Prof. Dr Tefik Bekteshi, Prishtinė
Sėmundja iskemike e zemrės apo sėmundja koronare

Sėmundjet e sistemit kardiovaskular janė shkaktarė tė shumicės sė vdekjeve nė popullėsinė e botės perendimore, por edhe te ne. Sėmundja iskemike e zemrės (apo sėmundja koronare) ėshtė tipi mė i shpeshtė i sėmundjeve kardiovaskulare dhe ka vdekshmėri tė lartė. Shtetet me mjekėsi tė zhvilluar qė moti filluan parandalimin e kėsaj sėmundje nė popullatė duke aplikuar programet qė nė esencė janė programe edukative. Pra, popullata duhet tė informohet pėr sėmundjen, pėr faktorėt tė cilėt e shkaktojnė, pėr zbulimin e tyre dhe pėr mėnyrėn e luftimit tė kėtyre faktorėve. Natyrisht, nuk ėshtė i njėjtė informimi dhe edukimi. Edukimi shėndetėsor i popullatės ėshtė i suksesshėm atėherė kur nxėnėsi, amvisja, punėtori mund tė diskutojnė pėr problemet e tyre shėndetėsore, kur ata mund tė marrin pjesė aktive nė parandalimin dhe shėrimin e sėmundjes dhe nė fund kur punėtorėt shėndetėsor nuk mundėn “t’u shesin mend njerėzve” por me argumente duhet ta shtrojnė problemin konkret. Askund edukimi shėndetėsor nuk ėshtė ideal, por njė gjė ėshtė e sigurt: investimi nė kėtė lėmi tė shėndetėsisė paguhet shumfish pas njė kohe relativisht tė shkurtėr.

Ardhmėria e shėndetsisė ėshtė nė parandalim tė sėmundjes. Kėtė nuk e konteston askush! Shumica e sėmundjeve mund tė parandalohen. Nėse i njohim faktorėt qė “ndjellin” sėmundjen, e logjikshme do tė ishte t’i largojm - si individ dhe si shoqėri. Pra, faktor rreziku ėshtė ēdo karakteristikė qė rrit besueshmėrinė se diēka do tė ndodhė. Kjo vlen edhe pėr sėmundjen koronare: disa faktorė rrisin besueshmėrinė se do tė zhvillohet sėmundja koronare (e shprehur si infarkt i miokardit, si angina pektoris apo vdekje e papritur). Disa nga kėta faktor mund tė modifikohen, tė tjerėt jo. Nėse te ju janė prezent kėta faktor rreziku, nuk do tė thotė se do tė zhvillohet sėmundja koronare, nė anėn tjetėr mungesa e tyre nuk ju jep garancė tė plotė se nuk do tė sėmuheni. Por, duhet njohur faktorėt e rrezikut qė i keni ju si individ dhe tė modifikoni stilin e jetės, ashtuqė tė zvogloni besueshmėrin se do tė sėmuheni nga sėmundja koronare.

Faktor rreziku tė pamodifikueshėm janė ata nė tė cilėt nuk mundemi tė ndikojmė. Trashėgimi (herediteti), mosha dhe gjinia janė faktor tė tillė kur ėshtė fjala pėr sėmundjen koronare. Nėse kemi nė familje tė ngushtė (nėna, baba, motra, vėllau) dike qė ka apo ka pasė sėmundje koronare para moshės 55 vjeēare, rreziku rritet. Para menopauzės femrat janė mė pak tė rrezikuara nga sėmundja koronare sesa meshkujt. Hormonet e femrave, nė rend tė parė estrogjeni mund tė jenė njė nga faktorėt qė e “mbrojnė” femrėn nga kjo sėmundje. Duhani e redukon nivelin e estrogjenit nė gjak dhe shpejton menopauzėn, me kėtė rrit rrezikun e femrės qė tė ballafaqohet me sėmundjen koronare.

Disa nga faktorėt e  rrezikut qė mund tė modifikohen janė shtypja e lartė e gjakut, niveli i lartė i kolesterolit nė gjak dhe sėmundja e sheqerit, tė cilat i konstanton mjeku gjatė ekzaminimit rutinor. Faktorėt tjerė i evidentoni vet: pirja e duhanit, pesha e tepėrt, stili sedetar i jetės. Modifikimi i faktorėve tė rrezikut nuk e shėron sėmundjen koronare, por bėn parandalimin e shfaqjes sė saj dhe ndal keqėsimin.

Pirja e duhanit mbyt ēdo vit mė shumė njerėz se sa AIDS-i, alkooli, droga dhe aksidentet sė bashku. Ėshtė mė sė miri tė mos fillohet me pirje tė duhanit, nėse e pini me braktisjen e duhanit do ta ulni rrezikun e juaj nga sėmundja koronare. Kolesteroli ėshtė njė nga format e yndyrėrave tė trupit tė njeriut. Sa mė i lartė qė tė jetė niveli i kolesterolit, aq mė i lartė ėshtė rreziku. Hipertensioni dėmton arteriet e zemrės, tė trurit, tė veshkėve e tė gjymtyrėve, rrit rrezikun e sėmundjes koronare, pikės nė tru dhe padyshim duhet tė luftohet pa kompromis. Nėse keni peshė tė tepėrt, keni edhe rrezik tė shtuar pėr shėndetin tuaj. Njerėzit qė kanė tė rritur sasin e glukozės nė gjak (kanė sėmundjen e sheqerit-diabetes mellitus), e kanė tė shtuar rrezikun nga sėmundja koronare; nėse krahasohen me popullatėn tjetėr, ky rrezik pėr femra ėshtė pesė herė mė i lartė, pėr mashkuj dy herė. Mungesa e kontakteve sociale, apo ndodhitė e shpeshta stresogjene si shkurorėzimi, vdekja e tė afėrmit, humbja e punės, ndėrrimi i vendbanimit etj, janė tejet tė rrezikshme pėr zemrėn tuaj. Trupi i juaj ka nevojė pėr aktivitet fizik (ushtrime) tė pėrditshėm. Kjo ju mundėson tė mbani peshėn nė optimum, tė ulni nivelin e kolesterolit nė gjak, tė ulni tensionin e gjakut dhe zvogėloni stresin psikik. Tė gjitha kėto redukojnė rrezikun e sėmundjes koronare.