Gjekė Gjonaj

Duart e praruara tė Zefit

Zefi duke mjekuar njė pacient nė shtėpinė e tij nė Kullomzė

Ju lutem, a dini ku jeton Zefi i Nikės Lekės? – me pyeti pak ditė mė parė njė burrė i moshuar nė hyrje tė Ulqinit deri sa kthehesha prej punės. Pėr cilin e keni fjalėn? - ia ktheva. Pėr atė doktorin, Zef Briskun, qi di me venue eshtnat kur dalin pej venit ose kur thehen, m’u pėrgjegj ai. Nė Kullomzė, i thashė. Ai ngutej, mė falėnderoi dhe vazhdoi rrugėn. Mė vonė mora vesh se djali i kėtij burri, pėr mua i panjohur, e kishte lėnduar kėmbėn dhe se, pėr fat tė mirė, Zefi ia kishte mjekuar me sukses. Rastet e kėtilla nė shtėpinė e kėtij mjeku popullor janė tė shpeshta, sepse rrallėherė ndodh, qė brenda 24- orėsh, mos tė kėrkojė ndokush ndihmė prej tij. Zefi nė ēdo kohė kur ėshtė nevoja, ditėn e natėn, ėshtė i gatshėm t’u ndihmojė njerėzve. Kėtė punė humane e ka filluar qė nė moshėn e rinisė. Nuk ka tė kryer ndonjė specializim pėr ortopedi, por me shumė sukses arriti t’i shėrojė ēvendosjet ose thyerjet e eshtrave tė gjymtyrėve (duarve, kėmbėve) dhe tė trupit, si dhe lėndimet e qafės dhe tė shtyllės kurrizore. Vetėm me prekje me dorė Zefi di me saktėsi tė caktojė a ėshtė eshtra e plasur, e thyer apo e nxjerrur.

Leka, gjyshi i Zefit Kėtė mjeshtri nuk e mėsova nė shkollė, por ma falėn tė parėt mi dhe Zoti. Para meje e dinin babai Nika (1892-1948), gjyshi Leka (1867-1952), stėrgjyshi dhe katragjshi. Tė njėjtėn punė sikur unė e punojnė tash dy bijtė, djemtė e mi Leka e Nikolla, thotė Zefi. Pėr kėtė specialist eshtrash ėshtė dėgjuar jo vetėm nė komunėn e Ulqinit, por edhe mė gjėrė. Atė e mbajnė mend pėr tė mirė mijėra nevojtarė nga vendi e tė huaj, tė cilėt kanė kaluar nėpėr duart e praruara tė tij. Ai falas ka shėruar njerėz tė kombėsive, konfesioneve e profesioneve tė ndryshme, madje edhe mjekė. Mė sė shumti kam pasur punė nė vitin  1979, kur Ulqinin e goditi tėrmeti i fuqishėm. Ato ditė nėpėr duart e mia kanė kaluar qindra vetė. Pėr kėtė u dekorova me Medaljen e meritave pėr popull, shprehet Zefi. Atij i kujtohen shumė raste delikate, por veēoi njėrin qė ndodhi nė ndeshjen futbollistike nė mes tė turistėve gjermaė dhe kamarjerėve tė hotelit Olimpik.

Nika, baba i Zefit Nė momentin kur futbollisti gjerman nxorri gjunin, mua mė ftuan nė fushėn e sportit. Kur hyra brenda me duartrokiten 3000 tifozė, e unė i lutesha Zotit t’mė japė forcė. Pas pak sekondash ia ndreqa gjunin. Futbollistėt prej gėzimit mė bartėn nė duar deri nė bazen dhe me zhytėn nė ujė, tregoi Zefi. Prej atėherė ka shumė vjet, kurse Zefi, edhe pse i ka afruar tė shtatėdhjetat, me tė njėjtin pasion e sukses u ndihmon tė lėnduarve.

Shpėrblim - rezultat i punės sė Zefit