Faik Luli ,"Doktor Honoris Causa"

Zhvillimi i arsimit shqip nė zonėn e Ulqinit dhe Krajės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

 

Ēdo periudhė ka veēoritė dalluese dhe pėrmbledh kontributin e vet nė historinė e arsimit. Kėshtu ngjet edhe me zhvillimin e arsimit shqip nė zonėn e Ulqinit e tė Krajės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Me gjithė situatėn e rėndė, vėshtirėsitė, mungesat e pengesat nė rrethanat e Luftės sė Dytė Botėrore, nga synime e qėndrime tė ndryshme, nė vitin shkollor 1941-42 nga Ministria e Arsimit tė Shqipėrisė, u vendos qė tė dėrgohen nga Shqipėria nė krahinat me popullsi shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni e nė Mal tė Zi 400 mėsues pėr hapje shkollash fillore e tė mesme, 200 nga tė cilėt ishin mėsues tė rinj tė pėrgatitur nė shkollat pedagogjike. Veprimtaria arsimore e kėtyre mėsuesve u zhvillua nė kėto drejtime: Sė pari, nė shkollat e rregullta; sė dyti, nė kurset e para tė shqipes ose nė kurset verore; sė treti, nė kurset e punės sė dorės; sė katėrti, nė kurset kundėr analfabetizmit; sė pesti ēdo periudhė ka veēoritė dalluese dhe pėrmbledh kontributin e vet nė, nė kurset e grave. Nė vitin shkollor 1941-42 Jahja Domnori , mėsues i pėrgatitur nga ana shkencore, kulturore e profesionale, nga Shkodra u emėrua drejtor i shkollės fillore tė Ulqinit dhe pėrgjegjės pėr shkollat qė pėrfshinte nė atė kohė komuna e Ulqinit, si Shtoj, Darsė, Pistull, Selc, Peēuricė, Goranė, Kosiq, Katėrkollė e Sukobinė. Puna organizative, pedagogjike e propagandistike e drejtorit dhe e mėsuesve dha rezultate tė kėnaqshme. Kjo vėrtetohet nga pasqyra e nxėnėsve tė shkollave fillore pėr vitin 1941-42 nė komunat e Qendrės, Mėrkotit, Katėrkollės, Krajės e Tuzit ku rezultojnė 14 shkolla me 1809 nxėnės dhe me 30 mėsues. Nė kėto shkolla arsimoheshin fėmijėt e 65 fshatrave. Nė burime tė ndryshme rezulton se nė shkollat fillore kanė shėrbyer kėta mėsues: Nė Ulqin: Jahja Domnori, Zef Tarnaku, Angjelina Pistulli, Xhemal Lopēi, Hasan Brahimi, Mina Nikollė Gega, Ganije Baēi e Zekije Golemi; nė Peēuricė: Luigj Shkjezi e Viktor Kiēi; nė Katėrkollė: Prenkė Jakova e Prekė Shiroka; nė Sukobinė: Shuk Shllaku; nė Kosiq: Ramadan Milla; nė Ostros: Gaqo Pisha e Nuk Kuēi; nė Martiq: Ilija Xhavara; nė Muriq: Qazim Kraja; nė Dedaj: Vatė Gjeloshi. Mėsuesit i kushtonin kujdes tė posaēėm realizimit tė programeve tė gjuhės shqipe, tė leximit, tė historisė e tė gjeografisė sė Shqipėrisė. Pėr mėsimin e gjuhės amtare ata shfrytėzuan pėrveē tekstit edhe materiale nga kėngėt, legjendat, kallėzimet, pėrrallat e pjesė tė tjera tė folklorit. Paralelisht me mėsimin e gjuhės u punua edhe pėr leximin. Puna me pėrmbajtjen, idenė, veēoritė e personazheve e bukuritė artistike tė copave letrare, ku shpreheshin ndjenjat e pastėrta tė nxėnėsve.

Nė qytetin e Ulqinit pėrveē shkollave fillore ka funksionuar edhe njė shkollė me drejtim bujqėsor qė ka pasur 4 klasa me 64 nxėnės, nga tė cilėt 11 vajza. Kėtu funksiononte gjithashtu njė shkollė e punės sė dorės, ku frekuentonin ato pak vajza qė kishin mbaruar shkollėn fillore dhe qė kishin dėshirė tė fitonin mjeshtrinė e rrobaqepsisė. Kurset e para tė shqipes ose kurset verore funksiononin nė pushimet verore. Aty mėsonin tė vegjėl e tė rritur sipas grupmoshave 7-12 vjeē, 13-18 vjeē. Njė pjesė e pjesėmarrėsve pėrgatitej pėr t'u futur nė fillore ose nė cikle mė tė larta, ndėrsa njė pjesė vetėm pėr tė mėsuar pėr tė shkruar e pėr tė lexuar nė gjuhėn amtare. Nxėnėsit mėsonin nė formėn e klasave kolektive. Mėsuesit bėnin punė tė diferencuar. Mėsimi zhvillohej paradreke e pasdreke. Nė kėtė mėnyrė pėrgatitej kontigjenti i nxėnėsve pėr klasat e rregullta. Veē kurseve pėr tė vegjėlit funksiononin edhe kurset kundėr analfabetizmit, nė tė cilat punohej pasdreke ose nė mbrėmje, pėr tė mos penguar punėt e ditės. Nė kėto kurse veē lėndės sė gjuhės amtare mėsohej edhe histori kombėtare dhe gjeografi e Shqipėrisė. Kurset kundėr analfabetizmit nė zonėn e Ulqinit funksionuan nė Ulqin, Salē, Peēuricė, Goranė, Ljare e Shestan. Krahas kėtyre formave tė shkollimit tė tė rriturve kanė ekzistuar edhe kurset e grave qė frekuentoheshin nga femrat, tė cilat nuk i kapte detyrimi shkollor. Kėtu ato mėsonin shkrim-kėndim e disa njohuri tė pėrmbledhura tė historisė, tė gjeografisė e tė diturisė sė natyrės tė bashkėrenditura me elemente tė ekonomisė shtėpiake.

Mėsuesit qė punuan nė shkollat e ndryshme tė zonės sė Ulqinit krahas veprimtarisė mėsimore-edukative zhvilluan edhe njė veprimtari atdhetare e antifashiste me nxėnės, prindėr e popull. Mėsuesit shqiptarė (shumica ishin shkodranė) nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore, larg familjeve e vendbanimeve tė tyre, nė rrethana kritike pėrballuan vėshrtirėsi e sakrifica tė panumrta vetėm pėr tė pėrhapur arsimin shqip nė popullsinė shqiptare tė kėtyre trevave. Ata e ndienin me shumė pėrgjegjėsi misionin e tyre fisnik, prandaj me pėrkushtim, me aftėsi e me entuziasėm iu pėrgjigjėn thirrjes pėr tė kryer detyrėn e ngarkuar nė hapjen e shumė shkollave e kurseve me qėllim qė sa mė shumė tė zhduket analfabetizmi. Me punėn e tyre lanė kujtime tė pashlyera, fituan dashurinė dhe nderimin e nxėnėsve, tė kolegėve, tė prinėrve dhe tė mbarė popullatės shqiptare. Veprimtaria arsimore, kulturore e atdhetare e kėtyre mėsuesve shqiptarė e vendės pėrbėn njė kapitull tė ndritur tė historisė sė arsimit lokal e kombėtar, krijoi mundėsi qė nė tė ardhmen nxėnėsit e populli jo vetėm tė flisnin shqip, por gjithnjė e mės shumė do tė shkruanin, do tė lexonin dhe do tė mėsonin nė gjuhėn amtare, hodhi bazat pėr zhvillimin e arsimit nė gjuhėn amtare, shėrbeu pėr krijimin e kuadrove tė ardhshme, tė inteligjencės sė re, tė qytetarėve tė arsimuar e tė kulturuar qė i dhanė hov zhvillimit tė gjithanshėm nė kėto troje, formimit e forcimit tė ndėrgjegjes e tė identitetit shqiptar, pėrpjekjeve pėr tė drejta qytetare, kombėtare e demokratike. Punonjėsit e arsimit tė tė gjitha periudhave pėr kontributin e tyre meritojnė nderimin e thellė, vlerėsimin e lartė dhe mirėnjohjen e pakufishme tė brezave.

(Ky punim u lexua me rastin e manifestimit kulturor pėr tė nderuar figurėn e mėsuesit, i cili u organizua nė sallėn e restorantit "Hollegro" nė Ulqin , mė 30

mars 2002)sim