Nji dokument pėr Shestanin

Mė 7.9.1936 nė Gurrėz u mlollen* banort e kti katunit elle t’katunit Lukiq me u marrė vesht pėr shfrytzimin e kullosave elle pėr rregullimin e disa interesave t’ktyne katuneve. Dokumenti u shkruā nė Gurrėz, ku ka kjenė elle qendra e bashksisė t’ktyne dy katuneve, kurse u verifikuā nė komunėn e Krajės, srezi i Tivarit, nė Ljare, mė 14.9.1936 (numri 2030). Nė dokument thuhet:

1. Gjillecilli banor i katunit Gurrėz lle Lukiq, nji nuk kā bakti t’veta, munje me marrė bakti t’huāja elle me i mājtė n’kullosėn e malit tė katunit, por mā t’shumtėn deri 75 kokrra bakti t’holla, nji penė qe, nji lopė dhe nji kalė. Gjillecilli banor munje me mājtė sa t’donje vetė bakti t’tija t’holla ose t’trasha; vetėm asnji banor nuk munje me e kaluā numrin e baktive t’holla, t’cillat, me t’huājat qi i ka marrė me i mājtė, e kalojnė numrin 75 copė. Gjillecilli banor munje, nji dashtė, n’vjeshtė me marrė bakti t’huāja e me i mājtė e me i dimnuā si t’vetat nė numėr sa t’donje, por asesi nuk guxon n’prenverė me pasė mā tepėr se 75 copė.

2. Gjillecilli banor i katuneve Gurrėz e Lukiq munje n’malin e tyneve qi e kanė sbashkut me dalė me bakti elle n’at mal me nenjė ēyshė mė 1 gusht e deri mė 1 mājė pėr gjill vjetė, por ēyshė mė 1 mājė e deri me 1 gusht gjillsecilli e kā me borē me i hjekė baktitė pej malit e me i ulė n’katun ose doku tjetėr, vetėm jo n’mal.

3. Asnji banor i katuneve tjera nuk munje me kullotė baktinė n’malin qi e kanė sbashkut kta dy katune.

4. Gjillecilla familje e katuneve Gurrėz e Lukiq e kā me borē me e rrathuā māllin e vet me murė t’naltė mā t’paktėn 1 metėr, qi mos me mujtė me kaluā baktia e trashė pėrmi at murė e me i bā qeder dikuj. Nji nolltė me kaluā baktia e trashė e dokuj pėrmi murė e i zoti i māllit nuk e kā ēuā murin 1 metėr naltsi, aterė t’tānė qederin qi isht bā e paguān aj. Por, nji nolltė se baktia e trashė e dikuj e shkapėrcen murin t’naltė 1 metėr elle ka bā qeder n’māllė t’dikuj, aterė qederin e paguān i zoti i baktisė, elle e ka me borē me e nry at bakti ose me e ruājtė pėr mos me i bā dokuj qeder. Baktinė e hollė e kā me borē gjikush me i ruājtė

5. Gjillecilli banor i katuneve Gurrėz elle Lukiq e kā me borē me i mājtė kta rregulla t’ksāj kontrate pikė pėr pikė, ose nji u gjetėt dokush qi e then kit kontratė, kā me paguā 100 dinar gjobė n’fondin e ktyne katuneve.

Dokumentin e nėnshkruān pėr Bashksinė e katuneve:

1.Zef Stjepa Daboviqi, kryetar

2.Ivan L. Gjonoviqi, antar

3.Gjon P. Gjokmarkoviqi, antar

Zbuluesi i dokumentit:

Gjura i Macit Nik’s, Krythė, Ulqin

*Shestanasit pėrdorin ll nė vend tė dh.