Zef Gjuravēaj, publicist

Reformator i arsimit kombėtar ( 2)

 

Dr Mirash Ivanaj u arrestua mė 15 maj 1947 nga Skėnder Kosova me urdhėr gojor tė Koēi Xoxės, i cili pėrndiqte intelektualėt, ndėrsa urdhėri zyrtar i paraburgimit ka dalė mė 19 maj 1947, dy ditė pasi ėshtė burgosur nga prokurori publik Xhevit Struga. Po ky prokuror me3 datė 21 maj 1947 urdhėron burgimin e Mirash Ivanaj pėr faje penale kundėr popullit dhe shtetit pėr njė kohė tė papėrcaktuar nė burgun e armiqve tė popullit.

Dr Lazėr Radi pranė varrit tė Marash IvanajtNdonėse Mirash Ivanaj nuk i pranoi akuzat dhe i rrėzoi njė nga njė me argumente e fakte, Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake e dėnon Mirash Dodė Ivanaj me shtatė vjet privim lirije, humbjen e tė drejtave civile e politike pėr pesė vjet, punė tė detyruar si dhe kofiskimin e pasurisė sė luajtėshme e tė palejueshme.

Kėshtu u mbyll nė burgjet komuniste personaliteti i madh i kulturės shqiptare, demokrati Mirash Ivanaj.  Vuajtjet e tij nė burg janė tė pafund, sikurse pėr tė gjithė tė burgosurit politikė.

Profesori pėrgjithėsisht  kishte njė brengė tė vazhdueshme pėr fatin e zi tė Shqipėrisė, i qante shpirti pėr bibliotekėn e tij, pėr librat, qė ishin si fėmijėt e tij tė vetme dhe qė ia kishin grabitur. Ditėt e fundit martiri Mirash Ivanaj i kaloi nė tortura nė punė tė detyruar rraskapitėse: me fyerje e poshtėrime, me mungesė tė plotė tė diellit e lirisė, nė mungesė tė ushqimit minimal pėr tė mbajtur shpirtin. U dergj nga sėmurja vdekjeprurėse e pandėrhyrje kirurgjike. E lanė tė jepte shpirt pa asnjė ndėrhyrje mjekėsore. Pushtetarėt kriminelė ishin tė interesuar qė ai tė mos e shihte mė dritėn e diellit dhe tė jetės.

Shpirti djallėzor pėrvers e hakmarrės i Enver Xoxhės do tė kėnaqej e qetėsohej me vdekjen e Mirash Ivanaj qė kishte guxuar ta ndėshkonte dikur nė rininė e tij. ( Ministri Dr Mirash Ivanaj i pret burrsėn Enver Hoxhės, sepse gjatė tre vjetve nuk dha asnjė provim)

 Nė ēastet e fundit tė jetės e sollėn Doktor Shirokėn i cili u trondit pa masė kur pa profesorin duke dhėnė shpirt. I mbylli sytė pėrgjithmonė pėr tė shpėtuar nga tė gjitha vuajtjet dhe poshtėrsitė e asaj bote tė nėmur - 12 ditė para se tė lirohej nga burgu Ivanaji vdiq.Bashkėvuajtėsit e tij tregojnė se nė spital u muar vesh qė trupi i Mirash Ivanaj gjėndej nė  audirorėt e anatomisė sė Fakultetitė tė mjekėsisė pėr eksperiment e demostrim mėsimor. Kėshtu ai i shėrbeu Shqipėrisė edhe pėr sė vdekuri".

Faksimile e dokumentit nė tė cilin Dr Mirash Ivanaj i pret bursėn Enver Hoxhės, sepse gjatė 3 vjetėve nuk dha asnjė provimVdekja e profesor Ivanaj qe e ēuditshme. Vdiq: as nė burg as nė liri, as i burgosur, as mes shokėve e as nė vetmi fare, njė vdekje absurde, njė vdekje mister. Vdiq larg tė gjithėve, i vetmuar, sepse as kush nuk e ngushėlloi nė atė absurditet faji ku e kishin zhytur. Vdiq siē vdesin tė gjithė emigrantėt, siē vdesin tė gjithė ata qė luftojnė pėr ideale tė larta, siē vdesin ata qė  gjithė jetėn kanė jetuar vetėm me nder e pėr nder. Me gjithė meritat e tija vdiq ashtu siē thotė Fan Noli nė elegjinė kushtuar Luigj Gurakuqit: "...shpirt i bardhė si dėborė..."

Dhjetė vjet mė pas, mė 1963, kur tė afėrmit e kushririt tė tij Nikollė Ivanaj (Mirash Ivanaj ishte i pamartuar) e nxorėn nga vendi ku e kishin hedhur, pėr ta varrosur njerėzisht nė varrezat e qytetit tė Tiranės (varrezat e Sharrės), e gjetėn tė hedhur nė gropė pa emėr, pa arkivol, pėrmbysė pėr dhe, si njė tė burgosur tė cilin e dėnojnė pėrsėri pas vdekjes.

Demokracia e ngriti profesorin Ivanaj, e ktheu me fytyrė nga qielli dhe do ta vendosė nė Altarin e Kombit.