Popull i nershėm, i dashtuni Mark!

 

O abetarja jeme, duo me m'nimuo,

Me i zg'jedhė germat pėr me goditė

fjalėt e me i rrjeshtuo,

E kti popullit me i kalxuo,

Qi djalin tem po duo me vajtuo.

Nė jetė teme isht i pari,

Pėr me shfrye mė bani halli,

Me dhimė nė zemėr e deshprim,

Po u kalxoj nje kit vajtim:

Nje kta gjin qi kanė ardhė sot,

Disa sy qi derdhin lot,

Ty, o Mark, kanė ardhė me t'pa,

Ty, o Mark, kanė ardhė me t'kja.

Ke lanė babė e ke lanė nanė,

Me t'kja pėr diell edhe pėr hanė,

Ke lanė motėr e ke lanė vlla,

E pej konakut na je da

Sa i mushe tremdhet vjet

Nė dhe tė zi rave me fjetė.

Pėr me mujtė tine me lé,

Isht dashė nanės tane barkun me thikė

me ja pré.

Pėr gjynah ty tė fali Zoti,

Nėr heqima tė kaloj moti,

Nėr spitala tė kena ēuo,

Pėr me mujtė me t'heqimuo,

Me gjidh zemėr jena munuo,

Jetėn tane me ta pėshtuo,

E nė marim s'bani dobi,

Asnji fare heqimi,

Se hexheli e pas ka shkruo,

I ri jeta me t'kaluo.

Tremdhet lule prendverore,

T'tana ti me vete i more,

Na ke lanė dhima e kujtime,

Me jetuo me kta menime,

Me t'vajtuo edhe me t'kja,

Se mas ditet soēme s'kena ma me t'pa.

Nė mee tė lisit duo me shkuo,

Hallin tem e me vajtuo,

Asnji degė nuk duo me lanė,

Asnji gem e pa i thanė,

Qi pa Markun kena metė,

Para kohet ka nrruo jetė.

O zamak, o fesligen,

O i dashtuni Marku jem,

Ditė t'e zezė pas kam pritė,

Tė dekun pej shpijet me t'qitė.

Isht dash tine me m'venuo,

Se jo unė fmillokun tan e me burgtuo.

Nė prendverė tė jetės-o,

Nė lulzim t'trillokut-o.

Mas dekjet robit pėr nji kjothtė se isht

donj jetė,

Njashtu si e kalxojnė nė botė tana fetė

vet,

Me duor tė shtrime nana jeme ka me

t'dalė para,

Fort e gėzuome, si kurr pėrpara,

Ka me t'puthė e me t'lurtuo,

Se shum fort tė ka dishruo,

Pėshtetun pėr zemėr tė saj ka me

t'shtėrnguo,

Nji parė lot sytė kanė me i lėshuo,

Kanė me kjenė ata lot gėzimit,

Qi kanė dalė nė dritė e pej shenimit.

O nan-o, si amanet,

Ma shiko djalin, nipin e vet.

Gjikah bashkė kini me shkuo,

Njani pej tjetrit mos m'u larguo.

Bani sabėr, mė pritni muo,

Atje tė tanė s'bashkut m'u bashkuo.

Fatziu unė se ēka kam pritė,

Nji grusht dhe baba e nana djalit vet

me ja qitė.

Po avitet vakti pėr me t'ēuo,

Nė nji shpi tjetėr me banuo,

Terri e burgu ku mretnojnė,

Me duor tona tash po t'ēojmė,

Aty s'ke as diell as hanė,

Ēka ka pritė, o e mjera nanė,

Aty s'ke as zjarm m'u nxe,

Se isht ven i bam nan dhe,

Aty ke me nenjė e ke m'u shkri,

Deri sa tė bahesh pluhun e hi,

Simas ligji tė ksaj jetė,

Kurrkush nryshe s'munje me metė.

E pranvera kur ka m'u afruo,

Qyqet nė qiell kanė me fluturuo,

Mi vorr tan kanė me pushuo,

Zanin e tynve kanė me lėshuo,

Kanė me ba kuku e kanė m'u ankuo,

Gjumin tan s'kanė me trazuo,

Ti aspak s'ke me mujtė me i niguo,

Se me dhe kena me t'mluo.

Nan dhe tė zi ke me pushuo,

Njashtu si kismeti ka urdhnuo.

Nė zemra tona ke me jetuo,

Pej menimit s'kena me t'larguo.

Kur tė na marre malli pėr ty,

Shpisė tane tė pėrdajshme kena me ja sy,

Vorrin tan kena me kujtuo,

Me do lule tė bukra kena me shtruo,

Me do lot tė nxehta kena me pikluo,

Dyherė nė vjetė prithti ka me ta bekuo,

Sa do pak s'kena me t'harruo,

Ti, o diell, qi ke prenuo.

O Zot nė qiell, ty qi tė ludhdojmė,

Shpirtin e Markut po ta dorzojmė,

Nė duor Tuja tė lulzonje,

Pėr gjidhmon ty le t'neronje.

O Marko, o djal-o,

O syni babės-o,

Ti ma paē tokėn e letė,

Perenia neve na dhantė kivet.

Faqe bardhė kjoshi qi kini niguo,

Vajtimin qi me zemėr e me shpirtė ju

kam kalxuo.

Gjoka i Palės Stanaj, Braticė (Ulqin), vajton tė birin Markun, qė nėr heqima i kaloj moti; vdiq mė 7.9.2000, u vorruā tė nesėrmėn.

 

 

Oj Rumia bjeshkė e naltė

Oj Rumia, bjeshkė e naltė,

Ma e naltė u bash se je,

Kur dola na maje ty-ė,

Mora detin-o me sy-ė,

Na mjedis ta detit-o,

Ish nji kullė e bardhė e naltė,

Kulla ishte, shkalla s'kishte,

Preva thonjtė e vuna shkallat,

Hypa nalt e na ēardak,

Ēila penxherėn me ēark,

Gjeta vashėn nėn duvak.

Kish nji rizė e plot me molla,

Plot me molla, plot me dardha.

-Ma nep nji-ė, t'u thathtė dora.

-Ng'jate dorėn, merre vetė,

Naē merr mollėn, naē merr dardhėn.

-S'due mollėn, s'due dardhėn,

Due vashėn faqebardhėn.

Vashėn desha, vashėn mora,

Rash nė gjak e s'u kalxova,

Vllaznive haber u ēova:

-Nigoni vllazia mi,

Po jau la nji porosi,

Mos me i vu vashės kunorė,

Jam i tretun nė Stamollė.

 

E kėndoi Gjoka i Markushit, shestanas prej Briskut, tash jeton nė Braticė, Ulqin.

E shėnoi S.D. mė 19.9.2001.