Konferenca e katėrt rajonale e organizatave

joqeveritare tė pakicave kombėtare

Fati i shqiptarėve nė Mal tė Zi nuk duhet tė varet nga vullneti i kėtij apo atij subjekti politik. Ēėshtja e tyre duhet tė zgjidhet nė mėnyrė institucionale, demokratike dhe tė drejtė. Pėr avancimin e tė drejtave tė tyre si bashkėsi specifike nacionale duhet tė sigurohen mekanizmat dhe instrumentet adekuate kushtetutare- juridike.

 

Trajtimi dhe statusi juridik i pakicave kombėtare nė Serbi dhe Mal tė Zi, gjendja e tė drejtave tė njeriut nė rajon, si dhe rregjistrimi i popullsisė shikuar nga aspekti i pakicave kombėtare ishin temat kryesore mbi tė cilat u debatua nė Konferencėn e katėrt rajonale tė organitzatave joqeveritare tė pakicave kombėtare e cila u mbajt nė Novi Pazar nga data 9010 mars tė kėtij viti. Organizatorė ishin organitzatat joqeveritare, Persepktivat e Hapura nga Subotica dhe Forumi civil i intelektualėve nga Novi Pazari. Nė kėt tubim, i cili shqyrtoi problemin dhe ēėshtjen e pakicave kombėtare nė rajon, nga shqiptarėt e Preshevės mori pjesė z. Behlul Nasufi, sociolog, kurse nga shqiptarėt e Malit tė Zi Nikė Gashaj, politikolog. Zoti Gashaj paraqiti problemet dhe kundėrthėnjet me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt nė Mal tė Zi nė realizimin e tė drejtave tė tyre individuale e kolektive dhe nė ruajtjen dhe pėrparimin e gjuhės, arsimit dhe kulturės. Nė veēanti theksoi problemin evident tė dallimeve tė mėdha midis normave dhe proklamatave politiko-juridike, nė njė anė dhe tė realitetit nė anėn tjetėr. Mė tutje ai ceki se shqiptarėt kėrkojnė implementimin e standardeve ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre.

- Fati i shqiptarėve nė Mal tė Zi nuk duhet tė varet nga vullneti i kėtij apo atij subjekti politik. Pėrkundrazi, ēėshtja e tyre duhet tė zgjidhet nė mėnyrė institucionale, demokratike dhe tė drejtė. Pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre si bashkėsi specifike nacionale duhet siguruar mekanizmat dhe instrumentet adekuate kushtetutare-juridike, tha Gashaj. Duke parashtruar problemin e marrėdhėnieve midis shumicės dhe pakicės nė Mal tė Zi konstatoi se mbrojtja e pakicave nacionale nuk mund tė sigurohet nga prizma e demokracisė sė shumicės, tė mbivotimit tė pakicave nacionale, tė injorimit tė interesave tė tyre, tė demonstrimit tė fuqisė numerike, tė imponimit tė vullnetit dhe interesave tė shumicės dėrmuese tė pakicave kombėtare. Sot, pohoi Gashaj, njė numėr i madh i shkencėtarėve qė merren me marrėdhėniet interetnike, qė nga perėndimi e deri nė lindje tė Evropės, ashpėr e kritikojnė konceptin e shtetit tė pastėr nacional, por gjithashtu edhe konceptin e shtetit ekskluzivisht qytetar nė shoqėritė multietnike. Sipas tyre asnjėri prej kėtyre koncepteve shtetėrore nuk mund tė sigurojė mbrojtjen e pakicave kombėtare, as demokracinė stabile. Pėr kėtė arsye pikėrisht preferohet demokracia e kombinuar apo sistemi liberalo-komunitar. Njė koncept i tillė shtetėror respekton dhe mundėson realizimin e tė drejtave individuale dhe kolektive tė shumicės etnike dhe tė  pakicave etnonacionale, konstaton Gashaj. Duke pasur parasysh veēoritė specifike tė pakicave nė Serbi dhe nė Mal tė Zi, konferenca rajonale miratoi kėto konkluzione:

1.Pėrkufizimi mė adekuat pėr to do tė ishte popujt pakicė, meqenėse nė teorinė bashkėkohore politiko-juridike ende nuk ka definicion universal tė pranueshėm.

2.Inicoi formimin e Alijansės si trup i pėrhershėm i cili do tė ndėrmarrė masa dhe do tė pėrcjelli gjendjen e tė drejtave tė pakicave nė rajon.

3.Inicoi mundėsinė e hartimit tė njė kontrate tė Evropės Juglindore mbi rregullimin e tė drejtave dhe pozitės sė pakicave kombėtare nė rajon.

(Buzukupress)