Leka i Macit Kolės Perkolaj

 

Leka leu mė 1890 n’katunin Nrekaj, Shestani Posht. N’moshėn 18 vjeēare shkoj n’Stamollė (Turki), ku kishte vllanė e vet Kolėn. Mas do kohet hypi n’punė n’legacionin (ambasadėn) e Francės n’Stamollė. Mas rreth 5 vjetve, sa Leka punoj aty, ministri fitoj rekomandė (transferim) n’Tiranė (Shqypni), e kyj Lekėn e mori me veti. Leka e flitte gjuhėn franceze shum mirė, bajagi mirė elle gjuhėn shpanjolle, si sėrbishtėn elle, natyrisht, gjuhėn amtare shqypen. Leka punoj n’Tiranė deri me 1939, kur Gjermanija e pushtoj Francėn. Ministri, qi ishte degolist, nuk shkoj pėr Francė por pėr Egipt. Aj deshti elle Lekėn me e marrė me veti, por kyj, pėr arsye t’familjes, mė 1940 u kthye n’Shestan, ku kishte le elle ku kishte shpinė elle mallin e vet.

Mė 1941, masi Jugosllavia u zhgatrruo, shestanas, ty u tremė mos t’u nollnje si me 1918, kur n’Shestan e n’Kranjė erlli nji ushtri Bjellasha (Bjelaši); ata n’Shestan dogjen shum shpija, plaēkuon e diku deshen me ba shnjerzime (pėrdhunime). Poplli i Shestanit me Muriq elle Ljare bane nji mlellje, ku u moren vesht qi nji delegacijon me shkuo n’Shkodėr me kėrkuo nimė, se tremshin se do t’pėrsėritet sen’ja 1918. N’Shkodėr u napin armė qi me i pruo votrat e veta. Hyqmi i atershėm lejoj me u formuo Zona Neutrale H.I. Kryetar i Zonės u zgoll Leka i Macit, e secilli katun kishte ka nji antar n’komitet. Shestanas shkonjshin lirisht n’Shkodėr, ku n’atė vakt kishte gjāna ushqimore pa kufizim. Kta n’Shkodėr ēonjin me shitė prollimet e veta e pej anej binjin gjanat e nevojshme pėr familje.

N’hapsinėn ma t’gjanė, jasht Zonės Neutrale, mretnonte nacionalizmi, u banė vllāvrasje, djali vrau babėn e vet, u dogjen shpija, u bānė internime, kurse n’Shestan n’atė vakt tri fenat qi ishin, katolikėt, muslimanėt dhe ortodoksėt (katunet Vuēdabaj e Pecaj; i dyti ma heret quhej Pekaj), tė gjillė shqypfolės, llanė nji shemull Mė 1942 n’Shestan erlli nji ushtri balliste me nijet me shkuo n’katunet e Cėrnicės (Crmnica) e me marrė hakun pėr senen 1918. Leka me shestanas nuk i lanė qi ata t’kalojnė mi territorin e Shestanit, ashtu qi u detyruon t’kthehen mrapa. Me at nijet, edhe mė 1943 erlli Hasan Isufi me ushtri t’vet, por as atyne shestanasit nuk jav lanė kalimin.

Mė 29.6.1945, komunistat moren Lekėn me dy shestanas pej Gjuraēit, Vukėn e Pjetrit dhe Gjonin e Zefit (tė dy Malaj) e i ēuon n’burg n’Cetinjė. Mė 1946, Lekėn me dy shokėt e tij i gjikojnė pėr dekje. N’gjikim ka kjenė vllai im Zefi, qi n’at kohė ishte me detyrė n’Ulqin (unė n’atė kohė nuk kam kjenė n’Mal t’Zi). Masi maroj gjikimi, vjen nji gruo e i thotė Zefit qi po e kėrkon presidenti i gjygjit. Kyj I thotė Zefit: Unė vetėm e kam lexuo gjikimin pėr dekje pėr tatėn tuoj, tė cillin e ka pru partija; mos ta kishesh lexuo, isht dash me shkuo. Kyj gjygjtar ka kjenė nji pej gjyshave t’Millo Gjukanoviqit. Gjygjtari i thotė Zefit qi baba i tij isht i pafajshėm elle kishte m’u lypė qi shestanasit bashkė me cėrniēanėt me i ba Lekės monumentin n’Vir (Virpazar), pėr arsye se aj nuk ka pshtuo vetėm Shestanin por elle Cėrnicėn. Gjygjtari i dikton daktilografit nji lutje, ku pėrmenen veprat e mira qi kishte ba Leka, ja nep Zefit qi n’atė lutje t’nėnshkruhen 40-50 burra shestanas e masenej me ja kthye atij n’Cetinjė, se aj kā me ja nisė Ribarit n’Beograd. Zefi bani si i tha gjygjtari; ju nėnshkruon rreth 280 shestanas, ljaras, muriqas dhe shum shestanas qi n’atė vakt jetojshin n’Tivar. N’at letėr u nėnshkruon elle malazez pej Cėrnicet. Nji ditė pėrpara se Zefi t’shkonte pėr Cetinjė, i vinė pej komitetit t’Tivarit elle e ēojnė n’Tivar. Aty e prisen shum keq tuj thanė se si aj guxon me ba aso gjanash pėr nji trathtar t’popullit. I thanė, qi elle atė do ta shtijen n’burg e do ta ēojnė te i jati n’Cetinjė. Ja moren lutjen, i thanė qi kjo nuk lejohet. N’komitet, simas kalximit t’Zefit, ishin n’atė vakt dy Pantoviqėt, tė cillėt mas do vaktit i kanė futė n’burg dhe ata kanė maruo n’Goli Otok. Masi Zefi kishte kopjen e nėnshkruosavet, shkon n’Cetinjė e i thotė d u p l i k a t e n n’Beograd, e pej anej ata e kthejnė n’komitet n’Tivar pėr me vėrtetuo nėnshkrimet. Ata t’komitetit marrin nji fletė letret, e zagarėt e tyne, shestanas pėr fat t’keq, shkojnė derė pėr derė tue e tremė popullin e tuj detyruo qi demek t’fshihen. Disa pej friget e banė atė gja, por shumica jo. Janė mlellun rreth 20 nėnshkrime, ata qi mas luthtet u banė ‘luthtar’, u banė shpijuna, u banė komunista mė t’mllonj se Titoja ose elle Stalini. N’at fletė shkruojnė se poshtė t’nėnshkruomit kėrkojnė dekjen e Lekės. Ma tepėr paten sukses 20 nėnshkrime t’asgja burrave se 280 ma t’pėrmenunit shestanas. Lekėn, Vukėn elle Gjonin i pushkatojnė n’Bjelloshka Papratina, afėr Cetinjet, mė 16.9.1946, ku dy dit ma pėrpara ishte pushkatuo dom Nikollė Tusha. Nji nollje: N’gjikim t’Lekės kje si qefil (dėshmitar) Mirko Pera, ortodoks pej katunit Pecaj. Masi paditėsi lexoj padinė, Mirkoja lypi leje t’flas elle tha: Zotnija juaj, t’tāna ēka kini thānė nuk janė t’vėrteta; Leka isht i pofajshėm, duhet ta lironi pej burgut. Aj i tha gjanat kryesore qi kishte ba Leka, qi kishte pshtuo Shestanin e Cėrnicėn.

Paditsi e dveti Mirkon se ēka e ka aj Lekėn. Mirkoja tha qi djali i vllajit t’Lekės i ka vra djalin 24 vjeē, por kyj ka arllė n’gjygj me folė t’vėrtetėn. I vetmi faj i Lekės ishte se kje shqyptar, kje demokrat, nuk kje simpatizer i komunizmit. Pshtoj Shestanin e shum tjerė, por bāni fli vetveten. Kena ba papra lutje n’shum anė qi me na lanė me pru eshtnat e tyne n’venin ku kanė le n’Shestan. T’mramjen lutje e kena ba me 9 shkurt 2002 Ministrisė t’Punėve Mrenshme. Nji gja qi na dėshpron ma tepėr isht qi n’lutjet tona nuk na pėrgjegjin faret. (Nė vend tė dh nė Shestan pėrdoret ll.

 Lektor pėr shqipen e Shestanit: Gjura i Macit Nikės)

Shkroi Gjergji i Lekės Macit Kolės Perkolaj,

shestanas, Fusha e Tivarit