REVISTĖ E PĖRMUAJSHME

INFORMATIVE, KULTURORE E SHOQĖRORE

 

Boton:

Shoqata pėr kulturė

" Dom Gjon Buzuku"

 

Kryeredaktor:

Simė Gjon Dobreci

 

Zėvendėskryeredaktor:

Gjekė Gjoni

 

Redaksia:

Mr. Riza Rexha,

 prof.dr. Ruzhdi Ushaku, dr. Lukė Gjokaj,

 dom Nikė Ukgjini, Loro Markiqi, Ali Gjeēbritaj,

Qazim Muja

 

Fotoreporterė:

 Cuf Lika, Vahid Ceni,

Rozafa, Foto Arb

 

Adresa e redaksisė:

26 Nėntori, p.n

Nr.tel. 085 412-462,

o69 441-943

 

Nr. i llog.rrjedhėse:

55140-678-007-0022-129

 

Revista ėshtė rregjistruar nė Sekretariatin Republikan pėr Informata tė Malit tė Zi nė

numrin rendor 04 / 01- 466

 

Dorėshkrimet dhe fotografitė nuk kthehen

 

 

 Mr. Riza Rexha

28 NĖNTORI – DATĖ E SHĖNUAR E POPULLIT SHQIPTAR

Qė me 1912 populli shqiptar kurdoherė 28 nėntorin e ka quajtur Dita e Pavarėsisė, Dita e Flamurit dhe  e ka lidhur me qytetin hero tė Vlorės, ku u shpall pavarėsia dhe u ngrit flamuri kuq e zi. Pėr tė arritur  deri te kjo datė e shėnuar, popullit shqiptar iu desht tė zhvillojė luftėra tė pėrgjakshme.   kliko pėr mė shumė

Gani MULLIQI

Kongresi i Parė i Lidhjes Shqiptare nė Botė

 Mbi njė mijė shqiptarė bashkarisht kanė kėnduar Himnin Kombėtar nė Prizrenin historik mė 27 nėntor tė kėtij viti. Qyteti i Lidhjes Shqiptare… u kishte hapur odat e zemrat bijve tė vet nga tė katėr anėt e botės. Ishin shqiptarėt e trojeve etnike nga Shqipėria e Kosova, nga Maqedonia e Mali i Zi , nga Kosova Lindore e Ēamėria dhe nga Diaspora shqiptare qė nė vigjilie tė Ditės sė Flamurit ishin tubuar nė njė Kuvend tė madh me iniciativėn e Shoqatės “Lidhja Shqiptare nė Botė” dhe po bisedonin shtruar si vėllai me vėllanė, nė njė atmosferė shumė mė relaksuese e mė tė favorshme se nė kohėn e Lidhjes sė madhe…    kliko pėr mė shumė

Dr. Zef Giuseppe Chiaramonte

Prania shqiptare dhe arbėreshe nė Muzeun dhe nė Bilbiotekėn etnografike ”Pitre” tė Palermos

    Pėr ata qė nuk kanė njohuri mbi personalitetin dhe veprėn e Gjuzepe Pitresė, do tė them se ai ishte mjek nga Palermoja, i cili jetoi nė vitet 1841-1916. Nismėtar i mbledhjes sė folklorit nė Sicili, ai u bė teoricienti mė i madh i studimeve mbi traditat popullore dhe u bė i njohur me punėn e tij nė nivel ndėrkombėtar. Ja teksti i njė letre tė cilėn atij ia kishte dėrguar Elena Gjika, e njohur me shkrimet e saj si Dora d’Istria.  kliko pėr mė shumė

 

Gjokė DABAJ

 

Toponimet

- dėshmi e gjallė e gjuhėS

iliro-arbro-shqipe nė trevat tona (1)

Kur shqyrton emrat e vendeve, toponimet, jo vetėm tė trevave tona, qė pėrfshihen midis Liqenit tė Shkodrės dhe Detit Adriatik, por edhe mė gjėrė, nė tė gjithė hapėsirėn e ish-Ilirisė, studiuesit nuk ka si tė mos i bjerė nė sy njė dukuri shumė e rėndėsishme: Kėta emra sė pari janė pėrdorur prej nesh, vendėsve iliro-arbro-shqiptarė, dhe pastaj kanė hyrė nė gjuhėn e ardhėsve. Kėshtu, emrat e vendeve tanė janė pėrdorur prej romakėve, qoftė prej administratės sė tyre, qoftė prej shkrimtarėve tė tyre, duke i marrė prej nesh dhe duke ia pėrshtatur gjuhės sė tyre. Ndryshimet fonetike qė kėta emra kanė pėsuar gjatė kalimit nga ilirishtja nė latinishte, janė mjaft tė dukshme. Po kėshtu ka ndodhur nė kohėt mė tė vona, kur kėta emra vendesh janė pėrdorur prej italishtfolėsve, sidomos prej venedikasve.   kliko pėr mė shumė

 Fr. Antonio da Domicella, misionar apostolik

Shestan, mė 26 shkurt 1865

Dėshmi historike mbi Shestanin e vitit 1865*

Shkėlqėsia shum e neruom, E mora letrėn T’uoj tė dashtun tė 17 shkurtit dhe qe pėrgjigjja pėr dvetjet qi Ju m’i qitėt pėrpara. Qi t’u nap njė pasqyre ma tė mirė pėr kta vene, po fillonj me rranxėn e shestanasve katolik’. Katolik’t e Shestanit (pėrveē njani, pėr tė cillin kam me folė ma vonė), janė shqyptarė tė vėrtetė; ata erdhen pej Shkrelit. Gjashtė vllazėn e lėshuon at ven qi t’i shmangen dekjes; nė atė vakt ishin nė rrezik pej komit vet pėr arsye tė kqijave tė shumta qi kishin ba nė venin ku kishin le. Ata nji kohė u sollen anej e knej dhe  mosenej u gjeten nė kta vene; shkuon nė Shestan Nalt, ku i banė ksollat, to mos menuo qi aty me nenjė pėrgjidhmonė, por vetėm qi t’i shmangen pagimit tė hakut, qi e kėrkonjshin gjint e komit tyne. Por kur e panė qi trojet e Shestanit Nalt kanė me kjenė tė mjathtueshme pėr jetesė dhe qi kanė me pasė liri tė plotė, ata zunė ven ktu. Dhe pej ati vaktit, shestanasit kanė qinruo si njerėz tė lirė, ‘tė egėr’, pa kurrfarė shtėrngimi qi tė paguojnė tatime. Shpeshherė nė tė kaluomen, ata kanė hjekė keq dhe kanė pasė humje pej kunėrshtarėve malazezė, tė cillėt kurr s’kanė mujtė me i robnuo ose me i pėrzanė pej ktyne veneve. kliko pėr mė shumė

Loro Markiqi, avokat

Shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe gjermanėt e Tirolit Jugor nė Itali

Zgjidhja e ēėshtjes sė tė drejtave tė gjermanėve nė Itali do ishte ndoshta shembulli mė i mirė pėr ne shqiptarėt, sepse edhe afėrsia territoriale dhe kulturore e bėn kėtė mė tė pėrshtatshėm pėr krahasim. Ky problem lindi kur de facto mė 1918 Tiroli i Jugut i cili gjerė atėherė ishte pjesė e Austrohungarisė , u bė pjesė e mbretėrisė italiane . Kjo ndodhi si pasojė e tregėtisė politike , dhuratė Italisė pasiqė hyri nė luftė nė anėn e aleatėve perėndimorė . Mirėpo bashkangjitja Italisė de Jure ndodhi nė vitin 1920 , qėkurė filluan torturat sistematike tė popullatės gjermane me qėllim tė asimilimit tė tyre . Pėr atė qėllim mohohet nacionaliteti gjerman i Tirolasve , ndalohet gjuha gjermane , si dhe veprimtaria e shoqėrive kulturore gjermane   kliko pėr mė shumė

Zefi Rrokut Sim’s Markut Preē-Palit

Nė Kullomzė filloi punėn paralelja nė shqip

  Fshati Kullomzė gjindet rreth 4 km largė Ulqinit, nėn Malin Mozhur, ku jetojnė mbi 70 familje me mbi 280 banorė. Pėrfshinė hapėsirėn prej Urės sė Sarajit e deri te kisha e Sajmirės nė Malin Mozhur, nė gjatėsi prej 4-5 km dhe gjerėsi prej 2-3 km. Nė qoftė se shikojmė popullatėn dhe vendosjen e tyre atėherė do tė kthehemi mbrapa njė gjysmė shekulli, kur popullata shqiptare ishte e vendosur nė numėr mė tė madh nė Kullomzėn e Epėrme, e cila gjendej nė brinjė tė Malit Mozhur, mirėpo nė kohėn e fundit, mbas tėrmetit tė vitit 1979, tė githė kaluan nė Kullomzėn e Poshtme. Sa i takon arsimimit, shkolla e parė nė kėto hapėsira u hap nė Salē mė 1898/99, ku vijonin mėsimin nxėnėsit e 5 katundeve: Kullomzė, Salē, Mozhur, Krythė, Krruē dhe Braticė e Epėrme. Ishte njė paralele me 36 nxėnės. Mėsimi zhvillohej nė gjuhėn sėrbe, kurse gati krejt popullata ishte shqiptare. Mėsues ishte Nikolla Radovanoviqi nga Kuēi.      kliko pėr mė shumė

Ali Gjeēbritaj

Ubla e Krajės – monument historik e kulturor

Edhe pse Kraja ėshtė njė trevė qė shtrihet gjatė bregut tė Liqenit tė Shkodres, ajo nė brendi gjithandej ėshtė  vend i thatė, pa ujė tė gjallė. Pėr ta kompenzuar kėtė mungesė, kranjanėt qyshė nė lashtėsi u detyruan tė ēelin puse ose ubla, siē i quajnė nė kėto anė edhe sot e gjithėditėn. Andaj me tė drejtė thuhet se Kraja ėshtė vend ublash.   kliko pėr mė shumė

 Dr. Pjetėr Gjuravēaj

Vajtimet e grave dhe gjamėt e burrave

nė Malėsinė e Madhe (Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė ) - 2

Kėngėt e vajtimit dhe tipizimi

  Deshtėm pėr t'i rreshtuar nė mėnyrė organike, vajet dhe gjamėt duke zgjėruar refleksin e veprimit tė tyre. Meqė janė fryt i pashterrshėm i njė mendjehollėsie tė vazhdueshme e tė mahnitshme tė popullit tonė, nė to shohim tė kaluarėn nė thellėsi tė kohėve trashigiminė shqiptare bashkė me gjuhėn autoktone tė mirėfilltė tė rajoneve tė Malėsisė (Hot, Grudė; Triepsh dhe Kojė). Vajtimet e Malėsisė kanė pika tė pėrbashkėta koherente, lidhje tė caktuara tipizuese. Kėtė pėrshtatje kėpujore e vrojtoi pėrafėrsisht, derisa ishte konsull nė Shqipėri Hahni, njėri nga tė parėt studiues tė vajtimeve shqiptare. Vajtoret mallkojnė kėtė fantazmė (vdekjen), qė rreh derė mė derė. Vajtoret nuk e mallkojnė vetėm vdekjen, por edhe rastin e vdekjes, sidomos tė asaj tė papritur. Pra, nuk qajnė vetėm tė vdekurin, ato qajnė edhe hallet e tė gjallėve. Vajtimi bėhet me njė mjeshtri tė rrallė duke u lidhur me vdekjen e rastit, qanė me dėnesė pėr jetėn nė tė ardhmėn-pa njeriun qė e rrėmbeu vdekja qė nuk do tė jetė mė nė mesin e tyre- sa tė jetė hėnė e diell.    kliko pėr mė shumė

Gjekė Gjoni

Piktorėt shkodranė

mysafirė nė Mal tė Zi

  Me njėmbėdhjetė nėntor tė kėtij viti nė Virpazar (komuna e Tivarit) u organizua njė ngjarje me rėndėsi kulturore. Pikėrisht atė ditė para galerisė "Vir" ishin tubuar shumė dashamirė tė artit dhe kulturės nga Tivari, Ulqini, Podgorica dhe Tuzi pėr tė parė ekspozitėn e shtatė piktorėve mė eminent tė Shkodrės. Nė kėtė ekspozitė e titulluar "Arti nuk njeh kufij" janė paraqitur 25 piktura me tematika tė ndryshme, punime kėto tė Ismail dhe Ormira Uruēit, Sytki Ibrahimit, Agim dhe Xheneta Kadillarit, Gjovalin Pacit dhe Andi Hilės.      kliko pėr mė shumė

Dr. Lukė Gjokaj

Bioterrorizmi

Lufta speciale biologjike e cila si mjete pėr sulm pėrdorė agjensat biologjik si: bakteriet, viruset apo helmet e tyre sot quhet bioterrorizėm ,ndėrsa mbrojtja kundėr ketij sulmi quhet biombrojtja. Fjalė kjo, qė rrjedh nga fjala engleze biodefence. Nga kjo goditje teorikisht ėshtė i rrezikuar ēdo njeri qoftė nė rajonin tonė, qoftė nė ēdo vend tė botės. Pėr kėtė i gjithė shtypi perėndimor dhe shumė site ne internet janė plotė informata pėr kėto sulme tė mundėshme tė luftės speciale biologjike. Njė atak i tillė ka filluar tash disa muaj dhe pikėrisht, ai me agjensa tė antraksit. Sulmuesit kanė goditur disa sisteme dhe institucione mė tė pėrsosura ne SHBA dhe nė disa vende tė Europės    kliko pėr mė shumė

KRIJUESIT TANĖ

 

Zef Gjuravēaj

Udha e Kalvarit

 

Mitėr Pekaj

Terroristėt     kliko pėr mė shumė