Gjekė Gjonaj

MUZEUMI ETNOGRAFIK I MALĖSISĖ

Nė kėtė Muze ruhen nga pluhuri  harresės rreth 350 eksponate qindravjeēare nga jeta, puna, tradita dhe shpirti i banorėve tė Malėsisė, tė cilat pėr 36 vjet i ka mbledhur me kujdes fotografi e etnografi, Shtjefėn Ivezaj

 

VeshjetMalėsia ėshtė njė krahinė me thesar tė pasur kulturor. Nga ai heterogjenitet vlerash kulturore etnokultura jonė ka peshėn e vet tė caktuar nė pėrmasa kombėtare dhe shėnon njė pasuri  kulturore, ndaj sė cilės duhet patur konsideratė po  edhe pėrkushtim tė madh pėr t’ia bėrė tė njohur publikut.

 Kėtė vlerė materiale e shpirtėrore tė popullit tė vetė nė mėnyrė tė veēantė ėshtė duke e ruajtur Shtjefėn Ivezaj, me profesioon fotograf, kurse me pasion etnograf. Ai me datėn 1 maj tė kėtij viti, nė shtėpinė e tij nė Lekaj, fshat nė afėrsi tė Tuzit, hapi Muzeumin Etnografik tė Malėsisė.

 Nė kėtė Muze tani gjenden rreth 350 eksponate qindvjeēare nga jeta , puna, tradita dhe shpirti i pasur i malėsorėve. Tė gjitha kėto eksponate, na tha Ivezaj, i ka renditur , klasifikuar dhe restauruar me kujdes dora profesioniste e vajzės sė tij, Dritės. Aty ruhen nga pluhuri i harresės shumė vegla shtėpiake , vegla pune, vegla pėr bujqėsi, vegla pėr blegtori, orendi , vegla muzikore, armė, veshje popullore e gjėra tė tjera  tė vjetra , por tė  rėndėsishme nga etnokultura.

Armėt E gjithė kjo punė e bėrė, i gjithė ky material i  strehuar nė kėtė Muzeum ėshtė rezultat i punės sė palodhshme  36 vjeēare tė kėtij entuziasti, adhuruesi e koleksionisti tė madh tė etnokulturės sonė.

 Kėto vegla tradicionale popullore qė po i shihni nė fotografi dėshmojnė se sa i pasur , sa i pashterrshėm, dhe sa i larmishėm ėshtė shpirti i malėsorėvet. Ato janė pasuri e veēantė kulturore, permes tė cilave dėshmohet kontinuiteti dhe mėnyra e jetės si  dhe psikologjia e banorėve tė Malėsisė. Mu pėr kėtė arsye duhet falėnderuar z. Ivezaj pėr punėn e madhe qė bėri  nė grumbullimin, kultivimin dhe ruajtjen e kėsaj vlere materiale e shpirtėrore tė malėsorėve .

 Sikur nė Malėsi tė mungonte njė Muzeum i kėtillė shumė nga kėto eksponate, qė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė i pėrdornin nė raste tė ndryshme tė jetės , do tė harroheshin . Kjo do tė ishte humbje e madhe pėr brezin tonė tė ri, sepse i mjer ėshtė ai popull (komb) i cili nuk e njeh , nuk e ruan dhe nuk e trashėgon kulturėn e  vetė materiale e shpirtėrore dhe traditėn popullore.

Muzeumi ėshtė i hapur ēdo ditė prej orės 10-18.

Dhoma