Zef Gjuravēaj, publicist

Reformator i arsimit kombėtar

Nė Panteonin e personaliteteve mė tė shquara shqiptare vend nderi patjetėr zėnė e meriton dr. Mirash Ivanaj, intelektual i shquar, reformator i arsimit kombėtar, drejtues e edukator, letrar e filozof, erudit e shkencėtar, atdhetar e demokrat qė i shėrbeu Shqipėrisė dhe shqiptarėve edhe pėr sė gjalli edhe pėr sė vdekuri. Pėr ta skicuar shkurtazi staturėn e vėrtetė tė erudit Ivanaj po japim disa tė dhėna biografike. Dodė Ivani, i ati i Mirashit, nga Bėkajt e Triepshit (Malėsi e Madhe) tri herė i dėnuar me vdekje nga Qeveria turke u detyrua tė arratiset dhe tė gjejė strehim nė Podgoricė duke braktisur shtėpinė dhe pasurinė nė Triepsh. Mė 12 mars 1891 u lind Mirash Dodė Ivanaj. Shkollėn fillore e kreu nė Podgoricė, tė mesmėn (gjimnazin) nė Beograd dhe Universitetin nė Romė, duke kryer dy fakultete, drejtėsinė dhe letėrsinė dhe ka marrur dy doktorate nė kėto dy degė. Nė Shqipėri kthehet nė vitin 1923 ku bashkė me kushririn Nikollė Ivanajn nxjerrin gazetėn Republika Shkodėr. Nė vitin 1924 ėshtė drejtor i gjimnazit (Liceut tė Shkodrės) nė Shkodėr. Fillet e viteve tridhjetė ishin vite krize tė thellė pėr tė gjithė botėn. Shqipėria nuk mund t'i shpėtonte kėtij cikloni. Vėshtirėsirat ekonomike ndikonin nė mėnyrė tė ndjeshme. Pakėnaqėsitė reflektoheshin nė tė gjitha segmentet shqoėror. Ndjehej nevoja pėr reforma, pėr ndryshime sociale e arsimore. Shumė shkolla tė qyteteve tė Shqipėrisė ishin shkolla tė huaja, tė drejtuar nga tė huajt. Shkolla shqiptare nuk ishte nė gjendje tė kryejė funksionin e vet edukativ e patriotik. Ajo duhej reformuar. Njė reformė radikale e saj ishte tejet e rrezikshme. Mund tė shkaktonte reagime tė shumta. Megjithatė reforma duhej bėrė. Nuk ishte punė e lehtė tė gjendej njeriu. Mbreti Zog e njihte mirė dr. Mirash Ivanaj. E ēmonte dhe e vlerėsonte si duhet. E vlerėsonte si njeri me karakter, si malėsor tė besės, si njeri me kulturė tė gjerė dhe me njė logjikė tė mpreftė. Mė 12 janar 1933 Pandeli Evangjeli formon Kabinetin e ri. Dr. Mirash Ivanaj caktohet ministėr i Arsimit. Ndėrkohė emėrohet pėr kryetar tė Kėshillit tė Shtetit. Nė vitin 1939 arratisė jashta shtetit dhe nė Shqipėri kthehet mė 1945 ku punon si profesor deri sa u arrestua. Vdiq nė rrethana tragjike mė 23 shtator 1953.

Reforma e arsimit kombėtar

Nuk ka dyshim se vepra mė kapitale e Mirash Ivanajt ėshtė reforma e arsimit kombėtar. Ėshtė njė hap i tij radikal e tepėr i guximshėm sepse u krye "nė pa kohė", nė vitin 1933, nė njė mjedis intolerant, konservator, refraktor ndaj ēdo risije. Prandaj, nė kėto kushte, reforma arsimore e Ivanajt merr dimensione tė njė shkollė shqiptare duke mėnjanuar paragjykimet mesjetare dhe nga prapambeturia. Pėrndryshe e gjithė Shqipėria, i gjithė kombi do tė mbetej jashta Europės. Tė mėsuarit shqip konsiderohej "barbarizėm". Andaj ndėr shkollat e minoritetit grek kėndohej me shumė eufori kėnga: Flamuri me kryq, me kryq (i Greqisė) njė - dy, njė ėdy vra shqiptarė, vra shqiptarė... Shkollat e kėtilla qė funksiononin nė Tokėn shqiptare do tė siellnin qytetėrimin e do tė edukonin "barbarizmėn" e shqiptarėve. Mėsimet e tilla antishqiptare jepshin e ligjeroheshin nė tė gjitha shkollat e huaja, qė nuk kontrolloheshin nga shteti shqiptar. Reforma u bė. E bėri Mirash Ivanaj. Ministri ishte intrasigjent. Nuk pranonte manipulimet me parimet e veta: Frangar, non flektar ( Thyhem, por nuk pėrkulem). Zogu kėrkonte nga ministri Ivanaj tė bėj disa lėshime-konēesione nė dėm tė reformės. Kryeministri, po ashtu, ngulte kėmbė. Ministrit tė Arsimit Ivanaj nuk i mbetet tjetėr veēse tė largohej. Ivanaj me krenari, e vetėdijėn e malėsorit shqiptar i dorėzoi kryeministrit aktin e dortėheqjes. Njė njeri qė rrin vazhdimisht me dorėheqje tė zarfuar nė xhep, nuk mund tė jetė tjetėr veēse njė person i ndershėm, atdhetar dhe i pathyeshėm. Jeta e profersor Ivanaj, pra,  ishte e lidhur me idealet e larta kombėtare e jo me kolltukun e ministrit apo me interesat vetiake. Kėshtu atė qė e nisi dhe nuk mund ta ēonte deri nė fund paraardhėsi i tij Hilė Mosi e bėri dhe e pėrfundoi Mirash Ivanaj: katėr shkollat profersionale nė Shkodėr, Berat, Gjirokastėr dhe Korēė si dhe shkolla teknike e Tiranės u bėnė shkolla shtetėrore dhe kaluan nė vartėsinė e Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė. Rėndėsinė e kėsaj reformė me karakter tė vėrtetė kombėtar e dėshmon kryeartikulli i botuar nė gazetėn Besa e datės 6 shkurt 1933. " Ka qenė njė fakt i madh pėr arsimin tonė kombėatrė qė nė krye tė Dikasterit tė Arsimit erdhi dr. Mirash Ivanaj, dy herė i laureuar nė Universitetin e Romės, nė Letėrsi dhe nė Drejtėsi. Nė rretahat e reformės shqiptare nevojitej edhe njė jurist e avokat i talentuar siē ishte zotėri Ivanaj... Me datėn 4 shkurt 1933 shtrohet Dekretligji mbi ndalimin e nxėnėsve nė shkollat e huaja.

Trashėgimia letrare e vėllezėrve Ivanaj

Nė arkat e Fondit "Ivanaj" nė Arkivin e Shtetit ėshtė ruajtur njė thesar i vėrtetė i trashėgimisė letrare tė vėllezėrve Ivanaj. Rėndėsi tė veēantė fitojnė Ditarėt. Aty gjendet edhe cikli - vėllimi i poezive nė dorėshkrim shkruar nė vitet 1908, 1909,1910, qė janė shkruar me njė kaligrafi tė shkėlqyeshme veēse nė qirilicė-serbisht. Kėtij vėllimi nė frontespicin e vizatuar dhe tė punuar prej vet Ivanajve ėshtė vėnė titulli Epopeja e njeriut. Autorė tė kėtij cikli janė tė dy vėllezėrit Martin e MIrash Ivanaj. Konfirmohet bashkautorėsia pa asnjė sqarim. Pėrveē poezive Epopeja e njeriut ndėr dorėshkrimet gjendet edhe njė dramė: Il fuoco di Sant Elmo ( Zjarri i Shėn Elmos)-dramė nė tri akte nga Martin e Mirash Ivanaj ( 11 faqe tė daktilografuara, shkruar italisht. Vepra mė pėrfaqėsuese mbetet, deri tani, ditari i plotė lėnė nė dorėshkrim i daktilografuar, me titull: Na, qi shpėtimin e gjetėm nė tė ikun - Dritė e hije tė prillit 1939 - . Libri ka edhe njė parathėnje ku pos tjerash botimi i kėtij ditari varet nga mbesa e Mirash Ivanaj, Drita Ivanaj e cila, siē thotė njėri nga autorėt: "... ka me gjukua nėse dhe kur mund tė botohet ky dorėshkrim". Edhe diē tjetėr lėjon autori: " ky dorėshkrim u rrah si kje shkrue, pa ndreqje gjuhe ose ortografike. "Kjo ka shumė rėndėsi sepse dorėshkrimi nė fakt ka nevojė pėr disa ndreqje tė vogla pa e cėnuar origjinalitetin e veprės.

(Vijon nė numrin e ardhshėm)

dr. Mirash Ivanaj