P. P.

Tretem

Pėr shpėrnguljen ėsht folė nė editorialin e Buzukut, numėr 2/2001. Kėtu po marrė parasyshė vetėm shestanasit e Shestanit, fisin dikur tė nji komi dhe tė nji feje. Shestani ka kjenė shpeshherė i djegun dhe i pjekun, por shestanasit kurr tė shtruom; Karl Pooten, arqipeshkvi i Tivarit, thotė se ata s’e njihnin o fare pak e njihnin pushtetin shekulluor, turqve s’u lajshin porez, zyrtarin turk nuk e lejojshin me hypė mrena, etj. Mjerisht, sot Shestani ka metė gati krejt i shkretė. Gjin’ja janė shpėrda, shpėrngulė kush pėr nji arsye e kush pėr nji tjetėr, jo daj pėr arsyena ekonomike! Mujmė me thanė, shestanasit gjinen nė tė tanė kontinentat, tė tretun, tė panjothtun nėrmjeveti. Megjithse shumica e ka ruojtė fenė e tė parėve, ka asish qi kanė ndrruo fe pėr shkak tė interesit ose tė dhunės; ka asish qi kanė nrruo komėsi, janė asimiluo, janė ba malazez, sėrbė, kroatė, talianė, turq, amerikanė, e Zoti e di ēka tjetėr; kanė tretė g’juhėn shqype, g’juhėn e tė parėve vet, kanė tretė hadetet, veshėn, etj., e nuk dinė o nuk duon me ditė rranxėn e vet. Kyj fenomen nuk ėsht vetėm i shestanasve; kjo nodh me pakica etnike, e sidomos me ata qi janė nė vorfni, si kanė kjenė shestanasit nėr ato shkrepa, ku buka nuk ka mjathtuo e uji ka munguo. Shestanasit kanė qinruo kur ka kjenė zorė (nė kohė tė Turkisė nuk u shtruon, islamizmi nuk shtriu rranxė). Kur u ba ma kollaj pėr me jetuo, por jo aq sa ishte dashtė dhe mujtė, e si ėsht dashtė (pse kanė kjenė ata ēka kanė kjenė!), aterė shpėrngulja isht ba ma e dukshme dhe ma e ranė. Qe statistika e gjen’jes 40 vjet ma heret dhe sot pėr Shestanin:  

Statistika shtetnore

1961

Gjen’ja mė 2001

Katuni

njerėz

njerėz

Dedaj (me Rud)

117

3 (n’Rud)

Gurzė e Bardhaj

47

0

Lukiqi

68

0

Gjuraēi

74

10

Karanikiqi

98

5

Bujgri

68

0

Draēevica

105*

5

Gjiē

577

23

 Statistika flet vet. E flet, mjerisht, dhimshėm. Si ven, Shestani po metėn shkreti. Halli tjetėr ėsht: shestanasit po paksohen kudo qi janė. Dikur votra e shestanasve ishte plot fėmi. Sot nji fėmi o dy! Zoti ka urdhnuo: Rrituni e shtohi! Dikur shpata e anmikut na pakonte. Sot jena anmiqt e vetvetit. Dikur, edhe me jetė i kena mpruo fisin, fenė e komin e vet; sot shumkush s’e ēanė kryet pėr te. A ka m’u rinjallė fisi i Shestanit?

 

 

LETRAT E LEXUESVE

 

Shqiptarėt nė Australi

Jemi krenar me daljen e Buzukut, revistės informative dhe kulturore, e cila pasqyron kulturėn historike tė viseve tė banuara me shqiptarė, tokat tona qė me shekuj ishin tė okupuara dhe tė sunduara prej tė huajve; e sot erdhi dita tė pastrohet pluhuri i errėsirės sė sundimit tė vjetėr nga mkatėnorėt nė truallin tonė shqiptar. Kjo Revistė ėshtė e qėlluar pėr shqiptarėt e Malit tė Zi, shqiptarėt qė me vite bredhin nėpėr vende tė ndryshme tė botės pa pasur mundėsi tė informohen nė gjuhėn e nėnės, pa pasur mundėsi tė dinė mė shumė pėr atdheun. Shekulli 21 ėshtė epoka e shqiptarėve, qė ata ta njohin ēerdhen, historinė e baballarėve, gjuhėn e lashtė, tokėn e bijėve mė tė mirė qė bota sot njohu pėrmes shkrimeve tė historisė dhe tė kulturės shqiptare. Fatkeqėsisht, ndėr arsyet e mundshme tė emigrimit tė shumė shqiptarėve nėpėr vendet e ndryshme tė botės, duhet pėrmendur luftėn, ndalimin e shkollimit nė gjuhėn shqipe, mosnjohjen e kulturės dhe historisė dhe ekonominė e pazhvilluar. Tė gjitha kėto patėn pasoja katastrofike. Shqiptarėt e Malit tė Zi u detyruan tė marrin rrugėn e mėrgimit. Ata mbėrritėn edhe nė Australinė e largėt. Disa prej tyre pėr jetė nuk do ta shohin vendlindjen. Prandaj, e shoh tė nevojshme qė pėrmes shkrimeve tė lidhim njė urė tė miqėsisė. Qė nga viti 1974, duke parė nevojėn e rujatjes sė traditės sė shqiptarėve tė shkapėrderdhur nė Australi, nga At Daniel Gjecaj nė Melburn u formua Shoqėria Shqiptare Katolike, e cila tubon rreth 250 familje shqiptare. Ajo funkcionon edhe sot dhe ruan identitetin kombėtar e fetar, gjuhėn, veshjen... Pėr ēdo vit feston Krishtrlindjet, Pashkėt, Vitin e Ri. Kėtė vit, me kėngė dhe valle shqiptare nga tė gjitha krahinat tona shqiptare, shėnoi 130-vjetorin e lindjes sė patriotit shqiptar, At Gjergj Fishta. Kėtė shoqėri, me punėn e tyre, e konsoliduan dhe e aktivizuan i ndjeri Lukė Ēuni, Lekė Ndreka nga Kllezna (kryetar shumėvjeēar), Anton Kola, Pashk Gojani, Nikollė Toma, Pren Doda, Pjetėr Rrushi dhe autori i kėtij teksti. Tė gjithė sė bashku si njė familje u munduam qė edhe ne nė mėrgim t'i ruajmė traditat dhe gjuhėn e tė parėve tanė. Pėr t'ia arritur kėtij qėllimi pėr ne ėshtė mė se e nevojshme qė tė kemi njė prift shqiptar katolik, i cili do tė na celebrojė meshėn nė gjuhėn amtare, do tė na pagėzojė foshnjat tona, do tė na krezmojė gjeneratat e reja, do tė na afrojė rininė tonė dhe do tė jetė nismėtar i shumė aktiviteteve tjera .

Martin Bibaj

 Letėr nga Ēikago

Si shoqatė kemi mbajtur disa mbledhje nė Ēikago. Kemi miratuar disa vendime tė mėdha, si krijimi I njė kėshilli tė ri tė kryesisė dhe sekretarisė pėr vitin 2001/2002. Kėshilli i kryesisė pėrbėhet nga Frano  Maroviq, Niko Paladin, Steve Junkoviq, Pale Jankoviq, Tomy Pekiq, Roza Jankoviq, Arben Pema, Viktor Brisku dhe Dany Koloviq. Kryetar ėshtė Lekė Brisku, nėnkryetar Pale Ēotaj, arkatar Anton Nrekaj, sekretar Mitėr Pekaj, dhe ndihmėssekretar Manda Lukiq. Shpresojmė se diversiteti dhe rinia e kėtij grupi tė edukuar do tė arrijnė t'i plotėsojnė qėlimet e pėrcaktuara. Shfrytėzoj rastin t'u njoftoj se kemi organizuar festimin pėr Krishtlindje (Christmas party) ku kėnduan Fran Vulaj dhe David Stanaj. Nė kėtė mbrėmje e njoftuam degėn e shoqatės sonė nė Ēikago me librin nė dorėshkrimi ”Shestani” qė e ka pėrgatitur Gjokė Dabaj. Po ashtu i njoftuam edhe shestanasit nė Nju-Jork dhe Boston se sa para janė mbledhur nė Ēikago me qėllim qė ky libėr tė botohet sa mė parė. Mirėpo tek ne ekziston frika se paratė e grumbulluara pėr kėtė qėllim nuk do tė pėrdoren nė mėnyrė korrekte. Sinqerisht, libri nuk ka qenė ndėr prioritetet tona, por, meqėnėse ai pėrpiqet tė shtjellojė gjenezėn tonė, ne do ta mbėshtesim atė. Ne do tė mbledhim para vetėm nga ata qė dėshirojnė tė japin e jo tė shkojmė derė nė derė. Ne na duhet ndihma juaj. Na shkruani nė e-mail disa informata mbi shoqtėn nė Ulqin dhe mbi librin e lartėpėrmendur. Gjithashtu do tė ishte shumė e mirėpritur ndonjė letėr nga ju apo kryetarit tė shoqatės , nėpėrmjet sė cilės do tė na njoftoni me aktivitetet qė i keni bėrė vitin e kaluar dhe me planet pėr kėtė vit, sepse njerėzve nė diasporė u intersojnė mjaft kėto informacione. Revista ”Buzuku” na pėlqen shumė dhe kemi mjaft dėshirė ta lexojmė. A ka ndonjė mėnyrė pėr tė na e dėrguar ndonjė kopje, p.sh. me e-mail e ne e printojmė. Mendoj qė secili anėtarė e meriton njė ekzemplarė (kopje). Nė Ēikago jemi pėrafėrsisht 50 shtėpi shestanas. Qėllimi ynė ėshtė sjellja e priftit shqiptar kėtu. Do tė ishte mirė qė pėr kėtė ju tė na ndihmoni. Edhe pse jemi nė Amerikė nuk do tė thotė se ndihma juaj ėshtė e pavlefshme. Dėshirojmė qė fėmijėt tanė tė mos harrojnė se nga jemi. Kjo shoqatė na ndihmon t'ia arijmė kėtij qėllimi. Ne nuk kėrkojmė nga ju ndihmė financiare, por mbėshtetje kulturore, edukative... Edhe ne , kur tė bindemi se puna juaj nė Ulqin afirmon vlerat tona shpirtėrore dhe kulturore, do t'u mbėshtesim me tė gjitha forcat tona.

Lekė Brisku

Reagim

Nė Buzukun nr 4/2001 lexova tekstin Dėshmi historike mbi Shestanin e vitit 1865, i cili gati pėrputhet me shkrimin tem Legjenda e Shestanit, tė botuem nė numrin e parė tė kėsaj reviste. Nė kit tekst m'ra posaēe nė sy ajo pjesė nė marim, ku thotė se katolikėt e Shestanit manė festat kryesore tė ortodoksėve, si janė Kshnellat, Sh'Pjetri ... tė cillat bien 13 ditė mas festave tona (mas festave katolike). Nuk po me duket qi kjo isht e saktė. Hala deri tash nuk kam nije pej t'moēėmve, e as nuk kam lexue kurrku, se na katolikėt e Shestanit i kena festua festat 13 ditė mas festave tona. Vetė unė festonj  sh'Pjetrin, por as pej gjyshave nuk kam nije se e kena festue 13 ditė ma vonė. Ēka mendon Redaksija pėr kit dokument?

Gjura i Macit Nikės

 

Sqarim i Redaksisė

Kuptohet qė dokumenti ka tė meta (njė mbėshtetje pak e tepruar nė legjenda). Shestanasit kanė qenė katolikė dhe, nė njė pjesė tė Shestanit Posht, ortodoksė. Mundet qė nė atė kohė, ortodoksėt e Shestanit Posht i kanė festuar festat 13 ditė mė vonė se shestanasit katolikė. Ky dokument ėshtė njė raport qė e kėrkoi Karl Poteni, arqipeshkvi I Tivarit, kurse e shkroi njė misionar apostolik mė 1865. Raporti (dokumenti) na jep numrin e banorėve dhe tė shtėpive pėr Bujgėr, Uzhdaviq, Palaj dhe pėr Pecaj, pra pėr Shestanin Posht nė atė kohė. Theksohet trimėria e shestanasve nė konflikte me malazezėt. Nė fillim tė raportit thuhet se katolikėt e Shestanit janė shqiptarė tė vėrtetė; kėtu edhe dy herė thuhet qė janė shqiptarė tė vėrtetė banorėt e katundeve ortodokse Uzhdabiq dhe Pecaj. Nuk thuhet, por mbetet tė kuptohet, se edhe katundi Palaj ėshtė i banuar me shqiptarė ortodoksė. Pėrndryshe, nuk do tė theksohej qė Krrica dhe Selca janė  ortodoksė qė flasin gjuhėn ilire (nė atė kohė me gjuhėn ilire ėshtė kuptuar gjuha sllave, malazeze, serbe ose kroate) dhe pėr kėto dy katunde nuk pėrmendet numri i banorėve e as i shtėpive. Pra, raporti thotė qartė, se tė gjithė katolikėt dhe ortodoksėt e Shestanit Posht janė shqiptarė. Raporti nuk flet pėr katundet e Shestanit Nalt; Karl Poteni do t'i ketė pasur informatat qė ata tė gjithė janė shqiptarė katolikė. Do tė pyetni, ē'iu deshėn Karl Potenin kėto informata.? Austro-Hungaria e atėhershme kishte pretendime territoriale nė Ballkan; ajo duhet tė ketė qenė e interesuar pėr shtrukturėn e popullsisė tė krejt Ballkanit, pra edhe tė rrethit tė Tivarit.

 

Si i ruejmė monumentet historike

Shkrimi Ubla e Krajės – monument historik, e autorit Ali Gjeēbritaj, e botuem nė Buzukun nr 4/2001, faqe 14, m'u pėlqye shum. Pėrnjimen, Ubla e Krajės ka luejt rol tė ranėsishėm gjatė historisė nė jetėn e popullsisė sė Krajės. Unė do t'i shkruenjė edhe dy fjalė pėr monumente. Pėrmrndoret historike janė shum tė vjetra. Po tė flisnin ata, do tė na kalxonin pėr ndodhitė e shumta gjatė shekujve tė kaluem. Pėr kėtė arsye na e kena me borē t'i ruejmė. Dhami i kohės i prish, i prishin edhe njerėzit. Pėrmendoret duhet t'i renovojnė ekipet e specializuara, e jo ēdokush. Shembuj si s'duhet tė punohet janė Ubla e Krajės dhe Kisha e Shėn Mėrisė nė Krajė. Kur u ba renovimi i Ublės, isht dashtė qė gurėt tė kthehen nė ven tė vet, ashtu qi tė shihet vjetėrsia e saj. Sot, turisti ose kalimtari nuk do tė zinte besė se Ubla ėshtė e moēme. Kur u ēel Ubla, tregon vetėm data nė beton, si dhe nji baqun i vjetėr pej guri. Rrathi e gryka janė krejt pej betoni. Nuk ka mendua ose nuk ka dashtė tė mendonjė kurrkush sė nė kohėn e Vladimirit dhe tė Kosarės nuk kishte beton. Thonė qė s'kishte munėsi tjetėr. Po si pati munėsi tė bahet rrathi i Ublės para 10 shekujve! Ashtu edhe kisha e Shėn Mėrisė, qė filluen ta renovojnė ortodoksėt, por e lanė se nuk doli e atyne; pėrjashta e banė murin me gur mjaft mirė, mrena e lanė betonin tė duket, nuk e muluen me gur. Sot ajo pjesė man ujė, duket si bazen. Tragjedia isht se nė shtetin tonė hala pėr kėta punė nuk nep pėrgjegje askush, por edhe s'ka kuj me ju pėrgjegjė. Kam besim, se edhe te na do tė vinjė koha me iu pėrmajtė rregullave ligjore si nė Pėrenim.

Gjura i Macit Nikės

 

Sqarim

Nė Buzukun nr 3, faqe 5, shtylla e mesme, rreshti 7 e 8 nga lartė, ėshtė: ... Rumisė), sipas tė gjitha gja-save; shėnim i redaktorit, ... duhet: ... Rumisė, sipas tė gjitha gjasave; shėnim i redaktorit), ... Nė Buzukun nr 3, faqe 16, shtylla e majtė, rreshti 22 prej fundit, ėshtė: Si ushtar, pėr katėr vjet lufton nė Egjipt, Siri, Liban, Palestinė dhe nė Transjordani. duhet: Si ushtar, pėr katėr vjet, mė 1942 lufton nė Libi dhe nė Egjipt, e nė mbarim tė 1944 dhe mė 1945 nė Jugosllavi. Kohėn tjetėr, nė ushtri shėrbeu si radio-telegrafist, pėrveē nė Libi dhe Egjipt, edhe nė Siri, Liban, Palestinė, Trans-jordani dhe nė Jugosllavi. Lexuesve u kėrkojmė falje,

Redaksia

 

mr. Gjergj Nikprelaj

Proklamata e Portės sė Lartė dhe Kuvendi i Grudės

Porta e Lartė me anė tė gjeneralit Shefqet Turgut Pashės i dėrgoi njė proklamatė nė gjuhėn shqipe dhe turqishte kryengritėsve malėsorė mė 1911 me tė cilėn i amnestoi tė gjithė luftėtarėt shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė kryengritje dhe i ftoi ata pėr pesė ditė tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre, pėrveē njė pjesė tė udhėheqėsisė sė kryengritjes, siē ishin Lucė Mark Gjeloshi, Mirash Pali, Frano Pali, nga Selca (Kelmendi), Mirash Luca nga Kastrati, Sokol Baci nga Gruda, Dedė Gjo' Luli nga Hoti, Tomė Nika nga Shkreli dhe Mehmed Shpendi nga Shala. Nė kėtė dokument thuhet: "Edhe kėta mund tė kthehen, por do tė gjykohen nga 'Divan Harbe' (Gjyqi ushtarak)". Proklamata (amnestimi), sipas dokumenteve tė Arkivit tė Cetinės u shpall mė 12 maj 1911. Po atė ditė u hap lajmi nėpėr rrugėt e Podgoricės nga ana e konsulit tė Perandorisė Osmane. Nė Malėsi kėtė lajm e dha kajmekami i Tuzit, Mihallaq Efendia.

Nė tekstin origjinal tė proklamatės thuhet:Malecorve Vjet kuer erdha ktu bashk me ushtrii me Emer t'mretit, ju m'dhaat fjalen qi gjithmon keni me kene besnik e Mretit e keni me i baa itaat Hyqymetit, e anun essas me gjith zemer e vazifja jeme kje marue me mnyre t' mire. Mas fjalet t' beses qi m' paat dhanė, si per itaat ashtu edhe per besniik kah ana Davletit, n'ven qi me nnej n'fjal e me majt besen qi m' dhaat, disaa prejė jush jan ēue prep per me baa do pun t'pagiashme me t' cilat kan ēudit e prish zemra t'gjith Osmanllit; e Mreti qiti fermanin permii mue qi me ardh me ushtri e me vue n' venn tuj rahatiin e regullen. Praa m'u ēuė tesh e me ja derdh gjakun vllazniive t'uuj me t'ciillėt puth e marr ngryk vjet, e me shkue kundra emreve hyqymetit, merret vesht qi jeni rrejt e trathtue prejė nokui t'cillėt per fites e per dobii t' veten, ju kan shty m'ket pun se kan qef me perzii vatanin. Tesh un kam uzdaj qi koha erdh ma per ju qi per m'u penduė e me kthye prep permi at bee qi keni pas baa vjet. Ner pes dit, ata qi kan me dasht me u kthye ner shpija t'veta tui baa tesliim armt e xhe-behanet me niet qi me i baa itaat t'gjith kanuneve e emreve e temiheve Davletit, kan ken t' falun, e hyqymeti s' kaa me baa davaa mi ta, pos atyne qi kan ken sebeti t'perziimit t'cillve I knohet emni ktu posht (*). Por per ne kjoft qi doni me mait teper inadin ather don me than qi jeni m'nji mendim me ata trathtort qi don me shit vatanin, ather m'ket mnyr mu s' kaa me m'met tjeter por me fillue me dhan xheza t'rand. Fuqia e kyveti i hyqymetit Osmanlliis asht ma naltė e ma e malle qi s' ju mriin mendimi, e Mileti kurr s'ka me baa kabull qi t'i dahet nji cop vend prejė toks shejtnueshme t'vatanit. Ushtrii qi kam nen urdhen, mennimi e zemra qi kam per vatan, jan  ieft, me nnim t' Zotit, per me i farue e me shqym t' gjith ata trathtor veē per me mueit me profitue po ju baj me diit met musaaden e mrame hyqymetit. (*) prei Selce: Loutce Marku, Gjelosh Mirash Pali, Frano  Pali prei Kastratit: Mirash Loutce prei Grudet: Sokol Baci prei Hotit: Ded Gio Luli prei Shkrellit : Tom Nika prei Shalet: Shpendi Kta edhe munnen m' u baa kabuull por kan m' u gjygye prejė ‘Divan Harb’. April 28 1911 COMADANI I USHTRIIS E SHKODRES (Ne faksimilin turqishte Shefqet Turgut Pasha, v me dore- v.j) Sipas raportit tė togerit Mark Galit Lekoēaj tė ushtrisė malazeze nė atė kohė, i cili ka shėrbye si pėrkthyes, dokumenti nė fjalė iu dha udhėheqėsisė sė Kryengritjes nė Podgoricė. Njė pjesė e parisė sė malėsorėve gjendej atė ditė nė kėtė qytet si: Dedė Gjo' Luli nga Hoti, Dodė Preci nga Kastrati, Mirash Luca po nga Kastrati, Lucė Muca nga Rapsha e Hotit e disa tė tjerė, thotė oficeri Lekoēaj nė raportin e tij qė kemi shfrytėzuar. Nga ana e Turqisė nė kėtė mbledhje mori pjesė Abdulah Sitki Beu, I cili, pasi u pėrgjegj nė disa pyetje tė udhėheqėsisė sė kryengritjes, kėrkoi prej tyre pėrgjegje nė lidhje me  amnestimin e luftėtarėve. Ata u pėrgjegjėn :" Ne mė sė pakti kemi kompetencė pėr vendim, pranadaj po ju dergojem Proklamaten tuj tjerve. Si do te jete vendimi, ne nuk e dim tani. Do te shofim." Siē dihet qėllimi i Shefqet Turgut Pashės ishte sulmi befas brenda kėtij afati kur Haki Pasha i sulmoi pikat dominuese tė frontit, si Deēiqin e disa tjera qė malė-sorėt nuk i ruanin, duke shpre-suar se turqit nuk do t'i tradhėtojnė, por ndodhi ndryshe. Kėtu pėr herė tė parė botojmė pėrgjegjen integrale tė malėsorėve kryengritės dhe emrat e atyre qė morėn pjesė nė Kuvendin e Grudės, nė Pikalė (Shkalla e Gegės): " Te nderueshmit Zotnii Shefqet Turgut Pashes, Urdhnimtari ushtrise ne Shkoder, Vjet na thirret me dhane armet e gjyshave t'one me te cilat ner shum vana peshtume rrezikut bashkine e shtetit oktoman, e na ja u dhame pse na premtuet para te gjith mbretnise te drejtat e konstucjonit. Por qeverija ketyne  premtimeve i pergjegji me te myllun shkollash komtare, me pagesa jashte fuqis' one, me te burgosuna te paaudha e me shum dijeltime tjera qi i perkasin nji qeverise despotike. E tash vone na shtini nermjet dhe gergesat e nji luftes kundra shoqishojit, t'u armatise myslimanet e t'u i reshtue ma te paret kundra shqyptarve te keshtene.

Na tash saa shekuj jemi t'u e rujte lirine e kombit t'yne, e ner keta kohena qytetrimin u ngreheme ne kame per drejtsii kundra te paa-drejtesis, e ne faqet te botes se perparume po e thomi qi kemi per t'u shtrue vehtem at here kure kostitucjoni se kaa per te kene ma nji gjia e dekun por nji gjia e gjialle. Prej pes shekujsh deri ne dite te sotme i kemi dhane prove osmanlive te nji besnikise qi vertetueme me saa lufta te pergjiskshem , e telegraf 14 prille qi i rraheme M.T Sulltanit ju diftueme per te tiit t' u e lute me pas ndjese per ne e drejtesii. Por fjalet t' ona nuk u peshuene e tash ne proklam tuj po kujtojem qi po na epet nji pergjiegjun. Po kje keshtu, na ju diftojme qi kishim m' e pelqye nji njeri te cuem perej Stamollet I cili vehtem te na sigurojne qi myslimanet te keshten jemi te gjith nji perpara te nji ligjes se drejte. Kje mandej ndjesa e dhanun ne proklame tuj nuk vjen prej Perandorit por prej jush, u lutemi te na coni ndokend me te cilin mundemi me rae ne godi. Ndryshej se kemi per te kethye ner shpija t'ona qi na i ka djege ushtrija e juej, gjiane edhe na kan vjelle e familjet t'ona gjinden te shperdaeme ner male e mjerisht dhena te huej. Se kemi praa inade as nuk jemi trathtor por dishrojme me pae vendin t'one ne nji mbertni oktomane e themelueme ne drejtesii. Premtime e llasa se kan me vjefte ma per nee, e sot per atdhe po e derdhim gjiakun qi shpejt o von ka me na qite ne pah me paq e perparime. Gruda: Pjetėr Prenka, Tomė Gjoni, Dedė Nika, Kolė Deda, Kolė Zefi, Prenkė Ujk Smajli, Marash Ujka,Gjeto Dashi, Gjek Gjieruka, Losh Gjeka, Luc Gjeloshi, Lekė Zefi, Martin Hasi. Hoti - Trabojini: Mirash Lani, Nikė Gjelosh Leka, Gjekė Marashi, Lul Gjeloshi, Lulash Zeka, Gjion Ujk Miculi, Ded Gjion Ujka, Gjiek Mali, Ali Mirashi, Gjon Nika, Lulash Marku, Mark Lulashi, prej Trabojinit. 

Rapsha e Hotit: Deli Meta (Ēunmulaj, bajraktari i Hotit; shumė historianė qė janė marrė me ēėshtjen e sė Malėsisė, gabim mendojnė se bajraktari I Hotit nuk ka dhėnė kontribut nė kėtė betejė tė populli tonė. v. j), Gjeto Marku, Gjokė Kola, Luc Marku, Gjekė Shyti dhe Gjeto Mark Gjoni. Kastrati: Dodė Prenēi (bajraktari Kastratit, v. j),Gjelosh Gjoka (vojvodė I Kastratit.v.j.), Zenel Shabani (bajraktar v. j), Vuksan Leka, Prenkė Brahimi, Gjeto Daka dhe Ujk Gjeloshi. Kelmendi: Lukė Gjoni,Vocer Prenēi, Luc Marku, Fran Pali, Nikė Smajli, Zef Uci dhe Lul Rapuka. Shkreli:Gjokė Deda, Mark Prenka, Ujk Smajli, Kolė Nuoci, Mark Ēuni dhe Tomė Nika. Kėtė dokument historik nuk e kanė nėnshkruar udhėheqėsit e kryengritjes, qė jane tė pėrjashtuar nga amnestia e Portės sė Lartė. Kėshtu vendosi Kuvendi i parisė sė Kryengritjes shqiptare, nė mbarim te gjysmės sė majit 1911 nė Grudė.

 

 

Sami dhe Naim Flamuri

Sabbatai Zevi – mesi mistik (1626-1676)

Sabbatai Zevi lindi nė Smyrna (Izmiri ne Turqi) nė vitin 1626. Supozohet se prindėrit i kishte nga Patra e Peloponezit. Qė heret e tėrhjekė vėmendjen me dukjen e tij tė shėndoshtė nė ēdo pikėpamje. Kishte njė gojėmbėlsi nė tė kėnduar, pėr ēgjė e adhuronin shumė dashamirė dhe bashkėqytetarė tė tij nė Izmir. Mėsuesi i tij i parė ishte Gadol Reb - Isaak di Alba, anėtar i sektit tė Bais Din. Edhe pse, sipas Scholemit, ai vuante nga depresioni, kjo sėmundje kurrė nuk e kufizoi atė nė veprimet e tija. Pėrkundrazi i dha forcė edhe mė tė madhe tė besojė edhe mė shumė nė Zotin. Pas gjashtė viteve mėsim tek mjeshtri Isaak vazhdon studimet tek Rabi (udhėheqės fetar ēifut) Joseph Eskapha. Aty e fiton titullin “smicha” – “i dituri”, ku edhe i vazhdon studimet deri nė moshėn adoloshente. Nė vitet e mėvonshme pėrcjellėsit e tij do e njohin edhe me titullin “Amirah” (besimi nė njė Zot). Ne vitin 1648 rregullisht i then dogmat e atėhershme nė botėkuptimin e shkrimeve fetare tė Talmudid, sidomos nė trajtimin e “Memes” njė pjesė e trashigimis, ku duhet pėrcaktuar besimi dhe thellimi nė besim se Zoti ėshtė njė. Nė vitin 1651 dėbohet nga Izmiri pėr nė Selanik (Greqi, Thesaly, Peleponez) ku e vėrejmė njė tendencė tė re tek Sabbatai nė ndėrlidhjen me shkrimet e Torahut-Talmudit (pesė librat e oisuit-Musaut). Ai pa dyshim nė veprimet e veta e skandalizon jetėn e udhėheqėsve fetar ēifut me lidhjen martesore qė ai e bėn haptas me Librin e shenjtė.

Nė shtegtimet e tija, nė vendet e huaja, rruga do ta shpien edhe nė Palestinė. Nė kėtė vend tė shenjtė jorastėsisht rifillon bindjen se ai ėshtė nė fakt njė Mesi. Librat biblike kanė njė  epiqendėr: idenė e Prijėsit tė ardhshėm tė shpėtimtarit, qė nė gjuhėn aramike quhet M E S I. Atje ai takohet me Nathan Levin prej Gaze, i cili e shpall Sabbatai Zevin si Mesi. Nė vitin 1666 ai shpall se gjykimi hyjnor dhe mbretėria e Zotit do jenė ne duart e tija. Tė nderuar lexues duhet ta kemi parasyesh se gjerė atėherė, nė historinė e izraelitėve-ēifutėve, nuk ka patur njė figurė kaq bashkuese pėr njė komb tė ndarė nė tė katėr anėt e botės se Sabbatai Zevin. Si i tillė ai mund tė shpallet edhe si fillestari I shtetit tė sotėm izraelit. Sa-bbatai kėrkonte lirinė e he-brenjve. Liria pėr tė ishte mė e madhe dhe mė e plotfuqishme se sa doktrinat fetare tė ndryshme.

Pasi Sabbatai ishte njė reformator, sikurse edhe Jezusi-Isa para tij, ai i jep disa urdhėra qė deri atėherė kurrkush nuk guxonte t’ i shkelte: ndaloi agjirimin ritual. Sipas tij, pėrveē lumturisė dhe trijumfit shpirtėror, asgjė tjetėr nuk guxon tė mibijetojė tek besimtarėt. Nė dhjetor tė vitit 1665 rikthehet nė vendlindje, ku nė njė mėnyrė demonstrative merr sopatėn dhe shpėrthen derėn e Sinagoges Portugeze, kurse pėrcjellėsit e tij filluan ta quanin vetveten “besimtarėt e vėrtetė”. Mėnyra e ndėrlidhjes sė besimeve (ekumenizmi), Sabbatait I shkaktoi mjaft armiq, sidomos tek disa Rabi tė cilėt lėvizjet e tija dhe shpalljen e tij si Mesi e shikosnin me sy tė dyshimtė. Sidomos vlen tė pėrmenden ndryshimet e bėra nė trajtimin e rolit tė gruas. Barazimi I gjinive ishte lartė nė agjenden e tij. Influencė nė kėtė drejtim, padyshim, kishte edhe ba-shkėshortja e Sabbatait – Sarah, me tė cilėn u martua nė Kairo, me 1664. Dymbėdhjetė ditė pas ngjarjeve nė Izmir dhe shpėrthimit tė tij nė Sinagogėn Portugeze niset pėr nė Stamboll, ku fama e tij ishte bėrė gati si njė legjendė e gjallė. Perandoria Osmane ia kishte frikėn, sepse nuk u pranonte pėrceptimin se, pėrveē vulės sė profetave Muhamedit a.s., ka Mesi tjetėr. Ai nė sytė e Sulltanit ishte armik i perandorisė dhe si I tillė, pasi tregtia u kontrollonte nga popullata ēifute, ardhja e Sabbatait shumė lehtė mund “ t’ iu dilte nga dora”. Pasi rrebelizmi kundėr Sulltanit ishte njė dėnim qė dėnohej me vdekje, hallka kundėr Sabbatait po ngushtohej dita - ditės. Sabbatai burgoset pėr shtatė muaj nė fortesėn e Gallipolit, ku mbahet nė “kullėn e qėndresės” Nė shtator tė vitit 1666 delė para Sulltanit Mehmeti IV. Kishte vetėm dy rrugėdalje. Ose tė bėhet shėnjestėr e gjallė pėr shigjetarėt e oborrit mbretėror, ku nė rast se shpėton i pranohet titulli i Mesisė, apo ta ndėrroi besimin-fenė nė Islam. Kushtet e jashtėzakonshme e bėjnė qė Sabbatai ta pranojė islamin si besimin e tij kryesor me zhgarkimin e tė gjitha detyrave qė i kishte kundėr pėrcjellėsve tė tij tė shumtė, tė cilėt i fton tė konvertohen nė islam. Prej atėherė femohuesit e Sabbatait do njihen me emrin Turk DÖNME (tė shkėputurit). Shumė pak dihet rreth jetės dhe qėndrimit tė tij nė Ulqin. Edhe sot e kėsaj dite nė “Kullėn e Ballshajeve” vėrehen shenjat e yllit tė Davudit (Davidi) po aty ku u falte I madhi Sabbatai Zevi i mbi- quajtur Mehmet Dadai nė Ulqin. Kėtu edhe sot e kėsaj dite ruhet “Tyrbja e familjes sė Manajve”, ku, ndėrmjet tjerash, thuhet se ai e la amanet qė kurrėn e kurrės kjo tyrbe mos tė hapet dhe sekreti i Mehmet Dadait kurrė mos tė bėhet objekt kulti, ku njerėzit do vinė e ti luteshin atij.

Nė vitin 1667 i lind edhe djali Ismail Morelecai, me ē’rast e vizitojnė shumė miq dhe dashamirė tė tij . Ndėr ulqinak akoma ruhen kujtimet se si Mehmet Dadai ringjalli fėmiun tė cilin e kėshilloi tė mos hypi ne fik, por djaloshi kureshtar nuk e dėgjoi dhe ra nga fiku e vdiq nė vend… Mehmetit (Sa-bbatait) fėmiuiu dhimb shumė. Meqė e konsideronte veten fajtor luti Zotin qė t’ia marrė jetėn atij dhe ta ringjalli djalin, ēka edhe ndodhi. Sabbatai Zevi vdiq pikėrisht nė ditėn e Shpėrblimit , nė shtator tė vitit 1676, dy javė para se do t’i i mbushte tė pesėdhjetat.

Prej atėherė kanė kaluar gati katėr shekuj, ndėrsa eshtrat e Sabbatait pushojnė tė qetė nė “Tyrben e Manajve”. Kjo familje edhe sot e ndez qiririn pėr hirė tė shpirtit tė tij tė pastėr. Nė ėndrrat e tija ai akoma fluturon lart si njė njeri mistik I vėrtetė tė cilin nuk e mbuloi harresa. Pėrkundrazi, vepra e tij dhe fillimi i lėvizjes sė tij inspiruan formimin e shtetit izraelit, qė deri nė fillim tė shekullit tė kaluar ishte njė utopi e vėrtetė.

 

Zenel Katana

Rexhep Abazi

5.3.1922-15.10.2001

Rastėsisht po shfletoja faqet e njė albumi. U ndala nė fotografitė e bėra nė Tiranė, nė vitin 1993, nė Takimin e grupeve popullore nga hapėsira muzikore mbarėshqiptare. Historia nėpėr tė cilėn ka ecur populli ynė gjatė shekujve ėshtė e skalitur me njė poetikė tė rrallė e tė papėrsėritshme nė kėngėt e vallet popullore, me lirikėn mahnitėse dhe eposin burrėror, me fisnikėrinė dhe dinamikėn jetėsore, me tėrė ngjyrat e universit mbarėshqiptar. Vėshtroj me vemendje njė fotografi tė valltarit tė njohur nga Dasma e Ulqinit, Rexhep Abazi, i cili nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve, dhe parasysh me del ai me kostumin kombėtar, lėvizjet e tija tė shkathta...Vallja e tij autentike, nuk do tė mbartet mė prej kėtij artisti tė lindur. Megjithatė ndarja fizike nuk mund tė largojė nga jeta e gjallė vlerat e krijuara. Ata mbeten si fryt i krijimtarisė sė tij cilėsore, duke i dhėnė pėr mė tej jetėgjatėsinė e mė pas, pavdekėsinė artistike.

Rexhep Abazi diti tė prezentojė pėrherė nė mėnyrė tė denjė dhe origjinale vlerat folklorike tė mjedisit tonė. Folklorin e kam dashur qe nga fėmijėria... Unė nuk mund tė shkėputem nga treva ime dhe nga njerėzit qė kanė jetuar dhe kanė krijuar, do tė me thoshte ai nė njė intervistė tė bėrė vite mė parė. Falė kėtij talenti, entuziazmi, sensibiliteti, dėshirė pėr jetė tė plotė dhe kėnaqėsi shpirtėrore, ai mbeti gjithnjė i ri, duke i bėrė sfidė pleqėrisė dhe vdekjes. Zemra e tij pushoi sė rrahuri, por hija e tij do tė vallėzojė prore vallen e njohur tė Dasmės sė Ulqinit, nė ato dasma ku njerėzit do tė bashkohen pėr lindje tė reja dhe ku ne tė gjithė dhe ata qė vijnė pas nesh do tė gjejnė, do tė takojnė njė pjesė tė jetės sė tyre.

 

 

 

P. P

Tubimi i shestanasve nė Ēukuljer

Nė Buzukun nr 2/2001 kje Nė Buzukun nr 2/2001 kje nji shkrim me titull Bekimi i nji  shkrim me titull Bekimi I vorreve nė Shestan, ku nė vorreve nė Shestan, ku nė fun pėrmenet se shestanasit, fun pėrmenet se shestanasit, qi aty kishin ardhė pėr bekim qi  aty kishin ardhė pėr bekim tė vorreve, u mlodhen nė tė vorreve, u mlodhen nė Selitė te Ublat, e aty bashkė Selitė te Ublat, e aty bashkė hangren darkėn vllaznore. Tė hangren darkėn vllaznore. Tė dyja senet janė pėr tu lev dyja senet janė pėr tu levduo.

Kushdo qi ėsht shestanas, me trishtim ndahet pej ati veni, dikur plot njerėz, e sot, mjerisht, i metun shkretė, katunet pa banorė, shpijat pa tym; s’nihet za e as zhurmė, as za ēobanit o ēobaneshet, as cingare o ēakare baktishė. Prej dikur 500 e kusur njerėzish, sot nė tė dy Shestana (nalt e posht) kanė metė as ndoshta 10 vetė nė 9 katune! E dikur ai ven ishte nė za, edhe se donjė herė i djegun e i pjekun, por kurr I shtruom as prej Turkut as prej Malazezve (deri me 1876-1878). Shkrimi i pėrmenun mė kujtoj tubimet e shestanasve kah gjysa e shekullit tė kaluom, qi maheshin njiherė nė vjetė nė Ēukuljer, nė atė rrafshinė (rraf-shnaltė nėn Lonec, Landec?), ku, si mas legjendės, thohet se s’parit zunė ven shestanasit kur dolen nė kėto anė e ku hala sot gjinen rrenimet e nji kishės moēme dhe do vorre. Famullitari i atėhershėm, don Pjetėr Perkoliqi, nė 225 vjetorin e shpėrnguljes sė shes-tanasve (dhe Briskanjorėve) nė Zadėr (Zarė; Arbanasi, Arbneshi), shpalli dishirėn me shkuo me thonė meshėn mi ato rrenime tė kishės nė Ēukuljer, nė venin Bregu i Lmuem, ku verės ishin do shestanas prej Mbimalit to veruo me berre. Mesha e parė u majtė nė vjeshtė, shtator 1951. Nė ditėn e caktuom erdhen nė meshė nji numėr I vogėl Mbimalas, jo vetėm ata qi ishin me berre, por edhe tė tjerė. Famullitari tha meshėn, bekoj vorret, e mas meshet gjin’ja u shpėrdanė nėpėr kėsolla pėr bukė (darkė). Pėr ket meshė pėrkujtimore, famullitari e bani me ditė me nji letėr famullitarin e Arbanasit nė Zadėr, e kyj pej lėterit ja kėnoj letrėn popullit, tė cillėt e niguon me mallė, sidomos tė moēmit. Shqypja hala nuk ka tretė nėr shestanasit e Zadėrs!

Don Pjetri edhe vjetėve tjera shkonte nė Ēukuljer nė vjeshtė. Populli vinte gjidhėherė e ma shum, si pej Shestanit, ashtu edhe shestanasit pej Tivarit, pej anėve tė Ulqinit, pej Pinēit, Ljares, Rjepsit (edhe jo veē katolikėt). Mas meshet e buket sille vallja, dyzen populluor, kanga ushtonte, bahe gėzim. Ishte si nji festė, gėzim familjar i shestanasve, si nji tubim gėzimi nė natyrė i shestanasve tė Shestanit dhe ma gjanė. Kjo dikuj nuk i pėlqente. Nji ditė, famullitarit i vjen kuriri i komunės me nji letėr za prekršaje pej gjykatėsit (nji ish-prift ortodoks). E bante me ditė se nuk guxon me majtė tubim jasht kishet pa lejen e SUPit dhe se nė Ēukuljer nuk isht kishė (crkva), por crkvina. Nuk viejten arsyenat e famullitarit, qi, si tjera vjet, pupullin e kishte njothtuo pėr ditėn e meshės. U desh me i thonė popullit, qi mesha nuk ka me u majtė ditėn e caktuom, por nji ditė tjetėr. Famullitari i bani lutjen SUPit. Gjegja erdh negative me arsyetim, se nė kishė thohet mesha e jo me kapė malin. Famullitari kishte tė drejtė me u ankuo nė SUPin republikan nė Titograd (Podgoricė). Ai e kuptoi kah frynte era e kush rrinte mrapa, ishte i binun qi gjegja ka me kjenė si e para, pėr ē’arsye nuk bani ankesė. Famullitari e bani me ditė popullin, qi ma nuk kanė me u mledhė nė Ēukuljer. Nji hadet I bukur e shestanasve, nji ditė nė vjetė me u gjetė bashkė me uratė, kangė, valle e dyzen nė natyrė, mas 7 vjetve u naluo. Pėr sa i takon kishės tė rren uom nė Ēukuljer, Luci i Stjpės Lucit tė para 1941 ishte zotuo me e ēuo pėrsėri nė kamė. Nuk di pse nuk mujti me e plotėsuo dishirėn e vet.

 

Gjokė Dabaj

Toponimet - dėshmi e gjallė e gjuhės iliro-arbro-shqipe

 nė trevat tona ( 2)

Toponimi Kravar, emri i njė fshati nė Anė tė Malit, duke zbatuar tė njėjtin kuadėr harmonik tė shpjegimit me anė tė mjeteve tė gjuhės shqipe, nuk mund tė lidhet kurrsesi me fjalėn sllave Krava, lopė. Kravari shpjegohet shumė mė bindshėm me kompozitėn shqipe Krah plus Var. Ėshtė pra Kra(hu), ana (e) Var(un), brinja e njė lartėsie. Kush e ka parė qoftė edhe njė herė Kravarin, do t’i mbushet mendja doemos pėr besueshmėrininė e njė shpjegimi tė kėtillė. Nė kėtė mėnyre bashkohen te e njėjta gurrė gjuhėsore edhe Kravari, edhe ’Livari’ edhe Tivari. Toponime qė mund tė shpjegohen vetėm me gjuhėn shqipe ka aq shumė nė kėto anė, sa kėta do tė mjaftonin pėr njė temė tė plotė disertacioni. Por unė po ndalem  fare shkurt vetėm nė disa prej tyre, sa pėr tė zgjuar kurreshtjen e lexuesve tė ’Buzukut’. Emri Sutorman ėshtė njė fjalė e pėrbėrė, njė kompozitė, prej fjalės shqipe Sutė, I vogli i drerit, sllavisht sėrna (srna), dhe I fjalės Roman. Pra, Suta e Roman(ėve). Ka tė ngjarė qė ky mal tė ketė qenė, nė kohė e sundimit tė Romės, njė rezervat gjahu pėr aristokracinė romake dhe prandaj ne vendėsit edhe ia kemi vėnė kėtė emrtim me tonimik Suta (e) Roman(ėve), pėrfundimish Sutormani. Sllavėt e kėtushėm kanė edhe emrin Vėrsuta (Vrsuta), i cili pėrsėri ruan fjalėn shqipe Sutė dhe qė nė shqip padyshim ka formė Maje Suts. Po nė sllavisht ėshtė edhe emir Sutomore, i cili ka mundėsi tė jetė njė gjysmėpėrkthim prej shqipes Det’i Suts ose Bregu’j Suts. Dėshmi qė kėtė mal, malin e Sutormanit, mund ta kenė ta pėrdorur aristokratėt apo veteranėt ushtarakė tė Romės si rezervat e gjuetisė, ėshtė edhe emri i njė vendi sipėr Zupēi, i cili prej zupēasve sllavishtfolės thirret Rimnjak, qė nė shqip do tė thuhej Romakėt. Ėshtė e mundshmė, pra, qė kėtė trevė, me bukuri tė rrallė, ta kenė pėrdorur nė kohėn e vet romakėt pėr argėtim tė tyre, siē nisi ta pėrdorė nė dekadat e fundit edhe aristokracia serbe bregdetin tonė, qė nga Dobrovoda e Kunjet deri nė Krruē. Ndėrkohė, njė gojėdhėnė e ēuditshme pėr faktin se si ka arritur deri nė ditėt tona, thotė qė, nė vendin e quajtur Rimnjak, ka pasur basenet e vet tė peshkut mbretėresha ilire Teuta.

Toponimi Rumia, qė ėshtė emri i malit tonė me atributet e njė mali tė shenjtė pėr ne, mundet qė ta ketė marrė emrin e sotėm prej faktit qė, nga maja mė e lartė e kėtij mali, nė orėt e mėngjesit, nė ditė tė kthiellta, mund tė shikohet malet e Italisė, mund tė shikohet, pra,’Roma’. Forma e  fillimit mund tė ketė qenė Romė, trajta e shquar Romja. Mė vonė O-ja, nėn ndikimin e M-sė buzore, mund tė ketė kaluar nė U, si Plomb-Plumb, Kolomba (colomba)-Pėllumb etj. Pastaj I-ja, nė kėtė rrethanė, ėshtė kthyer nė I tė gjatė, dhe kėshtu ka dalė forma e sotme Rumia, krejtėsisht e shpjeguejshme me ligjet fonetikė tė gjuhės sonė. Nė 5-6 shekujt e gjatė tė sundimit tė Romės, s’ėshtė aspak e ēuditshme qė kėtė emėrtim fantastik ta kenė stisur, noshta, pikėrisht ushtarėt tanė qė shėrbenin nė ushtrinė romake dhe qė, kur ktheheshin nė vendlindje,  ’entuziazmoheshin’ prej asaj qė, nga mali i vet, nga ky mal i yni i shenjtė, mud tė shikohej edhe vetė Roma. Nė shekujt e mėvonshėm, kur kėtu erdhi Turqia, e njėjta fantazi, vėrtet nuk ia ndėrroi emrin e kėtij mali ’ēudibėrės’, por prapėsprapė krijoi pėr tė vargjet me tė njėjtin kuptim:’Kur dola nė maje ty; / pasha Stamollėn me sy’. Pra, nga ky mal nuk shikohet vetėm Roma, por shikohet edhe kryeqyteti tjetėr i njė perandorije tjetėr, tashmė lidore, Stambolli. Nuk do t’ish ēudi qė ndonjė entuziast naiv i kohėve tona, nėse nuk do ta kish harruar ende gjuhėn e vet, tė na i thoshte kėta vargje me formėn ’Kur dola nė maje ty, pashė edhe Beogradin me sy’. Lidhur me emrin e malit Rumia ėshtė formuluar edhe teza qė nė kullotat e kėtushme dikur paskan ruajtur bagėtitė e veta aromunėt, vllehtė, dhe pėr kėtė shkak i ėshtė vėnė, sigurisht prej vendėsve, emri Rumi, dmth. Romi. E vėrteta ėshtė se nė Shestan ka edhe njė toponim me gurrė rumune, Vesirri, qė nė atė gjuhė do tė thotė Kufi, Kufini. Mundet qė tė ketė edhe dėshmi tė tjera mbi ardhjen e vllehėve nė kėto anė, por sidoqoftė, duhet tė ballafaqohen tė dyja tezat. Nė njė gravurė tė vjetėr, nė formė hart, pėrsipėr qytetit tė Tivarit janė shėnuar dy emra malesh tepėr interesantė: Monte Kavalo (Monte Cavallo) dhe Monte Malika (Monte Malicha). I pari, Monte Kavalo shihet qartė qė ėshtė njė pėrkthim i emėrtimint arbėresht Mali Kalė ose Mali i Kalit.

Kurse emri Mali Ka ose Mali i Kaut, pėrpiluesi i hartės nuk ka ditur ta pėrkthejė, prandaj e ka shėnuar Monte Malika, duke pėrsėritur ashtu dy herė fjalėn Mal, njėherė nė italisht e njė herė nė arbėrisht. Nxjerrim kėshtu pėrfundimin qė nė ata shekuj tė hershėm, kėtu nė Tivar banonin arbėrit dhe jo as latinėt, as grekėt, as sllavėt. Pėr emrin e Briskut ėshtė shkruar qė ai lidhet me kuptimin e fjalės brisk, si vegėl prerėse. Unė nuk besoj tė jetė kėshtu. Unė besoj qė ky emėr mund tė shpjegohet mė bindshėm me fjalėn shqipe brinjė dhe mė prapashtesėn sllave ski, ska,sko.

Sundimtarėt sllavė tė mesjetės, e ndoshta ndonjė grup banorėsh, tė vendosur diku midis banorėve vendės, nuk e kanė pėrkthyer dot fjalėn brinjė, por janė mjaftuar vetėm me vendosjen e njė prapashtese. Vendėsit e kanė pranuar atė prapashtesė dhe kėshtu ka mbėrritur ky emėr deri  nė ditėt tona me trung e me rrėnjė arbėrishte, kurse me gjethe, me fletė nė gjuhė sllave. Kėtė pohim mund ta pėrforcojmė edhe me njė toponim tė kohėve mė tė vona. Nė rrethin e Ulqinit, Mali i Brinjės thirret prej malazezėve, tė ardhur sėvoni kėtu, Briska Gora. Pėr emrin e Braticės, pa u thelluar aspak nė analizė gjuhėsore, ėshtė menduar dhe mendohet se vjen prej fjalės sllave brat, vėlla, me prapashtesėn po sllave ica. Por brat, vėlla, ėshtė njė emėr i gjinisė mashkullore, kurse ica ėshtė njė prapashtesė e gjinisė femėrore. Pra, ėshtė pak e besueshme qė ky emėr tė jetė krijuar prej mjetėsh krejtėsisht tė pabashkueshėm tė gjuhės sllave. Nė anė tjetėr, konfiguracioni, vendosja e kėtij fshati nė njė fushėz, rrethuar nga tri anė me male, na shtyn tė mendojmė se dikur ky mund tė jetė quajtur Ėmbėratėza, duke e pėrbėrė nga parashtesa Ėmbė, nga Ėmbėratėza do tė ketė qenė vendi i shtrirė, vendi qė ’rri’ ratė. Sllavėt nuk janė marrė as me shpjegimin, as me zbėrthimin kuptimor tė kėtij emri. Ata ia kanė pėrshtatur fare thjeshtė gjuhės sė vet dhe e kanė quajtur Bratica. Nėn ndikimin e tyre e kemi thirrur edhe ne po kėshtu.

Emri Krythė ėshtė fare i qartė. Vjen prej emrit krye me prapashtesėn thė, sepse ndodhet nė krye tė dy luginave. Sllavėt, kėta tė tashmit, e kanė tjetėrsuar nė Krute, sepse nuk e thonė dot as Y-nė, as Th-nė. Mozhuri s’ėshtė tjetėr, veēse njė Mezhuri i ndikurshėm, pra, fare thjesht (mali) me zhur. Nė Liqenin e Shkodrės, afėr Virit, kemi njė ishull tė vogėl me emrin Gėrmozhur, qė fare qartė vjen nga togfjalėsh gur me zhurė. Mė nė fund, emri i Gjeranave ėshtė gjithėkėshtu njė toponim me gurrė prej gjuhės arbro-shqipe, Gji(i)ranave. Dhe ashtu ėshtė vertetė: prej Malit tė Kolajve pėrtej Velipojės, deri te Pinjeshi, ky gji deti s’ka tjetėr veēse ranė. Me pėrjashtim tė njė guri tė vetmuar, i cili quhet Gur’i Gjeranave.

(fund)

 

Gjergj Pepgjonaj

Terrorizmi ndėrkombėtar

Me terrorizėm ndėrkombėtar nėnkuptojmė tė gjitha aktet terroriste qė kryhen nga kriminelėt e shteteve tė ndryshme, tė cilat, nė radhė tė parė, kanė pėr qėllim shkatėrrimin e tė mirave materiale me interes tė pėrgjithshėm. Kėto veprime antinjerėzore e anticivilizuese i dėnon pjesa ma e madhe e organizatave ndėrkombėtare, sidomos pas aferės italiane “Monro”. Qėllimi i akteve terroriste tė sotme ėshtė qė tė arrihet i njėjti efekt qė dikur arrihej me luftė ushtarake. Sipas tė dhėnave qė i publikoi

Shėrbimi Qendror Informativ (CIA) I Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės gjatė viteve 1968-1970 korporata terrorriste edhe pse tė ndaluara me deklarata universale dhe konventa tjera ) bėri 1152 akte terroriste ndėrkombėtare, shumica e tė cilave u kryen pėr shkaqe politike, interesa vetiake apo tė grupeve. Llojet e terrorizmit ndėrkombėtar janė terrorizmi transnacional dhe shtetėror. I pari (akterėt janė personat ose grupet) manifestohet kundėr qeverisė ose kundėrshtarėve, ndėrsa i dyti (subjektet janė qeveritė ose shtetet) manifestohet me luftė qeveri-opozitė. Nė kuadėr tė terrorizmit ndėrkombėtar hyjnė krimet  ndėrkombėtare dhe kriminelėt ndėrkombėtarė. Krimi ndėrkombėtar, shikuar nga aspekti I kodeve penale ndėrkombėtare, ėshtė ēdo sulm nė ndonjė tė mirė ndėrkombėtare qė kryhet nga personat, grupet apo organizatat terroriste. Kriminelėt ndėrkombėtarė janė ata persona qė sulmojnė njė tė mirė tė siguruar me tė drejtėn ndėrkombėtare, ose ata qė bėjnė krime ndėrkombėtare.

Terroristėt dhe kriminelėt ndėrkombėtarė kanė cilėsi tė pėrbashkėta. Ata janė tė njoftuar mirė me tė arriturat teknike tė mjeteve tė dhunės, centraleve kompjuterike, kartotekave etj. Sidomos kujdesen pėr regjistrat policore.

Kriminelėt kryesisht janė tė moshės 20-34 vjeē. Ata shpesh ndėrrojnė pamjen, jetojnė nė periferi tė qytetit, emrin e tyre nuk e vendosin nė derė ku banojnė, u ikin kontakteve me fqinj, nuk fitojnė letra nė postė, nuk pranojnė miq, ata rrjedhin prej klasave tė mesme, e kohėn e fundit edhe nga shtresa e pasanikėve. Deri te mjetet vinė pėrmes plaēkitjes, organizatave joqeveritare, shėrbimeve sekrete etj. Posedojnė armė pėr atentate, vrasje e likuidime tjera, mjete eksplozive, strehime tė fshehta dhe aparate pėr xhirim. Strategjia e kriminelėve ėshtė e gjithanshme, prandaj nė tė shumtėn e rasteve ajo mbetet fshehtėsi “kriminele”.

Terroristėt janė armiq tė pushtetit. Ata kanė pėr qėllim tė likuidojnė tėrė pasurinė e shtetit, tė ndėrrojnė pushtetin dhe tė luftojnė kapitalin e huaj. Taktika e tyre ėshtė shumė e shpėrndarė. Nuk luftojnė nė njė front, por nė koordinim dhe me pėrkrahjen e grupeve tė ndryshme sulmojnė lloj-lloj caqesh. Ata i ndryshojnė sulmet, e befasojnė tė sulmuarin, kundėrshtarit kurrė nuk i japin shėnime pėr grupin, mjetet, planet, gjurmėt etj. Anėtarėt e grupit shpėrndahen nėpėr vende tė ndryshme. Nė planet e tyre nuk marrin pjesė persona tė panjohurė. Aksionet i marrin deri nė pesė veta.

Leze Llazari

Barazimi i gjinive -domosdoshmėri e kohės 

Gratė shqiptare me shekuj kanė mbetur nėn hijen e burrave. Ato vite tė tėra ishin tė poshtėruara dhe tė diskriminuara nga gjinia e kundėrt. Nė vazhdimėsi u nėn-shtroheshin ligjeve tė vjetra kanunore. Dallimet e mėdha ekonomike, sociale, kulturore, madje edhe shpirtėrore midis gruas dhe burrit nė bashkėsinė tonė kanė krijuar njė polarizim shkatėrrues, i cil jo vetėm qė ka penguar evoluimin e mėtutjeshėm tė femrės sonė, por ka shkaktuar ngecje drastike nė krahasim me popujt tjerė pėrreth. Andaj, emancipimi i tyre ėshtė njėra nga detyrat kryesore tė shoqėrisė sonė, sepse nga ato varet edukata familjare e brezit tė ri. Kombet me civilizim tė lartė barazimit tė gjinive i kushtojnė vėmendje tė duhur dhe trajtim tė merituar. Ato tė gjitha problemet e kėsaj natyre i mbajnė nėn kontroll dhe i zgjedhin ashtu siē duhet, sepse janė tė vetėdijshme se kultura e njė populli matet me nivelin qytetar tė gruas. Pėr fat tė keq tek ne shqiptarėt, edhe pse ka njė pėrparim tė vogėl, ende nuk po merren masa adekuate pėr pėrmirėsimin e plotė tė pozitės sė femrės shqiptare. Pėr t’u arritur kjo, nė radhė tė parė, duhet tė bashkėpunojmė me tė gjitha organizatat joqeveritare, me tė gjitha partitė, mediat dhe individėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė ndikojmė nė thyerjen e tabuve, nė ndryshimin e pozitės sociale dhe ekonomike tė gruas, nė pozitėn ligjore tė sajė, nė eliminimin e diskriminimt gjinor  gjatė punėsimit, nė ngritjen e nivelit profesional tė tyre, pastaj nė pėrkrahjen dhe avancimin e tyre pėr pjesmarrje mė aktive nė jetėn publike dhe nė barazimin e gjinive.

Nėse dėshirojmė tė hecim drejt familjes evropiane doemos duhet t’i ndryshojmė paragjykimet tona tė trashėguara e tė krijojmė hapėsirė pėr ide tė reja, tė cilat do tė mundėsojnė pėrmirėsimin e pozitės sė gruas shqiptare. Me ēėshtjen e barazimit tė gjinive ėshtė duke u marrė edhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara, e cila pėr kėt qėllim ka formuar mekanizma, fonde e programe tė veēanta.

dr. Pjetėr Gjuravēaj & dr. Gjergj Gjuravēaj

Vajtimet pėr tė mbyturin nė ujė

Vajtimet pėr tė mbyturin nė ujė janė mjaft prekėse me pleksje improvizuese, Ato mbartin nė esencė dhembje dyfishe pėr tė  pushuarin, pasi vdekja ėshtė tejėt e rėndė, duke u pėrpiluar me vrull e me forcė pėr t’ia dalė nė krye pėrpjekjes kėmbėngulėse; dhembja ėshtė e madhe kur i mbyuri ėshtė i ri, tė prek e tė mallėngjren, shkakton dhembje shpirtėrore, ndjenja tė forta dhe shpresa tė thella. Ja njė rast I rėndė nga triepshi:

“Po ti Tomė Gjoni hej medet

T’erdh koha me gazep

Vardari u trumbullua

Jetėn se si ta ka shkurtua”

Vajtorja i drejtohet Vardarit me nėmė, qė me zėmrim e dėnon “Ujėt e turbulluar”, qė ia muar jetėn djalit tė ri. Mbiemri i “trumbulluar” ka simbolikė figurative, qė shkakton rrėmujė, trazira, qė errėson gjykimin. Vatjorja tregon realitetin, nė anėn tjetėr jep porosinė tė mos pėrsėritet viktima tjetėr.

 Vajtimet pėr fatkeqėsi nė komunikacion

Kėto vajtime janė mjaft tė prekshme me dhembje tė dyfishtė pasi vjen nė mėnyrė tė befasishme e tė menjėhershme, papandehur, ngjarje qė nuk e dimė e nuk parashikohet. Emocionalisht e shumėfishojnė dhembjen, sepse teksti pėrmban nė vete elementin tragjik, qė bėhet shkak i njė vuajtjeje tė thellė shpirtėrore a tronditėse qė tė mallėngjen e tė prek thellė. Dhimbja ka pėrmasa tė mėdha jo vetėm te mė tė afėrmit por edhe tek ata qė janė tė pranishėm Dhe tek ata qė e kanė njohur ma parė, sepse trupi i tė ndjerit ėshtė coptuar. Ja njė shembull:

“Agron Gjoni shtatin e hjedhun

Ballin e paske tė pėrvjelun:

- Paj tramvaj kjoft mallkua:

Si trupin ta ka coptua

Si ta galēiu kam e dorė

Ē’i e pate bardh si borė”

Ose:

Oh, ti Agron Gjoni i fejuam

Besa magist’r i pamartuam

Nusėn besa e ke lėshua

Pėr dika tjetėr m’u fejua

Po kujt zėbra nuk i dhėp?

Po medet se a gazep...”

 Vajtimi pėr vdekje nga sėmundja

Vajtimet pėr tė sėmurin janė plot dhembje, nė veēanti, pėr mė tė afėrmit e tė ndjerit, sepse sėmundja ia shkurton jetėn  para kohet pa kurrfarė mėshire. Vajtorja nė mėnyrė prekse e ballafaqon momentin kur thotė: “p’r ty kurrku s’u gjet ilaēi”; me kėtė varg popullor dėshiron t’i forcojė mė tė afėrmit e tė ndjerit, duke u treguar se sėmurja ishte e pashėrueshme e vdekjepruese mu nė gypin e frymėmarrjes (laring) siē e diagnostifikon vajtorja nė vargjet e mėposhtme:

“More Mirash Luca djal zotni

-Po ku ta nisi dhimba tye?

-Ėn fyt e ėn gush-vajmedet

Kurrku ilaē-e p’r ty s’u gjet!

-Ti arsimtar e “novinar”

I bisedės e kuvenar...”

 Vajtimi pėr vrasje nė luftė

Kėto kėngė vajtimi zėnė vend themelor dhe parėsor tek malėsorėt, sepse u kushtohet enkas trimave, qė dhan jetėn nė fushėn e “mejdanit” duke mbrojtur vatanin nga armiqtė pushtues. Vajtorja shpreh poentėn e cila manifestohet me krenari pėr mė tė afėrmit, pėrderisa dhanė jetėn pėr idealin shoqėror, pėr tė mirėn e pėrgjithshme; nė kėtė mėnyrė mbetėn tė paharrushėm, duke u pėrmendur se fali jetėn pėr tė mirėn e popullit e tė atdheut, nė anėn tjetėr nxisin tė tjerėt qė tė duan l i r i n ė. Ja njė shembull (model):

 “ Tomė me shok ke luftua

Dit e nat pa pushua

Ven’in tat me ēlirua

Kurr s’kan me t’harrua

Po me lavd me tė k’tua...”

 Vajtimi pėr fėmijė

Ky nėntip hynė nė kategorinė e vajtimeve qė kanė pėrmbajtje tė dhimbshme shpirtėrore, qė lė mbresa mallėngjyese me dhembka tė mėdha tė pashlyeshme. Nga kjo pikė vėshtrimi iu ėshtė dhėn njė kujdes I posaēėm, sepse kanė tė bėjnė me ndjenja subtile. Pėrkatėsisht kur nga ata pritet shumė e posaēarisht prindėrit. Vajtimet e kėtij nėntipi mbartin dhembje ekspresive pasi shikohen disa momente: vdesin tė pamartuar, shkatėrrohet fuqia dhe shkėlqimi I tyre rinor nė sy (hijeshia) para kohet; papajtueshmeria e vėshtirė, pasi dėshira e fati s’u ėshtė plotėsuar. Vajtimet e tilla janė subtile dhe sugjestive, qė tė prekin dhe tė ngjadhin ndjenja. Nė kėto kėngė janė tė eksponuara rekvizita tė shumta: lodrat pėr fėmijė, lėvizjet e zhdėrvjelltėsia. Nėse ka shkuar nė shkoll pėrmenden: librat, fletoret, lapsat, ēanta, prindėrit do t’i ruajn kujtimet pėr tė. Vajtorja tė gjitha kėto i bjen nė njė rresht dhe i harmonizon, duke I detyruar tė pėrmotshmit t’u shkojn lot rrėke. Hidhėrimi ėshtė vizion i pikėlluar dhe i trishtuar, qė shprehet me vargje tė thekshme e subtile:

“O Nua Kola oh, ēfar djalit

Po na pelset valla p’ej mallit

-Po disi qitrojm te tanė

-Po ēka thua pėr babė e nan?

Pėr kujtim t’i pajn lojnat tua

-Kje i ēpejt e shum i parė

S’e le shoqin ėn mocatar...”

 

 

 

 

Nga folklori mirditas

Vajtim

Ndue Nikollė Kola i Kaēinarit, burrė nė

nam e nė za pėr kah trimnija e urtija,

kje vra te shkolla "Shtufit" kur po kthete

prej nji pleqniije .

Ja se si vajtoi tė kushrinin Dava Marės

Frrok Lleshit:

Kur mė ka ardhė e zeza fjalė

S'mė ka punue seu (syni) me pa

Nuk ka mujt gjumi me ardhė

Un' i mora inad kullės

Si tė majti tei (ty) mrenė

Ku e gjete at udhė tė gjanė?

A qe trem (trim) e s'u friksove ?

A qe besnek e besove ?

Tei si ke pa dijtė ēka a frika

Tei nuk zhgjojshe( shikojshe) se ku a preita

Ata te pritėn fort shterngue

Ti me plume fort rrethue

A tė kapi fort merzija?

pse shkon vetėm tu pasė djelt tu shtepija!

More gjrprni per toket

More zehri nė gjotėt (gotė)

Nė kėtė oxhak, nė kėtė shpei

Kanė qenė burrat si reja me duhi

Ata ku veshin kamen

Ati ngulshin muranen

Ati ku ngulshin qarkun

Ati derdhshin gjakun

A tė ka kapė fort merzija ?

Tuj tė lipė kulla, tuj tė lipė shpeia

Pėr tei mjerė gjithė kushrinija

Pėr tei mjerė gjinja e fėmija

E per tei mjerė gjaku e gjinija

Mjerė meku si tė pat pėr mek

Mjerė daja si tė pat pėr nep

Fort po tė lipim na shkretija

Nuk njohim tjetėr vlla

Tuj na preit, tuj na pėrcjellun

Na udhė pėr tei ma nuk zhgojmė

Karreik (karrigė) per tei ma s'nertojmė

Soxhade per tei ma nuk shtrojmė

Tuj u rritė djelmt na prap shpnesojmė

Na Zefin do ta martojmė

Nuk do tė kcejmė as s'un do tė knojmė

A mė je merzitė e fort ngushtue ?

Sa do vonė fort ka shkue

Ato varrė tei pa ti nrrue

Tė kem shtei n'odė tė para derė

Ku nuk ēohesh asnji herė

Kush nuk sheh as dimėn as verė

Atje s'ka pishė as s'ka kanila

Si s'ke barna as heqima

Or menar (i mendshėm) or bujar

Tei ke qanun zemėr bardhė

Bash zeher me zehrue

Krahė-gjani me punue

Sa fort mė je merzitun

Se ke thirrun djelt me pvetun

Me i pvetun me i mėcue (mėsue)

Tė tanė gjinen me i urdhnue

Nė bashtinė me punue

M'at zakonin e mėcue

Na kemi qenė konak gjithmonė

Me ēobaj e me punėtorė

Ēka a lipun kėtu a gjetun

Kėtu kanė qanė plejtė e shnue (emnue)

Kėtu kanė qanė qehajt e vnue

Kėtu kanė qanė ka diqin dhen e dhi

Kėtu kanė qanė ka niqin copė shtrri

Ka di penė qe nė hulli

Bjeshkėt e nalta i kanė zaptue

Nė mrize t'nalta kanė pushue

More brez qeleng (bel-hollė)

More gjuhė qeskem (gojtar)

More mene terzimen ( i dijshėm)

More shqiptar nė kuven

A tė kapi fort merzia ?

Djelt e ri ke lanė tuj shpeija

Djelt e ri me merzi

Fort per teri janė ngushtue

Sall tei ngjat m'u pa qllue

Noni fjalė e u ligjrue

 

Zgjodhi: Mentor Disha

 

 

 

Ali Gjeēbritaj

Kisha e shėn Aleksandrit nė Ftjan

Se njerėzit asnjėherė nuk e harrojnė vendlindjen e vet dhe tė tė parėve tė tyre, mė sė miri e dėshmuan kohė mė parė banorėt e fshatit Ftjan tė Krajės, saktėsisht Pepgjonėt. Nė kėtė fshat, nė harmoni si vėllėzėr, me shekuj jetuan dhe po jetojnė dy konfesione - katolikė e myslimanė, shqipėtarė tė dalur nga i njėjti trung Ilir. Nė Pepgjon aktualisht ka pak banorė. Dikur kishte mė shumė. Siē mėsuam, 30 familje nga ky fshat jetojnė nė Tivar, 40 nė Ulqin, 16 nė Amerikė, pastaj nė Francė, Australi, Palestinė e gjetiu. Tė prirė nga ndjenja e dashurisė pėr prejardhjen e vet si dhe respekti ndaj trojeve tė vendlindjes, pasardhėsit e Buzukut formuan grupin nismėtarė pėr rindėrtimin e kishės sė vjetėr tė Shėn Aleksandrit ose, siē I thonė kėtu vendasit, Kishėn e Mustafaj, i vetmi objekt kulti nė Pepgjon, e qė dhėmbi i kohės e kishte shkatėrruar pothuaj tėrėsisht. Ata pėr kėtė qėllim grumbulluan 5.000 dollarė amerikanė dhe vetė punuan ditė tė tėra fizikisht dhe e riparuan kėtė objekt fetar. Kėshilli organizativ i pėrbėrė nga Zef Noci, Nikollė Gjonaj, Ivo Pepgjoni e tė tjerė dhanė njė kontribut tė madh krahas tė tjerėve nė organizimin e punės. Ivo Pepgjoni na thotė: ‘Francezėt krenohen me zonjėn Notėr. Ne krenohemi pėr objektin tonė fetar, pėr Buzukun’ dhe shton: ‘Asnjėherė kėtu jeta nuk ka qenė nėn nivelin qytetar, por kushtet objektive dhe subjektive kanė ndikuar qė shumė nga ne dhe tė parėt tanė ta lėshojnė vendlindjen. Kėtu dikur kanė munguar kushtet elementare pėr jetė, sepse ėshtė zonė malore, por dhe nė kushte tė vėshtira ky popull jetoi krenar dhe me nderė. Ndihmesė tė madhe nė meremetimin e kishės na kanė dhėnė edhe vėllėzėrit, fqinjėt tanė myslimanėt e Thtjanit, sepse edhe ata, si ne, e konsiderojnė objekt tė tyre’, shtojnė bashkėbiseduesit tanė.

 

Dr Pala Marnikoviq

Ushqyerja e fėmijės nė vitin e parė

Prej ushqyerjes sė shtatzėnės varet edhe ushqyerja e frytit, pra edhe pesha e tė porsalindurit. Nė kushtet tona kjo peshė sillet prej 3200-4400 g. Ėshtė normale qė pėr 2-4 ditėt e para i porsalinduri tė humb 7-10% tė peshės, ēka kompenzohet pėr 10-14 ditė. Pastaj, i porsalinduri shton nė peshė nė tremujorin e parė nga 30 g nė ditė, nė tė dytin nga 20 g, nė tė tretin nga 15 g dhe nė tė katėrtin nga 10 g nė ditė, ashtu qė ai pėr 5 muaj e dyfishon peshėn, kurse pėr 1 vjetė e trefishon.

Ushqimi natyror, qumėshti i gjirit tė nėnės ėshtė mė i miri nė vitin e parė. Qumėshti i nėnės ėshtė steril, mbron prej infektimeve, ėshtė mė I pranueshmi dhe mė i pėrshtatshmi pėr zhvillimin dhe rritjen e fėmijės, nuk shkakton reagime alergjike. Vetė ushqyerja nė gji krijon lidhjen mes fėmijės dhe nėnės, pėr ē’arsye nuk duhet tė largohet fėmija prej nėnės. Nėna fillon shpejt ta njoh vajin e fėmijės sė uritur. Nė 4-6 javėt e para, fėmija e krijon vetė orarin e ushqyerjes, qė do tė jetė 6-8 herė nė ditė. Ushqimit tė fėmijės duhet t’i shtohet vetėn vitamina D, pasi ky ėshtė I pamjaftueshėm nė tamlin e  nėnės. Pėrparimi jo i mirė i fėmijės tregon ushqimin e pamjaftueshėm ose sėmundjen. Nė mungesė tė ushqimit, fėmija i shėndoshė nuk flen mirė, qanė; nevoja e madhe ėshtė e pakėt, e gjelbėr, e fortė ose e lėngėt (jargė). Sasia e ujit ose ēajit, qė fėmija pin, tregon mungesėn e qumėshtit tė nėnės. Ekspertet shėndetėsorė duhet ta kėshillojnė nėnėn, jo vetėm pėr fėmijėn, por si tė ushqehet edhe vetė ajo.

Qumėshti i lopės, teknologjikisht I pėrshtatur, jepet kur ėshtė I pamundur qumėshti i nėnės. Pėrshtatet qumėshti i lopės,  ashtu qė tė jetė sa mė i afėrt qumėshtit human. Ushqyeshmėria e kėti qumėshti ėshtė e mjaftueshme, mirėpo i mungojnė elementet biologjike (p.sh. enzimet, lėndėt imune), qė i ka tamli i nėnės. Nė rast nevoje, mund tė pėrdoret edhe qumėshti drejtė prej lopės; nė gjysmėvjetorin e parė: 2 pjesė qumėsht, 1 pjesė ujė dhe 5 g sheqer pėr 100 ml. Pasi nė kėtė  qumėsht mungojnė, duhet tė shtohet hekuri dhe vitaminat (A,D,C).

Ushqimi pa qumėsht, si ushqim plotėsues, fillon tė pėrdoret nė 4-6 muaj, nė ē’mėnyrė do tė shmanget pakgjakėsia (mungesa e hekurit) dhe mospėrparimi i fėmijės. Me lėng limonit nė ēaj fillohet nė gjysmėn e muajit tė parė. Prej fillimit tė muajit tė pestė jepen mollat e portokallat, pastaj pjeshkat, bananat dhe zerdeliat (kajsiat). Pėr arsye tė mundshme alergjike, nuk kėshillohen dredhzat dhe malinat deri nė moshėn njėvjeēare. Nė muajin e katėrt fillohet me perime: patatet, karotat, pastaj kumujt, karfioli, spinaqi. Prej muajit tė pestė jepet orizi, prej tė shtatit – mielli i grurit dhe i misrit. Prej mishnave, pėrparėsi kanė ai i zogut tė pulės, viēit, lopės, qėngjit. Mushkėria e zezė dhe tė kuqtė e vezėve kanė pėrmbajtje tė dobishme, por shpejt kontaminohen dhe kanė shumė kolesterol, pėr ē’arsye edhe fort nuk kėshillohen. Ushqimi duhet tė jepet posa i pėrgaditur, i fresktė, e jo I mbeturi mė heret. Kur fillohet me njė lloj ushqimi, ai jepet 3-4 ditė, e pastaj fillohet me tjetrin, mėnyrė kjo qė mundėson pėrcaktimin e reagimeve eventuale alergjike. Fėmijės s’duhet dhėnė ushqim me pėrdhunė. Ushqimin duhet zier mirė. Mė parė jepet ushqimi i holluar mirė (i lėngėt), pastaj i shtryllur, dhe nė fund, kur dalin dhėmbėt, i grimcuar. Kjo mėnyrė e ushqyerjes kėrkon qė fėmija shpeshherė tė lutet me ujė. Ushqimin duhet dhėnė ndenjur nė karrigė ose nė prehėr tė nėnės. S’duhet dhėnė ushqim tė fortė (kikiriki, lajthia), si dhe kur qanė, pėr arsye tė aspirimit nė organet e frymėmarrjes. Nėse fėmija nuk ėshtė nė gji, atij i nevojiten 500 ml qumėsht nė ditė. Ėshtė mirė tė jepen 3 obroqe kryesore (nė mėngjes, mesditė, nė mbrėmje) dhe ndėrmjet kėtyre jepen dy tjera mė tė vogla. Ushqyerja e rregullt e kėsaj moshe krijon themel tė mirė pėr ushqyerjen e drejtė gjatė krejt jetės.

 

 

Zef Kovaēi

Gastronomia

Gastronomia ėshtė arti i zgjedhjes, shėrbimit dhe kėnaqėsisė nė pėrdorimin e ushqimit. Pėr  gastronomikun dhe aforistin francez, Anthelme Brillat-Savarin, gastronomia ėshtė njė njohuri inteligjente e lidhur me ushqyerjen e njeriut. Me kohė, gastronomia ėshtė vėrtetuar si njė fuqi e madhe kulturore ndėrmjet njerėzve tė  botės nė krahasim me ndikimet linguistike apo ndikimet e tjera. Sot, bota mund tė ndahet nė rajone tė veēanta gastronomike, ku mbizotėrojnė kuzhina tė dallueshme dhe praktikohen metoda specifike tė kuzhinės. Rajoni i Azisė Juglindore p.sh. shquhet me kuzhinėn e orizit dhe tė kokosit. India dhe Indonezia janė rajonet ku pėrdoren gjėrat pikante. Kurse, vaji i ullirit ėshtė mbizotėrues te kuzhinat Mediterane. Nė Spanjė, Itali Jugore, Portugali, Greqi dhe nė vendet e Mesme Lindore pėrdoret si bazė dhjami. Evropa Veriore dhe Amerika Veriore, nė kuzhinėn e tyre, pėrdorin dhjame tė ndryshme, p.sh. gjalpi, kremi, dhjamė derri, dhjamė pule. Ndėrsa, Amerika Latine njihet si toka e misrit tė llojeve tė ndryshme.

 

 

Krijuesit tanė

Po ēuditen t'ritė e soēėm*

Po ēuditen t’ritė e soēėm,

Si kanė kjenė burrat e moēėm,

Kanė bįjtė xhybe 1 dhe bragesha 2 ,

E kubure kavallesha 3 .

Kur kanė pasė tė mledhė pėr valle,

Me jelek me xhyherdare 4 ,

Gjidh pėr rreth-e me fistana,

Me jelekė, me xhamadāna,

Me kubure e me tagāna.

Gjidh tė rruem, gjidh tė vishun,

Me sylaha t’armatisun,

Gjidh tė vishun djel’ tė rķ,

Me tunuz 5 , me tufė tė madhe,

Me tunuz e me takķ 6 ,

Me tagāna 7 sėrmalķ,

Dy kubure, nji harbķ 8 .

Tė gjidh burra me mustakė,

Kryet t’rruem, perēen 9 g’jatė.

Kur kanė marrė vallėn me sjellė,

Gjidh pėr rreth e pėrnjiherė.

Kur kanė marrė e me kėnue,

T’ka pasė kāna me i nigue,

Lezet syni me i shiku.

Kur kanė pasė me dį mejdāna,

T’gjidh janė pre e me tagāna;

Gjidh pėr rreth i kanė shikue,

Kush ka tretė, kush ka fitue.

Nja ksi sojit kanė kalue,

S’kanė lānė marre m’u afrue.

Njė ket kāngė me jau kėnue,

Djelmve rķ me ju kalxue,

Pėr antikė mos me harrue.

Gjidh kanė kjenė e gjidh kanė shkue,

Gjidh me dhé-e janė mėlue.

Njimķ tetqin e pesdhetė,

Kanė fillue pėr me tretė,

Sot rrallė kun-e me u gjetė.

Ēka u ka metė sot pushkė e thika,

I kanė mledhė-e pėr antika.

 

Autori: Gjergji i Macit Gjekė Pjetėr Jakut / Muzhani / Jankaj (1868-1946), shestanas prej Ljares, jetoi nė Dobrovodė, Tivar. *Kėtė verzion e kėndoi Alekoja i Nikės Lecit (1911-1996). Shėnoi S.D. mė 9.8.1981. Botimi u plotėsua prej librit tė patėr Vinēenc Malaj (1928-2000): Tė dhana albanolijike 2, botues Shoqata don Gjon Buzuku, Ulqin-Tuz, 1999:22-3.

 

Nėna ime

Nėnėn time shumė e dua

Se ajo po mė rrit mua

Mė mėson e mė edukon

Jetėn time e zbukuron

Kėtė mund s'do ta harroj

Kur tė rritem do ti ndihmoj

 

Edvina Murati,

nxėnėse nė klasėn e gjashtė, Ulqin