Botime shkencore

Hulumtime Etnolinguistike

Autor Ruzhdi Ushaku, botues Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Filologjisė, Prishtinė, 2000; faqe 272.

Recensues tė librit janė Dr Abdullah Karjagdiu, profesor i Fakultetit tė Filologjisė nė Prishtinė, si dhe Dr Christopher Lucken, profesor i Universite de Paris VIII-Vincennes Sant-Denis. Tė gjitha punimet nė libėr i kanė rezymetė edhe nė gjuhėn angleze, gjė qė e mundėson tė njihen me rezultatet e hulumtimit tė Ruzhdi Ushakut edhe ata shkenctarė qė nuk e flasin shqipen.

Libri, ku pėrfshihen 10 punime shkencore tė lėmisė etnolinguistke, ėshtė rezultat i hulumtimeve shumėvjeēare nė vend dhe nė botė.

Hulumtime Etnolinguistike - Dr Ruzhdi UshakuNė punumin e parė bėhet fjalė pėr Bindin, hyun ilir, gjurmėt e tė cilit janė tė vazhdueshme nė mitologjinė shqiptare dhe nė gjuhėn shqipe, gjė qė autori e argumenton me tė dhėna tė mjaftueshme. Ne sot e kėsaj dite themi u ba bin (u bė ēudi, mrekulli) ose u bane pėr bin (u shėmtove).

Nė punimn e dytė, Ruzhdi Ushaku merret me anijet e drunjta ose me kuaj tė detit, qė mund tė identifikohen me Kalin e Trojės dhe ngrit njė hipotezė sensacionale dhe tė argumentuar bindshėm, sipas tė cilės kali i drunjtė, me tė cilin u pushtua Troja, duhet tė ketė qenė anije.

Punimi i tretė ka tė bėjė me legjendėn (baladėn) pėr ndėrtimin e Rozafės (Kalasė sė Shkodrės). Autori na sjell tė dhėna qė vėrtetojnė autoktoninė e kėsaj balade (gojėdhėne), tė krijuar nga shpirti i popullit shqiptar, ose lirisht mund tė thuhet, kjo baladė madhėshtore ėshtė iliro-shqiptare. Ndėrkaq, tė shėrbehemi me fjalėt e autorit, ėshtė e arsyeshme qė me ardhjen e sllavėve nė kėto hapėsira, pėrkatėsisht me rastin e sundimit tė tyre nė kėto troje, mbi bazėn e gojėdhėnave a baladave mė tė hershme pėr ndėrtimin e Kalasė sė Shkodrės, tė jenė adoptuar dhe adaptuar gojėdhėna e balada tėngjashme, me motive a fragmente plotėsuese, specifike, si dhe me prirje pėr t’ua mveshur kėtyre ngjyrėn historike.

Punumi i katėrt i Ruzhdi Ushakut flet pėr romanin Florimont tė shkruar nė gjuhėn e vjetėr frenge mė 1188. Ngjarja zhvillohet nė trojet shqiptare, ēka ka lėnė gjurmė tė qartė nė roman. Kėtu autori merret me njė epizod me motive detare shqiptare, i cili e ka ruajtur vazhdimėsinė nė traditėn tonė deri nė ditėt e sotme. Edhe punimi i pestė ėshtė nė lidhje me romanin Florimont. Bėhet fjalė pėr elementet shqiptare nė roman, p.sh., pėr toponimet, antroponimet (p.sh. Flokart), tė cilat dėshmohen si fjalėformime mė tė vjetra tė shqipės tė formė tė shkruar. Pra, si thotė autori, karakteri shqiptar i kėtij romani ėshtė i pamohueshėm, si nė fushėn e gjuhės shqipe, ashtu edhe nė traditėn popullore legjendare shqiptare.

Nė punimin e gjashtė kemi togfjalėshat Burri i Dheut, E bukura e Dheut. Sa shprehje tė bukura, madhėshtore, nderuese, njerėzore, burrėnore qė populli shqiptar i krijoi nė tė kaluarėn e largėt ose i trashėgoi prej ilirėve, paraardhėsve tė shqiptarėve. Pra, njeriu (burri dhe e bukura e dheut) ėshtė sunduesi, zotėruesi ose zoti i dheut, i tokės nė krahasim me zotin ose zotnat (perenditė) nė qiell.

Nė punimin e shtatė autori bėn vėshtrimin krahasues tė fjalės testa (latinishtja vulgare) me fjalėn rrashta (tė shqipės), duke theksuar njė fenomen tė llojit tė vet leksikosomatik nė shqipe dhe nė fazėn mė tė hershme tė gjuhėve romane. I teti punim ka tė bėjė me gjurmėt e kriptoshqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe nė Kronikėn e pritit tė Dioklesė (Gjeneologjia e Tivarit) tė shekullit XII, ku, veē tjerash, vihen nė dukje edhe disa fjalė shqipe qė ndeshen nė Kronikė. Nė punimin e nėntė kemi disa deshmi tė shqipes para Mesharit tė Gjon Buzukut, siē janė, p.sh., ajo e vitit 1285 (gjua shqipe), pastaj ajo e Brokardit, arqipeshkvit tė Tivarit, mė 1332 (fjala ėshtė pėr librat shqip tė shkruara me shkronja latine). Nė punimin e dhjetė argumentohet autoktonia bregdetare e shqiptarėve, ku, si risi tematike vihen nė spikamė shprehje, frazeologji, proverba me motive detare tė ruajtura nė traditėn e shqiptarėve.

Nė fund, jam i bindur dhe po e them, qė ky libėr me punime, ku respektohen rregullat shkencore, ėshtė njė kontribut me vlerė tė madhe pėr autoktoninė e popullit shqiptar nė Ballkan, pėr lidhshmėrinė e shqiptarėve me ilirė; pra, libri ėshtė me rėndėsi kombėtare gjithshqiptare, si dhe ndėrkombėtare.

Komentoi Dr Simė Gjon Dobreci