Sami dhe Naim Flamuri

Etniku dardan dhe horonimi Dardania

Nė studimet albanistike hasen mendime tė ndryshme rreth dardanėve, tė cilėt heqin origjinėn e tyre qė nga kohėt mitologjike, duke u dėshmuar, krahas peonėve, njė fis fqinj i tyre, siē mėsojmė nga "Iliada" e Homerit, edhe nė luftėn e Trojės. Prandaj, zbėrthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund t'i ēojė shumė larg studimet jo vetėm gjuhėsore.

1.1. Hani pėr Dardaninė. Lidhur me kuptimin e kėtij emri, Ēabej vė re se ėshtė J.G. von Hani nga tė parėt qė nė Albanische Studien, I (1854) emrin e dardanėve e lidhi me apelativin e shqipes dardhė, duke shėnuar nė atė mes qė nė Shqipėri janė tė shpeshta emrat e viseve tė formuara nga emra drurėsh, ku ai pėrmend bash edhe njė emėr katundi e mali nė Shqipėri tė Mesme tė quajtur Dardhė. Ky dijetar, nė veprėn e tij Udhėtimi prej Beogradi nė Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik), botimi i dytė (1868), i risillet edhe njė herė kuptimit tė emrit tė dardanėve dhe tė Dardanisė: "Poroshtica na dha njė vėrtetim tė papritur tė shpjegimit qė jemi pėrpjekur tė japim pėr emrin Dardania nė veprėn "Studime shqiptare" sepse ne, pėrsa mundnim tė shohim, pamė se sidomos shpati i saj lindor ishte i veshur plot me dardha tė egra, qė ne i kishim ndeshur edhe mė parė, tė pėrziera me pemė tė tjera, por qė kėshtu grumbull gjer mė sot nuk i kishim gjetur me njė shumicė kaq tė madhe. Dardha e egėr ėshtė e pėrhapur nė mbarė Gadishullin Ballkanik, dhe, nga sa dimė ne, ėshtė e vetmja pemė frutore me farė qė rritet nė ato anė, dhe sikurse dihet, ajo i ka dhėnė emrin njė malėsie tė tėrė qė gjendet nė kėndin veriperėndimore tė Gadishullit; kėshtu pra rrjedhimi i emrit Dardania prej shq. dardhė. na duket shumė afėr mendsh dhe kuptimi i kryehershėm ngjan tė jetė "vend dardhash" (f. 389). Kėtė mendim, sipas Ēabejt, e pėrkrah nga pikėpamja botanike edhe mendimi i A. Baldecit se kjo trevė ėshtė shumė e pasur me pemėt e egra Pirus amygdaliformis".

1.2. Durham pėr Dardaninė. Lidhur me horonimin a emrin e krahinės Dardania, nga tė parėt, qė u mor shumė seriozisht me etimonin "kuptimin e vėrtetė" tė saj, qe studiuesja e dėgjuar angleze, Edith Durham, e njohur edhe si mbretėreshė e pakurorėzuar e Shqipėrisė. Nė veprėn e saj "Prejardhja e disa fiseve dhe  disa kanune e zakone tė Ballkanit" (mė pas PFKZB), ajo, lidhur me dardanėt dhe Dardaninė, thotė: "Mė pas Dardaninė e gjejmė nė hartat e Ptolomeut (140 e.r.). Skica nga botimii Manxhinit mė 1621, pavarėsisht nga shtrembėrimet, na jep njė ide mjaft tė mirė pėr pozicionin e saj, duke treguar se shtrihej nė veri tė Nishit. Nėn Dioklecianin e gjejmė Dardaninė si provincė me kryeqytet Nishin. Vetė Diokleciani ishte me gjak ilir, fakt i cili mund ta ketė bėrė ta mbante emrin ilir. Perandori Justinian ka lindur atje dhe thuhet se ka qenė me gjak vendas. I ungji (e ka fjalėn pėr perandorin Justin, v.j.), fshatar, shkoi nė Bizant dhe u regjistrua nė Gardėn perandorake, ku, si mjaft tė tjerė tė rangut tė ulėt, shpejt u ngrit nė postin e lartė dhe pati trashėgimtar nipin e tij tė ndritur. Vetėm kohėt e fundit, emri i Dardanisė ėshtė fshirė nga hartat tona. Nė njė qė kam vetė, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim kėtė emėr. Nė njė botim tė Nuremburgut, mė 1770, mbi njė rrip toke nė qendėr tė gadishullit shkruhet 'Dardania deserta'. Mendoj se emri i saj nuk ėshtė shkruar nė hartat e shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Kėta Dardanė, qė luftuan kundėr Maqedonisė dhe Romės dhe nga gjaku i tė cilėve ishte Justiniani, a kanė lėn ndonjė gjurmė nė trojet e sotme?" (f. 497-498). Pasi shtron kėtė pyetje retorike, ajo shton: "Nė qoftė se fjalėn 'Dardani' e nxjerrim me prejardhje nga fjala ilire qė do tė thotė 'dardhė' dhe qė ėshtė e njėjtė me fjalėn e sotme shqipe 'dardhė', atėherė sigurisht qė kanė lėnė gjurmė. Pranė Drinit ka tre vende, nė Shqipėri, qė quhen Dardhė. Kėtu vendi ėshtė tej mase malor dhe sipas tė gjitha gjasave, nė vazhdimėsi ka qenė banuar prej njė popullsie pak a shumė me gjak ilir (shqiptar). Pėrtej Drinit, tokat  fushore u serbizuan nė fillim tė mesjetės, por emri nuk humbi. Atė e gjejmė edhe nė trajtat e serbishtes Krushevo, Krushevas dhe Krushenica. Njė fshat afėr Prizrenit, kur kam kaluar mė 1908, kishte emėr tė pėrzier: Krusha (serbisht) dhe e vogėl (shqip). Ndoshta tani qė u ėshtė dhėnė serbėve, quhet Krusha mala (dardha e vogėl). Njė tjetėr shenjė qė Dardania do tė thotė 'dardhishte' gjendet nė hartėn e P. B. Bertius, hartograf i Luigjit III tė Francės. Ai i shėnon 'Pirustėt' lart, mbi Drin dhe thekson se ata janė 'shqiptarė'. 'Pirusi' gjithashtu gjendet nė njė botim tė Ptolomeut, qė ka dalė mė 1462. Duke pranuar shtrembėrimet e kėtyre hartave, kėto vende janė tė gjitha nė po atė krahinė, ku janė edhe sot nė Shqipėrinė e sotme ato vende qė quhen 'Dardhė'. 'Pirustė ' mund tė jetė veē forma latine e emrit dardhė" (f. 498). Dhe, nė fund, me njė zhbirim tė habitshėm, shton: "Sė fundi, emri i dardhės na vjen nė njė tjetėr formė. Emri i familjes sė tė madhit papė Sikstit (Sixtius, 1585-9) ka qenė Pereti. Ai ishte fėmijė i refugjatėve, siē thuhet, tė cilėt ikėn 'nga njė vend nė  Schiavonia i quajtur Krushevo'. Njė njoftim e identifikon kėtė me Krushevicėn nė Grykat e Kotorrit. Ata u vendosėn si fshatarė nė Itali dhe e italianizuan emrin e mėparshėm tė vendit tė tyre. Do tė ishte e dėshirueshme ta dinim nėse fėmija fshatar qė u bė papė, ka pasur ndonjė lidhje me gjakun ilir, ashtu siē pati Justiniani, i cili u end qė nga Dardania deri nė fronin e Bizantit. Papa ndėrtoi kolonadėn madhėshtore tė Shėn Pjetrit, Justiniani ndėrtoi Shėn Sofinė".