dr. Pjetėr Gjurvaēaj    dr. Gjergj Gjuravēaj

Vajtimet e grave dhe gjamėt e burrave nė Malėsinė e

Madhe -  Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė  (6)

 

Vargjet strukturohen me tablo oscilatore e subtile nė mėnyrė spontane pėrmes krahasimit " Djalė i shnoshtė kje porsi moll" krahasimi ėshtė funksionalė dhe i qėlluar. Vizioni dramatik i vargjeve ėshtė "Kur u ē'pras bumja, vojti gjama, me t' ēpejt t'erdhėn baba e nana".

Po sjellim njė fragment tė vajtimit

I mjeee-ri u p'r ty, o Tomė, po baj!

Malli po m'vjen me t'thirrė vaj.

Djalė i shnoshtė kje porsi moll,

n't'pestėn klasė ty 'psue nė shkoll

S'mun t'i kjaj hallet te tana,

mjeri baba e ' grata nana!

T'gratit prin-o ēi kanė prit

djalė t'shirit ty '  me t' rritė,

Taksiradit s'mun t'i iket,

Kur t'vin exheli s'mun t'pritet.

Kur u ēpraz bumja, vojti gjama,

me t'ēpejt t'erdhėn baba e nana,

menjėherė t'ēuon ėn heqima;

por t'y shkua, tė ranoj dhima;

ėn shpi tate vojti brima;

se pėr ēpejt ty tė duol fryma.

 

Brenda ritit tė mortjes (kėngėve tė pėrvajshme) vend  me rėndėsi zė edhe gjama e burrave, qė emėrtohen me leksema "thirrja e vajit", "gjama", "brima (britma)".

Gjama e burrave nė Malėsi nuk ka njė formėsim tė vargut konstant, por i ngjanė njė naracioni tė lirė. Kanė vlerėn poetike, ndonėse janė pjesėrisht tė improvizuara. Gjamtarėt ose brimtarėt, sikurse edhe vajtoret, janė gjysmėprofesionalė dhe profesionalė,

S'do  mend se gjama individuale e burrave del si fenomen mė i vonshėm nė krahasim me gjamėn kolektive. Vajtori zakonisht bėn gjamė pėr mashkullin e vdekur e jo edhe pėr gruan. Gjama e vajit nga burrat bėhet zakonisht me zė tė lartė e tė fortė.

Vajtimet janė nė esencė ato krijime qė i kushtohen tė vdekurit, virtyteve dhe cilėsive tė tij, pra njė histori e shkurtėr e tė vdekurit. Pėrkundėr faktit qė ato lidhen ngushtė me ritin e vdekjes, pra me njė ēast tė caktuar, ato kanė njė botė tė pasur tematiko-motivore, sepse dėshmohet begatia e tyre, vlera dhe rėndėsia qė lidhen kėto krijime me llojet e tjera tė poezisė sonė gojore.

Kur themi kėshtu kemi parasysh faktin se vajtimet janė ndėr krijimet mė tė lashta tė lirikės dhe tė krijimtarisė gojore nė pėrgjithėsi.

Pjesėmarrja nė varrimin e tė ndjertit, nė njė anė , dhe vajtimi i tė vdekurit nga ana e vajtoreve dhe gjamėtarėve, nė anėn tjetėr kanė pėr qėllim qė, me praninė e tyre dhe me vajtimin qė bėjnė, t'ua lehtėsojnė dhe zvogėlojnė dhembjen dhe pikėllimin e familjes dhe farefisit.

Ndėrkaq, vajtimet te shqiptarėt shprehen nėpėrmjet dy formave kryesore: vajtimit dhe gjamės. Riti i vdekjes ėshtė i lidhur me elemente tė lashta p a g a n e e me besime tė ndryshme, me doke e zakone tė lashta si pjesė tė pandashme tė veprimit tė njeriut, qė e kanė pėrcjellė me shekuj dhe si tė tilla janė materializuar nė forma tė ndryshme qė gjamtarėt apo vajtorėt pėrdorin gjatė improvizimit tė kėtyre krijimeve. Objekt shqyrtimi ėshtė bėrė vetė teksti i vajtimeve dhe i gjamės edhe pse tė dy mėnyrat e pėrjetėsimit lindin dhe ekzistojnė si shprehje e improvizimit tė rastit, ato krijohen mbi bazėn e traditės letrare gojore, prej njė individi tek tjetri dhe pėrmabjnė nė vete vlera letrare artistike, pra s t r u k t u r a tekstore e tyre u afrohet teksteve tė tjera tė poezisė gojore shqipe, siē janė kėngėt e dashurisė, b a l a d a t etj., nė tė cilat vargu ėshtė i plotė me r i m a, ritmi th e k s a t   r i t m i k etj, sidomos vinė nė shprehje modelet m e t r i k o - s i n t a k t i k e, figurat poetike, efekti i ekzekutimit, siē ėshtė theksuar mė parė varet prej aftėsisė krijuese tė vajtores apo gjėmtarit dhe prej aftėsisė improvizuese.

Kėto elemente e pasurojnė botėn t e m a t i k o - m o t i v o r e , strukturėn tekstore, e tė folurit rajonal tė Malėsisė e veēmas veēoritė f o n e t i k e, shprehjet frazeologjike; kanė vlera tė mirėfillta artistike, si fjala vjen, " Mjer-o sot pėr ty Dak Leka", I mje-e-ri, o Smal Dedi", O-ooo, i mjeri Gjelosh Toma" , " I mjeee-ri, o Nikė Zeka".

Gjama individuale e burrave del si fenomen mė i vonshėm, krahasim me gjamėn k o l e k t. i v e. Gjamėtari bėn gjanė pėr mashkullin e jo pėr grua.

Para se tė thėrras vaj, ai vė dy duart nė brez duke qitur njėrėn kėmbė (nė tė shumtėn e rasteve tė majtėn) pėrpara dhe ia fillon gjamės, duke i theksuar ato virtyte e tipare qė e kanė ciėsuar tė ndjerin, familjen e tij apo fisin.

Gjamėtari mund tė thėrras vaj te shtėpia vetėm nė mėngjes dhe aty ku i bėhet ceremonia e vdekjes. Natėn nuk ka vajtore as gjamėtarė te shtėpia, qė thėrrasin vaj.

Nė Malėsi kemi vajtorė (gjamėtarė) e veajtore t ė  b e s i m i t   k a t o l ik e nuk mbahet mend tė ketė pasur gjamėtarė tė besimit myslimanė. Ka ndodhur qė njė grua myslimane tė ketė qenė vajtore, por jo tė vajtojė jashtė shtėpisė sė saj. Nė kėtė ēast nuk mund tė flitet se nė Malėsi mund tė jetė vajtore ndonjė grua myslimane.

(Vijon)