Gjekė Gjonaj

MUZIKANTĖT E RINJ NGA ULQINI 

TĖ NJOHUR EDHE JASHTĖ VENDIT

Shkolla e Muzikės nė Ulqin gjatė njė intervali kohor prej shtatė vjetėsh ka arritur tė krahasohet me shkollat tjera me traditė. Nxėnėsit e saj kanė fituar dhjetra shpėrblime edhe nė gara ndėrkombėtare. Merita mė e madhe pėr kėto suksese i takon iniciatorit pėr themelimin e kėsaj shkolle  profesor Jusuf Likės, njėheri edhe drejtor 

 

 Ne shqiptarėt jemi tė njohur si popull  muzikant. Dėshmitė burimore tė traditės sonė muzikore e muzikologjike janė edhe mė tė hershme se dėshmitė shkrimore tė gjuhės iliro-arbėrore. Shumė autorė tė antikitetit dėshmojnė se iliro-arbėrorėt e kanė dashur muzikėn. Kjo na bėn krenar dhe mburremi me tėrė atė plejadė tė shquar muzikologėsh qė doli nga trungu ynė. Shumė nga ata  vepruan jo vetėm nė trojet shqiptare, por edhe nė qendra tjera mė tė pėrparuara tė Evropės. Ata filluan ta thithin kulturėn muzikore qė nga fėmijėria e hershme pėr ta vazhduar nė qendrat e njohura universitare .

Nxėnėsit e shkollės sė muzikės nė UlqinShqiptarėt nė Mal tė Zi deri vonė nuk e kanė patur fatin tė ndjekin ndonjė shkollė muzikore nė gjuhėn e nėnės, sepse mungonin ato. Ē’ ėshtė edhe mė absurde  nxėnėsve shqiptarė nė disa shkolla fillore e tė mesme me mėsim nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi  sot e kėsaj dite lėndėn e  edukatės  muzikore ua ligjėrojnė  arsimtarėt e kombėsisė tjetėr, nė gjuhėn serbe. Kjo ndodh pėr shkak tė mungesės sė pedagogėve shqiptarė tė muzikės, Pasojat dihen, prandaj nuk do t’ i  pėrmendi. Por, dua tė veēoj shembullin e profesorit tė muzikės nga Ulqini, Jusuf Likės,  cili  para shtatė vitesh hapi Shkollėn e Muzikės nė Ulqin.. Vitin e pare shkollor mėsimet i ndjekėn 31 nxėnėnės, nė seksionet piano-kitarė-fisharmonik dhe nė lėndėt teori-solfezhi, kurse mė vonė  u hap edhe seksioni i violinės. Sivjet nė kėtė shkollė mėsimet i vijojnė rreth 140 nxėnės. Kėto tė dhėna dėshmojnė se sa e domosdoshme ishte themelimi i kėsaj shkollė, ku pėr ēdo vit e mė shumė aftėsohen muzikantėt e ri nga Ulqini me rrethinė, tė cilėve u hapen shtigje tė reja emancipuese nė fushėn e muzikės.

-Punės ia filluam nė lokalet e Qendrės pėr Kulturė, nė ambijent tė papėrshtatshėm, pa paisje, pa instrumente dhe pa kuadro, Por, mė nė fund ia arritėm t’i tejkalojmė  vėshtirėsitė . Me ndihmėn e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės sė Republikės sė Malt tė Zi  meremetuam shkollėn. Tani posedojmė gjashtė kabinete pėr mėsim, dy zyra pėr administratė dhe njė minisallė pėr koncerte dhe aktivitete tjera kulturore. Pėrveē kushteve optimale ekziston edhe kuadri pėrkatės, megjithėse shumica nuk janė vendas.

Vitin e kaluar nga kjo shkollė doli gjenerata e parė  me 20 nxėnės, prej tė cilėve 14 nga paralelja shqip dhe 6 nga paralelja serbisht , kurse kėtė vit pėrcollėm gjeneratėn  e dytė.

 Pėr pesė vite funkcionuam si paralele e ndarė e Shkollės sė Muzikės sė Tivarit, kurse para dy vitesh  u pavarėsuam., thotė Lika, drejtor i Shkollės sė Muzikės.

Ai po ashtu na njoftoi edhe me sukseset e shumta qė i kanė arritur nxėnėsit e kėsaj shkolle pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr. Numri i shpėrblimeve nė garat republikane dhe ndėrkombėtare  ėshtė i madh, reth 30 sosh, nga tė cilat po pėrmendim medaljet e arta qė i fituan  Ilirjana Gjoni dhe Laureta Paloka nė Festivalin Evropian nė Itali.   Nxėnėsit e kėsaj shkolle u shpėrblyen me  dhjetė ēmime edhe nė Festivalin e 29-tė tė talentėve tė rinj, i cili para pak kohėsh pėrfundoi nė Podgoricė.

Kėta muzikantė  tė rinj me pjesėmarrjen e tyre po e begatojnė secilin aktivittet e ngjarje me rėndėsi kulturore qė po zhvillohet viteve tė fundit nė Ulqin.  Ata me punėn e tyre po pėrhapin edhe kulturėn e dėgjimit tė muzikės serioze nė kėtė qytet.

Kjo shkollė , nėse vazhdon  si  deri mė tash, do tė ketė ardhmėri tė sigurtė. Atė do ta drejtojnė ata tė cilėt notat e para muzikore i kanė mėsuar nė bankat e kėsaj shkolle.