Pjetėr Ivezaj, historian

Ilirėt nė Malin e Zi tė sotėm

Nė trojet autoktone ilire,qė sot pėrfshihen nė Mal tė Zi, jetonin qė nga kohėrat mė tė lashta disa fise dhe nėnfise tė njohura ilire. Shkrimet e para qė dokumentojnė kulturėn tonė tė lashtė janė ato tė Alkmenoidit (shek.VI. p.e.s.) Apolonit i Rodosit (shek.III.p.e.s.) si dhe tė Homerit; Tukididit, Plinit Plak, Polibit, Tit Livit, Tacitit, Dioconisit, Apianit, Melės, Pseudo Skilaksit, Konstantin Porfirogenitit e shumė tė tjerėve. Tė gjithė e vėrtetojnė se nė pjesėn veriore tė Malit tė Zi tė sotėm jetonin Autariatėt, nė pjesėn qendrore Dokleatėt (Duklanėt), nė pjesėn e Bokės sė Kotorrit Pashtroviq dhe Gerbul (Grbal) jetonin pjesėt e fisit Hadrian (Adrian, Ardej) gjersa rreth Liqenit tė Shkodrės, Ulqin, Tivar, Shkodėr, Malėsi e Madhe jetonin Labeatėt. Autorėt e pėrmendur cekin dhe nėnfiset Olcanitėt (ulqinakėt), Agrovanitėt, Risaniotėt, Melkomanėt, Ndėrudinėt dhe Grebenėt. Kėto fise dhe nėnfise si dhe ata qė jetonin nė trojet e Shqipėrisė veriore, pjesė tė Dalmacisė dhe Hercegovinės, Plini dhe Pseudo Skilaksi i quanin "Illyri propie dicti" (Ilirė tė vėrtetė, ilirė tė mirėfilltė).

Sipas Apianit tė Aleksandrisė njė prejardhje tė pėrbashkėt legjendare kanė Ilirėt, Keltėt dhe Galėt dhe se prindėrit e tyre ishin Kadmoja dhe Harmonia. Po ashtu sipas legjendės, Iliri dhe bashkėshortja Olimbia patėn Dardanin, Taulatin, Albanin, Parthinėn e shumė fėmijė tė tjerė qė merren si themelues tė fiseve ilire. Butua (Budva) merret si qytet legjendar, afėrsisht ashtu siē konsiderohet Roma pėr romakėt. Vetė emri Ilir ( mendimet janė tė ndara) lidhet me hyllirin, por edhe me gjarprin. Njė prezencė dhe kulturė tė fortė ilire nė kėto troje e vėrtetojnė nė shumė burime dhe dokumenta, fakte dhe artefakte arkeologjike e shkencore. Nė kėtė shkrim tė shkurtėr po ceki disa vendbanime ilire si: Ulqini (Olcinium), Tivari ( Antivari), Budva (Butua), Kotorri (Katorium), Risani (Rizona), Birzinium ( mendohet se mund tė jenė Vuksanlekajt edhe pse ka mendime se ka tė bėjė me Podgoricėn e sotme), Samoborri e shumė qyteza tjera. Po ashtu edhe shumė vende arkeologjike, tumule (varreza ilire), siē janė: Shkėmbi i Kuq te Nikshiqi, Kollovrati te Prijepola, Maslinat e Momishiqi te Podgorica, Zogajt te Ulqini, Sukruqi, Dushiqi, Vrana, Vuksanlekajt, Dinosha dhe shumė vende tjera te Tuzi. Tė gjitha kėto bindshėm vėrtetojnė kulturėn e lashtė ilire. Toponimet, hidronimet, patronimet, emrimet e tjera gjithashtu flasin nė dobi tė kėsaj tė vėrtete historike. Nė kėtė kontekst duhet cekur lumin Tara (merre emrin sipas Autariatėve), lumin Lim, Visitorin, Cemin (ilirisht Cemua - me domethėnie uji i ftohtė) Arza etj. Nė tė gjitha kėto vende janė zbuluar tė dhėna me rėndėsi tė karakterit autonom, tė papėrzier, por edhe tė ndikimit tė kulturave tjera (greke e romake). Lokaliteti mė i njohur ilir ėshtė Doclea (Dukla) afėr Podgoricės edhe pse ka shumė pretendime tė paraqitet si lokalitet romak. Trojet e pėrmendura ilire do tė hyjnė nė kuadėr tė Mbretėrisė ilire tė shtetit tė Agronit, Teutės, Pleuratit, Gencit e tė tjerėve.

Pas luftrave iliro-romake (zgjatėn 338 vjet) kėto troje u okupuan definitivisht nga romakėt. Nė ndarjet e ndryshme administrative do tė hyjnė nė provincėn romake ILLYRICUM, njėheri si provincė perandorake e mė vonė sanatoriale. Nė vitin 212 tė gjithė banorėt e Perandorisė romake do tė fitojnė tė "drejtat e qytetarėve romak), pra dhe Labeatėt, Dokleatėt, Autariatėt dhe Ardianėt. Nė kohėn e Dioklecianit, nė bazė tė reformave tė tij, kėto troje do tė hyjnė nė kuadėr tė Ilirikut lindor (Illyricum orientale) dhe nė pėrbėrje tė saj formohet provinca Prevalitana me kryeqendėr nė Shkodėr. Me shpartallimin e Perandorisė romake (395 tė erės sonė) kėto troje u inkuadruan nė Bizant. I fundit qė do tė pėrmend emrin Ilir ėshtė mendimtari dhe historiani kishtar (kristian) Buadri me rastin e luftės kundėr Avarosllavėve mė 584 tė erės sonė. Mė vonė do tė pėrdoret emri Romej pėr tė gjithė banorėt e Ilirisė. Nė shekujt X, XI, XII fillon pėr ilirėt tė pėrdoren emrat Alban, Arvaniatas, Albanezi dhe varianta tjera, kurse mė vonė Shqiptar. Mendimtari angloamerikan Ferdinand Shevill shkruan " Ilirėt veten e quajnė Shqiptar".