Simė Gjon Nikė Dobreci

Ikje – humbje

Jemi dėshmitarė qė shqiptarėt po shpėrngulen me tė madhe prej Malit tė Zi. Disa vendbanime mbetėn tė shkreta, tjerat u varfėruan, banorėt u pėrgjysmuan ose nuk mbeti as ēereku. Shkaku nuk ėshtė i paqartė  (mbetja mbrapa e zhvillimit, mosmundėsia e punėsimit tė rinisė), por asgjė nuk po ndėrmirret qė tė ndėrpritet kjo shpėrndarje e shqiptarėve nėpėr botė. Kur t’i kthehet shpina vendlindjes s’tepėrmi, atėherė kėsaj mund t’i thuhet ikje. Le tė mendojmė. Kujt po ia lėmė vendin e vet, vendin e shenjtė tė tė parėve tonė qė ata na e lanė nė besė neve? Kujt po ia lėmė kujtimet pėr vendlindje, pėr tė afėrmit e shokėt e vet? Kujt po ia lėmė vorret e tė parėve tonė ? Pse po lejojmė qė tė bėhemi tė huaj pėr vendin e vet? Po, gjithmonė, ikja ėshtė humbje. Po humbim pasurinė mė tė madhe qė ka njeriu, po humbim fėmijėt e vet, nipat e mesat, stėrmesat e stėrnipat, po tresim pasardhėsit e vet nėpėr botė. Pasuri e njėjtė ose e barabartė me pasardhėsit ėshtė gjuha shqype, gjuha e shenjtė qė na e lanė tė parėt, gjuha qė ata ia diten vlerėn dhe e ruajtėn me qindra e mijėra vjetėsh, e na po e humbim. Po humbim adetet, traditėn, ē’do gjė me vlerė qė na lanė tė parėt tonė.

E ēka atėherė po fitojmė? Hamėz Bajram Gjinaj thonte Fituem paren, hupėm farėn. Sa keq, pėr njė kafshatė bukė tė fituar mė me kollaj tė iket me familje. Ta vemė gishtin nė kokė, duhet tė iket me familje nėse ajo rrezikohet ose s’kemi shtėpi pėr strehim dhe na mungon ushqimi. Arsye tjetėr pėr ikje prej vendlindjes nuk duhet tė ketė. Pra, burrat e dheut dhe tė bukurat e dheut, qėndroni nė vendin e vet, nė vendin e tė parėve vet, rritni fėmijėt dhe atyre t’u leni pasurinė qė ju u lanė tė parėt; ku nė vend tė parė ėshtė pasuria shpirtėrore, ku pėrfshihet gjuha e ėmbėl shqipe. Tė keni durim. Populli thotė Sabėr – selamet. Ai qė kėnaqet me pak gjithmonė do tė ketė mjaft. Lakmia e tepėrt ta then qafėn (Ai qė lakmon shumė kurrė s’do tė ketė mjaft).