Prof. dr. Tefik Bekteshi,  - Prishtinė

Majmėria - problem shėndetėsor dhe kozmetik

Njė nga karakteristikat e shekullit tė fundit ėshtė rritja e njeriut nė gjatėsi, por mjerisht edhe nė gjerėsi. Majmėria e tepruar ose obesiteti (obesitas, trashėsia) ėshtė epidemi e shekullit. Sot, majmėria konsiderohet jo vetėm problem kozmetik, por sėmundje, dhe nė nivel tė mjekėsisė sė sotshme ėshtė e pashėrueshme. Por, mund tė mbahet nėn kontroll. Thuhet se njeriu me lugė e pirun mund tė gropon vetit varrin. Ēdokush duhet tė han aq sa i nevojitet, pra sa ėshtė e nevojshme tė plotėsohen kėrrkesat fiziologjike pėr energji dhe materie tė domosdoshme ushqyese. Nėse teprohet, dėmtimi i shėndetit ėshtė i pashmangshėm. Me fjalė tjera, duhet ngrėnė pėr tė jetuar, e jo tė jetohet pėr tė ngrėnė. Pesha e tepėrt ėshtė pasojė e parė e ushqimit pa masė. Ērregullimet e shėndetit pasojnė. Pesha e tepėrt ishte problem edhe mė parė. Kinezėt e vjetėr konsideronin se mėngjesin duhet ngrėnė vet, drekėn duhet ndarė me mikun, kurse darkėn duhet dhėnė armikut. Romakėt e vjetėr ngritėn pėrmendoren bashkėqytetarit tė tyre qė jetoi 112 vite, nė epitaf shkruante: "Vdiq nė moshėn 112 vjeēare. Hante dhe pinte me masė". Filozofėt antikė thonin se duhet pasur masė pėr ēdo gjė nė jetė. Mos e tejkaloni masėn, duhet tė keni masė pėr ēdo gjė, pra edhe pėr ushqim. Bile, posaēėrisht pėr ushqim. Nuk ėshtė lehtė tė "kemi masė" pa marrė parasysh pėr ēka ėshtė fjala. Kur ka tė bėjė me edukimin, mėsimin, eksperiencėn… kjo ėshtė pjesė e personalitetit tė njeriut. Kur ėshtė fjala pėr ushimin, "masa" e ruan shėndetin e njeriut - nga teprica jetojnė mjekėt.

Si tė kalkulohet masa normale e trupit?

Gjeniu, Leonardo da Vinēi nė shekullin XVI konstruktoi peshojėn, por ajo nuk pėrdorej pėr matjen e peshės sė trupit tė njerėzve, prandaj edhe nuk kemi shėnime tė tilla. Mė1879 Broca propozoi kriterin pėr peshė ideale trupore. Kjo kalkulohet kur gjatėsisė sė trupit tė shprehur nė centimetra i hjeket 100. Pėr shkak tė thjeshtėsisė kjo formulė aplikohet edhe tani. Sot konsiderohet mė e arsyeshme formula (indeksi) i Quetelet (Kuetelit), tė cilin ky astronom belg e propozoi me 1869. Ky indeks njihet si indeksi i masės trupore (body mass index). Kalkulohet duke pjesėtuar peshėn e shprehur nė kilogram me katrorin e gjatėsisė tė shprehur nė metra. Nėse fitohet numri 20-25 personi  ka peshė normale trupore. Numri 25 - 30 paraqet peshė tė tepruar; 30 - 40 pėrkufizohet si majmėri (obesitet), kurse mbi 40 si majmėri e tepruar (obesitet masiv).

Njerėzit marrin mė shumė ushqim se sa iu nevojitet!

Ushqimi zvogėlon aksiozitetin. Vetėm hapeni frigoriferin - dhe jeni mė tė qetė, natyrisht nėse nuk ėshtė i zbrazėt. Ushqimin si "bar tė shpirtit" mė shumė e konsumojnė femrat. Humbet masa dhe kalohet nė sėmundje. Shpesh gjatė uikendit konsumohet mė tepėr ushqim se sa tėrė javėn. Ēdo tė hėnė "fillon" dieta e re, dhe kėshtu nė rreth tė pafund. Bisedohet pėr ushqim tė "shėndosh", e pastaj kur largohet shoqėria kikiriki dhe ėmbėlsirat e mbetura duhet tė "hjeken". Dikush luan rolin e shportės sė mbeturinave. Lukthi ėshtė shėrbyes i mirė dhe mjaft mund tė duron derisa tė mos sėmuhet, e atėherė bėhet patron i keq. Lukthi i sėmurė do tė ju tregon ēka dhe sa mund tė hani, nėse nuk ia veni veshin do t’ju ndėshkon sė shpejti.

Si tė ushqehemi?

Pėrpara preferoheshin dieta strikte, "tė cilat garantojnė sukses". Por kjo ishte joefektive. Fabrikat e ushqimit dhe tė barnave reklamojnė "preparate" pėr peshė ideale. Nganjėherė kėto preparate janė edhe efektive, por pėr njė kohė tė shkurtė. Sot tentohet qė popullsia tė edukohet, tė pėrqafon rregullat pėr tė ushqyerit "me masė", tė ndėrrohet stili i ushqimit dhe i jetesės. Me kėtė ruhet shėndeti dhe rritet kualiteti i jetės. Ja disa rregulla tė tilla: Sasinė ditore tė ushqimit ndani nė pesė shujte; Ushqimin e merrni nė kohė tė caktuar gjatė ditės; Nuk duhet konsumuar tė njėjtin ushqim, provoni gjėra tė reja. Rritni sasinė e pemėve, perimeve e prodhimeve tė drithėrave nė ushqim; Zvogėloni sasinė e yndyrnave me prejardhje shtazore, kripės e mishit tė kuq; Largohuni televizionit meqė krijohet pasiviteti i organizmit; Aktiviteti fizik ėshtė i domosdoshėm, vetėm 20-30 minuta shėtitje nė ditė do tė ndihmon shumė; Lexoni libra mbi ushqimin. Prej tij rrojmė, pra ėshtė i rėndėsishėm.