Gjura i Macit Nik' sė Dabanj

Legjenda e Shestanit – edhe nji version

Me kėnaqsi e lexova n'Buzuk shkrimin pėr Shestan. T'gjilla ato qi ishin shkruo janė t'vėrteta, por janė t'lanuna shum gjana. Ktu n'Tivar, kojshi me muo, banon plaku Pjetėr Nika, 88 vjeēar, pej Gjuraēit (Shestani Posht). Aj isht shum i zgjuot lle di shum pėr Shestanin. Po ja u nisinj kalximin e tij, me gjill qi nuk di a do t'pranoni me e botuo.

Nė Shestan ka arllė pej Shkrelit nji familje, Zefi me gjashtė djelm. Ata s'parit zunė ven n'Pulish, nja gjysė sahatit pej bregut t'Liqenit t'Shkodėrs. Mas do kohe, ata u kthyen n'ven t'vet. Mirėpo, pėr arsye  t'gjakmarrjes, erllen prapė n'Shestan. Nėrmjed Shestanit Nalt e Shestanit Posht gjinet nji mal qi i thonė Vidirjak. Thohet se plaku Zef u ngrit n'mee t'atij malit, pej t'cillit shum bukur duken Shestani Nalt lle Shestani Posht. Zefi ja u caktoj venin t'gjill've. Pej Dedet janė Dedonjt, pej Luk's – Lukiqi, pej Per's – Gurrza, pej Gjuret – Gjuraēi lle pej Niket janė Nrekanjt. Thohet se 5 djelmt e plakut kanė kjenė t'martuom, kurse mo'j vogli, Leka, i pamartuom. Mas do kohet, kyj shkon n'katun malazez, ku banonjshin ortodoks't. Leka merr gruon pej sish e zu ven aty. Aj u lutet banor've qi ti napin aq tokė sa munje me livruo me qe pėr kohėn sa gjaten mesha n'kishė. Ata e pranuon; atyne as nuk u ka shkuo nėr men sa munje Leka me livruo pėr nji sahat. Leka thret pesė vllazėn me pesė penė qe, e masi tokat ishin manjere t'vogla, k'ta n'sejcillėn arė banė ka tri ose katėr vija, k'shtu qi ata ja mrritėn afėr kishet, qi ishte nėrmjet Selcet lle venit qi do t'marre emnin e Lek's, Lekiqi. Selcanjan't ju lutėn prithtit me e shkurtuo meshėn,se Leka ja mrriti te kisha. Kur e maroj meshėn, meshtari merr kryqin e i thotė Lek's: Stani kopilane.

Aj ven thirret elle sot Kopilica. Elle sot pleqt e Lekiqit thonė se janė vllazėn me Shestanas. Njani pej Niket shkoj n'katunin Uzhdabiq, mori gruon pej Krricet lle kaloj n'fenė ortodokse. Njani pej k'sish, pej Uzhdabiqit, Gjoni doli nė Krricė, aty u martuo, ku elle sot gjinen dy familje qi thirren Gjonkoviq. Mas do kohet, nji Perė pej Gurrzet, u ul n'katunin Pecaj. Elle aj nrroj fenė; gjysa e atij katuni janė pej Peret.

N'katunin Bujgėr erlli nji rrogtarė, qi kish banuo me do kallugjer n'Goricė; aty u martuo me shestanjane lle mori fenė katolike. N'at kohė, nji plak pej Gjuraēit thonte qi ket ven e kanė gjetė shkretė e kam frigė qi kyj ven nji ditė ka me metė shkretė. Pėr fat t'keq, ajo kohė sot j'arrini. N'Uzhdabiq, Bujgėr, Dedonj,Lukiq e Gurrėz nuk jeton ma kush. N'Maruēiq jeton nji familje. N'krejt Shestan isht vetėm nji familje n'katunin Nrekanj qi ka dy thmi t'vogėl. Shėnoi Gjergji Lek's Macit Kol's Perkolanj,shestanas, jeton nė Fushė tė Tivarit Lektor pėr gjuhėn shqype tė Shestanit

 Ligjet e hadetet e Shestanit

 1. .Simas ligjit dhe hadeteve t'venit, t'cill't janė neruā n'Shestan, kā kjenė mos me lānė me ble māllė dikush i huāji n'kta katune. Nji ka dashė kush me shitė māllė, aj isht dashė mā parė me i kalxuā kojshisė vet se e kā mallin pėr t'shitum. Kojshija ja kā ble elle nji s'kā pasė boll t'holla; ati i kanė njimuā kojshitė e tjerė vetėm mos tė hypnje kush i huāj n'at māllė. Kuj ja kā kthye kojshive borrēin kur ka mujtė. Isht bā ashtu, pėr arsye se n'Shestan aterė nuk kā pasė boll as kullosė pėr bakti e as ujė. Aj qi blen mallin,

aj kā pasė t'nrejta n'kullosė.

2. Nji ka bā kush dazėm n'katun, hadeti kā kjenė, me ja ēuā elle kā nji bukė, se pėr bukė kā kjenė nevoja mā e mallja.

3. Nji ju thyje dokuj kav, kojshija ja kā ble mishin, ashtu qi e kanė dā mishin tė gjill pėr shpi, sā u kā rā me kile, elle se nuk kanė pasė nevojė pėr mish, por vetėm me i njimuā qederlisė.

 


 

Sima i Gjonit Nik’s Kolė Nik’s

Gjuha shqype e Shestanit

Antarėt e Shoqatės Buzuku nė ĒikagoDokumentet, t’gjidha shkrimet e moēme thonė, qi n’Shestanin Nalt dhe n’Shestanin Posht, isht folė shqyp, isht knue shqyp n’dyzene e dazma, e, si thotė pėr Shestanasit nji misionarė apostolik t’para 150 vjetve, ata janė Shqiptar t’vėrtetė. Mesha nė kishė ishtė mājtė nė gjuhėn shqype; don Gjon Buzuku, Shestanas, t’para 450 vjetve, shkroj Mesharin n’gjuhėn shqype. Shestani ka dhįnė shum burra n’zį e me mįmė. Ka kjenė n’zį besa e nera, trimnia e burrnia e burrave dhe burrneshave t’Shestanit. S’kanė lįnė marre m’u afrue, si thotė n’kįng’t e veta Gjergji i Macit Gjek’s, Shestanas. Don Pjetri, arqipeshkvi i Tivarit n’pension, shkruen: Shestani ka kjen shpeshherė i djegun e i pjekun, por Shestanasit kurr t’shtruom... edhe me jetė e kemi mpruo fisin, fenė dhe komin e vet.

Pra, t’par’t tonė, Shestanasit, nuk bįnė asnji t’keqe, qi na sot m’u turpnue. Ata na lanė pasuninė e madhe shpirtnore, na lanė hadetet e kįng’t, besėn e nerėn. E mi t’gjidha, na lanė gjuhėn e shenjtė, qi ata diten me e ruejtė me qina e mija vjet, diten me jau pėrcjellė thmive vet. N’ket botė nji ka diēka t’shenjtė, aterė e para isht gjuha, ēdo gjuhė, por nė venin e parė gjuha e vet qi na e lanė t’par’t tonė. Thotė don Pjetri: tue u krenue me t’vetėn e tue nerue t’huejen. Po, me gjuhėn e vet duhet  t’burrnohemi.

Don Pjetri thotė edhe, qi Shestanasit po e tresin gjuhėn shqype, gjuhėn e t’par’ve vet, ... e nuk dinė o nuk duon me ditė pėr rranxėn e vet. E patėr Gjergj Fishta thotė:

 Prį, mallkue njai bir Shqyptari,

Qi ket gjuhė tė perendis’,

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’ia len ai fmis;

Edhe atij iu thaftė, po, goja,

Qi n’gjuhė t’huej, kur s’asht nevoja,

Flet e t’veten len mbas dore.

 Nuk isht marre me e folė gjuhėn e vet, isht marre mos me e folė. Kur neron gjuhėn e vet, ti neron vetveten dhe t’par’t e vet, rranxėn e vet, hadetet e veta. Neroje t’veten, ndaē me t’nerue tjetri. Edhe me shkollimin e thmive n’gjuhen e nanave tona, n’gjuhen shqype, na e nerojmė fisin tonė  t’Shestanit. T’i ruhemi mallkimit t’patėr Gjergj Fishtės.

 


 

Gjekė Gjonaj

Dedė Gjo Luli

Me rastin e 87-vjetorit tė vdekjes

 Tė kujtosh figurat e shquara tė kombit ėshtė pėrgjegjėsi, por edhe krenari. Kur shkruan pėr ta zemra tė mbushet me gėzim, por edhe me mall. Nė kėtė pozitė ndodhem edhe unė, kur po pėrkujtoj patriotin dhe luftėtarin trim tė pamposhtur Dedė Gjo Lulin nga Bardhajt e Hotit - Malėsi e Madhe. Ishte burrė i njohur dhe i nderuar si rrallė kush. E njohėn dhe e respektuan jo vetėm luftėtarėt nė fushėn e betejės, por edhe njerėzit e thjeshtė, tė rinj, e tė moshuar. Ky vigan i Malėsisė sidomos shquhej me ndjenja atdhetare. Personaliteti i tij nė Hot e mė gjėrė nė Malėsi ishte i njė rėndėsie tė veēantė , si burrė nė zė, i urtėsisė, trimėrisė dhe i komunikimit tė ēiltėr. Kishte peshėn e fjalės e tė veprimit nė tėrė fshatrat e Hotit.

Nė moshėn e fėmijėrisė filloi aktivitetin e tij nė mbrojtjen e interesave kombėtare. Bashkė me personalitete tjera tė shquara tė Malėsisė ishte kėmbėngulės nė mbrojtjen e trevave tė veta, duke e ngritur problemin edhe nė qarqet e ndryshme diplomatike. Zėri i tij pėr ēlirimin e tokave shqiptare u dėgjua edhe nė mbledhjen e Komitetit Kombėtar tė Prizrenit. Ai me fjalėn e menēur, qėndrimin, burrėrinė dhe veprimin luftarak nė mbrojtjen e trojeve shqiptare jo vetėm qė bėri emėr tė madh nė bashkėkohasit e tij, por edhe hyri nė Historinė e Popullit Shqiptar e mė gjėrė.

Historinėt kanė shkruar se Dedė Gjo Luli ishte atdhetar, burrė trim e fisnik, ndėr personalitetet e shquara shqiptare nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe luftėtar me pushkė nė dorė kundėr pushtimit turk. Meritat e tij janė tė mėdha e tė shumta. Ato nuk mund tė pėrmblidhen nė kėto pak rreshta, por po pėrmendi disa nga ato qė i konsideroj si mė madhore. Deda ishte prijės i Hotit, udhėheqės i lavdishėm e legjendar i Malėsisė sė Madhe nė luftė kundėr ushtrisė turke. Mori pjesė nė qėndresėn e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit pėr mbrojtjen e Hotit dhe tė Grudės nė vitet 1880.

Nė vitin 1883 bashkė me Smail Martinin, bajraktarin e Grudės udhėhoqi kryengritjen e Hotit dhe tė Grudės kundėr turqve.

Mė 1901 sė bashku me krerėt e tjerė tė Malėsisė pėrpiqet tė organizojė njė kryengritje antiturke, e cila dėshtoi pėr shkak tė mungesės sė armėve. Mė 1908 i priu Hotit nė demonstrata nė Shkodėr nė shenjė pėrkrahjeje reformave xhonturke. Mė 1910 organizon kryengritjen e armatosur kundėr reformave tė rrejshme tė xhonturkve dhe lufton pėr autonominė e plot tė trojeve shqiptare , d.m.th. pėr formimin e njė shteti shqiptar.

Ėshtė pjesėmarrės i Komitetit Nacional Shqiptar tė Podgoricės tė themeluar nė shkurt 1911. Me urdhėrin e tij mė 24 mars 1911 do tė fillojnė sulmet e para tė malėsorėve kundėr turqve nė Brigjet e Hotit. Ėshtė pjesėmarrės i Tubimit tė Pikalės nė Shkallė tė Gelės mė 12 maj 1911. Ishte nėnshkrues i paqės nė emėr tė Turqisė dhe Malėsisė mė 2 qershor 1911 nė Podgoricė. Mori pjesė nė Tubimin e Greēės, ku nėnshkroi edhe Memorandumin - Librin e Kuq mė 23 qershor 1911. Po ashtu ishte pjesėmarrės nė emėr tė Malėsisė me pėrfaqėsuesit e huaj nga Evropa dhe pėrfaqėsuesit turk nė Mal tė Zi mė 1911.

Gjatė vitit 1912 i pari nė luftė kundėr turqve rreptėsisht e kundėrshtoi okupimin e Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe nga ana e Malit tė Zi dhe ėshtė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha qė Hoti dhe Gruda t'i jepen Malit tė Zi nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore. Kulmin e madhėshtisė sė tij Deda e arrin nė Kryengritjen e Malėsisė mė 1911, si udhėheqės i saj. Kjo ngjarje historike nxorri nė pah aftėsitė e veēanta komanduese tė tij, i cili ēoi nė disfatėn e forcave osmane dhe nė fitoren e kryengritėsve malėsorė.

Pas 450 vjet robėrie Dedė Gjo Luli ngriti nė majė tė Bratilės sė Deēiqit mė 6 prill 1911 Flamurin e parė tė pavarėsisė shqiptare.

Nė vitin 1913 admirali anglez Cecil Burhej, kreu i administratės ushtarake ndėrkombėtare nė Shkodėr i deklaroi Dedė Gjo Lulit se Hoti dhe Gruda kishin mbaruar pėr shqiptarėt, pėr Shqipėrinė. Ai u pėrgjigj: " Ti zotni ke hyqum me shit kopshtin tand, se atė tėmin nuk e shes as nuk e fali".

Kjo figurė historike e Malėsisė meriton shumė, sepse qe dhe mbeti monumental. Andaj mendoj se do tė ishte mirė qė, nė radhė tė parė malėsorėt- inteligjenca e Malėsisė, tė inicojė ( jo me fjalė), ndėrtimin e ndonjė pėrmendoreje , pse jo edhe ndonjė muzeumi qė pėrjetėson veprėn e pavdekshme tė tij, aq mė par kur dihet se deri mė sot asnjė institucion nė trevat shqiptare nė Mal tė zi nuk mbanė emrin e tij.

Ėshtė detyrė edhe e mėrgatės shqiptare qė nė tė ardhmen tė bėjė diēka pėr tė lartėsuar kėtė piedestal nė fronin e artė qė e meriton.

 


 

Ranka Mishkoviq

Shqipėria vend i kontrasteve

Nė Shqipėri pas rėnies sė sistemit diktatorial tė Enver Hoxhės ka ndryshuar shumėēka, edhe pse vėrehen gjurmėt e sė  kaluarės. Gjėja e parė qė tė bie nė sy ėshtė mungesa e shenjave tė komunikacionit dhe tezgjet e shitoret e shumta . Pranė rrugės pamė mishtoret e lėvizshme, bagėti tė prera tė vjerrura nė dru, copa mishi tė pambuluar nė tavolinė. Kjo pamje te shumica e vizitorėve le pėrshtypje tė ēuditshme, edhe pse edhe te ne nė Mal tė Zi vėrehen pamje tė tilla. Nuk dimė se kush prej kujt e mori mostrėn, sepse edhe tek ne afėr tregjeve e shohim peshkun , mishin e pulės e lloje ushqimesh tjera nė trotuare betoni , ose nė tokė tė vendosur vetėm nė najllon. Gjatė udhės pamė edhe ndėrtesa moderne shumėkatėshe me bazene  pėrpara, por edhe shtėpi tepėr tė vjetra. Por tė gjitha nė pullazin e tyre kanė nga njė rezervoarė me ujė, , tė cilat ditėve tė ngrohta u sigurojnė ujė tė nxehtė. Kėta janė tė domosdoshėm pasi nė Shqipėri shumė pak ka korrent (drita). Me tė hyrė nė Shkodėr, krahas shitoreve e tezgjeve tė shumta skaj rrugės kryesore, vėrehet ‘fryma e erėrave evropiane’. Bukurinė kėtij qyteti ia shtojnė ndėrtesa e komunės, e postės, e teatrit, hoteli i ri Koloseo, Radio Shkodra, hoiteli Rozafa, pėrmendorja e dėshmorėve dhe xhamia e re, dhuratė nga Arabia Saudite. Pėr shkodranėt thonė se jetojnė nga tregtia, ekonomia e vogėl, kurse njė pjesė e qytetarėve shprehet se as ata vet nuk dinė prej ēkahit jetojnė.

Fjala ėshtė pėr ata qė kanė donacione nga jashtė. Pėrndryshe, Shkodra ėshtė qyteti i dytė nė Shqipėri pėr nga madhėsia. Vetėm disa kilometra nga Shkodra qėndron krenare Kalaja Rozafa, e njohur pėr legjendėn e murosjes sė gruas. Flitet se sot e kėsaj dite kėtu vijnė pėr t’u lutur gratė nga tė gjitha zonat e Shqipėrisė, tė cilat nuk mund t’u japin fėmijėve gji. Brenda kėtij objekti kulturo-historik ndodhen bedemet e mrrekullueshme. I mrrekullueshėm ėshtė edhe shikimi nga Kalaja nė drejtim tė Drinit, Bunės, Taraboshit, Rumisė, Bjeshkėve tė Nemura. Nė brezin e kėtyre bjeshkėve tė mrrekullueshme ndodhet edhe maja mė e lartė nė Shqipėri – Maja e Jezercit, 2694 metra. Pėr t’u vėrtetuar nė bukuritė natyrore tė Shqipėrisė nuk mjaftojnė fjalėt as fotografitė. Pėr kėt arsye ju ftojmė tė vini kėtu e t’i vizitoni tė gjitha bukuritė qė ia ka dhuruar natyra kėtij shteti shqiptar deri dje i izoluar.

 

 


 

Pjetėr Ivezaj, historian

"ALBANIA" 105 VJETORI I NUMRIT TĖ PARĖ

Me 25 mars u mbushėn 105 vjet tė daljes sė numrit tė parė tė revistės "Albania" tė Faik Konicės. Kjo revistė pati jetėn e gjatė 12 vjet ( 1897-1909) Filloi tėė dalė nė kohėn kur lufta pėr emancipimin e popullit shqiptar kishte marrė hov, por kėrrkonte angazhim edhe mė tė madh dhe mė bindės. Ishte mė tepėr se e nevojshme, nga aspektet e shumta, tė theheshin shumė qėndrime dhe mendime tė gabuara mbi shqiptarėt qė jetonin nė botėn e atėhershme evropiane, se komb shqiptar nuk ka, se nuk ekziston populli shqiptar, se ekzistojnė vetėm disa fise : Hoti, Gruda, Kelmendi, Mirdita..., se nuk ka gjuhė, kulturė dhe traditė shqiptare, se shqiptarėt nuk janė tė aftė tė formojnė shtetin e tė tjera.Kėto qėndrime tė pavėrteta tė ushqyera me shovinizėm, urrejtje kanė pasur qėllim pėr tė asgjėsuar idenė pėr formimin e shtetit shqiptar. Nė kėto rrethana ishte mė se i domosdoshėm njė angazhim i madh pėr t'i bindur tė tjerėt se shqiptarėt i posedojnė tė gjitha vlerat qė i kanė tė tjerėt nė Evropė, por edhe pėr t'i bindur vetė shqiptarėt se me fatin e tyre duhet tė drejtojnė ata vetė. Pėr t'ia arritur kėtij qėllimi duhej pėrkrahja dhe ndihma e personave relevantė politikė e kulturorė tė Evropės dhe botės. Faik Konica , nė mesin e tė shumtėve, veproi nė kėtė drejtim. U bė person i shquar rilindas, luftėtar pėr kauzėn nacionale, emancipues i sė vėrtetės mbi shqiptarėt. Ishte njohės i 16-17 gjuhėve botėrore. Nė qarqet intelektuale dhe politike tė Evropės sė atėhershme konsiderohej si "Eruditi i Europės". Faik Konica pėr tė botuar revistėn "Albania" fitoi ndihmėn financiare tė Austro-Hungarisė. U publikua se kjo revistė e pėrkohshme do tė botohet nė tetor 1896, kurse numri i parė doli mė 25 mars 1897. Nė fillim botohej dy herė, kurse mė vonė njė herė nė muaj. Botohej nė shqip (gegėrisht dhe toskėrisht), frėngjisht dhe turqisht. Nga viti 1897 deri me 1902 u botua nė Brisel tė Belgjikės, ndėrsa prej 1902-1909 nė Londėr (Angli) prej 32-64 faqe me moton: "Mbron tė drejtat e kombit shqiptar". Drejtori Faik Konica ishte i njohur me emrin Trank Spiro Beg, Revista "Albania" ndahej nė dy pjesė: kulturore dhe politiko-morale. Pėrpos shėnimeve tė shumta tė veta Konica siguroi bashkėpunim me personalitetet tė ndryshme, siē i quante vetė "talenta tė politikės dhe tė letėrsisė" shqiptar dhe tė huaj si: Gjergj Fishtėn, Naim Frashėrin, Luigj Gurakuqin, Aleksandėr Drenovėn, Gjeēovin, Murat Toptanin, Mithat Frashėrin, Jak Seregjin, Ndoc Nikaj, Sokol Bacin, Hilė Mosin, Gjon Ēobėn , Theodor Ipen, Maks Myler, Holgar Pederaon, Tulio Erber, Pier Bajle, Viktor Henri e shumė tė tjerė.

"Albania" ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm edhe pėr gjuhėn shqipe, alfabetin, gramatikėn, folklorin, lirikėn popullore duke botuar shumė punime tė veprimtarėve shqiptarė dhe tė huaj nga Europa. Faik Konica dhe "Albania" kanė rėndėsi tė madhe edhe nė propagandimin e ēėshtjes kombėtare, e sidomos nė drejtim tė bashkimit tė popullit shqiptar, pėr pėrparimin, progresin, ngritjen kulturore, shkencore dhe politike. Kjo revistė, mėshehtas, shpėrndahej edhe nė trojet shqiptare, por me 1890 pushteti turk burgos shpėrndarėsin kryesor Shan Shantojėn, tė cilit i ndihmonte edhe Kolė Troshani. Mė vonė shpėrndarės bėhet Kel Marubi (Kel Kodheli), fotografi i njohur nga Shkodra. I madhi Konicė nėpėrmjet revistės zgjoi ndjenjat e patriotizmit dhe lujati edhe rolin e ndėrlidhjeve shqiptare. "Albania" ishte mjet i kulturės e i qytetėrimit tė botės shqiptare. Kjo revsitė po ashtu ka rėndėsi shumė tė madhe sikurse edhe gazetat tjara " "Arbėreshi i Italisė" qė botohet nė Napoli mė 1848 nga Jeronim de Rada, "Pelazgu" i Anastas Bykut 1860, "Prizreni" e Prizrenit, "Kosova" e Prishtinės, "Zėri i Shqipėrisė" i Anastas Kulluriotit, "Shpnesa e Shqypnis" e NIkollė Ivanaj e tė tjera. Tė gjitha numrat e revistės "Albania" ruhen nė British Muzeum nė Londėr.

 


 

Dom Nikė Ukgjini

Atdhetari dom Nikollė Noga - Tusha

(1895-1946)

Kleriku i nderuar i kishės katolike dom Nikollė Noga –Tusha, u lind buzė liqenit tė Shkodrės nė Shirokė nė vitin 1895. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin dhe dy vitet e studimeve filozofike nė SARZANA (Itali). Pastaj vazhdoi studimėt teologjike nė GjENOVA tė Italisė, tė cilat i pėrfundoi nė vitin 1919. Dom Nikolla, pas shugurimit nė vitin 1919, nė shenjė nderimi qė pati ndaj figurės sė ‘’Zojės sė Kėshillit tė Mirė’’ (e cila qė nga 1896 njifet si “Mbrojtėsja e Popullit Shqiptarė” ), mė entuziazėm pėrshpirtėrie e tha meshėn e parė nė shenjtėrorėn e Gjenezzanos.

Veprimtaria e tij meshtarake

Pas shugurimit dhe meshės sė parė, i prirė nga atdhedashuria, dom Nikolla kthehet nė Shqipėri dhe emėrohet famullitar nė Dush tė Pukės e mė vonė nė Qelėzė. Pas definimit tė pa drejt tė kufive shtetėrorė 1913-1920, dhe ardhjes sė diktaturės zogiste ( 1925-1939), kleriku dom Nikolla nuk kishte gjetur qetėsi shpirtėrore. Kėtu sė bashku mė leksikologun e njohur shqiptar dom Nikollė Gazullin, pėr t‘i kundėrvuar diktaturės sė mbretit Zog, organizojnė opozitėn popullore, pėr rrethin e Pukės. Por, pas mossuksesit rreth organizimit tė popullit pėr kryengritje, len Pukėn dhe strehohet nė Malin e Zi, pikėrisht nė Arqipeshkvinė e Tivarit, tek arqipeshkvi Nikolla Dobreqiē (Nikollė Dobreci) (1912-1955) i cili nė vitin 1927 e emėron famullitar nė Kllezėn, ku qendoi deri nė vitin 1933. Gjatė qėndrimit tė tij nė Kllezėn dom Nikolla, pėr shkak tė mungesės sė priftėrinjėve nė vitet 1931-34, ka administruar edhe famullinė buzė lumit Buna, tė shėn Gjergjit. Pėr kontributin e dhėnn si mėshtar i zellshėm Selia Shenjte nė vitin 1933 e nderon mė titullin “Imzot“ latinisht “Monsinor” qė d.m.th, kapelan i Papės. Nė kohėn kur pėrreth e pėrqark bėhej gati tė ndezej zjarri e luftės sė Dytė Botėrore, dom Nikolla shėrbeu nė Salē. Nė vitet 1940-1945, kur luftrat kishin zbėrthyer nė tė gjitha anėt, jetėn meshtarake e kaloi duke shėrbyer nė kishėn e Ulqinit.

Ngritja e flamurit shqiptar nė Ujtmirė (Dobrovod)

Me dalje nė skenėn politike tė Partisė Komuniste, e cila si ideologji kishte ateizmin, coptimin apo shuarjen e popujve tė vegjėl, dom Nikolla sė bashku mė Caf beg Ulqinin dhe njė grupė burrash tė zgjedhur nga Shestani nė vitin 1940, organizuan ngritjen e flamurit kombėtar shqiptar, nė vendin e quajtur nė Ujtmirė (Dobrovodė) afėr Tivarit, tek Ulliri i vjetėr. Ngritja e flamurit ishte shenj pėrcaktimi tė ri tė kufirit nė mes Jugoslavisė dhe shtetit shqiptar. Njė vit mė vonė, mė 14. qershor 1941 (ditėn e Korbit tė Krishtit) , nėn udhehėqjen e dom Nikollės, dom Ivo Belas, famullitarit tė Trijepshit, Caf beg Ulqinit dhe aktivistėve tė tjerė, mė pjesėmarrjen e rreth 5.000 burrave malėsorė pa dallim feje, nga Ulqini me rrethina (Shestani, Kraja, Ana e Malit, shėn Gjergji, Bratica etj. ) u ngritė Flamuri shqiptar nė Kompanjelin e kishės sė Ulqinit. Nė kėtė ngritje morėn pjesė edhe hoxh Llunja, Elez Lama, Kolė Lucė Noja, Rrok Shkreli, Dedė Gjon Nikė Delija nga Zogajt etj. Mė vonė kur Partia Komuniste erdhi dhe forcohej, mė 24. nėntor 1944, kėta aktivistė u shpėrndanė. Dom Nikollė Tusha, duke qenė shumė herė i kėrcėnuar me burgosje dhe likuidim fizik nga Komitetit I Partisė Jugoslave, u detyrua pėr tė ikur nga Ulqini dhe u strehua tek kushėriri i tij nė fshatin Juban, afėr Shkodrės. Por as kėtu jeta e tij nuk ishte e sigurt, pėr arsye se, sigurimi shqiptar, i cili kishte njė bashkėpunim tė ngushtė mė atė Jugosllavė, zbuloi qėndrimin e tij dhe duke e arrestuar ia dorėzojė sigurimit Jugosllav. Komitetit i Partisė Jugosllave nė fillim tė vitit 1945, pa ndonjė hezitim, dėnon mė vdekje klerikun katolik, sė bashku mė Vaso Filipin nga Pistulli, Ali Beqirin nga Krytha, Lekė Macin e Kolės nga Shestani etj. Pas qėndrimit tė tyre nė burgun Bogdanovėkraj, mė 4. nėntor 1946. nė Bijelashka Papretima (Fier Bardh) bėn ekzekutimin e tij, sė bashku mė tė lartpėrmendurit. Kėshtu, dom Nikollė Noga-Tusha, duke mos patur mirėkuptim nga bashkvėllėzerit tij mėshtar e as nga Arqipshkėvi i vendit Dobreqiē si dhe duke mos patur mėshirė nga kumunistat serbo-malazias, pėrfundoi jetėn e tij tokėsore, pėr ta fituar jetėn e pėrjetėshme tek Ati Qiellor, tė cilit ia kishte kushtuar jetėn qė atė ditė kur ishte nisur pėr nė rrugėn e mėshtarisė.

 


 

Naim dhe Sami Flamuri, Melbourn

Intelektualėt shqiptarė dhe bektashizmi

 

Shumė personalitete tė shquara , shqiptarė dhe tė huaj, kanė shkruar pėr bektashizmin dhe bektashianėt, pėr besimin dhe cilėsitė, pėr vlerat dhe kontributet qė ata i dhanė kulturės shqiptare. Mjafton ta nisim me korifeun - Naim Frashėrin e me Samiun, me Gjysh Ali Gjirokastrėn e me Abdy Frashėrin, me Mit'hat Frashėrin e me Evlia Ēelebiun, me Natali Claire e me Hafėz Ali Korēėn, me Syrja Vlorėn e me Edwin E. Jacques, me Faik Konicėn e me bijėn e Gjirokastrės, Musine Kokalarin. Tė gjitha kėto mendje tė larta panė dhe gjetėn tek bektashizmi shprehjen mė tė ēlirėt tė dėshirės se atdheu ėshtė mbi tė gjitha, se atdheu ėshtė mėmė e atė, ėshtė gjuhė dhe vetvete, ėshtė besim dhe fe. Pikėrisht kėto shenja i pa "toska i madh", Abdyl Frashėri, kur pėrpjekjet pėr mėvehtėsi i mbėshteti nė "babatė bektashjanė" tė teqeve nė tė cilat u shtrua si mik e si bir pėrkrah tė mirit baba Alush Frashėri; kėto gjurmė bektashiane ndoqi edhe Edwin Jacques kur theksoi se ishin krerėt bektashianė ata qė dolėn haptas nė pėrdorimin e gjuhės shqipe. Ishte vetė Baba Ali Tomorri qė nė kohėn kur ndalohej e pėrndiqej gjuha shqipe dhe ata qė e pėrhapnin atė pohoi se qe nė praktikėn bektashiane ta shkruanin letėrsinė e tyre fetare, poezitė dhe himnet nė gjuhėn e popullit. Shumė nga dervishėt dhe baballarėt e teqeve udhėtuan nga fshati nė fshat, nga jugu nė veri duke shpėrndarė libra pėr rilindjen e Shqipėrisė .Jo mė kot poeti i madh, shpirti i kombit, Naimi "iu qas, kesaj feje me gjithė zemėr; shkruajti libra e vjersha, qė baballarėt t'i kanė nė nder tė madh, e meritoi tė quhet si njė ndėr themeluesit e kėsaj feje nė Shqipėri. Me atė mėnyrė, gjithė bektashizmin e solli e e mbajti, nė qark tė kombėsisė, tė dashur," dhe shkroi pėr kėtė qėllim edhe disa nga faqet e tij mė tė shkėlqyera nė Fletoren e Bektashinjvet nė Qerbelanė dhe Mėsimet.Nė frymėn dhe nėn fytyrėn e bektashizmės lindėn poetė,e gojėtarė tė rrallė, sofra bektashianė, e ēlirė, e hapur dhe nderuese ndaj besimeve tė tjera tė botės fali shpirtėra tė ndėrtuar mirė, zemra tė gatuara me mirėsi e mbrothtėsi. "Pra nė njė koncert si Bektashizmi, ku dalin heronj dhe bienė dėshmorė njėrėz me ide tė nalta, poeti i ynė gjente lulishten ku do tė ēfrente mė vonė si Bilbili i Majit. Gjithė sa ia ndjente shpirti dhe ia pėlqente syri, Naim Frashėri e gjeti tė begatėshme nė kėtė lulishte. I frymėzuar nga"Hadika"ja shkruajti "Qerbela"- nė; i mbushur me dėshirė dhe dashuri nga poemat e Nesimiut, Tyrabi-Aliut dhe Nijazi me shokė, ndezi ato drita tė bukura tė librės tij "Lulet e Verės"; duke marrė shėmbėlla nga Kajgusėzi dhe Viraniu me shokė, bėri "Fletore e Bektashinjvet", Thelbin e Kuranit, 'Fjalėt fluturake' dhe vjershat e ndryshme," shkruan Gjysh Ali Gjirokastra. Lista e atyre qė janė shprehur kėsisoj ėshtė tepėr e gjatė, por do tė ndalesha e do tė veēoja pėr t'i shtjelluar pak mė gjatė disa prej shkrimeve tė Faik Konicės dhe tė Musine Kokalarit nė lidhje me bektashizmin. Jo vetėm njė herė dhe jo shkarazi, mjeshtėri i madh Konica i ėshtė kthyer e ka rimarrė nė shkrimet e tij temėn e bektashizmit si doktrinė dhe tė bektashianėve si shfaqje e besimit. Mund tė pėrmendim tė paktėn tre artikuj mes sė cilėve njėri ėshtė i drejtpėrdrejt dhe enkas pėr bektashizmin dhe dy tė tjerėt e trajtojnė kėtė temė tė ngėrthyer brenda temave tė tjera, gjithėsesi tė pa shkėputura nga objekti i referimit tonė. Shkrimi i parė i takon vitit 1897 dhe titullohet "Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve". Ky tekst i trajtuar nė formė tė lirė eseje ėshtė shkruar nė frėngjisht dhe ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Bruksel, tek Albania, vj .1, nr.8. Ėshtė interesante tė vėrehet se ky shkrim i Faik Konicės mbi bektashizmin, ėshtė shkruar vetėm njė vit pasi Naim Frashėri kishte botuar "Fletorja e Bektashinjėt" me po tė njejtėn vetėdije si Buzuku, sepse nė gjuhėn tonė nuk kishte ende diēka tė shkruarpėr bektashizmin. Nuk ka gjasa qė Konica tė ketė pasur dijeni pėr botimin e "Fletores..." sė Naimit, pasi nė esenė e vet Konica pėrmend vetėm vėllimin poetik "Lulet e verės"sė 1890, mbi tė cilin ai bėn dhe komentet mbi bektashizmin. Tė tėrheq vėmendjen dhe tė bėn tė theksosh faktin se si kėto dy mendje tė larta, thuajse nė tė njejtėn kohė mendojnė gati tė njejtėn gjė, por me njė ndryshim, nė kahje dhe nė destinacion. Naimi u pėrpoq t'u jepte shqiptarėve bektashianė librin e tyre tė shenjtė, libėr nė tė cilin atdheu dhe besimi ecin njėsoj. Ai donte t'u dhuronte bashkėatdhetarėve tė vet librin e ritualeve, lutėsoren, uratėn dhe shėrbesat, librin e tė lejuarave dhe tė tė penguarave, duke u pėrcaktuar atyre njė famijle mė tė madhe ku klerikėt janė tė afėrm, baballarė e gjyshė. "Fletorja e bektashinjėt" ishte libėr si tė gjithė librat e shenjtėruar: mistikė e besim, poezi dhe mėsime. Kėtė u dha Naim Frashėri shqiptarėve mė 1896. Nė tė njejtėn kohė qė Naimi punonte "sė brendshmi" me shqiptarė, mendja e ndriēuar e Konicės mendonte tjetėr gjė: ai u pėrpoq qė kėtė besim, tashmė i ngulitur ndėr bashkėatdhetarėt e tij, kėtė vlerė shiprtėrore ta njihte edhe bota. Ndaj dhe Konica, ky mjeshtėr i pashoq i shqipes., e shkroi esenė e tij nė frėngjisht dhe ėshtė mbase i pari qė bėri pėrpjekjen qė kėtė besim tė shqiptarėve ta paraqesė nė dritė pėr ta bėrėtė njohur. Kėtu nuk ėshtė rasti tė analizojmė me hollėsi tendencat e Konicės nė kėtė ese katėr-pesė faqėshe, por tė vlerėsojmė pėrpjekjen e tij pėr tė lėnė nė katrtė diēka tė shkruar edhe pėr teologjinė bektashinjve." Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve" ėshtė njė  skicim i shpejtė dhe tipik i disa prej veēantive tė besimit bektashian. Nė tė, ndonėse pėrciptasi, jepen tė dhėna mbi  transmigrimin (pėrbartjen e shpirtrave) tek i cili bektashianėt besojnė, mbi panteizmin, ritualin bektashian, festat e shenjta, dėshmorėt dhe shenjtorėt e kėtij besimi. Por nga njė kėndvėshtrim tjetėr nė "Shėnim mbi metafizikėn e bektashinjve" ne gjejmė pėr herė tė parė pėrkthimin nė frengjisht tė disa prej vargjeve tė Naim Frashėrit tė vėllimit poetik "Lulet e verės". Artikulli tjetėr ku Faik Konica flet pėr bektashizmin ėshtė ėshtė njė portret qė ai i bėn Naim Frashėrit nė rreth dy faqe. Artikulli titullohet "Naim H. Frashėri" dhe ėshtė shkruar mė 1901, njė vit pas vdekjes sė poetit. Nė kėtė artikull Konica veēon dy bigėzime tė figurės sė Namit: nga njėra anė si mėsues - vjershėtor qė do tė kishte mundur e dėshirontė tė shkruajė gjėra mė pak tė nevojshme e mė shumė tė bukura dhe nga ana tjetėr njeh se Naim bej Frashėri pati edhe njė tjetėr nder: kuptoi dobinė qė mund tė nxjerrė kombėsia jonė nga bektashizmi. Nė kėtė pasazh si dhe ato nė vazhdim, Konica ngre lart vlerėn dhe rolin e kėtij besimi ndėr shqiptarė dhe kontributin e Naimit si njė nga themeluesit e bektashizmit nė Shqipėri. Punimi i tretė, mė i zgjeruari, mė i ploti dhe mė i rėndėsishmi i Konicės mbi kėtė temė ėshtė "Parashkresė mbi lėvizjen kombėtare shqiptare". Edhe ky punim i Faik Konicės ėshtė shkruar nė gjuhėn frėnge dhe ėshtė i ndarė nė pesė pjesė, sipas fazave historike qė ndoqi kjo lėvizje dhe qė merr pėrsipėr tė shtjellojė autori. Konica bėn njė paradė tė ngjarjeve dhe fytyrave mė tė shquara tė kohės qė nga viti 1877 deri mė 1899, sidomos nė Shqipėrinė e Jugut, nė ngulimet shqiptare nė botė dhe nė kėrkesat e tyre pėr t'u organizuar nė shoqėri dhe pėr t'u shprehur nė gazeta, revista e libra shqip. Dihet se nė kėto ngjarje njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe klerikėt bektashianė si dhe besimtarė tė grigjės sė tyre. Kėshtu nė kėtė "Parashkresė..." gjen tė bashkuar nėn thirrjen e atdheut bektashianė e tė krishterė qė nga Abdyl Frashėri, Kulloriti, Vretoja, Mit'hat Frashėri, Ismail bej Vlora, Visar Dodani etj. Por pjesa mė interesante e kėsaj "Para-shkrese ..." ėshtė pjesa e fundit, e ashtutitulluara "Tabelė alfabetike e patriotėve kryesorė dhe e atyre qė quhen tė tillė".Ėshtė njė befasi nga ato qė jemi mėsuar t'i presim dhe i kėrkojmė e I gjejmė pėrherė tek penda e Faik Konicės. Ėshtė zanafilla, embrioni i njė fjalori tė parė kategorish njerėzore me persona tė vėrtetė, real dhe ku kriter I vetėm matės ėshtė atdhedashuria dhe kontributi ndaj vendit tėnd. Ndoshta njė libėr i kėtillė ėshtė unik edhe gjetiu. Ėshtė si njė Who is Who i ditėve tė shkuara. Nė kėtė pjesė tė fundit tė "Parashkresės..." jepen tė dhėna dhe skicime edhe pėr disa figura bektashi-ane tė kohės ku Faik Konica skicon herė me vija tė trasha e me karbon e herė me laps tė hollė e linja tė kujdesshme.Gjejmė nė kėtė fragment tė dhėna mjaft interesante pėr Baba Ahmetin e Koshtenit pėr tė cilin Konica thotė se ėshtė murg bektashi dhe patriot i shkėlqyer duke dhėnė njėherazi dhe njė shėnim telegrafik mbi mėnyrėn e rrallė tė veshjes sė tij. Mė pas vijohet me skicimin e shehut bektashi tė Tepelenės, Dautit, i cili ka ndjenja patriotike, siē thotė Konica. Nė vazhdim gjen tė dhėna mbi karakterin dhe gjendjen e Mit'hat Frashėrit dhe pėrmendjen mes dhuntive tė tjera edhe faktin se ky djalosh ka pėrkthyer nė shqip jetėn e Vilhem Telit. Po kėshtu, nė kėtė tabelė alfabetike ka shėnime e tė dhėna tė shkurtėra edhe pėr pjestarė tė tjerė tė familjes bektashiane. Siē e theksuam qė nė fillim, krahas shumė e shumė figurave tė tjera qė trajtuan nė letra bektashizmin ishte edhe bija e Gjirokastrės. Musine Kokalari. Nė temėn e mbrojtjes sė diplomės sė saj, Romė 1941 temė studimore mbi poetin kombėtar Naim Frashėri, Musineja i kushton njė vend tė rėndėsishėm dy problemeve:

1. problemit tė doktrinės bektashiane,

2. ēėshtjes sė ndikimit tė kėsaj doktrine tek Naimi.

Kapitulli i I, pjesa II, e kėtij punimi mban titullin "Storia e dottrina dei bectashi". Qė nė krye autorja thekson faktin se e ndjen tė nevojshme qė pėr tė paraqitur mendimin e Naim Frashėrin tė bėjė njė historik tė shkurtėr, nė rreth 7 faqe tė daktilografuara rreth bektashizmit qė frymėzoi shumė nga veprat e poetit.Kėtė kapitull, Musine Kokalari e trajton sa nė rrafshin e pėrgjithshėm, -atė tė historisė sė bektashizmit botėror, - aq edhe nė pėrfaqėsimin e tij nė Shqipėri.Padyshim qė, pėr efektin e kohės kur u shkrua ky punim, - qė pėr fat tė keq nuk ėshtė pėrkthyer dhe nuk ėshtė botuar ende nė shqip, - pengesat qė rendit autorja pėr  sistemimin e lėndės dhe mospasjes sė njė historie tė plotė, veē disa teksteve tė shkurtėr e fragmentarė, tashmė janė kapėrcyer.

Kėshtu, po tė kapėrcejmė pengesėn qė kjo vepėr e shkruar herėt, por e lexuar vonė, 60 vjet pas hartimit tė saj, do tė gjenim nė kėtė punim mjaft tė dhėna tė vyera. Musine Kokalari bėn njė panoramim dhe sistemim tė drejtė tė njohurive duke na dhėnė herė - herė edhe tė dhėna interesante mbi figura tė shquara tė besimit bektashian, qė nga Haxhi Bektashi, Baba Ballėmi, Ali Pasha Tepelena, baba Shemimi, Baba Nasibi, baba Alushin, etj si dhe tė ndodhive madhore qė e kanė shoqėruar kėtė besim qė kulmon me Qerbelanė. Autorja na bėn tė ditur tė dhėna bigrafike rreth Haxhi Bektashit dhe pelegrinazheve tė tij qė nga Qerbelaja ku vizitoi varrin e Huseinit e deri nė Jeruzalem ku vizitoi edhe varrin e Jezu Krishtit. Gjithashtu nė kėtė punim gjejmė edhe shėnime mbi misionin e dishepullit mė tė zgjedhur tė bektashizmit, Sari Salltėkut nė Ballkan ku ai pėrhapi kėtė besim tė ri dhe ngriti teqetė e para nė Budapest, Bosnjė, Shkup,Ohėr, Janinė, Edené dhe Krujė, ku, siē shkruan Musineja, " edhe sot  besohet se ėshtė varrosur ky shenjt."Gjithashu nė kėtė punim gjejmė tė dhėna edhe pėr pėrkatėsinė bektashiane tė besimit tė Skėnderbeut si dhe disa nga vlerat e ēmuara tė kėtij besimi qė nga misticizma, toleranca, mirėsia e gjer tek tė drejtat dhe respekti ndaj gruas. Mes kėtyre rreshtave gjejmė edhe njė herė rastin tė konfirmojmė tė dhėnėn e Konicės rreth mbėshtejes qė bektashianėt i bėnė Abdyl Frashėrit nė pėrpjekjeve tė tij pėr ta bėrė Shqipėrinė. "Mė 1877, pas traktatit tė Sh. Stefanit...vėllai i madh i Naimit, Abdyli, thirri nė Frashėr krerėt ė bektashizmit shqiptar pėr tė mbrojtur idenė kombėtre", shkruan autorja. Nė fund, Musine Kokalari e mbyll kėtė historik tė shkurtėr duke veshur doktrinėn bektashiane me vargjet dhe prozėn e Naimit rreth dritės, vallazėrisė, mirėsisė, mbrothtėsisė, dashurisė njerėzore, - pika mjaft tė rėndėsishme kėto tė themelit tė besimit bektashian i cili dikur, sot dhe gjithmonė ka qenė dhe do jetė, po nė ato pozita siē i pohon Musine Kokalari nė fund tė punimit: "Pėr nga kėndvėshtrimi social,bektashizmi mbron barazinė mes burrit dhe gruas, kundėr dogmave tė vjetra tė besimeve tė tjera. Nga kėndvėshtrimi politik bektashizmi ėshtė shprehur pėr njė nacionalizėm tė zjarrtė qė vė mbi ēdo gjė idenė sublime tė atdheut."

 


Gj.Gjonaj

Edhe pse larg nė mėrgim nuk e harrojnė traditėn

 

Shoqata Don Gjon Buzuku - dega nė Ēikago u formua mė 18 dhjetor 2000. Qėllimi i saj ėshtė tė afirmojė, kulutrėn, folklorin, doket dhe zakonet e shqiptarėve, nė veēanti shestanasve, tė cilėt jetojnė nė Shtete tė Bashkuara tė Amerikės. Dėshira e drejtuesve tė kėsaj shoqate, nė krye me zotėri Lekė Briskun ėshtė qė fėmijėt e shestanasve nė Amerikė mos tė harrojnė se nga janė dhe tė ruajnė identitetin e tyre kombėtar. Pėr t'ia arritur kėtij qėllimi fisnik kėta aktivistė atdhetarė nga Shestani nė tė gjitha tubimet e tyre kulturore apo fetare, por edhe nė gėzime familjare, pėrpiqen tė pėrcjellin tek brezi i ri dashurinė ndaj gjuhės tė tė parėve tė tyre dhe dashurinė ndaj virtyteve tjera kombėtare. Bazuar nė fotografitė qė po i botojmė nė kolor, nė shenjė rrespekti, mirėnjohjeje e mirėkuptimi pėr punėn e tyre tė madhe e me shumė vlerė, mund tė pohojmė se kryesia e kėsaj shoqate nė Ēikago ėshtė nė rrugė tė mbarė qė rinia e atjeshme e Shestanit tė ruaj amanetin e baballarėve.

 

 


   

Vendlindjes

O Shestan mor vendlindje

ditė e natė unė kėtu

n’ menime,

tuj menue unė pėr ty,

m’kaloi jeta nėpėr sy.

O Shestan mor dashni,

zemra jeme nė robni,

tash sa vjet nė grbet t’zi,

m’ko marr malli pėr at sh’pi.

O Shestan o nana jonė,

emrat tona janė me ty,

aty kem’ le, aty jem rritė,

shumė kujtimet i kem’ sot e at

ditė.

Fran Maroviqi,

Ēikago

 


  Pėr veshjen e Shestanit

Un kam nej e kam menue,

nji punė doret me punue,

punė doret dhe me gjylpanė,

kmishė tė bardh me xhamadan.

Erdhi vasha alla franga,

nuk njihet vajza as nana,

sot jan tė veshna nji soj

tė tana,

vesha e vajzave tė Shestanit,

tė gjithė Ulqinit e Tivarit

Pesėdhjetė vjet kanė kalue,

kjo vesh ma s’asht pėrdorue,

kėto dy vajza mė kanė nigue,

kėt vesh prap mje pėrdorue.

Qjefin mu ma kanė plotsue,

paēi jet dhe nafakė

u dėshiroj dhe ju mu plakė.

Mara, e shoqja

e Pjetėr Markushit

Ēikago

 

 

Shembull nderimi

  Shkėlqesi, imzot Rrok Mirdita, arqipeshkėv i Durrės-Tiranės, Shqipėri! Urojmė bekimin e Katedrales nė Tiranė dhe i bashkėngjitemi gėzimit tuaj e tė gjithė njerėzve vullnetmirė. Jemi krenar pėr Ju, si bashkėvendas, qė Zoti vet ju zgjodhi ta udhėheqni Kishėn nė Shqipėri pas njė kohe tė gjatė tė persekutimit tė pėrgjakshėm tė klerit (posaērisht katolik) e tė besimtarėve. Dhashtė Zoti qė jehona e kumbonave tė Katedrales nė Tiranė tė ndihet anembanė Shqipėrisė e tė bashkojė tė gjithė vėllezėrit e njė gjaku.

Dedė Noc Filipi,

Nju-Jork

 


dr. Pjetėr Gjuravēaj & dr. Gjergj Gjuravēaj

Vajtimet e grave dhe gjamėt e burrave nė Malėsinė

e Madhe ( Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė) - 4

 

Vajtorja me vargjet shprehėse pėrmend shokėt e shkollės, prindėrit, qė i pėrkushtuan kujdes tė madh rritjes sė tij, si fėmijė e si nxėnės, duke pasur respekt e nderim ndaj shokėve dhe mėsuesit tė vet, qė shprehet me tinguj tė thekshėm, me anė tė figurave poetike:

" Pashko Doda oh, ēfarė djalit

Po tuj t'ruajt si syt e ballit

-Ti Pashko ėn shkollė ke shkua

-Shokt e psuesat t'kan n'erua

Edhe i vogl e ke hatrua

-More Pashko kokrra e molls

Pėr ty po kjajėn shokt e shkollės".

Vajtorja pėr tė mbėrrijtur dhembje ekspresive tek prindėrit i pėrcepton anėt e jashtme tė inventarit tė shkollės, tekset e shkollės dhe vetėdijen e nėnės, qė bėhen me anė tė organeve tė shqisave:

"More Pashko kokrra e molls,

Ėj hėė...ėj

Tė rrin ēpearst banka e shkolls,

Ėj hėė...ėj

Ēi sa her nana t' ėohet n'kam,

Ėj hėė...ėj

I kujtohen librat ē'ke lan,

Ėj hėė...ėj"

Vajtime pėr prindėr tė ri

Vajtimet janė tejet rrėnqethėse dhe tė trishtuara aq mė parė kur fėmija mbetėn pa njė prindėr. Pikėrisht mu atėherė kur duhet njėri tė kujdeset pėr ta, pėr rritjen e tyre, pėr edukimin, nėna ose baba njėri pa tjetrin nuk mund t'iu plotėsojnė kėrkesat fėmijėve tė tyre. Fėmija pa nėnė, faktikisht, mbesin "jetimė"; gjithsesi ndihet nevoja se u mungon dashuria e nėnės, dashuria parėsore. Janė brenga tė mėdha pėr t'I rritur, pėr t'i ēuar nė rrugė tė drejtė; moshatarėt ndaj tyre mbajnė qėndrim mospėrfillės dhe nuk i kuptojnė. Vajtorja me mjeshtri artistike pėrdor figurat poetike fillimisht krahasimin: "F' mijapa nan, si nata pa han". Nė ēdo rast nėna fetishizohet, sepse vajtorja fare mirė e kupton se nėna, tek tė gjithė popujt, ka mbetur mė e afėrta e mė e dashura. Ajo ndaj fėmijėve flijohet mė sė tepėrmi: i vesh e i mbath i arnon, i pajton, i ushqen, i lanė, i vėnė nė gjumė me kėngė. Mungesa e nėnės i shtyrė fėmijėt qė qajnė:

Oh, f ' mija besa pa nanė

Ėj hėė...ėj!

Janė si nata e pa han

Ėj hėė...ėj!

K 'ta jetima kan me lotua

Ėj hėė...ėj!

Ē' i sa her t 'ju r 'mėt pėr nan

Ėj hėė...ėj!

Po Gjuke Velja pse i ke lan'

Ėj hėėė...ėj!

Kush me u shtrua e pėrdorua ?

Ėj hėė...ėj!

Kush ka me(j) la e me (j) arnua?

Ėj hėė...ėj!

A thua ti Mark Tom daija

Ėj hėė...ėj

I ban pun't ēi i do fmija

 

Vajtimi pėr burra tė njohur

Ky tipiztim vajtimi ka specifikė dhe dimension tė gjėrė, qė i kapėrcen suazat lokale. Gjithsesi nė Malėsi tė Madhe ka pasur burra tė pėrmendur, qė janė bėrė tė njohur pėr diēka dhe pėrfaqėsonin Malėsinė. Dalloheshin: pėr menēuri, pėr besė, trimėri. Pala  kundėrshtare, pėr mė tepėr tentoi t'i blejė me pare parinė e Malėsisė fillimisht ana e pushtuesve Osman, qė tė mos kundėrshtojnė (rezistojnė) ushtrinė e Sulltanit, madje tė ndėrrojnė edhe besimin e vet fetar; t'u japin fusha me vreshta. Por ishte punė boshe qė bėnte Porta, asesi nuk pranojnė, ruajtėn fytyrėn dhe nderin e tė parėve (etėrve) tė vet. Pėr evokimin e njė vizioni tė tillė emocional sa u tha mė lart, vajtorja i artikulon dhe me mjeshtri i strukturon nė vargjet e mėposhtme, dhe i thotė nė frymėn e nėntėrrokshit popullor:

Ti sdigiove Baco me mih n'uj'

S 'i lakmove kurr pares huj

Bushatlit t'i pan ēua do pare

Por u the, - bani t ' jera halle

Po ti Baco le ner ėn Mal'si

S 'e le anmikun m'ren me hi

T 'ka njoftė Shkodra e Cetija

Prizreni e tanė Shqiptaria...

Baca Kurti, shquhet pėr vlerėn e shkėlqimin e vet, tė bėn ta admirosh.

 

Vajtimi i bijės pėr babė

Kėto vajtime nė Malėsi janė tė rralla, ndonėse janė prezente. Vajza shfaq dhembje pėr babė qė vdiq relativisht i ri., nė fakt ia la fėmijėt tė moshės parashkollore, dhe bija (Groshja) pothuajse ėshtė ende fėmijė, por ka vetėdije tė tmerrshme se ēfarė e keqe e ka gjetur; babėn kurrė mė s'do ta shoh, as shkollimi i saj, premtim i dhėnur, kurrė nuk do tė realizohet. Vajza duke qarė babėn shpreh gjithė dufin shpirtėror, pėr shkak tė vdekjes qė i ka ngjarė. Vargjet qė ia kushtoi babės sė vetė kanė naivitet, por nė anėn tjetėr janė plot e pėrplotė me dhembje e pikėllim; spikatet realiteti mjaft i qėlluar i fėmijės :

" As kurrė ma s ' t ' shoh ėn jetė".

"More babė , nore Kolė

Ėj hėė...ėj!

M' ke pa' tha' me m'ēuo ėn shkollė

Ėj hėė ...ėj!

Tash po kja e z 'di ēna gjetė

Ėj hėė...ėj!

As kurrė ma s't' sho (h) ėn jetė

Ėj hėė...ėj!

 

Vajtimi i motrės pėr vėlla

Vajtimet nė Malėsi kanė njė trajtesė tė njėjtė si ato tė motrės pėr vėlla si edhe tė tjerat... Motra pėr vėlla ėshtė nė vend tė nėnės, ajo mund ta zėvendėsojė e kurrkush tjetėr. Motra pėr vėllaun e bjerrur nuk ėshtė nė gjendje tė frenojė vetėn; ėshtė e gatshme tė pėrgjėrohet pėr vėlla. Vihet nė spikamė teksti i improvizuar aty pėr aty me vargje tė thekshme dhe emocionalisht tė ngjyrosura me pikėllim e tė pėrvjelluar me refrenin " Ėj hėė...ėj" motrės Dilė plot me trazira shpirtėrore i kanė lindur me rastin e lajmit tė kohshėm. Momentet i ngjyros me petk poetik emocional " Ka pet vetėm pa tė martua" shpėrthen vaji i tė gjithė grave, qė janė nė lidhje gjaku ose me babėn e tė ndjerit ose me nėnėn e saj, d.m.th., gratė rreth kufomės. Dila me aftėsi kreative tė vajtorės rrėfen evokimet e veta "Si do nana Novka me t'jetua" dėgjohen britma e klithje ritmike qė rrėnqeth e tė trazon shpirtėrisht.

"Si u ' Dila motra jote v'lla

Ėj hėė...ėj!

S ' muj pa ty Nik me jetua

Ėj hėė ...ėj!

Si do nana Novka me t'jetua?

Ėj hėė...ėj!

Ka pet vetėm pa t'martua

Vijon

 


Kanga e Kalasė sė Shkodrės

Ē’i ka ra mjeglla Bujen’s-ė,

Edhe fushės Shkodaras-ė,

Fryni erė, frashni e hollė,

E nalcoj-ė mjegullan-ė

Ku punojnė e tre vllazni,

Gjidh ditėn e po punojnė,

Gjidh natėn po jau rrenojnė,

Shkon nji shenjt i gjallė asajna,

-Puna marė, o ustallarė.

-Ta marė paē, o shenjt i gjallė,

Ku e sheh ta marėn tonė,

Na gjidh ditėn po punojmė,

Gjidh natėn po na rrenojnė,

A di gja me na kalxue?

-Unė e di, por kam gjynah-ė.

-At gjynah-ė le’mi ne.

-A jini tė tre t’martuem,

A i kini tė trija vashat?

-Na tė tre vashat i kena.

-Cilla vashė t’u bjere bukė,

At muroni n’murė t’Kalasė,

Lidhni besė, e lidhni fe,

Nė konak e kur tė shkoni,

Vashave mos u kalxoni.

Aj ma i madhi zanė vėlla,

Prishi besė, e prishi fe,

Nė konak-ė bjesedoj-ė,

Vashės ti-ė i kalxoj-ė.

Aj i dyti zanė vėlla,

Prishi besė, e prishi fe,

Nė konak-ė bjesedoj-ė,

Vashės ti-ė i kalxoj-ė.

Aj i treti zanė vėlla,

Majti besė, e majti fe,

Nė konak nuk bjesedoj-ė,

Vashės ti-ė s’i kalxoj-ė.

Po thėrret nana gjelinė:

-Gjelinė, e para gjelinė.

-Lepe nanė, e brraf nė kamė.

-Ustallart-ė duen bukė,

Duen bukė e duen ujė.

-Besa nanė po m’dhem kryet.

-Gjelinė, e dyta gjelinė.

-Lepe nanė, e brraf nė kamė.

-Ustallart-ė duen bukė,

Duen bukė e duen ujė.

-Besa nanė s’po vojt atjene,

Due me shkue nė gjini.

-Gjelinė, e treta gjelinė.

-Lepe nanė, e brraf nė kamė.

-Ustallart-ė duen bukė,

Duen bukė e duen ujė.

-Besa nanė s’po vojt atjene,

Kam djaloēin t’vogėl-o.

-Na djaloēin ta shikojmė,

Kurr na tokė s’ta lėshojmė.

Muer bukė, muer ujė,

Muer kungullin me venė.

Tek e pa-ė i shoqi saj-ė,

Tek e pa i lshoj bela,

Do t’murojmė nė Kala.

-Synin djathtė ma lini jasht-ė,

Kamėn djathė ma lini jasht-ė,

Dorėn djathtė ma lini jasht-ė, Gjinin

djathtė ma lini jasht-ė.

Kur t’vinje djali kėsajna,

Unė me sy-ė ta shikonjė,

E me kamė-ė ta afronjė,

E me dorė-ė ta lurtonjė,

E me gji-ė ta nėrgonjė.

Kėndoi Litka, shestaneshė 83 vjeēe, nėna e Palės dhe Antit (tash nė Australi), e shoqja e Zefit Pjetrushit Lekės, Braticė, Ulqin. Shėnoi S.D. mė 6.1.2002.

 


 

  Vajtim pėr Kolė Prėlokėn Gegaj

Me vaj e me mall po filloj ,

ej – hee - ej!

Kol Prelokėn pe vajtoj.

( Pėrsėritet refreni)

Pot vajtoj Kol me shum mall,

Shum robnia t paska arll,

Met neruo Malsija ėn ball,

Si psuos elle pisar,

Burr i mir elle dajllar.

Qysh ėn fmini ēi je rrit,

Punt tua jan kjen antik,

Si ėn shkoll ashtu ėn psim,

Ske pas faj Kol, pri trim.

Sot ėm deke Kol Prelok,

Pot kjan miq, rop e shok,

Pėrpi ty derllen lot,

Pėr ty po lotojnė,

Me kunora pot nerojn,

Ēn ditne prame pot lulzojn.

Pot nerojn me tana pika,

Psuosa e nastavnika,

Pot vin fmija e shkolls,

Tue i pajt qoshet e kunors,

Poj lezojn librat e Kols.

Poj lezojn tmirat tua,

Se ata xansa ēike psua,

Tetan sot kan pėrparua.

Jan psuosa e profesora,

Inspektora e direktora,

Porsi baba u llepet Kolas.

U llepe Kol, se pot kalb toka,

Po ta pan fjalimin Luc Doka.

Ėn kyt robni tihet fjalimi,

Me kunor vjen kolektivi.

Kolektivi me kunor ėn dor,

Gjergj Hasanaj u pri si direktor.

more Kol, more daji,

Paske lshuo mall e shpi,

Paske dal prej ksaj shqoni,

Kje psuos ėn penzi.

lashke mik e lashke bi,

Lashke Pazar e mejhan,

E dashke me gzuo bab e nan,

Kol Prelok , burr me mėt,

Fjalte tua gjithmon kjen me vėt,

Ėn ēdo pleqni e kuvėt.

Ėn ēdo kuvėt, ėn ēdo pleqni,

Burr me za kje ėn kyt Malsi.

Me dashni kyt jet e shkove,

Pun t mira shum punove,

Djel e vllazėn i shkollove,

Ėn stol t vet tetan i ēove,

ilumi ti, paske pushuo,

Kyt jet e ke kaluo,

Me kurrka nuk je ēnjerzuo,

Elle partia tka neruo.

Sot t pėrciellin djelt e gruo,

Pot pėrciellin re e bi,

Vllazėn e nipa si daji,

Ja thyeke krahin ksaj vllazni.

Ti kjosh mir ėn at jet,

Sgjallve u llasht zoti kivet,

Pėrpi ty kjoft bota e let,

ej – hee – ej !


Dr Simė Gjon Dobreci

Ulqini – florini

Me rastin e botimit tė punimeve pėr turizmin shėndetėsor nė Ulqin

 

Mė 17 e 18 shkurt 2001 nė Ulqin u mbajtė sim-poziumi Mundėsitė e zhvillimit tė turizmit shėndetėsor nė Ulqin. U paraqitėn tė dhėnat dhe pikpamjet e ekspertėve profesionalė dhe shkencorė tė mjekėsisė dhe tė lamive tė tjera. Mė parė dy fjalė pėr Ulqinin.

Ulqinakėt e kanė njė thėnie: Ulqini – florini. Me tė vėrtetė, pa teprime, Ulqini me rrethinė ėshtė njė dhuratė e mrekullueshme e natyrės. Nėse ngjiteni nė Mal tė Bardhė, nė Marvjan ose nė Mazhur, malet me pyje nė rrethin e Ulqinit, do tė keni pamjen tėrheqėse tė kaltėrsisė sė kristalt tė Detit Adriatik (thuhet kush ka detin ka botėn), e deti s’rri rahat, pandėrprerė ledhaton muret e Kalasė madhėshtore, qė ia patėn vu themelet Ilirėt (kur tė vizitoni Kalanė, nė hyrjen e sipėrme do t’i veni re gurėt qiklopė, siē janė edhe nė Rozafėn e Shkodrės ose nė Akropolin e Athinės); do tė kėnaqeni me panoramėn e ullishtės sė shenjtė, qė prej Ulqinit shtrihet deri te Kroni i Zanave nėn Bisht tė Rrasės, sipėr gjirit bukurosh tė Valdanosit tė pasur me burime tė ujit mineral; sytė do tė iu shkojnė nė kodrėn e Pinjeshit tė mbuluar me pisha nga ana e Detit, ku edhe janė burimet termominerale me surfull; pamja do t’iu rrėshqas mbi kodrina tė mbuluara me pyje qė kalojnė nė fushė pjellore tė Ulqinit dhe tė Shtojit; do tė shihni edhe faqen jugore tė Rumisė hyjnore (nė kangėt popullore Oj Rumia bjeshkė e naltė) si dhe Shtegvashėn nė malin Tarabosh, e poashtu edhe Malin e Sumės me tė cilin shqiptarėt e lidhin legjendėn tė pėrzier mė tė vėrtetėn pėr Shėn Gjon Vladimirin; faqet jugore tė kėtyre maleve lėshohen ngadal nė fushat e Anės sė Malit; para syve do t’iu shkėlzejė edhe Liqeni i Zogajve i pasur me pelloid (baltė) mjekues, si dhe pak mė nė veri, nėn rrėnojat e qytetit tė vjetėr tė Shasit, Liqeni i Shasit, kurse pak mė larg Buna krenare qė ujin e vet prej Liqenit tė Shkodrės dhe Drinit ia fal Detit; njė shirit qė e shihni buzė detit ėshtė rana e Plazhės sė Madhe tė Ulqinit, rana mjekuse pėr shumė sėmundje, sidomos ato kronike. Pėrveē kėsaj pozite tė veēantė, janė edhe klima dhe ajri i pastėr qė e bėjnė Ulqinin shumė tė shėndetshėm pėr njeriun. Ditėt me diel janė tė shumta (edhe dimrit). Gjatė vitit, sidomos nė vjeshtė dhe pranverė, bje shi I mjaftueshėm, jo i tepruar. Dimri nuk ėshtė aq i ftohtė, rrallėherė ngrinė akull; vapat e verės i freskon era perėndimore prej detit e pasur me aerosol tė dobishėm. Tė gjithė kėta faktorė krijojnė njė ambient tė veēantė qė mundėson funksionimin optimal tė organizmit tė njeriut. Pėr sa i takon thelbit tė simpoziumit, duhet theksuar se nė tė gjitha referatet u ceken faktorėt me ndikim tė dobishėm pėr njerium e shėndoshė dhe tė sėmurė, siē janė klima e butė bregdetare e Ulqinit, ajri i pastėr (I pandotur) i pasur me aerosol prej detit, pyjet e pishave buzė detit dhe pyjet e tjera nė rrethin e qytetit si dhe ullishta, rėra me njė radioaktivitet tė lehtė tė dobishėm pėr njeriun, burimet termominerale (sulfurike) buzė detit, pelloidi (balta) shėrues nė Zogaj. Tė gjithė kėta faktorė mund tė qetėsojnė, pėrmirėsojnė ose shėrojnė njė varg sėmundjesh ose gjendjesh tė sėmura, sidomos proceset kronike. Nuk po i numrojmė, pėr arsye se ato pėrshkruhen nė kėtė pėrmbledhje punimesh. Ēėshtje nė vete ėshtė organizimi i turizmit shėndetėsor. Nevojitet kuadri profesional dhe lokali i pėrshtatshėm, pra edhe financimi. Dobia do tė jetė e dyanshme, pėr klientellėn dhe pėr njėrėzit qė do tė punėsohen nė kėtė shėrbim. Mos tė harrojmė, ky shėrbim do tė funksionojė mirė, vetėm nėse qėndron i hapur gjatė krejt vitit.

 


  Nikollė Camaj

Shumė (pak) informim nė gjuhėn shqipe

 

Shqiptarėt nė Mal tė Zi, edhe pse me kushtetutė u garantohet e drejta pėr informim nė gjuhėn amtare, ende nuk e shfrytėzojnė, apo mė mirė tė them, ende nuk u ėshtė mundėsuar, qė plotėsisht ta gėzojnė kėtė tė drejtė  elementare. Megjithatė ka do kohė qė, sė paku tė enjtėve, nėse dėshirojmė, kafen e mengjesit mund ta shijojmė duke lexuar shtypin tonė. Paraqitja e kėsaj mundėsie, me daljen nė dritė tė tė pėrjavshmes, aq gjatė tė pritur "Koha javore" padyshim se ishte njė freski pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi. Nė fakt, ne sferėn e informimit shqip nė Mal tė Zi, kėto vitet e fundit, ka pasur lėvizje pėr tė mirė, ka pasur hecje pėrpara, ndonėse jo tė mjaftueshme. Duke shfrytėzuar mundėsit ligjore, kohė pas kohe, u paraqitėn njė numėr i konsiderueshėm revistash, gazetash e radiotelevizionesh private.

Nėse e dimė se fjala e shkruar apo e emetuar nė gjuhėn amėtare ka rėndėsi tė dyfishtė, sė pari pėr informim nė gjuhėn qė e marrin vesh pjestarėt e pakicave dhe sė dyti, pėr edukimin e masave tė cilave u dedikohet, atėherė lirisht mund tė themi se paraqitja e kėtyre mediumeve ka patur njė rrol pozitiv pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Mal tė Zi. Ėshtė e natyrshme dhe humane qė mos tė kėnaqemi me tė arriturat, andaj edhe pritet qė informimi nė gjuhėn shqipe nė kėtė Republikė, tė avancohet nė pajtueshmėri me tė drejtėn kushtetuese, me tė drejtat qė garantohen me dokumentat ndėrkombėtare, e madje edhe me Ligjin e ri federativ pėr te drejtat e pakicave. Andaj kėrkesat pėr begatimin e informimit ship nė Mal tė Zi me njė gazetė tė pėrditshme dhe me njė kanal tė posaēėm televiziv, nuk janė befasuese, pėrkundrazi tani duken tejet tė nevojshme, tė arsyeshme dhe mė nė fund tė realizueshme. Duke lėnė anash pėr njė moment planet dhe aspiratat pėr tė ardhshmen, vlerėsoj se, laryshia e titujve dhe temave qė trajtohen nė mjetet informative nė gjuhėn shqipe sot nė Mal tė Zi si dhe shumnduershmėria e mjeteve informative, si ato tė shkruara ashtu edhe ato elektronike, e pasurojnė jetėn publike shqiptare tek ne. Pluralizmi informativ, me gjithė mungesat qė ka, I cili erdhi pas njė varfėrie tė paparė nė rrafshin informativ nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi, ku dominonte lajmi i shkurtėr, i pėrkthyer e i cenzuruar, krijon mundėsi qė mė nė fund edhe ne tė shprehemi lirshėm, sė paku aq sa na lejon autocenzori. Mundėsia pėr tė zgjedhė krijon mundėsi pėr tė gabuar, por vendimi personal pėr tė zgjedhur ėshtė mė I pranueshėm se sa fakti qė dikush ta imponoj njė e tė vetmėn zgjidhje. Sot nė Mal tė Zi, nė qoshqet pėr gazeta mund tė bleshė, apo nė mėnyrė tjera mund tė fitosh "Kronikėn", "Buzukun", "Zanėn", "Shkėndiat" ,"Valėt", "Zanin e Sh'na Ndout", "Phoenix" shtojcėn e "Polis"-it, dhe mė fund "Kohėn javore". "Shpresa", "Fati" dhe "Kraja" ka kohė qė nuk dalin. Nga mjetet elektronike mund tė pėrcjellėsh programin e Radio Ulqinit, Radios sė Malit tė Zi, Radio Tivarit, Radio Luna dhe Zėri i Plavės nė Plavė, Radio Mir nė Tuz, Televizioni i Malit tė Zi, Televizioni Boin dhe sė shpejti Televizionin Teuta. Megjithė nevojėn qė kemi pėr zhvillim edhe tė mėtutejmė tė mediumeve nė gjuhėn tonė, pėr ēka u bė fjalė mė lartė, disa me tė drejtė shtrojnė pyetjen se, pėr njė popullatė qė nuk i kalon 50000 persona, a ka nevojė pėr gjithė kėto mjete informative dhe se a kemi mundėsi dhe potencial krijues dhe finaciar pėr ti mbajtur tė gjitha kėto? Natyrisht se ēeshtja e tė mbijetuarit ekonomik ėshtė ēeshtje vėndimtare pėr mediumet. Nė kėtė drejtim disa janė gjetur mė mirė sepse kanė shfrytėzuar fondacionet e huaja tė cilat, viteve tė fundit, e kanė pėrkrahur avansimin e informimit nė gjuhėn e pakicave. Siguria financiare pėr mediat shqipe, pa marrur parasyshė formėn e pronėsisė, do tė arrihej me njė distribuim mė tė suksesshėm tė shtypit shqiptar nga Mali i Zi edhe nė viset tjera ku banojnė shqiptarėt, respektivisht me zgjėrimin e hapėsirės qė e mbulon rrjeti radiopėrhapės, pėr mjetet elektronike qė emetojnė program nė gjuhėn shqip.

Pėrpos plotėsimit tė kėrkesave materiale, distribuimi i mediumeve shqipe edhe nė viset tjera shqiptare do tė kishte rėndėsinė tė veēantė pėr bashkėpunim me shqiptarėt tjerė, e qė do tė duhej tė jetė nevojė parėsore pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Mal tė Zi. Kėtė vėshtrim dėshiroj ta pėrfundoj me njė dilemė, qė do tė meritonte njė trajtim tė posaēėm: Njė politikan me famė botėrore, njė herė, duke u pėrgjegjur nė pyetjen se a mė parė do tė pėrcaktohej pėr qeveri pa medie apo pėr medie pa qeveri, qe pėrcaktuar pėr tė dytėn, i vetėdishėm se mediumet janė fuqi dhe armė e vėrtetė nė duart e atij qė i kontrollon. Ato kanė mundėsi qė t'na i hapin sytė por edhe tė na i vėrbojnė nėse kjo armė pėrdoret mbrapsht, andaj kujdes!

 


Dr Ruzhdi Hasanaga

Trikineloza

Trikineloza ėshtė sėmundje parazitare (e shkaktuar nga larva Trichinella spiralis), njė zoonozė qė bartet prej kafshėve nė njerėz. Paraziti ėshtė I pėrhapur nė shumė vende tė botės, shkakton dėme tė mėdha jo vetėm nė rritjen e derrave, por rrezikon edhe shėndetin e njerėzve. Lufta kundėr kėsaj sėmundje kėrkon shpenzime tė mėdha dhe pėrsonel tė specializuar. Kohėve tė fundit, sėmundja ėshtė vu re edhe nė territore ku nuk ka qenė mė heret, ēka paraqet njė problem shėndetėsor mė tė madh se ē’ėshtė menduar. Supozohet se ka mė shumė njerėz tė infektuar me trikinelozė, se sa deshmon statistika zyrtare. Sėmundja ėshtė vėrtetuar edhe nė Mal tė Zi, si dhe nė komunėn e Ulqinit disa herė, kryesisht nė mishin e derrave tė egėr. Parazitet (trikinelat ose trikinat e rritura) jetojnė nė zorrė, kurse larvat e tyre nė muskuj. Bartėsit kryesorė tė trikinelozės janė kafshėt e egra, por edhe ato shėpiake. Duhet theksuar, se infektimet vijnė vetėm prej mishit me trikinelozė tė derrave tė egėr ose tė butė (e nėse ėshtė i infektuar, edhe mishi i ariut, vjedudhės ose ujkut nė vendet ku pėrdoret pėr ushqimin e njerėzve).

Te kafshėt, posaēėrisht te derrat, sėmundja shpeshherė kalon pa u vėrejtur, pėr arsye tė infektimeve tė lehta dhe kohė pas kohe; njė infektim i rėndė sjell edhe shenja tė qarta tė sėmundjes. Kryesisht, sėmundja ka zhvillim kronik, dhembjet e muskujve e detyrojnė derrin tė qėndrojė i shtrirė, duke mos lėvizur kohė tė gjatė. Frymėmarrjen e ka sipėrfaqėsore, I ajen kapakėt e syve dhe kėmbėt. Kafsha mund edhe tė ngordh. Te njerėzit, shenjat e para tė trikinelozės shfaqen 8-30 ditė pas marrjes tė mishit ose produkteve tė mishit tė infektimuar. Nė fazėn e migracionit, kur qarkullimi i gjakut i pėrcjell nė muskuj larvat ose parazitet e rritur, I sėmuri ka temperaturė tė lartė (deri 40 0 C), si dhe tė ajur kapakėt e syve dhe muskujt e fytyrės. Posaēėrisht janė karakteristike dhembjet e muskujve tė kėmbėve, tė nofullės dhe tė qafės. Pas kėtyre, paraqiten edhe ērregullimet e sistemit nervor, siē janė dhembja e kokės, marramendja, pagjumėsia, zhurma nė veshė, si dhe skuqja e syve. Gjuha ajet, ēka pengon tė folmen. Ėshtė mirė, qė njeriu i sėmurė, pėr ēdo rast t’i paraqitet mjekut; mos tė prese qė mundimet e pranishme tė kalojnė vetė. Mjekimi i  hershėm, I trikinelozės nė zorrė, jep rezultate tė mira. Te njerėzit e mjekuar, larvat nė muskuj janė tė degjeneruara, kurse te ata qė nuk janė mjekuar, larvat janė aktive (mund tė qėndrojnė deri 30 vjet). Pėr tė parandaluar infektimin e njerėzve me trikinelozė, dua tė theksoj qė ėshtė i domosdoshėm kontrollimi I mishit tė derrave (trikinoskopia). Deri sot nuk ėshtė shėnuar infektimi I njerėzve me mish tė kontrolluar. Pra, kontrollimi i mishit ruan shėndetin tonė.

 


    S.D.

Musa Can Duli

1924 -1996

Musa Can Duli u lind nė Ulqin mė 1924. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira u detyrua tė shkojė nė Shqipėri pėr tė gjetur punė. Nė vitin 1942 shkoi nė Tiranė te dajat. Atje mbaroi kursin pėr infermier. Mė pas u punėsua nė spitalin italian, ku punoi dy vite me mjekė tė njohur, siē ishin dr. Anagnosti, dr. Groti dhe dr. Matroni. Nė vitin 1946 iu bashkangjitė Brigadės sė 13 shqiptare nė Ohėr, ku edhe punoi njė vit nė spitalin e atjeshėm. Njė vit mė vonė u kthye nė Uqlin. Ia filloi punės nė ambulancėn e atėhershme afėr hotelit Galeb. Ishte njeri human, i gatshėm pėr t’u ndihmuar tė gjithė njerėzve pa dallim feje e kombi. Punėn e infermierit e ushtrtonte me gjithė zemėr e shpirt. Pa kurrfarė pritese shėronte pleq e plaka, tė rinj e tė reja, fėmijė tė grupmoshave tė ndryshėm. Me tė gjithė ishte i afėrtė. Jetoi i  lumtur me bashkėshorten dhe katėr fėmijėt, tė cilėt arriti t’I shkollojė. Vdiq mė 1996.

Kujt nė Ulqin ose nė rrethinė nuk i kujtohet Musa, qė shumė njerėz e thirrshin doktor Musa. Njeriu qė vraponte, i kryente punėt me buzė nė gaz, njeriu qė dinte me fjalė me tė lehtėsua dhembjen. Musa ishte dora e djathtė e mjekut nė Ulqin.

 

 


Prof. dr. Tefik Bekteshi, Prishtinė

Femrat dhe sėmundja e zemrės

Tė jeshė mashkull do tė thotė tė jeshė mė i rrezikuar nga sėmundja e zemrės dhe nuk ėshtė ēudi se femrat janė tė brengosura pėr zemrat e meshkujve. Po, a duhet femrat tė brengosen pėr zemrat e tyre? A janė ato nė rrezik nga sėmundja e zemrės? Sėmundja iskemike e zemrės (apo sėmundja koronare – emri rjedh nga arteriet koronare qė dėrgojnė gjakun nė muskulin e zemrės pėr ta ushqyer) ėshtė vrasėsi numėr njė i femrave! Nė SHBA afro 500.000 femra vdesin ēdo vit nga format e ndryshme tė sėmundjeve tė zemrės, e qė ėshtė dy herė mė tepėr se nga tė gjitha tumorėt malinj sė bashku. Nga kanceri i gjirit po nė kėtė shtet vdesin 42.800 femra nė vit, dhjetė herė mė pak se nga sėmundjet e zemrės!  Besimi se sėmundja iskemike e zemres ėshtė e rezervuar pėr meshkuj ėshtė i gabueshėm, por, edhe i rrezikshėm, sepse zvogėlon kujdesin e femrės pėr zemrėn e saj, zvogėlon interesin dhe luftėn kundėr faktorėve tė rrezikut nga kjo sėmundje. Femra shpeshė injoron simptomet dhe i interpreton si pasojė e ndonjė sėmundje tjetėr. Nė anėn tjetėr statistika tregon se femrat nė atakun e parė (infarkt i zemres) dy herė mė shpeshė vdesin se meshkujt! Shėrimi i sėmundjes koronare ėshtė mė pak i suksesshėm te femrat. Baj pasit (by pass) 4 herė mė shpeshė i nėnshtrohen meshkujt se femrat, por edhe rezultatet e kėsaj metode si dhe i angjioplastikės (zgjerimi i arterieve tė ngushtuara koronare me balon) janė mė tė dobėta. Ndoshta ėshtė shpjegim mė i thjeshtė se kėto metoda te femrat zbatohen nė moshėn mė tė shtyer, atėherė kur janė tė shpeshta sėmundjet tjera qė e keqėsojnė prognozėn (sėmundjet e veshkave, infeksionet, sėmundja e sheqerit). Por, studimet dėshmojnė se edhe nėse krahasohen dy grupe, meshkujt e femrat tė moshės sė njėjtė, dhe pėrdoret medoda e njėjtė shėrimi vdekshmėria te femrat ėshtė mė e madhe.

Pse femrat nuk e marrin seriozisht kėtė sėmundje vdekjepėruese!? Shkaku i parė ėshtė se ato nuk atakohen aq herėt. Zakonisht, sėmundja koronare te femrat paraqitet 10 vjet mė vonė se te meshkujt, por pas moshės 65 vjeēare rreziku nga kjo sėmundje ėshtė pothuajse i njėjtė nė dy gjinitė. Shkak tjetėr qė modifikon kuptimin e rrezikut nga sėmundja koronare te femrat ėshtė fakti se studimet e mėdha e kanė marrė si subjekt mashkullin. Sot tentohet qė dizajnimi (planifikimi) i studimeve tė pėrfshin nė tė njėjtėn masė femrat si edhe meshkujt. Sidoqoftė, informatat e sotit janė tė mjaftueshme qė femra sė bashku me mjekun e saj ordinues tė llogaritė rrezikun individual tė sėmundjes koronare, tė evidenton faktorėt e rrezikut (pirjen e duhanit, sėmundjen e sheqerit, shtypjen e lartė tė gjakut, majmėrin, nivelin e lartė tė kolesterolit nė gjak, mungesėn e aktivitetit fizik, stresin) dhe tė fillon luftėn kundėr tyre. Estrogjeni (hormon i gjinisė femėrore) mund tė ketė efekt mbrojtės te femrat gjatė periudhės reproduktive. Ai e rritė nivelin e HDL-kolesterolit nė gjak (kolesterolit “tė mirė“) dhe e zvogėlon nivelin e LDL-kolesterolit (kolestreolit “tė keq”), por pas menopauzės ky efekt humbė. Ėshtė vėrejtė se marrja e “pilulave kontraceptive” pėrcillet me rritjen e rasteve tė infarktit tė miokardit pėr 3-4 herė. Pos kėsaj te kėto femra tė shpeshta janė trombozat e venave tė kėmbėve si dhe tromboembolia mushkėrore. Rreziku shumfishohet nėse femra qė merrė kontraceptiv e pinė duhanin – pilula dhe duhani kurrsesi nuk “shkojnė” sė bashku! Vlenė tė pėrmenden edhe disa karakteristika tė sėmundjes koronare te femrat. Kolesteroli I rritur nė gjak ėshtė faktor rreziku sikurse edhe te meshkujt, por nuk ėshtė aq i fuqishėm. Arsyeja ėshtė se te femrat ėshtė i rritur HDL-kolesteroli i cili e mbron femrėn nga sėmundja koronare. Nga ana tjetėr, diabeti e rritė rrezikun nga sėmundja koronare pėr 7-10 herė te femrat. Nėse te kėto femra zhvillohet infarkti i miokardit, komplikimet janė mė tė shpeshta dhe prognoza ėshtė mė e keqe. Te meshkujt diabeti nuk ėshtė kaq faktor prognostik “i fuqishėm“. Nga kjo qė u tha mund tė konkludohet se sėmundja koronare nuk ėshtė sėmundje meshkujsh. Ajo atakon edhe femrat, diē nė moshė mė tė shtyer se meshkujt, por manifestimet e saja atėherė janė mė tė rėnda. Femrat, pra, duhet ta ruajnė zemrėn e tyre! Jo nga meshkujt, sepse kjo ėshtė e pamundur, por nga sėmundja iskemike e zemrės - kjo ėshtė e mundur.

KRIJUESIT TANĖ