Simė Gjon Nikė Dobreci

Me rastin e njėvjetorit tė „Buzukut"

 

Njė burrė shestanas pat thėnė: Me u burrnue me tė veten e me e nerue tjetrin. E ne, tė gjithė shqiptarėt, jo vetem shestanasit, kemi me ēka me u burrėrua. I kemi tė parėt tonė lavdiplotė, ata na lanė burrėrinė e traditėn njerėzore, besėn e nderin, zakonet, hadetet, mikpritjen e solidaritetin, kėngėt e pėrrallat popullore nė gjuhėn e shenjtė shqipe. Gjuhėn, nė tė cilėn don Gjon Buzuku, para 450 vjetve botoi Mesharin, nė ē’mėnyrė nderoi paraardhėsit dhe pasardhėsit e vet dhe i dha kontributin e veēantė kulturės shqiptare. Po, nė gjuhėn e shenjtė shqipe qė tė parėt tonė diten ta ruajnė me qindėra dhe mijėra vjetėsh dhe na e lanė trashėgim bashkė me trojet ku ata jetuan. Tė parėt tonė punuan e jetuan nė mėnyrė tė ndershme, megjithqė vėshtirėsitė ishin tė mėdha e tė shumta. Ata hoqen t’zitė u ullinit, por qėndruan, nuk u dorėzuan, nuk e lanė tė shkretė vendin e vet, nuk e tepruan me ikjen dhe humbjen e vet nėpėr botė.

Tė parėt tonė nuk ia bėjshin tė keqen tjetrit, por mundoheshin pėr tė miren e tė gjithėve. Ban mirė e hidhe nė detė, e mira ka me tė gjetė, thotė populli. Ashtu kthehet edhe e keqja. Tė parėt tonė nuk merreshin me mashtrime, keqpėrdorime ose punė e veprime tė pandershme; ata e dijshin qė nė atė mėnyrė nuk mbėrrihet kurrkund dhe qė pasojat do tė jenė shkatėrruese pėr popullin. Nėse duam t’i nderojmė tė parėt tonė, si edhe vetvetėn, atėherė edhe fėmijėt duhet t’i shkollojmė nė gjuhėn e nėnės, nė gjuhėn e ambėl shqipe, duhet t’i kemi mbishkrimet nė shqipe nė shitore e nė punishte, duhet t’i heqim viqat prej mbiemrave (tė cilėt s’i kishin tė parėt tonė), duhet t’i shkruajmė shqip rrasat e vorreve. Nėse ne, bijat e bijėt, nipat e mesat e tė parėve tonė, u pėrmbahemi dhe i respektojmė vetitė njerėzore e tė parėve tonė, jam i bindur qė tjerėt do tė na nderojnė, ēdo derė do tė ēelet para nesh, fjala jonė do tė ketė peshė nė botė.

Nė kėtė frymė ishin kryesisht shkrimet nė 7 numrat e Buzukut, deri nė njėvjetorin e Revistės. Pra, mos tė harrojmė qė jemi shqiptarė, tė zbulojmė vetvetėn, tė dijmė se kush jemi. Po, ka pasur shkrime edhe pėr tė drejtat qė duhet t’i kenė shqiptarėt nė Mal tė Zi. E vėrtetė, kultura dhe traditat e Ulqinit me katundet e afėrta, e Shestanit dhe e Krajės, e Anės sė Malit, e Dacajve dhe e shqiptarėve tjerė tė Rozhajės, e Tuzit dhe e Malėsisė, e Gucisė dhe Vuthajve, e shqiptarėve tė Tivarit, pra, e krejt popullit shqiptar nė Mal tė Zi, ėshtė pjesė e pandashme e kulturės gjithshqiptare. Kėtu qėndron edhe arsyeja e shkrimeve me rėndėsi gjithkombėtare tė botuar nė Revistė.