V.SH.

Mozaik i veshjes popullore

SHKA Besa Tė gjithė shqiptarėt, nė veēanti malėsorėt, qė e kanė ndjekur Festivalin e 34 tė krijimtarisė amatore tė shoqėrive kulturo-artistike nga Komuna e Podgoricės, i cili u mbajt nga data 28 mars-14 prill tė kėtij viti nė Gollubovc, i ka pėrshkuar ndjenja e krenarisė. Pse? Pėr shkak tė cilėsisė sė programeve tė tė pesė shoqėrive amatore qė morėn pjesė nė kėtė manifestim kulturor tashmė tradicional. Amatorėt entuziastė nga Tuzi, Drumja, Dinosha, Mileshi e Triepshi nė mėnyrė dinjitoze prezentuan kulturėn shpirtėrore, materiale, shoqėrore e artistike tė kėtyre trevave. Repertori i tyre kryesisht pėrbėhej nga folklori burimor i gėrshetur me kėngė e valle autoktone, por edhe valle tė trevave tjera si "Vallja e peshkatarėve ulqinakė" dhe disa valle nga Gucia e Rozhaja. Posaēėrisht u dalluan rinia e Malėsisė me kostumin kombėtar shqiptar. Ata jo vetėm se dėshmuan nė skenė talentin e tyre tė jashtėzakonshėm si valltarė, kėngėtarė, instrumentistė e aktorė, por prezentuan edhe gjithė begatinė dhe larminė e tipologjisė sė veshjes kombėtare shqiptare tė burrave, grave dhe tė vajzave. I tėrė ky mozaik i veshjes sonė popullore, i cili joshte zemrat e secilit spektatorė, dhe i tėrė programi folklorik e dramatik qė u prezentua nė kėtė spektakėl kulturor dėshmoi se nė Malėsinė e Madhe, edhe nė kėto kohė tė zymta, me besnikėri po ruhet thesari ynė i pasur popullor dhe se kėto vlera tona kulturore po pėrcillen brez pas brezi. Kėto kanė peshė shumė mė tė madhe se sa shumė ēmimetė para qė iu ndau juria shoqėrive nga Malėsia, tė cilat edhe kėsaj here vėrtetuan se i kanė kaluar kufijt e amatorizmit.

SHKA Rapsha