PIKTORET SHKODRANE NĖ ULQIN

 

Kohė mė parė nė Ulqin u hap  ekspozita e 9 piktoreve shkodrane, anėtare tė Shoqatės sė Piktoreve dhe Skulptoreve “Linda” me  qendėr nė Tiranė.  Nė kėtė ekspozitė, u paraqitėn 21 punime me motive tė ndryshme.

Pėr rėndėsinė e ekspozitės foli piktori akadaemik Naser Hasa, kurse nė emėr tė piktoreve shkodrane pėrshėndeti Xheneta Kadillari, anėtare e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe anėtare e Shoqatės sė piktoreve she skulptoreve “Linda”. Mė pas  piktorja shkodrane Nirvana Bushati bėri njė prezentim tė shkurtėr tė Shoqatės “Linda”.

Ekspozitėn e organizoi Fondacioni “Lika me president Jusuf Lika, kurse realizimin e kėtij manifestimi kulturor e ndihmuan Ministria pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Pjesėtarėve tė Grupeve Etnike dhe Nacionale, Qendra pėr Kulturė, ndėrmarrja “Milla-impex”, piktori Naser Hasa e afaristė tė tjerė.

Buzukupress

 

 

EDHE NJĖ REVISTĖ E RE NĖ SHQIIP

 

Hapėsira informative nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi u pasurua edhe me njė revistė pėr art, shkencė dhe kulturė “Malėsia e Madhe”. Ajo do tė trajtojė tema tė llojllojshme nga Hoti, Gruda, Triepshi e Koja, por do tė jetė e hapur edhe pėr tema tjera interesante .

Pikėsynimi i kėsaj reviste, siē thotė kryeredaktori Rrok Gjolaj , do tė jetė  prezentimi  shkrimeve artistike, studimeve shkencore dhe vėshtrimeve pėr kulturėn e kėsaj krahine nga vetė malėsorėt, por edhe studimet qė kanė bėrė, bėjnė e do tė bėjnė shkencėtarėt shqiptarė e tė huaj pėr Malėsisnė e Madhe.

Lexuesit nė numrin e parė munmd tė lexojnė: Shėnimin e 91 vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, Recensionin e doktoraturės dhe konkluzionet e dr. Sulejman Axhiabllahoviq, sofra e fejeseės, figura e Nikollė Ivanaj, prozė, poezi dhe kronikėn pėr ngjarjet mė tė rėndėsishme kulturore, shkencore dhe artistike qė nga fillimi i vitit 2002 e deri nė fund tė muajit prill.

 Buzukupress

 

 

HIMNI I BALLIT KOMBĖTAR

 

Shkruan: Hajrullah Koliqi

 

Organizata e Ballit Kombėtar u formua nė fund tė nėntorit 1942. Nismėtarė tė saj ishin:  Mid’hat Frashėri, Bahri Omari, Hasan Dosti, Vasil Andoni, Thoma Orolloga, Kolė Tromara, Rexhep Mitrovica dhe Ali Kėlcyra. Idetaor dhe kryetar i saj ishte Mid’hat Frashėri , apostull i shqiptarizmės. Kjo organizatė nacionalistėsh shqiptarė u pėrhap nė tė gjitha trevat shqiptare. Militantė tė kėsaj  organizate kishte edhe nė Krajė:  Xhelal dhe Abdyl Hardolli, Hasan Dani, Izet Smalji, Omer Sela, Hysen Omeri etj.

Balli Kombėtar luftoi kundėr pushtuesit tė huaj, pėr bashkimin kombėtar dhe pėr Shqipėrinė etnike, tė lirė dhe demokratike. Kėto ideale tė tij pasqyrohen edhe nė  Himnin e Ballit Kombėtar, autor i tė cilit ishte  Dom Zef  Shestani  (1912-1990).

Dom Zef Shestani, anėtar i Qarkorit tė Ballit Kombėtar nė Shkodėr, bėri edhe tekstin edhe muzikėn e kėtij himni.

 

Legjenda: Dom Zef Shestani

 

 

 

 Hymni i Ballit Kombėtar

 

  Erdhi koha shqiptare,

Shqipėtar’ pėr Shqipėri,

Gjith’ s’bashku n’Ball Kombėtar,

Tym e flakė pėr liri.

Thrret gjaku i vllazėnvet,

Qė po shkon rrke,

Zani i dėshmorvet,

Qė shkrihet nė dhe.

Pėr ket flamur tė bekuem,

Gjith’ shqiptarėt pa dallim,

Kan’ lidh’ bes’ e janė beztuem,

Me i ra t’huejit me tėrbim.

Thrret gjaku i vllazėnvet,

Qė po shkon rrke,

Zani i dėshmorvet,

Qė shkrihet nė dhe.

Kudo flitet gjuh’ e t’parvet,

Bij shqiponjash neve jem’

Asht “Shqipnija e Shqiptarvet,

E kėrkojm e do ta kem’.

Thrret gjaku i vllazėnvet,

Qė po shkon rke,

Zani i dėshmorėvet,

Qė shkrihen nė dhe.