REVISTĖ E PĖRMUAJSHME

INFORMATIVE, KULTURORE E SHOQĖRORE

 

Boton:

Shoqata pėr kulturė

" Dom Gjon Buzuku"

 

Kryeredaktor:

Simė Gjon Dobreci

 

Zėvendėskryeredaktor:

Gjekė Gjoni

 

Redaksia:

Mr. Riza Rexha,

 prof.dr. Ruzhdi Ushaku, dr. Lukė Gjokaj,

 dom Nikė Ukgjini, Loro Markiqi, Ali Gjeēbritaj,

Qazim Muja

 

Fotoreporterė:

 Cuf Lika, Vahid Ceni,

Rozafa, Foto Arb

 

Adresa e redaksisė:

26 Nėntori, p.n

Nr.tel. 085 412-462,

o69 441-943

 

Nr. i llog.rrjedhėse:

55140-678-007-0022-129

 

Revista ėshtė rregjistruar nė Sekretariatin Republikan pėr Informata tė Malit tė Zi nė

numrin rendor 04 / 01- 466

 

Dorėshkrimet dhe fotografitė nuk kthehen

 

 

Gjura i Macit Nik' sė Dabanj

Legjenda e Shestanit – edhe nji version

Me kėnaqsi e lexova n'Buzuk shkrimin pėr Shestan. T'gjilla ato qi ishin shkruo janė t'vėrteta, por janė t'lanuna shum gjana. Ktu n'Tivar, kojshi me muo, banon plaku Pjetėr Nika, 88 vjeēar, pej Gjuraēit (Shestani Posht). Aj isht shum i zgjuot lle di shum pėr Shestanin. Po ja u nisinj kalximin e tij, me gjill qi nuk di a do t'pranoni me e botuo.

kliko pėr mė shumė

Sima i Gjonit Nik’s Kolė Nik’s

Gjuha shqype e Shestanit

Dokumentet, t’gjidha shkrimet e moēme thonė, qi n’Shestanin Nalt dhe n’Shestanin Posht, isht folė shqyp, isht knue shqyp n’dyzene e dazma, e, si thotė pėr Shestanasit nji misionarė apostolik t’para 150 vjetve, ata janė Shqiptar t’vėrtetė. Mesha nė kishė ishtė mājtė nė gjuhėn shqype; don Gjon Buzuku, Shestanas, t’para 450 vjetve, shkroj Mesharin n’gjuhėn shqype.  kliko pėr mė shumė

Gjekė Gjonaj

Dedė Gjo Luli

Me rastin e 87-vjetorit tė vdekjes

Tė kujtosh figurat e shquara tė kombit ėshtė pėrgjegjėsi, por edhe krenari. Kur shkruan pėr ta zemra tė mbushet me gėzim, por edhe me mall. Nė kėtė pozitė ndodhem edhe unė, kur po pėrkujtoj patriotin dhe luftėtarin trim tė pamposhtur Dedė Gjo Lulin nga Bardhajt e Hotit - Malėsi e Madhe. Ishte burrė i njohur dhe i nderuar si rrallė kush. E njohėn dhe e respektuan jo vetėm luftėtarėt nė fushėn e betejės, por edhe njerėzit e thjeshtė, tė rinj, e tė moshuar. Ky vigan i Malėsisė sidomos shquhej me ndjenja atdhetare. Personaliteti i tij nė Hot e mė gjėrė nė Malėsi ishte i njė rėndėsie tė veēantė , si burrė nė zė, i urtėsisė, trimėrisė dhe i komunikimit tė ēiltėr. Kishte peshėn e fjalės e tė veprimit nė tėrė fshatrat e Hotit.  kliko pėr mė shumė

Ranka Mishkoviq

Shqipėria vend i kontrasteve

Nė Shqipėri pas rėnies sė sistemit diktatorial tė Enver Hoxhės ka ndryshuar shumėēka, edhe pse vėrehen gjurmėt e sė  kaluarės. Gjėja e parė qė tė bie nė sy ėshtė mungesa e shenjave tė komunikacionit dhe tezgjet e shitoret e shumta . Pranė rrugės pamė mishtoret e lėvizshme, bagėti tė prera tė vjerrura nė dru, copa mishi tė pambuluar nė tavolinė. Kjo pamje te shumica e vizitorėve le pėrshtypje tė ēuditshme, edhe pse edhe te ne nė Mal tė Zi vėrehen pamje tė tilla.    kliko pėr mė shumė

Pjetėr Ivezaj, historian

"ALBANIA" 105 VJETORI I NUMRIT TĖ PARĖ

Me 25 mars u mbushėn 105 vjet tė daljes sė numrit tė parė tė revistės "Albania" tė Faik Konicės. Kjo revistė pati jetėn e gjatė 12 vjet ( 1897-1909) Filloi tėė dalė nė kohėn kur lufta pėr emancipimin e popullit shqiptar kishte marrė hov, por kėrrkonte angazhim edhe mė tė madh dhe mė bindės. Ishte mė tepėr se e nevojshme, nga aspektet e shumta, tė theheshin shumė qėndrime dhe mendime tė gabuara mbi shqiptarėt qė jetonin nė botėn e atėhershme evropiane, se komb shqiptar nuk ka, se nuk ekziston populli shqiptar, se ekzistojnė vetėm disa fise : Hoti, Gruda, Kelmendi, Mirdita...   kliko pėr mė shumė

Dom Nikė Ukgjini

Atdhetari dom Nikollė Noga - Tusha

(1895-1946)

Kleriku i nderuar i kishės katolike dom Nikollė Noga –Tusha, u lind buzė liqenit tė Shkodrės nė Shirokė nė vitin 1895. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin dhe dy vitet e studimeve filozofike nė SARZANA (Itali). Pastaj vazhdoi studimėt teologjike nė GjENOVA tė Italisė, tė cilat i pėrfundoi nė vitin 1919. Dom Nikolla, pas shugurimit nė vitin 1919, nė shenjė nderimi qė pati ndaj figurės sė ‘’Zojės sė Kėshillit tė Mirė’’ (e cila qė nga 1896 njifet si “Mbrojtėsja e Popullit Shqiptarė” ), mė entuziazėm pėrshpirtėrie e tha meshėn e parė nė shenjtėrorėn e Gjenezzanos.  kliko pėr mė shumė

 Naim dhe Sami Flamuri, Melbourn

Intelektualėt shqiptarė dhe bektashizmi

 

Shumė personalitete tė shquara , shqiptarė dhe tė huaj, kanė shkruar pėr bektashizmin dhe bektashianėt, pėr besimin dhe cilėsitė, pėr vlerat dhe kontributet qė ata i dhanė kulturės shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashėrin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrėn e me Abdy Frashėrin, me Mit'hat Frashėrin e me Evlia Ēelebiun, me Natali Claire e me Hafėz Ali Korēėn, me Syrja Vlorėn e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicėn e me bijėn e Gjirokastrės, Musine Kokalarin. Tė gjitha kėto mendje tė larta panė dhe gjetėn tek bektashizmi shprehjen mė tė ēlirėt tė dėshirės se atdheu ėshtė mbi tė gjitha, se atdheu ėshtė mėmė e atė, ėshtė gjuhė dhe vetvete, ėshtė besim dhe fe. Pikėrisht kėto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashėri, kur pėrpjekjet pėr mėvehtėsi i mbėshteti nė "babatė bektashjanė" tė teqeve nė tė cilat u shtrua si mik e si bir pėrkrah tė mirit baba Alush Frashėri; kėto gjurmė bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerėt bektashianė ata qė dolėn haptas nė pėrdorimin e gjuhės shqipe.    kliko pėr mė shumė

Gj.Gjonaj

Edhe pse larg nė mėrgim nuk e harrojnė traditėn

Shoqata Don Gjon Buzuku - dega nė Ēikago u formua mė 18 dhjetor 2000. Qėllimi i saj ėshtė tė afirmojė, kulutrėn, folklorin, doket dhe zakonet e shqiptarėve, nė veēanti shestanasve, tė cilėt jetojnė nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės. Dėshira e drejtuesve tė kėsaj shoqate, nė krye me zotėri Lekė Briskun ėshtė qė fėmijėt e shestanasve nė Amerikė mos tė harrojnė se nga janė dhe tė ruajnė identitetin e tyre kombėtar.   kliko pėr mė shumė

Fran Maroviqi, Ēikago

Vendlindjes

kliko pėr mė shumė

Mara, e shoqja e Pjetėr Markushit

Ēikago

Pėr veshjen e Shestanit

   kliko pėr mė shumė

dr. Pjetėr Gjuravēaj & dr. Gjergj Gjuravēaj

Vajtimet e grave dhe gjamėt e burrave

nė Malėsinė e Madhe (Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė ) - 4

  kliko pėr mė shumė

 Kanga e Kalasė sė Shkodrės

   kliko pėr mė shumė

Vajtim pėr Kolė Prėlokėn Gegaj

kliko pėr mė shumė

 Dr Simė Gjon Dobreci

Ulqini – florini

Me rastin e botimit tė punimeve pėr turizmin shėndetėsor nė Ulqin

Mė 17 e 18 shkurt 2001 nė Ulqin u mbajtė sim-poziumi Mundėsitė e zhvillimit tė turizmit shėndetėsor nė Ulqin. U paraqitėn tė dhėnat dhe pikpamjet e ekspertėve profesionalė dhe shkencorė tė mjekėsisė dhe tė lamive tė tjera. Mė parė dy fjalė pėr Ulqinin.

   kliko pėr mė shumė

Nikollė Camaj

Shumė (pak) informim nė gjuhėn shqipe

 

Shqiptarėt nė Mal tė Zi, edhe pse me kushtetutė u garantohet e drejta pėr informim nė gjuhėn amtare, ende nuk e shfrytėzojnė, apo mė mirė tė them, ende nuk u ėshtė mundėsuar, qė plotėsisht ta gėzojnė kėtė tė drejtė  elementare. Megjithatė ka do kohė qė, sė paku tė enjtėve, nėse dėshirojmė, kafen e mengjesit mund ta shijojmė duke lexuar shtypin tonė. Paraqitja e kėsaj mundėsie, me daljen nė dritė tė tė pėrjavshmes, aq gjatė tė pritur "Koha javore" padyshim se ishte njė freski pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Nė fakt, ne sferėn e informimit shqip nė Mal tė Zi, kėto vitet e fundit, ka pasur lėvizje pėr tė mirė, ka pasur hecje pėrpara, ndonėse jo tė mjaftueshme. Duke shfrytėzuar mundėsit ligjore, kohė pas kohe, u paraqitėn njė numėr i konsiderueshėm revistash, gazetash e radiotelevizionesh private.    kliko pėr mė shumė

Dr Ruzhdi Hasanaga

Trikineloza

Trikineloza ėshtė sėmundje parazitare (e shkaktuar nga larva Trichinella spiralis), njė zoonozė qė bartet prej kafshėve nė njerėz. Paraziti ėshtė I pėrhapur nė shumė vende tė botės, shkakton dėme tė mėdha jo vetėm nė rritjen e derrave, por rrezikon edhe shėndetin e njerėzve. Lufta kundėr kėsaj sėmundje kėrkon shpenzime tė mėdha dhe pėrsonel tė specializuar. Kohėve tė fundit, sėmundja ėshtė vu re edhe nė territore ku nuk ka qenė mė heret, ēka paraqet njė problem shėndetėsor mė tė madh se ē’ėshtė menduar.     kliko pėr mė shumė

S.D.

Musa Can Duli

1924 -1996

Musa Can Duli u lind nė Ulqin mė 1924. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira u detyrua tė shkojė nė Shqipėri pėr tė gjetur punė. Nė vitin 1942 shkoi nė Tiranė te dajat. Atje mbaroi kursin pėr infermier. Mė pas u punėsua nė spitalin italian, ku punoi dy vite me mjekė tė njohur, siē ishin dr. Anagnosti, dr. Groti dhe dr. Matroni. Nė vitin 1946 iu bashkangjitė Brigadės sė 13 shqiptare nė Ohėr,

     kliko pėr mė shumė

Prof. dr. Tefik Bekteshi, Prishtinė

Femrat dhe sėmundja e zemrės

Tė jeshė mashkull do tė thotė tė jeshė mė i rrezikuar nga sėmundja e zemrės dhe nuk ėshtė ēudi se femrat janė tė brengosura pėr zemrat e meshkujve. Po, a duhet femrat tė brengosen pėr zemrat e tyre? A janė ato nė rrezik nga sėmundja e zemrės? Sėmundja iskemike e zemrės (apo sėmundja koronare – emri rjedh nga arteriet koronare qė dėrgojnė gjakun nė muskulin e zemrės pėr ta ushqyer) ėshtė vrasėsi numėr njė i femrave! Nė SHBA afro 500.000 femra vdesin ēdo vit nga format e ndryshme tė sėmundjeve tė zemrės, e qė ėshtė dy herė mė tepėr se nga tė gjitha tumorėt malinj sė bashku.     kliko pėr mė shumė

KRIJUESIT TANĖ   

 kliko pėr mė shumė