt, por edhe tek vetė femrat, tė cilat tė edukuara nė frymėn tradicionale ngurrojnė t’iu bashkohen dhe t’i mbėshtesin shoqet e veta qė luftojnė pėr realizimin e tė drejtave tė tyre.

Parashtrohet pyetja se ēka kėrkojnė kėto femra – aktiviste tė shoqatave?

Tė gjithė e dimė pėrgjegjen edhepse nuk duam ta dimė. Femra shqiptare shekuj me radhė, lirisht mund tė themi, ėshtė rob e mashkullit. Me pėrulje i shėrben si robe e dėgjueshme. Qė nė lindje ajo mallkohet nga babai dhe tė afėrmit e saj, vetėm pėr atė qė lindi femėr. Rritet nėn hijen e vėllezėrve, babait, gjyshit, axhallarėve dhe meshkujve tjerė nė familje. Ajo duhet tė jetė e dėgjueshme, t'i shėrbejė ata, t’iu lajė teshat, t’iu pėrgatitė gjellėn dhe t’iu plotėsojė tė gjitha nevojat tjera jetėsore. Derisa hyri nė fuqi Ligji mbi shkollimin e domosdoshėm pėr tė gjithė fėmijėt pa marrė parasysh gjininė ajo mund tė ishte vetė shėrbėtore e famlijes dhe bareshė. E fejonin, shpesh qė nė djep, por edhe nėse e fejonin kur ishte e rritur dhe e vetėdishme nuk e pyetnin fare, e tė mos flasim pėr atė se a e njihte bashkėshortin e ardhshėm deri nė mbrėmjen e nusėrisė. Martohej ajo, dasht e pa dasht dhe vazhdonte jetėn e robes sė bashkėshortit, vjehėrrit, kunatit e mė vonė edhe tė birit tė saj.

Ēdo ngritje e zėrit tė saj kundėr tė sė padrejtės, dėnohej me dhunė dhe ajo konsiderohej si e pamoralshme.

Po sot nė mileniumin e tretė?

Vazhdon qė nė mėnyrė “moderne” tė deskriminohet femra shqiptare. Siē do tė thonin sociologėt “familja ėshtė qeliza themelore e ēdo shoqėrie”. Po aty vėrehet diskriminimi i saj sipas traditės sė lartpėrmendur, por ndoshta nė njė masė mė tė ulėt. Meqenėse femra sado pak filloi tė shkollohet, iu hapėn sytė pėr diskriminim ndaj saj. Si nė familje ashtu edhe nė shoqėri, filloi tė kėrkojė tė drejtat e saj. Nė krahasim me atė qė ėshtė pėrshkruar mė lartė, por kjo nuk ėshtė as pėrafėr asaj qė gėzon gjinia e kundėrt. Ta nxėmė njė femėr intelektuale. Ajo ėshtė nėnė, punėtore dhe amėvise. Duhet tė kujdeset pėr vendin e punės, edukimin dhe rritjen e fėmisė, pastėrtinė dhe ushqimin nė shtėpi. Kthehet tė njėjtėn kohė me burrin nga puna. Ai i shtrirė pret t’i servohet dreka e pėrgatitur diku nė orėt e vona tė natės paraprake. Drekojnė. Ai pėrsėri merr gazetėn dhe shtrihet. Ajo lanė enėt, pastron, kujdeset pėr kėrkesat e fėmisė (detyrat, gjendjen e tij emotive, lojėn me tė etj.) Ai flenė dhe nė mbrėmje del me shokėt nė kafene. Ajo vazhdon punėt nė shtėpi deri nė mesnatė.

 Kur tė pėrgatitet ajo pėr tė nesėrmen dhe plotėsimin e nevojave intelektuale?

Pse atėherė dikush mė i largėt atje nė politikė tė kujdeset pėr njė grua qė nuk e njeh, nėse burri i saj qė ndajnė jetėn sė bashku, nuk e mbėshtet e ndihmon? Ligjet deri diku i mbrojnė tė drejtat e femrės, por sa respektohen ato?

    Njė femėr tė na drejtojė politikėn, ndėgjohet nė suazat mashkullore? Ē’di ajo?

Po ajo dinė, por duhet tė spastrojė sė pari me vetveten atė qė ia imponojnė meshkujt. Duhet tė krijojė vetėbesim se mund tė punoj ēdo gjė sikurse edhe anėtarėt e gjinisė sė kundėrt?

Kėtė gjė femra shqiptare duhet ta kenė gjithnjė nė mend, se ajo ėshtė e aftė. Shumė shpesh nė tubimet e shoqatave tė femrave dėgjohet shprehja: “As nėna nuk ia jep gjirin fėmisė pa e kėrkuar”. Prandaj tė drejtat duhet kėrkuar po deshte t’i gėzosh ato.

    Andaj kur flasim pėr tė drejtat njerėzore tė gruas , ne duhet tė flasim edhe pėr promovimin e tyre; gratė nė radhė tė parė duhet tė mendojnė pėr mėnyrėn e jetės  sė tyre nė kuadėr tė shoqėrisė ku jetojnė dhe t’i shfrytėzojnė mundėsitė e pėrparimit. Njėra ndėr kushtet kryesore ėshtė shkollimi. Njė grua e shkolluar, vlenė sa tė gjitha konventat, dekleratat e platformat mbi tė. Sepse, ajo do t’i lexojė kėto dhe do t’i avancojė.