Nderim mėsuesve

 

Nė Ulqin, nė sallėn e restorantit "Hollegro", mė 30 mars 2002 Shoqata Artistėve dhe Intelektualėve "Art Club" nga Ulqini organizoi manifestimin kulturor pėr tė nderuar figurėn e mėsuesit dhe tė tė gjithė punėtorėve tė arsimit si edukatorė tė brezit tė ri nė vitin jubilar 115-vjetorin e shkollės sė parė shqipe. Ky tubim ishte i veēantė sepse merrnin pjesė njė numėr i atyre pionierėve tė arsimit tė cilėt filluan punėn nė arsim prej vitit 1945 nė rajonin e Ulqinit dhe tė Krajės.

- Mėsuesit shqiptarė asnjėherė nuk e kanė pasur lehtė, madje njė pjesė tyre janė persekutuar dhe janė larguar nga procesi mėsimor, por ata siē dimė vazhdimisht kanė mbetur nė kujtesėn e nxėnėsve dhe tė tjerėve si punėtorė tė vyeshėm tė arsimit, tha dr. Nail Draga nė fjalėn pėrshėndetėse.

"Ata nė kushte tė vėshtira kontribuan shumė shkrim-leximin dhe ngritjen e vetėdijes kombėtare, prandaj e kemi obligim kombėtar t'i  respektojmė kėto figura tė ndritura tė arsimit nė gjuhėn shqipe" u shpreh mr. Riza Rexha.

Pėr zhvillimin e arsimit nė Mal tė Zi pėr periudhėn 1941-1944 foli Doktor Honoris Causa Faik Luli, ndėrsa dr. Palokė Berishaj nė mėnyrė tė pėrpiktė ndriēoi kontributin e mėsimdhėnėsve nė shkollat me mėsim nė gjuhėn shqipe nė rajonin e Tivarit dhe Ulqinit nė intervalin kohor 1945- 1956. Mė pas kujtimet e tyre evokuan: Vatė Elezoviq, Faik Avdiu, Prtena Nikiq- Bojaj dhe Zef Kalaj. Manifestimi u mbyll me disa recitime.

(Buzukupress)