Komentoi: S. Dobreci

Kraja e Shkodrės

Autor Hajrullah Koliqi, botues Art club, Ulqin 2001; faqe 103, tirazhi 300.

Nė tė kaluarėn, Kraja e kishte gjallėninė me Tivarin e Ulqinin, e sidomos me Shkodrėn, pėr ē’arsye edhe Hajrullah Koliqi  e zgjodhi titullin e librit Kraja e Shkodrės. Mirėpo, kufijt e imponuar prej tė mėdhenjve e dėmtuan Krajėn, dėmtuan edhe Shkodrėn (po, edhe Ulqinin me rrethinė). Autori, nė kėtė vepėr tė tretė pėr Krajėn, na e pėrshkruan edhe Gvozdin e Krajės, pyllin madhshtor tė gėshtenjave mijėvjeēare; pastaj flet pėr traditėn e kushtimit hyjnor (pėr premtimin e dhėnė Hyjit); pėr rrėnjėt pagane tė banierit (banirit) nė Shestan (Krajė); pėr vallen kranjane; pėr lundrėn kranjane tė pėrsosur; pėr princin shėn Gjon Vladimirin (qė e kishte selinė nė Krajė); pėr kontėt e Ljares dhe dokumentet e ruajtura nė familjen Junkaj; pėr arqipeshkvinė e Tivarit dhe rolin e saj gjatė historisė; pėr patronimet e sllavizuara nė Krajė (me mbrapashtesa -iq ose -viq, tė cilat administrata sllave ia u imponoi tė gjithė shqiptarėve nė Mal tė Zi); pėr Tahir Pashėn, kranjanin qė arriti deri nė kierarkinė mė tė lartė nė oborrin e sulltan Hamidit; pėr aktivitetin e Shqiponjave tė Krajės, si dhe, nė fund, pėr pėrshėndetjet nė Krajė. Tė gjitha kėto janė tė shkruara bukur dhe nė mėnyrė tė kuptueshme pėr ēdo lexues. Kėtu flasin shpirti dhe zemra e autorit: Unė jetoj me nostalgji dhe dashuri ndaj Krajės. Ajo ėshtė vendlindja ime. Aty i kam varret e tė parėve, pridėrit dhe tė afėrmit e mi. Besoj qė kėto fjalė tė autorit shprehin edhe ndjenjat e tė gjithė kranjanėve tė shpėrndarė nėpėr botė. E porosia do tė ishte: O burra e burrėnesha, mos ikni, mos e lėshoni vendin e lindjes, mos e lėshoni Krajėn e bekuar, tė keni pak durim. Po tė vazhdojė shpėrngulja, Kraja e mrekullueshme do tė mbetet e shkretė, ashtu si mbeti Shestani, ose si po mbetet Malėsia, ose edhe Ana e Malit.


Mundėsitė e zhvillimit tė turizmit mjekues nė Ulqin

Nė Bibliotekėn e qytetit nė Ulqin, mė 5 prill nė kuadėr tė festimit tė Ditės sė Ulqinit, u promovua libri nė shqip "Mundėsitė e zhvillimit tė turizmit mjekues nė Ulqin", i cili paraqet tė dhėna dhe pikėpamje mjaft interesante jo vetėm nga mjekėsia, por edhe lėmitė tjera. Ekspertėt profesionalė dhe shkencorė nė punimet e tyre favorizojnė pasuritė e shumta natyrore tė kėtij qyteti siē janė: klima e butė mediterane, rėra , balta e ujėrat minerale e sulfurik shėrues, pishnajat e ullishta mijėvjeēare. Pėr kėto dhe mundėsitė e tjera shėruese qė ofron Ulqini, e tė cilat trajtohen nė kėtė libėr, folėn recensentėt: prof dr. Simė Dobreci, prim.dr. Gani Karamanaga dhe Hajro Ulqinaku, pėrkthyes.

(Buzukupress)