Ndre Mjeda

 

Gjuha Shqype

 

Pėrmbi zā qi lėshon bylbyli

Gjuha shqype m’shungullon;

Pėrmbi erė qi nep zymbyli

Pa da zemrėn m’a ngushllon.

 

N’kombe tjera, n’dhena tjera

Ku e shkoj jetėn tash sa mot,

Veē pėr ty m’rreh zemra e mjera

E prej malli derdhi lot.

             #

Prej Tivarit nė Preveze

Nji ā gjuha e kombi nji,

Ku lėshon dielli njato rreze

Qi veē toka e jote e di.

 

Geg’ e Toskė, Malci jallija

Janė nji komb, m’u da s’duron:

Fund e maje nji ā Shqypnija,

E nj gjuhė t’gjith na bashkon.

 

Kjoft mallkue kush qet ngtrrime

Ndėr kta vllazėn shoq me shoq:

Kush e dan me fjalė e shkrime

Ēa natyra vetė pėrpoq.

      Zgjodhi Mentor Disha, Prishtinė-Dibėr

 

 

 

 

Tri gota

 

Latif Berisha (1031-1999)

 

N’livadh tė jetės tri gota i gjeta,

Dy janė tė mbushura, asht bosh e treta...

 

Tė parėn e mora, nė buzė e afrova,

Ish’ idhtė si pelimi, mejherė e largova...

 

Tė dytėn e mora, me gjuhė pak e preka,Prej s’ambli mė dogj, mejherė e hjeka...

I zbraza tė dyja nė tė tretėn gotė,

U ba e idhtė e ambėl, si asht vet’ kjo botė...

                   Zgjodhi Mentor Disha, Prishtinė-Dibėr

 

 

 

 

 

 

 

 

Krijuesit popullorė

 

Me sene pesdhet e tri

 

Me sene pesdhet e tri,

Po shkon poplli tuj pėrtri.

T’gjith rinija tuj suo shkollė,

Pėr me kjenė ė sā mo t’hollė.

Veni vet jau isht mėrzitė,

E disā moren me ikė,

Iken edhe nrruan ven,

Kėrkojnė punėn me kalem.

Djelt e ri njėkshtu e kanė,

Se bujkinė e fort e lanė.

Se baktia janė pakuo,

Ēobanija kā maruo.

E bulkia kshtu e kā,

Kanė metė gjysa me nji kā.

Nė ven tonė pak bohet buka,

Por shyqyr qi kā zadruga.

Njėkshtu tash e kā ardh moda,

Shpia duhet oda oda,

Oda oda me hodnik,

Me pasė ku me pritė donj’ mik.

Kā ardh moda allafranga,

Mos me honger me sahana,

Se kā dalė e nji hadet,

Gjidh e cili n’ēini t’vet.

Shpejt u nrruon t’gjith kėta gjona,

Duon vishen allafranga;

Allaturka t’mira janė,

T’mira janė pėr venin tonė.

Pėr me dalė nė ven tė gjanė,

Allaturka s’ke ēi ban.

Se kā ardhė e vakti sot,

Allafranga edhe n’modė.

Njekshtu tash e ka ardh vakti,

Gjidh se kuj i punon bafti.

S’kā zenjin e fukorā,

T’gjidh poplli njisoj u bā.

Gjeveria mirė kā thonė

Gjikuj t’nreqtat ja kā dhānė.

Marku i Preēit Macit, Braticė, Ulqin.


 

Pak krypė

 

Bota ėshtė libėr i bukur, por ē’dobi ka ai qė s’di ta lexojė

Sabėr – selamet (popullore).

Koha qė kalon, si dhe durimi, bėjnė mė shumė se forca e zemrimi (La Fonteni).

Mos t’u ngrehtė kurtha, se n’te bje si i drejti ashtu edhe i shtremti (popullore).

Se i vogli shtrin viganin, dhe i shtypuri tiranin (Noli).

Guri qi tė vret nuk vjen prej s’largti, por prej s’afėrmi (popullore).

Idetė i prijnė botės, e kėshtu do tė jetė pėrgjithmonė  (anonimi).

Pema e shartueme kurr nuk do ta ketė hijen e vet (afrikane).

 

                  # #

 

Ruajmėni deri sa me keni,

Se do me kėrkoni, por s’do me gjeni.

 

Gjėja mė e vėshtirė pėr ēdo njeri ėshtė tė meritojė emėrtimin e tij.

 

Qė tė jesh gjithmonė i nevojshėm, shmangu pak para se tė bėhesh i panevojshėm.

 

Zgjodhi Mentor Disha, Prishtinė-Dibėr