Milena Nikollaidis

Shasi -qytet mesjetar

Nė pjesėn verilindore tė Ulqinit nė njė lėndinė mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani ėshtė gėrmadhė e pabanuar me njerėz. Si i tillė konsiderohet ndėr qytetet mė atraktive "tė vdekura" nė bregdetin Adriatik. Sipas pozitės sė kėsaj kėshtjelle e cila ishte nė afėrsi tė Liqenit tė Shasit nė fushėn pjellore dhe nė rrugėn romake Olcinium- Sckodėr, me sa duket ka qenė vėrtetuar sikur gėrmadhė qė nė kohėn e ilirėve. Jo larg qytetit, nė fshatin Shas ėshtė gjetur amfora antike ovoide e cila ka shėrbyer pėr varrosje, e pak mė larg nė lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmėt e vendbanimit primitiv tė ilirėve, ēka dėshmon se kjo trevė ka qenė e banuar qė nė periudhat e hershme historike. Shasi pėr herė tė parė nė dokumente tė shkruara pėrmendet nė shek. IX si qytet ipeshkvnor ( Svacia Civitas) Rrreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkė me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkės. Mongolėt e shkatėrruan  tėrėsisht mė 1242, ndėrsa e rindėrtoi mbretėresha Helena Anzhuine. Plotėsisht u shkretua kur e zaptuan turqit mė 1571. Sipas Marin Biccit - 1610 , Shasi ka pasur 365 kishė, qė pėrkon me numrin e ditėve tė njė motmoti, por sot nė kėto rrėnoja mund tė dallohen vetėm tetė kishė nga tė cilat dy janė mė tė mėdhaja: katedralja e Kishės sė Shėn Gjonit, e ndėrtuar me stil gotik dhe Kisha e franēeskanėve tė Shėn Mėrisė, tė lashta rreth 1300 vjet. Tė gjitha kishat nė Shas kanė qenė tė zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e nė disa edhe tani dallohen gjurmėt e ngjyrave nė mure. Pjesėt e mbetura tė fortesės gjenden nė shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja nė vazhdim kah perėndimi. Hyrjen nė qytet me sipėrfaqe prej 15 hektarė e kanė bėrė tė mundshėm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike tė qytetit  tė Shasit janė bėrė nė tetor e nėntor tė vitit 1985. Me kėtė rast u gjetėn rreth pesėdhjetė monedha metalike, nga tė cilat njė e arit, tri tė argjendta, kurse tė tjerat janė tė bronzta. Tri paratė mė tė vjetra janė nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri nė mesin e shek. XIII.

Nga koha e qeverisė sė Nemanjės janė dy copa parash - bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnė ēerekut tė fundit  tė shek. XIV, ndėrsa nga tri monedha metalike janė tė Tivarit, tė Kotorrit dhe tė qytetit tė panjohur. Zbulimet mė tė vjetra nga qyteti i Shasit i takojnė periudhės parahistorike. Periudha antike nuk ėshtė vėrtetuar nė Shas. Disa copėzime helenike tė qeramikės qė janė gjetur nė pjesėn lindore tė Shasit tregojnė se ėshtė e mundshme qė nė atė pjesė tė tij tė gjendet njė shtresė helenike. Qyteti mesjetar u formua nė kohėn e hershme tė periudhės bizantine, kurse zgjati nė kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht pėrafėrsisht deri me pushtimin e Shkodrės ose edhe mė vonė.

Mjaft tė pasur janė zbulimet e vorbėisve, edhe pse nuk janė tė pėrfaqėsuara tė gjitha epokat. Mė sė shumti janė gjetur enė shtėpiake. Copėzat e shekullit VI janė tė pakta , por me siguri besohet se ato i takojnė rrafshit ilir nga koha e Marvikisė dhe Iraklisė. Vorbėsia sllave ėshtė e pėrfaqėsuar nė tė gjitha shtresat nga shek. VII deri nė shek. XI. Gati e gjithė vorbėsia shtėpiake e shekullit tė hershėm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetės sė Shasit vėrehet prezenca e enėve tė importuara, me siguri me origjinė venedikase. Zbulimet e stolive nuk janė tė pranishme vetėm si separate nė varreza, por edhe nė shtresa. Nė stoli bizantine bėjnė pjesė qaforet me margaritar xhami, vathtė e thjeshtė, unazat , tri pulla korale e disa katramėza. Gjatė gėrmimit janė gjetur edhe shumė sende tjera nga hekuri, midis tė cilėve pjesė nga pajime shtėpiake: (veriga, pyka, ēivi, brava e tė ngjashme) pastaj pjesė tė armėve dhe orendi. Qyteti ka jetuar nga bujqėsia dhe blegtoria, por edhe nga veprimtaritė zejtare, midis tė cilave veēohet qelqtaria.istori