Mr. Riza Rexha

YMER PRIZRENI PERSONLITET I SHQUAR I POPULLIT SHQIPTAR

Ymer Prizreni u lind nė Prizren, nė gjirin e njė familjeje tė arsimuar. Pas shkollės fillore dhe tė mesme qė i kreu nė vendlindje, nė Stamboll kreu studimet nė shkencat juridike, filozofike dhe teologjike. Pėrveē gjuhės amtare fliste: turqisht, arabisht, persisht, frėngjisht dhe kuptone gjermanisht. Ishte intelektual i pėrmasave tė mėdha, njė nga intelektualėt mė tė kompletuar tė kohės. Ai u tregua njė nga atdhetarėt mė largpamės dhe mė konsekuent nė ato vite tė vrullshme dhe vendimtare pėr fatin e atdheut.

Para se tė fillojė tė merret me aktivitetin shoqėror, politik dhe ushtarak nė organet dhe institucionet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ėshtė marrė edhe me aktivitete tjera. Ai u paraqit me shumė tituj, epitete dhe poste, si: myfti, myderriz, efendi, haxhi, shejh. Punoi si profesor nė Medresėn e Mehmet Pashės nė Prizren. Pėrė tėrė jetėn, nė paqė dhe nė luftė, u rrethua me personalitetet mė tė nderuara tė kombit. Nė vitin 1877 u zgjodh deputet nė Parlamentin osman. Ishte promotor i tė gjitha pėrpjekjeve qė sollėn nė Kuvendin themelues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 10 qershor 1878.

Nė strukturėn organizuese dhe drejtuese tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, ishte: Kryetar i Degės sė Lidhjes pėr Prizren, Kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes, Kryetar i Kėshillit Drejtues, Kryetar i Lidhjes Shqiptare dhe sė fundi Kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme Kombėtare.

Ishte i pajisur me ide tė reja revolucionare kombėtare, me karakter evropian. Me shembuj konkretė, nė veprim me bashkėmendimtarėt, pėrcaktoi rrugėn e re tė qėndresės dhe tė luftės. Nga ndėrgjegjja kombėtare ai merrte parullėn pėr tė komanduar si prijės dhe pėr tė vepruar si ushtar.

Ymer Prizreni, krahas vėllezėrve Frashėri, ishte ndėr ideologėt dhe aktivistėt mė tė dalluar, qė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit i dha frymėn dhe karakter kombėtar. Gjatė viteve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe veēanėrisht nė momentet mė tė rėndėsishme tė viteve 1880-1881, roli i Haxhi Ymer Prizrenit ishte shumė i rėndėsishėm. Qėndroi deri nmė fund i paluhatshėm nė idealet shqiptare, besnik i gjakut shqiptar tė derdhur mizorisht nga ushtritė pushtuese. Nė luftėn me armiqėt e jashtėm dhe tė brendshėm, u dallua me mprehtėsi e pjekuri tė madhe politike, sepse detyrat shumė tė rėnda e tė komplikuara, kėrkuan sa trimėri e guxim, aq edhe diplomaci e urtėsi.

Me potė gojė mund tė themi se Ymer Prizreni me shokė i pėrket asj plejadė tė udhėheqėsve tė Rilindjes e veēanėrisht tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė cilėt u bėnė bartės tė ndėrgjegjės kombėtare tė popullit shqiptar.

Pėr ēėshtjen kombėtare nuk kurseu asgjė. Ai kėrkonte luftė kundėr tė gjithė atyre qė rrezikonin tėrėsinė e trojeve shqiptare. Pėr arsye tė parimeve qė kishte pėrvetėsuar nga e gjithė edukata dhe pėrgatitja shkollore, nuk mund tė ēlirohej nga parimet e filozofisė sė teologjisė, por, nga ana tjetėr, e dinte mirė se ishte pjesėtar aktiv e i ndėrgjegjshėm i njė populli qė luftonte pėr tė drejtat elementare, pėr liri e pėrparim. Midis kėtyre dy poleve tė kundėrta, ai u pėrpoq tė  gjente zgjidhjen e problemit aktual pėr kohėn e tij, tė raportit midis “BESIMIT e ATDHEUT”. Zgjidhjen e gjeti, e formuloi nė figurėn e njė “PESHOREJE”, ku besimi dhe atdheu pėrbėjnė dy krahėt qė e mabjnė nė drejtpeshim, nė ekuilibėr. Ai theksonte se shqiptaria dhe besimi janė njė dhe tė pandashme pėr shqiptarėt. Ai mbolli dituri fetare dhe edukatė kombėtare shqiptare. Ai qėndroi nė pozitat pėrparimtare tė krahut demokratik tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

Ymer Prizreni kurrė nuk doli as para gjyqit tė okupatorit osman-turk as i thyer para forcės shumė herė mė tė fuishme osmane dhe ndėrkombėtare. Pėr tė mos rėnė nė lak tė armikut, pėr tė mos nėnshkruar kapitullimin e Lidhjes si kryetar, nė fund tė prillit 1881 u tėrhoq nė mėrgim. Zemra dhe ora e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e zgjodhi Ulqinin pėr strehim. Me tė drejtė, bashkėkohėsi i Ymer Prizrenit Dervish Salihu, e quajti shpėtimtar tė shqiptarėve.

Ymer Prizreni vdiq dhe u varros nė Ulqin.