Kisha e Tushilės

Kisha e Tushilės Nė Shestanin Posht (nė Nėnmal) gjinet kisha e Tushilės, kishė vorresh e katuneve Karanikaj dhe* Gjuraē. Me siguri qi kā kisha edhe mė tė mira, por panoramėn e kishės tė Tushilės s’e kā asnjāna. Ajo duket pej 3 km largsi. Dridhja e tokės mė 1979 kishėn e dėmtoj shum. Masi ishte e shpallun si monument kulturor, nuk na lejuon qi na tė punojmė nė te. Mė 1996, na banorėt e tė dy katuneve vendosem qi vetė ta renovojmė. Mlodhem tė holla, na nimuon Tivaras qi rrjedhin pej katuneve tona, por punėn kryesore e bāmė na vetė. Megjidhqi kijem pak, kur isht bashkimi, suksesi nuk mungon. Jo vetėm qi u desh me goditė megjė (murė), por vumė edhe lānėn e re, tjegllat, llamperinė, si edhe funin (pėr tokė) qi e shtruom me beton. Rrathi i kishės u godit i ri, e ēka isht mā kryesore, vumė edhe rrymėn elektrike. Nji gja qi na bān krenar, pėrveē ktyne gjānave, isht pastrimi i vorreve. Kur hypen nė rrath tė kishės, isht si me hypė nė nji park tė bukur. Kyj isht nji  shemull si duhet me u shikuo vorret e tė parvet. Pėr pastrim mā tė bukur duhet ti falenerojmė Pjetrit Vukės pej Gjuraēit. Masi aj shkoj pej katuni, na mlodhem nji fond qi isht i parapomė pėr pastrimin e vorreve. Si organizator i tė tānave punve, duhet me pėrmenė Stjepėn e Nikės pej Gjuraēit. Aj kje boshti i tė tānave punve; megjillqi ishte me nji dorė, aj punoj mā shum se shum pej nesh. Pėr fat tė keq, aj diq para se e kryem kishėn. Duhet me e pėrmenė edhe Pjetrin e Nikės, ose, si e thrasim na, Pjetėr Shestanin, qi rrjedh pej Gjuraēit. Aj na dha nimen mā tė madhe me pare; kurdo qi metshim pa tė holla, aty ishte Pjetri. Aj kje edhe i vetmi organizator me goditė rrugėn e me bā asfaltin deri te dera e kishės. Pėr rrymėn elektrike na nimoj arqipeshkvi i Tivarit zotni Zef Gashi, si edhe ing. zotni Antoja i Pjetrit Macit Nikės pej Braticet qi tash jeton nė Tivār. Pėr instalimin e rrymės na dhanė nimė, pa kurrnjifarė shpėrblimit, Zefi i Preēit edhe Zefi i Stjepės pej Lukiqit. Nimen mo t’madhe na e dhanė djelmoēat tonė qi punojnė nė Amerikė. Punėt e filluom nė gusht e u kryem nė dhetor mė 1996; u punuo pa pushim. Po ju nisinj resmen e kishės tė Tushilės. Shėnoi Gjergji Lek’s Macit Kol’s Perkolanj, shestanas, jeton nė Fushė tė Tivarit.

Lektor pėr gjuhėn shqype tė Shestanit

Gjura i Macit Nik’s Daboviq.

*Nė vend tė dh shestanasit pėrdorin ll.

Kishėn e shėn Lazrit (6 x9 metra) e gjejmė nė dokumente tė shkruara mė 1840. U riparua nė vitin 1852 dhe 1868. Ka qenė kishė e varrezave pėr katundin Gjuraē, Karanikiq dhe pėr katundin e sipėrm dhe tė poshtėm. Kisha e Tushilės pėrmendet edhe nė kangė popullore: Kur dola n’Tushilė te kisha, Fun e mee e m’u dridh kmisha.