dr. Pjetėr Gjuravēaj, dr. Gjergj Gjuravēaj

 

Vajtimet e grave dhe gjamėt e burrave nė Malėsinė

e Madhe ( Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė) - 5

 

Vajtorėt (gjamtarėt) vdekjen e shohin si dukuri normale kur vdesin burra tė moshuar "ashtė dekė me rėn" gjamėtari e kapėrcen por jep trajtėn narative dhe konvencionale duke shpreh tė kaluarėn e hidhur dhe tė vėshtirė kur mbetet pa tė vetmin djalė, paraqitet njė atmosferė e zymtė. Evokon qėndrimin dhe krenarinė, qėndrueshmėrinė i vendosur dhe i papėrkulur para fatkeqėsisė dhe rrezikut kur iu vra djali i vetėm derisa ishte bari nga njė shok i tij rastėsisht e joqėllimisht dhe tė vdekurin e ēojnė nė shtėpi, por nė grykė tė varrit e ka falur vrasėsin, ndonėse ishte dhe mbeti me njė dhembje tė thellė shpirtėrore, por edhe vrasėsi mbeti me ndėrgjegje tė vrarė. Vajtori evokon efektin dhe reaksionin dramatik nė mėnyrė figurative me emrin "ferrė" diēka e keqe; hall i madh "dera iu mshel me ferrė". Vargjet e shprehin besnikėrisht dhe bindshėm "pėr hise tė shkretuar" qė depėrton, fatkeqėsia, lehtė nė ēdo emėr; qė mbesin baba e nėna fatkeq dhe tė mjerė, qė ėshtė pėr tė ardhur keq. Pėr konkretizim po sjellim njė fragment tė vajtimit. Gjamė pėr Smal Dedin Dukaj (Budxė- Triepsh)

" I mjeee - ri u ' pėr ty, o Smal,

nuk ėm bjen dėr met se t' kam

njoftė ka ditė,

por po kjaj emnin e jaj djalit t' ri.

I mjeee - ri u ' i mjeeee-ri, o Martin

ēi para kohe shkove en lle t' zi

e ti e ke falė gjakun e ti

ėn grykė t' vorrit si daji.

- Qysh ate' re me ferrė u pshel kjo

sh' pi

I mjeri u ' i mjeri, o Smal

pėr histe tate t' shkrepun...

Vdekja vėshtrohet si njė dukuri kobzezė dhe fatale mu atėherė kur nė atė shpi nuk lė trashėgimi pas vdekjes; djalė tė martuar, qė do tė trashėgoi shtėpinė nga i ati. Gjykuar sipas tekstit poetik tė mėsipėrm, mund tė themi se gjama ka aspekte etike e sociale duke i prekur mjeshtėrisht edhe problemet mė delikate familjare, ku i vihen nė pah virtytet e larta njerėzore, kanė aludime edhe tek tė gjallėt. Vargjet janė tė thekshme emocionalisht e tė ngjyrosura me pikėllim. Tipari karakteristik qė bije nė sy nė kėtė vajtim ėshtė prania e sintagmės " e ti e ke falė gjakun e ti, ėn grykė tė vorrit si daji". Vajtori i ka ngjyros me petk poetik emocional qė tė rrėqeth e tė trazon shpirtėrisht. Gjamėtari vdekjen e sheh si dukuri normale kur, personi, ka lėnė shtėpinė plot; gjejnė shprehje e krijojnė situata qė lehtėsojnė dhembjen dhe nė kėtė mėnyrė i ngushėllojnė anėtarėt dhe farefisin. Situata tė tilla ndeshim kur vdesin burra tė moshuar. Pėr konkretizim po sjellim njė fragment tė gjamės tė Tomė Bish Ivezaj, pėr Dakė Lekėn Gjokaj nga Mileshi (Grudė):

O - ooo - i lumi ti , more Daku i Leks,

i bukur t' erdh momenti i ' deks!

- Pa t ' lanė dor e pa t' lanė kamė

e plot konakun e ke lanė.

- Ke lanė djelm e ke lan nipa

sikur lisi ēi lėshon pipa.

Nė vargjet e mėsimėrme shihet invencioni estetik i kėtij gjamėtari (vajtori) dhe figurshmėria plastike arrin efektin e duhur nė evokimin e njė atmosfere tė kthjellėt nė vargun e dytė, tė tretė, tė pestė. Gjamėtari me plot hov dhe optimizėm tė shprehur me njė artikulim metaforik tė freskėt dhe funksional krijon ritėm fleksibil. Kėtė koncept e dėshmon pėrdorimi i emrave: deks, dor, kam, lisi, pipa etj. Leksemat e theksuara kanė artikullim konvencional, por vargu i parė: lumi ti, more Daku i Leks, shpreh nderim e mirėnjohje tė thellė, duke e mbuluar personin e vdekur me fatbardhėsi e lumturi familjare; vargu i tretė: "Pa t' lanė dor e pa t' lanė kam", i afrohet metaforikės konvencionale dhe asociative duke na i kujtuar disa togje frazeologjike, qė mbetėn margaritarė dhe me shumė vlerė nė letėrsi dhe nė art, sepse nga ana leksikore kanė kuptim tėrėsor, tė mėvetėsishėm dhe gjithnjė tė figurshėm. Nuk ka dilemė janė gjymtyrėt kryesore tė njeriut. Gjamėtari shprehjet i ka tė qėlluara, meqė personi i vdekur ka qenė pa u thyer nga pleqėria. Nė vargun e pestė dhe tė gjashtė: "Ka lanė djelm e ka lanė nipa, sikur lisi ēi lshon pipa"; djemt i lėnė gjallė dhe tė martuar, me pasardhės tė drejtpėrdrejtė. Teksti i mėsipėrm pėrbėhet prej fjalish tė shkruara nė njė radhė dhe qė ka njė ritėm e njė numėr tė caktuar rrokjesh sipas skemave tardicionale tė metrikės nė strukturėn e vargut nėntėrrokėsh. Gjamėtari shfaq tendencėn pėr tė pikturuar tablon e ngjarjes. Vargjet e mėposhtme shprehin besnikėrisht dhe bindshėm realitetin dhe depėrtojnė lehtė nė ēdo zemėr. Hasim vargje qė janė funksionale, qė pėrjetohen akustikisht dhe vizuelisht nė strukturėn e tetėrrokėshit siē do tė shihen mė vonė. Preokupime tė dhembshme emocionale janė artikulluar nė njė koherencė strukturore nė vargjet " mjeri baba e ngrata nana!" Mbiemri " e ngrata" ėshtė pėr tė ardhur keq, pėrderisa djali nė klasėn e pestė veē qė merrte mėsim e edukatė ishte me shėndet tė plotė si dėshmon figura poetike" shėndosh si molla", prindja humbasin fėmijėn e vet shumė tė shtrenjtė nė fatėkeqėsi. Djali kalonte kohėn e lirė nė atmosferė tė kėndshme nė shtėpi dhe jashta shtėpisė me shokė. Por njė ditė u dėgjua krisma qė shpėrthen me fuqi tė madhe e njė mine (predhe). Zhurma e saj, kur shohin se djali nuk ishte nė oborr i prekė thellė nė zemėr dhe i vrau ndėrgjegjja duke ndije veten fajtor. Hidhen me vrull turrevrap nė drejtim tė krizmės e marrin trupin e njomė e nisėn pėr nė spital, babai s' pėrdėllellej dot, por rrugės vdes.

(Vijon)