Gj.Gj.

Sesioni shkencor mbi Ymer Prizrenin

Mė 25 maj nė hotelin "Albatros", nė Ulqin, Shoqata e Artistėve dhe Intelektualėve " ART CLUB", organizoi sesionin shkencor "Ymer Prizreni personalitet i shquar i lėvizjes kombėtare. Nė fjalėn e hapjes dr. Nail Draga , kryetar i "ART CLUB"-it , tha se organizimi i kėtij sesioni paraqet njė ngjarje me rėndėsi shkencore dhe kulturore jo vetėm pėr kėtė shoqatė dhe qytetin e Ulqinit, por edhe mė gjėrė dhe shtoi se manifestimet e tilla shkencore pėr figura tė tilla madhore rrisin dinjitetin dhe krenarinė kombėtare. Dhe s’ka se si tė jetė ndryshe sepse Ymer Prizreni ishte kryeministri i parė i tė gjithė shqiptarėve.

Simpoziumi Ymer Prizreni...Mr. Riza Rexha , nė fjalėn e rastit u shpreh se duke shėnuar kėtė ngjarje, duke nderuar punėn e kėtij patrioti, ne pėrkujtojmė luftėn heroike qė bėri populli shqiptar pėr ēlirimin dhe unitetin kombėtar, vendosmėrinė e tij pėr tė jketuar i lirė e i pavarur. Mė pas nė emėr tė familjes Mollabeqiri, familje nė tė cilėn Ymer Prizreni kaloi vitet e fundit tė jetės sė tij, pjesėmarrėsit e kėtij sesioni shkencor i pėrshėndeti Lemo Mollabeqiri, duke thėnė se familja Mollabeqiri pati nderin ta pranojė Haxhi Ymer Prizrenin, kur para 121 vjetėsh u vendos nė familjen Mollabeqiri, ku jetoi vetėm pesė vjet. Nė vazhdim tė sesionit shkencor me kumtesat e veta mjaft interesante dhe me peshė shkencore u paraqitėn dhjetė historianė tė njohur nga Shqipėria, Kosova dhe Mali i Zi . Prof.dr Kristaq Prifti, foli pėr personalitetin e Ymer Prizrenit nė dritėn e dokumentacioniz osman; prof.dr. Marenglen Verli, pėr dokumentacionin austrohungarez pėr Ymer Prizrenin; prof.dr. Skėnder Rizaj, pėr Ymer Prizrenin deputet i parlamentit osman dhe kryetar i Lidhjes Shqiptare tė mirėfilltė; prof.dr. Ilijaz Rexha, pėr rolin e Ymer Prizrenit nė Komitetin Organizativ tė Stambollit; prof.dr. Gazmend Shpuza, pėr Haxhi Ymer Prizrenin kryeministrin e parė tė shqiptarėve prof.dr. Kahreman Ulqini, pėr itinerarin e fundit tė Ymer Prizrenit, Malėsi e Gjakovės - Ulqin; prof.dr. Muhamet Pirraku,, pėr tapinė e shqiptarisė sė Ulqinit; mr. Riza Rexha, pėr Ymer Prizreni dhe Ulqini; prof. Parim Kosova ndriēoi monumentet dhe eksponatet muzeale tė Ymer Prizrenit , kurse Kujtim Buza foli pėr pasqyrimin e Ymer Prizrenit nė arte figurative. Studiuesit pjesėmarrės ofruan tė dhėna tė reja pėr jetėn dhe veprimtarinė atdhetare tė kėtij udhėheqėsi tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mė nė fund u miratuan pėrfundimet nė tė cilat u vlerėsua arsyeshmėria e organizimit tė kėtij sesioni , i cili ndriēoi shumė aspekte tė kėtij personaliteti tė shquar tė lėvizjes sonė kombėtare.