Mr. Riza Rexha

28 NĖNTORI – DATĖ E SHĖNUAR E POPULLIT SHQIPTAR

 

Qė me 1912 populli shqiptar kurdoherė 28 nėntorin e ka quajtur Dita e Pavarėsisė, Dita e Flamurit dhe  e ka lidhur me qytetin hero tė Vlorės, ku u shpall pavarėsia dhe u ngrit flamuri kuq e zi. Pėr tė arritur  deri te kjo datė e shėnuar, popullit shqiptar iu desht tė zhvillojė luftėra tė pėrgjakshme. Luftėrat e popullit shqiptar me programin e tyre kombėtar qė nga epoka legjendare e Skėnderbeut e gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare ishin shprehje e synime tė masave shqiptare pėr ēlirimin kombėtar. Kėto luftėra i dhanė goditje tė rėndė Perandorisė Osmane. Kėtė rezultat i kishin rritur edhe shpresat e popujve tė tjerė pėr ēlirim nga zgjedha osmane. Shtetet ballkanike shpejtuan tė lidhnin njė aleancė politike dhe ushtarake pėr t’i zgjidhur problemet nė Ballkan por nė pėrputhje me interesat e tyre dinastike. Ēėshtja kryesore ishte: ndarja e zotėrimeve  osmane nė Ballkan. Tokat shqiptare ishin objekt copėtimi. Pasi u morėn vesh midis tyre, shtetet ballkanike, nė tetor tė vitit 1912, i shpallėn luftė Perandorisė Osmane.

Isa Boletini dhe Ismail QemaliKjo luftė ballkanike, sikur tė drejtohej vetėm kundėr sundimit turk nė Ballkan, do tė kryente njė funksion pėrparimtar. Mirėpo, qė nė fillim ajo u pėrdor edhe pėr tė realizuar planet aneksioniste kundėr tokave shqiptare. Ky qėllim nuk ishte nė pėrputhje me devizėn se: njė popull kur don tė ēlirohet nga njė pushtues, ai duhet qė energjinė e vet ta pėrdorė si pėr ēlirimin e vet, po ashtu edhe pėr ēlirimin e vėllezėrve tė tjerė tė robėruar. Por nuk ndodhi ashtu. Me fillimin e Luftės Ballkanike pėr shqiptarėt u krijua njė gjendje e rrezikshme. Trojet shqiptare u sulmuan nga pushtuesit e rinj ballkanik dhe u shfaq rreziku i ndarjes midis tyre.

Me shqiptarė veprohej sikur ata tė ishin njė racė me turqit, ndėrsa trojet shqiptare konsideroheshin si njė pjesė e tokave tė Turqisė dhe ato duhej tė ndahen. Pėr njė qėndrim tė tillė shqiptarėt nuk kishin dhėnė asfarė shkasi. Pėrkundrazi, shqiptarėt kishin dhėnė njė kontribut shumė tė rėndėsishėm fitorės sė aleatėve ballkanik nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Populli shqiptar ėshtė mbėshtetur vetėm nė tė drejtėn e popullit kundėr politikės zaptuese, nė tė drejtat e njeriut kundėr versulėsit, tė cilėt popullin shqiptar e numėronin si njė objekt e jo si popull historikisht i formuar.

Shqiptarėt njė llojė urrenin: si sundimin turk, ashtu edhe ēfarėdo sundimi nga kushdo qoftė. Njė mendimtar anglez thotė: “ėshtė mėkat t’i nėnshtrosh tė tjerėt, por ėshtė mėkat edhe ta durosh nėnshtrimin”. Juristi i famshėm L.Taperelli shkruante: “Unė kisha dashtė tė dijė se ku jipen ato diploma pėr pushtimin e tjerėve. Cilido qė e quan veten mė tė qytetėruar, atėherė ėshtė i detyruar t’i ndihmojė popujt tjerė.” Sami Frashėri shkruante: “Me tokėn amtare nuk mund tė luhet, ajo ėshtė e shenjtė. Nuk duan gjėnė e tjetrit, por s’duam tė lėmė edhe gjėnė tonė ”.

Kur pėrparimi i forcave ballkanike qe i shpejtė, Fuqitė e Mėdha filluan tė mendojnė pėr rregullimin e gjendjes pas luftės. Siē dihet, nė luftė pėr ēlirim kombėtar, populli shqiptarė u ndesh ballė pėr ballė me tri fuqi, nė tre fronte:

1. me sunduesit osman qė pėrpiqeshin tė ruanin pushtetin e tyre,

2. me Fuqitė e Mėdha, dhe

3.me qarqet borgjeze shoviniste tė shteteve ballkanike.

Pėr popullin shqiptar shtrohej si imperativ qė tė merren masa pėr ta marrė fatin e vendit nė duar tė veta. Ishte e nevojshme qė tė gjitha shtresat e popullit shqiptar tė miratojnė njė platformė tė pėrbashkėt politike dhe sa mė parė tė dilnin me kėrkesėn pėr pavarėsi tė plotė. Mė 14 tetor 1912 atdhetarėt shqiptarė organizuan njė mbledhje nė Shkup. Ajo i njoftoi Fuqitė e Mėdha se populli shqiptar do tė pėrdorė tė gjitha masat pėr t’i dalė zotė tėrėsisė tokėsore. Mbledhja caktoi njė delegacion qė tė merrej vesh me pėrfaqėsuesit e krahinave tjera pėr organizimin e njė kuvendi kombėtar qė tė vendoset pėr fatin e Atdheut. Ideja pėr thirrjen e njė kuvendi kombėtar kishte dalė edhe nė vise tė tjera dhe kishte filluar zgjedhja e delegatėve. Edhe atdhetarėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė Atdheut, ndėrmorėn hapa pėr tė penguar copėtimin e vendit dhe pėr mbledhjen e kuvedit kombėtar.

Ismail Qemali me shokė si: Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Isa Boletini etj. u bėnė shpirti i kryengritjeve shqiptare dhe i mbledhjeve luftarake pėr liri dhe pavarėsi. Nė kėto rrethana Isamail Qemali nisi marshimin e tij triumfal prej Stambolli pėr nė Bukuresht, nė Vjenė, nė Triestė dhe me 21 nėntor arriti nė Durrės qė pastaj sė bashku me delegatė e Shqipėrisė sė Mesme, tė Kosovės etj., mė 25 nėntor, tė arrijė nė Vlorė, ku e prisnin pėrfaqėsuesit e ardhur nga tė gjitha viset shqiptare, pėr ngjarjen e madhe historike, pėr tė plotėsuar misionin e lartė qė u kishte ngarkuar populli - shpalljen e pavarėsisė kombėtare.

Nė mbrėmje tė 27 nėntorit 1912, delegatėt e shumė viseve gjendeshin nė Vlorė, pėr tė marrė pjesė nė kuvendin kombėtar.

Mė 28 nėntor 1912, nė orėn 14, u hap Kuvendi Kombėtar i Vlorės. Kuvendi vendosi shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Tė gjithė delegatėt nėnshkruan aktin historik – shpalljen e pavarsisė. Ismail

Qemali ngriti flamurin kuq e zi me shkabė dykrenare, simbol i lirisė, i sovranitetit tė Atdheut dhe unitetit tė tė gjithė shqiptarėve qė kishin luftuar me armė, me penė dhe me diplomaci pėr formimin e shtetit shqiptar.

Njė nga detyrat mė tė rėndėsishme tė veprės sė Kuvendit tė Vlorės, pėrveē shpalljes sė pavarėsisė, ishte edhe krijimi i shtetit tė ri shqiptar mbi themele kombėtare. U formua qeveria e pėrkohshme nė krye me Ismail Qemalin.

Ismail Qemali e vuri veten nė shėrbim tė interesave kombėtare qė nga ēastet mė kritike. Ai kishte idetė e qarta dhe dinte ē’kėrkonte. Nė tė gjitha veprimet dhe qėndrimet e tij duket qartė vizioni i burrit tė shtetit, i diplomatit me pėrvojė mbi problemet mė tė mėdha qė i delnin pėrpara pėr pavarėsinė shqiptare. Rėndėsi tė veēantė i kushtoi njohjes ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar dhe sigurimit tė tėrėsisė tokėsore.

Me shpalljen e pavarėsisė e njoftoi gjithė popullin shqiptar, Fuqitė e Mėdha, shtetet ballkanike dhe  mbarė botėn, duke kėrkuar qė ta njohin si shtet Shqipėrinė. Qeverive tė aleancės ballkanike u kėrkoi qė t’i jepnin fund veprimtarisė armiqėsore. Ismail Qemali theksonte: Shqiptarėt kanė nevojė pėr paqė, kanė dėshirė tė jetojnė nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt. Ai e njeh funksionin historik pėrparimtar tė luftės ballkanike kundėr Turqisė, por edhe shprehet se pėr ta ēuar edhe mėtej idealin ballkanik, duhet ndėrtuar marrėdhėnie tė mira midis popujve tė kėsaj zone mbi bazėn e respektit tė ndėrsjellt.

Pas njė viti tė shpalljes sė pavarėsisė, shteti i pavarur shqiptar u bė plaēkė tregu i fuqive grabitqare.

Nė Londėr bėheshin pazarlleqe tė turpshme rreth kufijve tė Shqipėrisė. Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr (dhjetor 1912-gusht 1913), ashtu si Kongresi i Berlinit mė 1878, ishte e kobshme pėr shqiptarėt. Trevat shqiptare u pėrdorėn si monedhė kėmbimi, si njė ’mish i egėr’ pėr copėtim. Mė 29 korrik 1913 u arrit parimi pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, nėn kontrollin e Fuqive tė Mėdha qė do ta ushtrojė njė komision ndėrkombėtar pėr 10 vjet.

Pavarėsia e Shqipėrisė u fitua nė fushat e betejave, nė dallgėt e kryengritjeve popullore, me anė tė veprimtarisė sė atdhetarėve shqiptarė qė ditėn t’i shfrytėzojnė rrethanat historike. Shpallja e pavarėsisė pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e popullit shqiptarė.

28 Nėntori 1912 shėnon njė kthesė historike pėr popullin shqiptar, sepse: nga njėra anė merrte fund sundimi i Perandorisė Osmane, e nga ana tjetėr, krijoheshin kushte tė reja politike pėr tė dalė nga prapambetja e madhe, tė cilėn e kishte lėnė sundimi i huaj dhe pėr zhvillimin e tij mė tė shpejtė. Shpallja e pavarėsisė kurorėzon epokėn e shkėlqyer tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe nė tė njėjtėn kohė hapė njė epokė tė re:

1. Epokėn e pavarėsisė,

2. tė luftės pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė fituar, epokėn pėr njė shoqėri me fizionomi evropiane dhe botėrore.

Ismail Qemali Ismail Qe

 

  Gani MULLIQI

Kongresi i Parė i Lidhjes Shqiptare nė Botė

 

  Mbi njė mijė shqiptarė bashkarisht kanė kėnduar Himnin Kombėtar nė Prizrenin historik mė 27 nėntor tė kėtij viti. Qyteti i Lidhjes Shqiptare… u kishte hapur odat e zemrat bijve tė vet nga tė katėr anėt e botės. Ishin shqiptarėt e trojeve etnike nga Shqipėria e Kosova, nga Maqedonia e Mali i Zi , nga Kosova Lindore e Ēamėria dhe nga Diaspora shqiptare qė nė vigjilie tė Ditės sė Flamurit ishin tubuar nė njė Kuvend tė madh me iniciativėn e Shoqatės “Lidhja Shqiptare nė Botė” dhe po bisedonin shtruar si vėllai me vėllanė, nė njė atmosferė shumė mė relaksuese e mė tė favorshme se nė kohėn e Lidhjes sė madhe…

Me Shqipėrinė gati njėqind vjeēare shtet, me Kosovėn me njė subjektivitet politik stabil dhe me favore tė shumta qė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt tė njihet ndėrkombėtarisht si shteti mė i ri evropian, me pjesėt tjera tė shqiptarėve nė trojet e veta etnike nė njė pozitė absolutisht tė pakrahasueshme se nė kohėn kur ishte mbajtur Lidhja…, shqiptarėt po sheshonin rezultatet e pėrpjekjeve tė tyre pėr liri dhe po pasqyronin synimet e kombit nė shekullin qė sapo kemi hyrė.

“Jemi mbi 15 milionė shqiptarė dhe ky shekull do tė jetė i yni…” ka thėn Simon Kuzhnini, kryetar i Lidhjes Shqiptare nė Botė, nė hapje tė Kongresit mė tė madh shqiptar tė kėtij lloji, nė referatin e tij kryesor nė tė cilin ka pėrvijėzuar idealet shekullore tė popullit shqiptar nė kėto hapsira. Kuzhnini nė referatin e tij ka prezentuar programin e Lidhjes duke e bazuar ate nė tė “drejtėn e natyrshme tė shqiptarėve pėr prosperim e bashkim kombėtar me metoda civilizuese, paqėsore dhe demokratike duke e bindur kėshtu edhe opinionin ndėrkombėtar se kjo ėshtė njė e drejtė qė na takon…” .

“Ne jemi njėri nga popujt mė paqedashės nė Ballkan …” ka pėrkujtuar pjesėmarrėsit e kėtij kongresi z.Kuzhnini duke i siguruar ata se po pėr kėtė arsye “kėtij populli askush nga faktorėt ndėrkombėtar nuk ka tė drejtė t’ia mohoi kėtė tė drejtė sovrane qė copat e shpėrndara tė trungut njė ditė t’i ketė tė bashkuara”.

Sikundėr edhe tė gjithė pjesėmarrėsit tjerė nė debatin e Kongresit tė Lidhjes… edhe z.Kuzhnini ishte i vetėdijshėm se pėr momentin faktori ndėrkombėtar nuk ėshtė i gatshėm tė pėrkrah kėtė dėshirė tė natyrshme tė tė gjithė shqiptarėve nga shkaqe dhe arsye tė ndryshme, por ai megjihkėtė nuk e mshehu dot optimizmin e tij se “njė ditė edhe faktori i vendosjes do ta konceptoi se as shqiptarėve nuk mund t’u mohohet e drejta pėr tė qenė bashkė, e kjo do tė arrihet me njė veprim tė pėrbashkėtė tė tė gjithė shqiptarėve me metoda paqėsore…”

Por njė dimension mė tė thellė dhe njė trajtim mė shkencor ēėshtjes shqiptare nė shekullin e XXI i bėri

Pajazit Nushi, anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe njėri nga udhėheqėsit e lartė tė kėtij asociacioni. Ai ka tėrhequr vėrejtjen se “shqiptarėt nė kėtė shekull po hyjnė pa e zgjidhur nė mėnyrė tė plotė problemin e tyre kombėtar…” por ka siguruar pjesėmarrėsit e Kongresit se “do tė jenė vet shqiptarėt ata qė me kėmbėngulje dhe me metoda paqėsore tė angazhohen pėr integrime e komunikime gjithshqiptare nė sferėn ekonomike, kulturore e shkencore”.

Ėshtė interesant tė theksohet se pikėpamjet e shqiptarėve pėr domosdoshmėrinė e integrimeve shqiptare I pėrkrahėn edhe mysafirėt e huaj qė poashtu ishin pjesėmarrės tė kėtij Kongresi. Madje, njėri nga ata, Bart Staes, anėtar i Aleancės sė Lirė Evropiane nė Parlamentin Evropian, qė po pėrcillte punimet e kėtij tubimi gjithshqiptar, e vlerėsoi si tė drejtė tė patjetėrsueshme kėrkesėn e shqiptarėve pėr integrime tė tilla. Ndryshe, tė gjithė pjesėmarrėsit e Kongresit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, pavarsisht nga dimensioni qė iu dha problemit shqiptar nė Ballkan dhe kėndvėshtrimi qė iu bė nga referuesit, kishin njė mendim tė pėrbashkėt se shekulli qė kemi hyrė ka hapė njė pėrspektivė shumė tė ndritshme edhe pėr popullin shqiptar nė rajon ngase edhe vet rajoni ka njė qasje tjetėr ndaj shqiptarėve.

Dimensioni i problemit shqiptar nė rajon po merr njė trajtim mė real, njė kornizė shumė mė tė  pėrshtatshme se sa para njė shekulli kur edhe Berlini edhe vet Londra, problemin e shqiptarėve po e vėshtronin nga njė distancė shumė e largėt dhe nga njė dioptri tepėr e disfavorshme pėr ta.

Pėr fat, sot edhe Berlini, edhe Londra por edhe faktorėt tjerė ndėrkombėtarė janė pjesėmarrės direktė tė proceseve tė reja nė Ballkan, edhepse akoma tė hezitueshme dhe tė ngadalshme, gjithsesi tė favorshme pėr kėtė popull, qė gjatė kohė “historinė e pati njerkė tė fatit tė vet”. Por, pėrfundimisht kohėt kanė ndryshuar, kanė ndryshuar edhe vet shqiptarėt, po ndryshon me tė shpejtė edhe vet rajoni, vetėdija e dikurshme pėr dominim apo zhbėrje tė njė populli ndaj fqiut po pėrshkohet nga ajo pėr mirėkuptim, tolerancė, fqinjėsi e bashkėpunim tė mirė rajonal. Ky dimenzion e pėrshkoi edhe

Kongresin e Lidhjes Shqiptare nė Botė, pra edhe platformėn dhe dokumentet qė miratoi si i tillė…

 

 

Dr. Zef Giuseppe Chiaramonte

Prania shqiptare dhe arbėreshe nė Muzeun dhe nė Bilbiotekėn etnografike ”Pitre” tė Palermos

   

Pėr ata qė nuk kanė njohuri mbi personalitetin dhe veprėn e Gjuzepe Pitresė, do tė them se ai ishte mjek nga Palermoja, i cili jetoi nė vitet 1841-1916. Nismėtar i mbledhjes sė folklorit nė Sicili, ai u bė teoricienti mė i madh i studimeve mbi traditat popullore dhe u bė i njohur me punėn e tij nė nivel ndėrkombėtar.

Ja teksti i njė letre tė cilėn atij ia kishte dėrguar Elena Gjika, e njohur me shkrimet e saj si Dora d’Istria.

Shqiptarėt (arbėreshėt) e Italisė, ende e flasin gjuhėn e tė parėveZotėri, Sapo e mora librin tuaj Kėngė popullore siciliane, dhe ndonėse munda vetėm t’ia hidhja njė shikim tė shpejtė, menjėherė pashė se sa i dobishėm ėshtė ky libėr interesant. Duke u kthyer nga Greqia, u ndala nė Sicili dhe mė vjen keq qė nuk munda ta studioja ashtu si duhet poezinė popullore tė njė vendi i cili ka pasur aq shumė marrėdhėnie me Orientin dhe i cili ka qenė skenė e njė qytetėrimi tė shkėlqyeshėm dhe origjinal. Vepra juaj Kėngė popullore siciliane dėshmon sa shumė ishte e mbėshtetur keqardhja ime. Po shoh me shumė kėnaqėsi se ju keni ndėr mend ta plotėsoni kėtė botim shkencor duke i botuar proverbat, tė cilėt i zbulojnė nė njė formė tjetėr botėkuptimet dhe ndjenjat e popullit. Do tė jenė ato punime, rėndėsinė e tė cilave sigurisht do ta ēmojnė tė gjithė ata qė e kuptojnė interesin qė kanė pėr historianin, si edhe pėr filozofin dhe artistin, shfaqja spontane e aspiratave popullore. Nė saje tė punimeve tė kėtilla – tė cilat e nderojnė kohėn tonė – nuk ėshtė larg koha kur do  tė mund tė shkruhet historia e popujve pa i komentuar parreshtur analet, shpesh shumė tė mėrzitshme, tė dinastive.

Ju lutem tė pranoni, Zotėri, bashkė me falėnderimet e mia tė sinqerta, shprehjen e konsideratės sime mė tė lartė. Dora d’Istria Letra mban datėn: Venecia – Pallati Foskolo Kanali i Madh, 10 tetor 1868.

Dora D`Istria (Elena Gjika) 1829 - 1888Duke qenė se Kėngėt popullore siciliane u botuan, nė dy vėllime, nė Palermo, mė 1871, duhet tė pandehet se Pitre kishte aq shumė nderim dhe miqėsi me Elena Gjikėn saqė ia dėrgoi dorėshkrimin e veprės para se ta dorėzonte pėr botim. Kjo letėr, bashkė me dy tė tjera tė princeshės Gjika (Kolltzoff Massalsky), gjendet nė fondet e dorėshkrimeve tė aneksit tė Bibliotekės sė Muzeut Etnografik Sicilian (Seksioni: letėrkėmbyesit e huaj tė GJ. Pitresė, signatura P-B-17, zarfa V).

Nė kėtė kohė biblioteka ishte vetėm njė pėrmbledhje e ēmueshme biblio-arkivistike private e Pitresė (1841-1916), duke u pasuruar vazhdimisht nėpėrmjet blerjeve dhe botimeve tė Pitresė dhe nėpėrmjet dhuratave tė cilat atij i vinin nga tė gjitha viset e Italisė dhe tė Evropės, si mirėnjohje e autoritetit, tė cilin e gėzonte themeluesi i shkollės sė studimeve tė traditave popullore.

Thelbi i Muzeut Etnografik, ndėrkaq, zuri tė krijohej mė 1909, me qėllim qė tė sistemoheshin objektet e kulturės materiale tė popullit sicilian, tė paraqitura mė pėrpara nė Ekspozitėn Industriale tė Milanos mė 1881 dhe nė Ekspozitėn Kombėtare tė Palermos, mė 1891-1892. Pas vdekjes sė Pitresė (mė 1916) u desh tė pritej viti 1935 pėr t’u krijuar si muzeu ashtu edhe biblioteka. Kėtė punė e bėri dhe e shpuri deri nė fund Xhuzepe Kokiara (Giuseppe Cocchiara), njė folklorist tjetėr i shquar sicialian me renome ndėrkombėtare, dishepull besnik i Pitresė dhe trashėgimtar i tij nė Katedrėn e demospsikologjisė nė Universitetin e Palermos, katedėr kjo e cila u themelua pikėrisht pėr Pitrenė, e para e kėtij lloji nė Itali, mė 1910.

Sot, Muzeu Etnografik Sicilian Xhuzepe Pitre dhe Biblioteka Etnografike, tė vėna nėn njė administratė tė pėrbashkėt, janė tė vendosura nė rezidencėn e dikurshme mbretėrore burbone, tė njohur me emrin Favorita, nė periferinė veriore tė qytetit tė Palermos, nė mjedis tė njė parku tė madh botanik, i cili i pėrngjan Muzeut Skansen tė Stokholmit. Ēfarė vendi i ėshtė dhėnė qytetėrimit arbėresh* dhe shqiptar nė kėtė institucion? Ėshtė fjala pėr njė vend tė rėndėsishėm dhe tė shquar, veēanėrisht kur krahasohet me pakicėn tjetėr kombėtare tė pranishme nė Sicili, atė galoitalike, e cila ėshtė shumė pak e  pėrfaqėsuar.

Lidhur me gjurmėt qė ka lėnė e kaluara nė Sicili Pitre shkruante: Mbase nuk ka krahinė nė Itali me aq shumė larushi trajtash tė mėnyrės sė jetesės se sa nė Sicili. Pushtuesit  e ndryshėm tė kėtij vendi kanė lėnė aq shumė gjurmė tė pashlyeshme nė veshjet, nė mėnyrėn e tė ushqyerit, tė banimit, tė mendė-sisė, tė ndjenjave, tė fantazisė, ashtu si kanė lėnė nė pamjen dhe emrat e ēdo siciliani…

Nė historinė e ishullit ėshtė njė pjesė tė cilėn dijetarėt nuk e kanė shkruar, por tė cilėn populli e ka ruajtur nė doket, zakonet dhe traditat e veta.

Prania e arbėreshėve nė Sicili, si dihet, nuk ka qenė prani pushtuese, por ajo megjithatė ėshtė e vetmja qė ruan deri mė sot individualitetin e vet gjuhėsor, fetar dhe atė tė dokeve dhe tė traditave tė veta. Ata u integruan plotėsisht nė shoqėrinė siciliane, duke ruajtur njėherėsh njė kulturė tė dyfishtė.

Si Pitre, ashtu edhe Koēara e dinin fare mirė kėtė gjė dhe, sipas traditės humaniste dhe kishėtare, e cila shihte te shqiptarėt shpėtimtarėt e qytetėrimit perėndimor dhe kalorėsit e fundit tė Krishterimit, e ēmuan shumė origjinalitetin e tyre dhe e vėshtruan si element pėrbėrės tė qėndrimit sicilian ndaj mikpritjes dhe kundėr racizmit.

Unė vetė jam i bindur se qėndrimi miqėsor ndaj emigrantėve nga Shqipėria dhe Kosova i viteve tė fundit ėshtė fryt i simpatisė tė cilėn arbėreshėt e Sicilisė e kanė gėzuar gjithmonė nė kėtė vend.

Mirėpo Pitre ndihmoi qė tė nxitej simpatia ndaj arbėreshėve edhe jashtė Sicilisė, ndėrsa nėpėrmjet tyre edhe ndaj shqiptarėve tė Ballkanit. Italia e bashkuar duhej t’i bashkonte italianėt, thoshte Kavuri (Cavour).

Pėr kėtė synim ndihmuan ekspozitat e ndryshme kombėtare, tė cilat u mbajtėn nė qytete tė ndryshme. Nė ekspozitėn e Milanos, tė vitit 1881, nė kuadrin e ekspozitės sė parė etnografike siciliane, Pitre bashkė me qerren siciliane tipike (e cila ēuditėrisht ka disa pjesė tė ngjashme me qerren qė pėrdoret edhe sot nė Kosovė), ua paraqiti italianėve tė veriut veshjen tradicionale tė grave arbėreshe (d.m.th. shqiptare) tė Sicilisė, me brezin e argjendtė, kezėn dhe veshjet e nuses. Pak vjet mė vonė, nė ekspozitėn e Venecisė, veshja arbėreshe zuri vendin e parė, si veshja mė e bukur tradicionale italiane.

Shumė nga kėto eksponate janė tė ekspozuara nė Muzeun Etnografik tė Palermos. Po japim nė vijim listėn e kėtyre eksponateve:

· njė brez nga stofi i qėndisur me ar, sipas formės sė zonės liturgjike tė priftėrve arbėreshė (shek. XVIII-XIX);

· njė brez i argjendtė me prarime, me mburojėn qė e paraqet Shėn Gjergjin duke e vrarė dragoin, me njė kurorė tė mbyllur, pjesėrisht tė thyer (shek. XIX);

· njė brez tjetėr i argjendtė, pa prarime, me mburojėn e cila e paraqet shėn Gjergjin duke e vrarė dragoin, me kurorė tė mbyllur, e cila me gjasė e zėvendėson kurorėn e hapur mė tė lashtė;

· njė fund grash i kuq i stolisur me dantelle, i tipit xhillonė me tri kurorė;

· njė fund grash tjetėr i qėndisur me ar sipas novacioneve tė shekullit XVIII, i tipit ncilonė;

· njė krahtė (jelek pa mėngė) me ngjyrė tė kuqe i qėndisur me ar;

· njė xhipun (jelek me mėngė tė ngushta);

· njė palė kėpucė tė kuqe me qėndisje;

· njė mandilinė ngjyrė qielli e qėndisur me ar;

· njė mandilinė tjetėr;

· njė kėmishė e bardhė me mėngė tė gjera, e qujatur alla levantina (linja);

· njė mbulesė koke pėr nuse (keza);

· 12 shkoka (nyje me fjonga) pėr veshjen e nuses.

Eksponate tė tjera eventuale me prejardhje nga komuniteti arbėresh nuk janė tė ekspozuara tani pėr shkak tė zvarritjes sė punėve nė restaurimin e kompleksit monumental nė tė cilin ėshtė vendosur Muzeu.

Pėr kėto eksponate janė pėrkujdesur si Pitre, ashtu edhe Kokiara. Nė kohėt e fundit pėr kėto ekpona-te ka shkruar mė gjerėsisht Dr. Laura Stazi (Laura Stasi), arbėreshe, e cila punon nė Drejtorinė e tė mirave antropologjike tė Palermos dhe bashkėpunėtore e dikurshme e Katedrės sė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe nė Universitetin e Palermos. Duke u kufizuar nė brezin, nė prejardhjen e tij, nė evolucionin e tij nė diasporė, nė krahasimin me viset e tjera tė banuara nga shqiptarėt, si nė Itali ashtu edhe nė Ballkan, po e pėrmend studimin tim tė botuar nė tre numrat e parė tė revistės sė Muzeut Pitre, Fletoret e Muzeut Etnografik Sicilian, botuesi Mirror, 2000, njė kopje tė sė cilės ia kam dorėzuar drejtorisė sė Seminarit.

Para se ta pėrfundoj kėtė pjesė, kam kėnaqėsinė tė theksoj se nė saje tė Pitresė Sicilia ėshtė bėrė e njohur nė Itali dhe jashtė saj, qoftė nėpėrmjet bukurisė sė ngjyrave tė gjalla tė qerres siciliane, qoftė nėpėrmjet zonjės fisnike arbėreshe nė veshjen tradicionale. Njė brez iu dhurua mė 1967 nga Dhespoti i shqiptarėve tė Sicilisė Patrikut tė madh tė Stambollit, arvanitasit** Atenagora I. Dhe gjithnjė njė brez arbėresh kryetari i Bashkisė sė Palermos ia dhuron zonjave tė rangut tė lartė qė e vizitojnė qytetin.

Ėshtė mė e pasur dhe nė njė shkallė mė tė lartė prania arbėreshe dhe italo-shqiptare nė Bibliotekėn e Muzeut Pitre, dėshmi kjo e interesimeve shkencore tė Pitresė, por edhe e konsideratės tė cilėn e gėzon populli arbėresh deri mė sot nė kėtė institucion. Nuk dua t’ju mėrzit me numėrimin e zbrazėt bibliografik tė teksteve lidhur me arbėrin, tė cilat do t’i rreshtoj nė shėnimet nė fund tė faqeve tė kėsaj kumtese. Megjithatė mendoj se duhet tė vė nė dukje se qė nga vepra Kėngėt popullore siciliane (Canti popolari siciliani), e botuar nė vitin 1871, pėr tė cilėn i bėri lėvdata Elena Gjika, e deri te vepra  Biblioteka e traditave popullore (Biblioteca delle tradizioni popolari), vepėr kjo nė 25 vėllime, pėr tė cilėn punoi qė nga viti 1877 deri mė 1913, Pitre ia kushtoi vazhdimisht njė pjesė tė punimeve tė tij kulturės gojore arbėreshe: mbledhjes sė kėngėve, tė proverbave, pėrrallave dhe tregimeve, toponomastikės, fjalėve popullore, etj.

Ėshtė me i tė folmeve arbėreshe tė cilat sot janė zhdukur, siē ėshtė rasti me tė folmen e Palaco Adrianos. Megjithatė befasia mė e madhe gjendet nė fondet e dorėshkrimeve. Pėrveē dorėshkrimeve tė letrave tė Elena Gjikės, aty gjenden shtatė letra tė Gjusepe Skiros, njė letėr e papas Vinēenco Skiros, famullitar ortodoks i Mesinės, njė letėr e Franēesko Krispit, njė letėr e Franēesko Krispit Glavianos bashkė me njė novelė. Por njė xhevahir janė dorėshkrimet e tri ligjėratave mbi poezinė popullore shqiptare, tė cilat i mbajti Pitre gjatė vitit shkollor 1913-1914 nė Katedrėn e demopsikologjisė tė Universitetit tė Palermos. Ja plani i kėsaj vepre:

a)       Historia e Shqipėrisė, etnografia – metrika;

b)       kėngėt e dashurisė;

c)       kėngėt e martesės;

d)       kėngėt heroike, etj.;

e)       kolonitė arbėreshe tė Italisė.

Dorėshkrimi i parė (Fondi Poezia popullore e huaj, 1, 2496) trajton pikat a, b, c, si nė versionin e parė, ashtu edhe nė versionin pėrfundimtar.

Dorėshkrimi i dytė (2497), trajton pikėn d. Kurse dorėshkrimi i tretė (2498) trajton pikėn e, do tė thotė kolonitė arbėreshe, nė dy versione. Gjatė leximit tė kėtyre dorėshkrimeve zbulohet njohja e thellė e arbėrit nga ana e Pitresė. Del se ai ishte i informuar gjerėsisht mbi tė gjitha botimet e studiuesve shqiptarė dhe tė huaj, tė cilat i pėrdori me kompetencė tė plotė, duke shprehur gjykime, gjithnjė tė qėlluara, prandaj ai mund tė konsiderohet si kritiku i parė i poezisė popullore shqiptare. Pėrveē kritikės ai pėrdori metodėn krahasuese nė studimin e letėrsisė popullore. Duke iu drejtuar studentėve (tė cilėt i quante tė rinjtė e mi tė dashur), u kthehej ligjėratave tė mėparshme lidhur me poezinė greke, me atė bullgare, me atė serbe, duke vėnė nė dukje origjinalitetin dhe spontanitetin e poezisė popullore shqiptare (shih Konstantini dhe Garentina), kur ajo nuk ėshtė e prishur nga ndėrhyrjet e studiuesve tė mėpastajmė, siē rasti i qortimit nė adresė tė Gjuzepe Skiroit, tė cilin e ēmonte shumė, lidhur me kėngėn e dasmės.

Duke pritur njė studim mė tė thelluar tė kėtyre dorėshkrimeve, tė cilin shpresoj se do tė mund t’ju paraqes vitin e ardhshėm nė njė studim pėrkatės, kam kėnaqėsinė t’ju njoftoj se, duke e trajtuar baladėn mbi Konstantinin dhe Garentinėn, Pitre e ka demaskuar poetin gjerman Byrger (Gottfried August, 1747-1794), i cili e kishte pėrdorur si temė tė veprės sė tij Lenora.

Fatkeqėsisht e besuar si origjinale – thotė Pitre. Dhe shton: sa burime tė poezisė artistike do tė zbuloheshin po qe se nė studimet e poezisė sė popujve tė tjerė do t’i kushtohej mė shumė kujdes!

Nė tė vėrtetė vepra Leonora, tė cilėn nė italishte e pėrktheu Bershe(Berchet) me titullin Eleonora, u bė njėra ndėr pikat e referimeve mė tė shpeshta pėr romantizmin italian.

Si arbėresh dhe si punonjės i institucionit mė tė rėndėsishėm italian qė mban emrin e Pitresė, dėshiroj tė theksoj edhe njė herė se prania shqiptare nė Itali ka shėrbyer si urė pėr shumė takime tė frytshme.

Nėpėrmjet ndeshjeve tė shpeshta me botėn arbėreshe, Pitre mundi tė shihte me sytė e shqiptarit poezinė e popujve ballkanikė, duke i kushtuar poezisė shqiptare njė studim mė tė thelluar dhe, nė mos u gabofsha, edhe sot e kėsaj dite tė vlefshėm. Ligjėratat e mbajtura nga Pitre nė fillim tė shekullit XX, nė njė anė kanė ndihmuar lėvizjen e cila e pėrkrahte pavarėsinė e Shqipėrisė, duke iu kundėrvėnė qarqeve kulturore tė megali idesė dhe tė pansllavizmit, ndėrsa nga ana tjetėr ato u bėnė edhe fillesė e mėsimit tė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe nė Universitetin e Palermos.

Pėr ta marrė ēmimin ndėrkombėtar Pitre-Vula e artė tė qytetit tė Palermos, u bė e mundshme nė vitin 1986 njė vizitė e parė, e pas asaj edhe njė tjetėr nė Sicili dhe tek arbėreshėt, e birit mė tė shquar tė Kosovės, e folkloristit tė madh shqiptar, Pitresė sė Kosovės: Anton Ēettės.

 

 

 

Gjokė DABAJ

Toponimet - dėshmi e gjallė e gjuhėS iliro-arbro-shqipe nė trevat tona (1)

 

Kur shqyrton emrat e vendeve, toponimet, jo vetėm tė trevave tona, qė pėrfshihen midis Liqenit tė Shkodrės dhe Detit Adriatik, por edhe mė gjėrė, nė tė gjithė hapėsirėn e ish-Ilirisė, studiuesit nuk ka si tė mos i bjerė nė sy njė dukuri shumė e rėndėsishme: Kėta emra sė pari janė pėrdorur prej nesh, vendėsve iliro-arbro-shqiptarė, dhe pastaj kanė hyrė nė gjuhėn e ardhėsve.

Kėshtu, emrat e vendeve tanė janė pėrdorur prej romakėve, qoftė prej administratės sė tyre, qoftė prej shkrimtarėve tė tyre, duke i marrė prej nesh dhe duke ia pėrshtatur gjuhės sė tyre. Ndryshimet fonetike qė kėta emra kanė pėsuar gjatė kalimit nga ilirishtja nė latinishte, janė mjaft tė dukshme. Po kėshtu ka ndodhur nė kohėt mė tė vona, kur kėta emra vendesh janė pėrdorur prej italishtfolėsve, sidomos prej venedikasve.

Mė nė fund kanė ardhur sllavėt dhe studiuesit i bie nė sy qė, sidomos makrotoponimet, ata i kanė  arrė prej administratės italovenedikase. Kurse mikrotoponimet tanė, ose i kanė pėrkthyer, ose, gjatė  pėrdorimit, u kanė bėrė ndryshime kuptimore dhe formale. P.sh. emri Shkodėr nė gjuhėn tonė shpjegohet me emrin apelativ Kodėr, i arsyetueshėm ky shpjegim edhe me konfiguracionin, sepse Kėshtjella e Rozafės nuk ėshtė ndėrtuar as nė ndonjė majė mali aty pėrreth, as nė ndonjė fushė, por pikėrisht nė njė Kodėr. Kėtij emri apelativ i ėshtė parashtuar formanti parashtesor S, tė cilin e hasim edhe nė emra tė tjerė tė shqipes, si Skuraj dhe Zguri, nga S plus Gur, Skordha nga S plus Kordhė etj...

Nė latinisht kjo ėshtė marrė thjeshtė Skodra (Scodra) dhe kuptohet qė nė atė gjuhė nuk mund tė  interpretohet. Nė italisht ka marrė formėn Skutari (Scutari), dhe nga italishtja ka kaluar te sllavėt me formėn Skadar.

Ndėrkaq, nga ilirishtja nė arbro-shqipen nuk ka ardhur as nga latinishtja, as nga italishtja, as nga sllavishtja, por drejtpėrsėdrejti, duke shndėrruar grupin SK SHK. Kjo dukuri e shndėrrimit tė grupit SK SHK ėshtė tipike pėr gjuhėn tonė dhe haset edhe te emrat Shkallė e Shkollė, te makrotoponimi Shkup e tė shumė fjalė tė tjera. Sllavėt kanė marrė nga administrata italiane edhe emrin e Durrėsit, prej formės Durraco (Durrazzo), duke e kthyer kėtė nė Draē (Dra?), edhe emrin e Ulqinit nga D’Ulcinjo (D’Ulcigno), duke e reduktuar nė formėn Ulcinj, edhe emrin e Tivarit nga Antibari, duke e reduktuar nė Bar. Kjo ėshtė njė dėshmi tepėr e rėndėsishme, sepse vėrteton qė sllavėt janė instaluar  administraivisht nė kėto hapėsira, jo para, por pas venedikasve. Nė kėtė kontekst, sigurisht qė dalin shumė gjėra pėr t’u korrigjuar nė historiografi. Te ne shqiptarėt ka ndodhur ndryshe. Ne s’i kemi marrė kėta emra vendesh nga askush tjetėr, por i kemi trashėguar prej tė parėve tanė. Kėshtu, emri i Tivarit, sė bashku me emrat Ljare (Livare) dhe Kravar, ėshtė i shpjegueshėm vetėm me gjuhėn shqipe. Tė tre kėta toponime, qė janė relativisht afėr njėri-tjetrit, tregojnė qartė qė janė krijuar nga e njėjta popullatė, dhe lidhen me kuptimin e foljes Var, si dhe me derivatet e po kėsaj foljeje. Gjeokonfiguracioni i tė tre kėtyre toponimeve e pėrforcon kėtė lidhje edhe mė bindshėm.

Tivari (i Vjetėr) ndodhet pikėrisht nė fundin e njė terreni zbritės, pra nė tė Var (un). Forma nė tė var, fillimisht duhet tė ketė pasur, edhe sipas dėshmive tė tjera tė gjuhės sonė, njė zanore nistore dhe emri i atėhershėm i Tivarit duhet tė ketė qenė Ėntėvar. Zanorja ė midis t-sė dhe v-sė ka kaluar nė i, si te Shėn Jaku qė ka dhėnė Shijaku dhe Te Rana qė ka dhėnė Tirana. Prandaj dhe nė burimet shkrimore tė huaj e gjejmė emrin e kėtij qyteti me formėn Antivari.

Emri i Ljares, i dokumentuar dhe i pėrdorur edhe sot prej sllavisht-folėsve me formėn mė tė hershme Livari, lidhet dhe shpjegohet me parashtesėn shqipe dhe me foljen gjithėkėshtu shqipe Var. Ky konstrukt pėrdoret edhe sot nė gjuhėn tonė, si folje Lėvar dhe si mbiemėr I Lėvarur, por ky duhet tė jetė pėrdorur dikur edhe me kuptimin emėror, Lėvar, Lėvari. Zanorja Ė edhe kėtu ka kaluar nė I, si te Tivari, Tirana e Shijak. Gjeokonfiguracioni i venndodhjes sė Ljares, sidomos i asaj pjese tė Ljares qė nė shekullin 18 ėshtė shpėrngulur pėr nė Zarė, krijon pikėrisht imazhin e njė vendi mirėfilli tė Lėvar (ur). Tingulli V nė kėtė toponim, nė tė folur  e shestanasve e tė shqiptarėve tė tjerė, me kalimin e kohės, ka rėnė me dukurinė e aferezės, kurse I-ja nė ata kushte ėshtė shkurtuar nė J. Kėshtu ėshtė formėzuar Ljarja e sotme, mbi bazėn e ligjeve tė gjuhės shqipe.

(Vijon)

 

 

Fr. Antonio da Domicella, misionar apostolik

Shestan, mė 26 shkurt 1865

Dėshmi historike mbi Shestanin e vitit 1865*

  Shkėlqėsia shum e neruom, E mora letrėn T’uoj tė dashtun tė 17 shkurtit dhe qe pėrgjigjja pėr dvetjet qi Ju m’i qitėt pėrpara. Qi t’u nap njė pasqyre ma tė mirė pėr kta vene, po fillonj me rranxėn e shestanasve katolik’.

Katolik’t e Shestanit (pėrveē njani, pėr tė cillin kam me folė ma vonė), janė shqyptarė tė vėrtetė; ata erdhen pej Shkrelit. Gjashtė vllazėn e lėshuon at ven qi t’i shmangen dekjes; nė atė vakt ishin nė rrezik pej komit vet pėr arsye tė kqijave tė shumta qi kishin ba nė venin ku kishin le. Ata nji kohė u sollen anej e knej dhe  mosenej u gjeten nė kta vene; shkuon nė Shestan Nalt, ku i banė ksollat, to mos menuo qi aty me nenjė pėrgjidhmonė, por vetėm qi t’i shmangen pagimit tė hakut, qi e kėrkonjshin gjint e komit tyne. Por kur e panė qi trojet e Shestanit Nalt kanė me kjenė tė mjathtueshme pėr jetesė dhe qi kanė me pasė liri tė plotė, ata zunė ven ktu. Dhe pej ati vaktit, shestanasit kanė qinruo si njerėz tė lirė, ‘tė egėr’, pa kurrfarė shtėrngimi qi tė paguojnė tatime. Shpeshherė nė tė kaluomen, ata kanė hjekė keq dhe kanė pasė humje pej kunėrshtarėve malazezė, tė cillėt kurr s’kanė mujtė me i robnuo ose me i pėrzanė pej ktyne veneve.

Bujgri (Buingheri), pėr tė cillin m’ki-ni folė Ju, isht katun katolik i Shestanit Posht dhe ka 10 shpi me 45 frymė. Ata e kanė rranxėn pej nji ortodoksi (greci scismatici) tė ardhun pej Rumelisė, pej atyne qi Shqiptarėt u thonė Bugarė. Ky ka kjenė dikurė rrogėtar nė nji ishull (adė) tė vogėl, 4 minuta larg pej bregut (tė Liqenit Shkodėrs), ku motit Shestanasit paten ardhė me barkat e veta dhe ku kanė jetuo ortodoksėt (greci scismatici). ‘Bugari’ e lėshoi vetė ket ven ose e pėrzunė, shkoi e zu ven nė Bujgėr, e nrroi fenė, u ba katolik, pej tė cillit janė katolikėt e sotshėm nė ket katun.

N’anė tjetėr t’kėti katunit, rreth nji ēerek sahatit rrugė, gjinet nji katun tjetėr ortodoks (greci scismatici), Uzhdabiqi, me 17 shpi dhe 58 frymė, tė cillėt janė Shqiptarė tė vėrtetė; rranxėn e kanė pej katolikėve tė Shestanit. Nji katolik pej Shestanit Posht mori pėr gruo ortodoksen pej Krricet, tė cillės i jati i dha pėr mirazė katunin e pėrmenun, nė atė vakt pa frymė njeriut. Katoliku kaloi nė fenė ortodokse dhe pej ti janė ortodoksėt e pėrmenun, tė cillėt flasin g’juhėn shqype. Uzhdabiqi isht larg 3 ēerekė sahatit rrugė pej Krricet.

Ortodoksėt nėn Shestan jetojnė tė damė nė dy katune kojshi, nė Polaj (Palaj?) dhe Pecaj. Katuni Polaj ka 27 familje me 88 frymė. Ata janė Sllavė tė vėrtetė, rranxėn e kanė pej Malazezėve. Motit dikur, ata kanė jetue‘Ochtbaiz’, tokė Malazeze (si thonė ata), pej kah janė shkulė dhe erdhen e zunė ven nė Shestan Nalt nė katunin Selitė (i cilli tash isht i lanė shkretė). Pej Selitet u ulen nė Shestan Posht, ku gjinen edhe sot.

Katuni i dytė ortodoks, Pecaj, ka 31 familje dhe 98 frymė. Ata janė Shqiptarė tė vėrtetė. Si thuhet, njė katolik, me emėn Perica, qi dikurė ka jetuo nė Gurrzė, nė Shestan Nalt, ēoj dorė pej fesė vet dhe u ba skizmatik (ortodoks) dhe aterė shkoj me jetuo nė Shestan Posht. Pej ti janė skizmatikėt (ortodoksėt) e pėrmenun. Ortodoksėt e Krricės rrjedhin pej Kuēit (Cucchi). Nė Liqe tė Shkodėrs gjinet nji ishull (adė) i vogėl, qi i thonė

Gorica, 4 minuta larg pej bregut Liqenit, ku paten mrritė Shestanasit me barka. Aty shihet edhe nji kishė e rrenuom, nji saranxhė dhe disa ordhija tė mjedhuna; thon qi kėtu dikur kanė jetuo kallogjerėt (murgėt), qi kishin pasė si rrogtarė dy grekė skizmatikė (ortodoksė), njani pej fisit Kuēit e tjetri pej Rumelisė, pej atyne qi Shqyptarėt i thonė Bugarė; kta dy ose janė pėrzanė pej zotėnive tyne ose vetė nuk deshen me jetuo ma aty, e lėshuon atė ven dhe shkuon me jetuo: aj pej Rumelisė nė Bujgėr, ku u ba katolik, si Ju kam thanė edhe ma parė, kuse aj pej fisit Kuēit shkoj nė Krricė. Pej kti tė funit janė ortodoksėt e Krricės qi flasin g’juhėn ilire (me gjuhėn ilre nė at kohė ėshtė kuptuar gjuha sllave, vėrejtja e redaktorit). Krrica isht njė sahat pej Shestanit, nė anė tė kunėrt te Vuēedabiqit.

Ortodoksėt e Selcės (Selza) janė sllavė tė vėrtetė dhe rranxėn e kanė pej Malazezve. Dikur kanė jetuo nė Mal tė Zi, nė venin qi thirret Chermelti (Kėlmendi?), pej kah u shkulen dhe erdhen me jetuo ktu nė Shestan; nė fillim ata zunė ven nė breg tė Liqenit, ku hala shihen disa shpi tė rrenuome, tė cillat Shestanasit i thonė Leko (Lucho). Ma vonė e lshuon edhe at ven dhe shkuon ma nalt. Tash janė larg pej Shestanit nji sahat e gjysė rrugė. Veni tyne thirret Selca, si dhe Lekiq; emni i dytė bela isht pėr arsye qi kanė qinruo gjatė nė Leko (Lucho). Ata flasin g’juhėn ilire, dhe gjuhė tjetėr nuk dinė.

Muriqi me ishujt (adat) e afėrta isht i banuom me ‘Turq’ (muslimanė), qi g’juhė tjetėr nuk dinė pėrveē  shqypes. M’thonė qi dikurė tė gjitha kta vene u kanė takuo ortodoksėve. A janė banorėt e tashėm pej ortodokėve qi ma vonė u muslimanizuon, ose kanė ardhė pej veneve tjera, nuk e di; m’thonė edhe pėr Shestanin Posht qi dikurė u ka takuo ortodoksėve; ka kjenė edhe nji betim nė kishė, e cilla shihet e rrenuom nė at ishull, ku kanė jetuo kallogjerėt, si u thaēė edhe ma parė.

Kjo isht e sigurtė, katolikėt e Shestanit, sa u takon hadeteve tė moēme, janė shum tė saktė qi t’u mahen festave kryesore tė ortodoksėve, si janė Kshnellat, Sh’Pjetri, Dita e tė Gjidhė Shenjtėnve e tjera, tė cillat bien 13 dit mas festave tona; gjidhmonė kanė kjenė tė kota munimet e prithtave katolikė qi me i naluo kto festa, mirėpo, ata thonė se banojnė nė venet e ortodoksėve.

Kjo isht sa kam mujtė me mledhė qi t’u pėrgjegjem dvetjeve qi m’i kini ba. Dishmi tjera nuk kam, pėrveē besimit (fede) nė fjalėt e pleqve tė ktyne anėve.

(Nga italishtja P.P.)

*Shkresa ėshtė pėr Karlo Potenin,

arqipeshkvin e Tivarit

 

 

Loro Markiqi, avokat

Shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe gjermanėt e Tirolit Jugor nė Itali

Zgjidhja e ēėshtjes sė tė drejtave tė gjermanėve nė Itali do ishte ndoshta shembulli mė i mirė pėr ne shqiptarėt, sepse edhe afėrsia territoriale dhe kulturore e bėn kėtė mė tė pėrshtatshėm pėr krahasim .

Ky problem lindi kur de facto mė 1918 Tiroli i Jugut i cili gjerė atėherė ishte pjesė e Austrohungarisė , u bė pjesė e mbretėrisė italiane . Kjo ndodhi si pasojė e tregėtisė politike , dhuratė Italisė pasiqė hyri nė luftė nė anėn e aleatėve perėndimorė . Mirėpo bashkangjitja Italisė de Jure ndodhi nė vitin 1920 , qėkurė filluan torturat sistematike tė popullatės gjermane me qėllim tė asimilimit tė tyre . Pėr atė qėllim mohohet nacionaliteti gjerman i Tirolasve , ndalohet gjuha gjermane , si dhe veprimtaria e shoqėrive kulturore gjermane

Njėkohėsisht organizohet shpėrngulja e gjermanėve nga ky territor dhe banimi i kėtij territori me  italianė nga krahina e Palermos – ndryshimi i dhunshėm i strukturės nacionale. Kjo ėshtė e pėrbashkėt me situatėn nė MZ nė territoret e banuara me shqiptarė , ku nėpunėsit janė “ importuar “ nga trevat e banuara me pjestarė tė kombeve tjera . Po ashtu e pėrbashkėt ėshtė edhe pėrpilimi i planeve mė detaje dhe tė pėrpikta tė asimilimit . Me dallim se nė Italinė fashiste plani i senatorit Ettore Tolomei ishte publik , kurse tek ne plani i Ēubriloviqit ishte i fshehtė . Tė pėrbashkėta i kishin qellimet dhe metodat : ndalimi i pėrdorimit edhe termit “ Tiroli i Jugut “ respektivisht “ shqiptarė “ “Shqipėri “, ndalimi i ligjėrimit nė shkolla nė gjuhėn shqipe respektivisht gjermane , largimi nga puna , ndryshimi i emėrtimeve tė qyteteve , rrugėve , lumenjve , shtrembėrimi i mbiemrave etj. duke mos lėnė pa prekur asnjė lėmi tė jetės.

Ndryshimi egziston vetem nė ate se plani italian pasi ishte i publikuar , u aplikua vetėm njė kohė tė shkurtėr dhe mė vonė u kritikua edhe nga shteti italian dhe zyrtarėt e tij, kurse ai sllav nga qarqet sllave mohohet thua se nuk egziston , nė vend qė tė kritikohet , kurse nė anėn tjetėr aplikohet ende nė disa lėmi , ku edhe sot kemi probleme me shkollimin shqip , kemi nxitjen e shpėrnguljes sė shqiptarėve pėrtej kufinjve , me papunėsinė e tyre , me shtrembėrimin e mbiemrave , shpronėsimin e qeverisjes lokale nga pasuria , dhe xhveshja e saj nga kompetencat etj. Mos t'i pėrmendim kėtu investimet qė ēdo herė e shkapėrcejnė - harrojnė trevėn shqiptare dhe ēėshtjet tjera. Pėr mendimin tim dallimi mė i rėndėsishėm i kėsaj ēėshtjeje te kėto dy vende ėshtė se qė nė kohėn e fashizmit , gjermanėt kishin sė paku interesimin e shtetit amė – Gjermanisė pėr ta , edhe pse nė kohėn e Hitlerit interesim i shprehur mu nė dėm tė pakicės gjermane . Kjo sepse Hitleri pėr ta bėrė Italinė si aleate pėr vete, nėnshkroi marrėveshjen me tė cilėn u zotua qė gjermanėt e Tirolit t'i transferojė nė Gjermani e Austri . Mė vonė gjerė nė fund interesat e gjermanėve tė Tirollit i mbronte Austria . Tė drejtat e shqiptarėve , nuk i mbrojti askush . Shqipėria duke dashur t'u shmangej akuzave se po ndėrhynė nė punėt e brendshme , theksonte permanent nė forumet ndėrkombėtare se ēėshtja e tė drejtave tė pakicės shqiptare ėshtė ēėshtje e brendshme e RSFJ-sė . Me kėsi deklaratash u jepte krahė nacionalistėve tė cilėt e shihnin momentin e volitshėm pėr asimilim . Ky ėshtė dallimi kryesorė dhe ndoshta edhe shkaku pse vet ne shqiptarėt brenda nuk u organizuam mė parė pėr tė kėrkuar tė drejtat kolektive nė mėnyrė tė  organizuar dhe transparente, por tek nė vitet e nėntėdhjeta .

Qė mė 1948 Tiroli i Jugut fiton “ statutin e autonomisė “, kurse ne akoma nuk e kemi teritorin tė rrumbullaksuar e as tė definuar , e jo ma tė bėhet fjalė pėr autonomi . Qė nė ato kohra kanė patur subjektet e veta politike, ku ėshtė shquar “ Partia Popullore e Tirolit Jugor’’. Ne partinė e parė e themeluam nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta .

Gjermanėt kah fundi i viteve pesėd-hjetė, pasiqė nuk ishin tė kėnaqur me aq tė drejta , me qėllim tė internacionalizimit tė ēėshtjes sė tyre, vėndosėn tė ndėrmarrin akcione teroriste . Ato akte teroriste bėnė jehonė nė tėrė botėn dhe u denuan njėzėri , mirėpo njėherėsh u arrit qėllimi , sepse Italia me angazhimin e Kombeve tė Bashkuara u detyrua tė ulet nė tryezė dhe tė pranojė se gjermanėve nuk u ka dhėnė tė gjitha tė drejtat dhe nė bisedime tė shkojnė gjer te njė marrėveshje . Kėtu morėn pjesė ministrat e punėve tė jashtme tė Italisė dhe Austrisė – si mrbojtės i interesave tė gjermanėve . Rol tė rėndėsishėm nė rregullimin e sukseshėm tė kėsaj ēėshtjeje pati Aldo Moro por edhe Kurt Valdheim . “ Pakoja “ e aprovuar asohere , filloi tė realizohet mė1972. kur parlamenti aprovoi ligjin kushtetues ku pa-rashihet statusi special pėr Tirolin e Jugut . Me kėto akte u arrijt qė tė pranohet statusi special me kompetenca tė mėdha nė ligjdhėnje mbi autonominė , administratėn, ku u pranohet qė tė kenė edhe qeverinė e vet pėr atė territor me kompetenca nė tė gjitha lamitė jetėsore , pėrveē tė mbrojtjes dhe politikės sė jashtme . Organet e rajonit janė, pėrveē qeverisė edhe parlamenti (“ kėshilli regjional “), dhe kryetari. Gjithashtu ėshtė paraparė qė qeveria italiane tė investojė nė Tirol mė shumė se nė rajonet tjera , ēka ndikon nė zhvilimin e regjionit . Me mijėra tirolasė shkollohen nė Gjermani e Austri dhe diplomat u pranohen nė Itali , kurse tek ne disa edhe u burgosėn pse kishin diploma nga Kosova ( ēėshtja nė Plavė ) . Tirolasit e rrumbullaksuan ēėshtjen mė 1992 . kur u bė nėnshkrimi i marrėveshjes nga ana e qeverisė sė Tirolit Jugor . Me shqiptarėt nė MZ ndodhi e kundėerta, zvoglohen investimet nė rajonet e banuara me shqiptarė e intenzivohen nė rajone tjera . As nuk pranohet tė diskutohet pėr status special e jo mė tė jetėsohet ai ( por as ne se kemi definuar nė mes veti megjithėse egziston “Platforma “ por ajo mund tė jetė vetem nismė sipas mendimit tim modest ) . Gjermanėt e rrumbullaksuan luftėn e tyre pėr autonomi mė 1992, kurse nė atėherė filluam . Austrija si shtet amė i gjermanėve mori pjesė direkt nė bisedime – ishte palė , kurse Shqipėria as qė deshti e siē duket as nuk don tė jetė pjesmarėse bile as vėzhguese , thuase bėhet fjalė pėr banglladeshas e jo pėr shqiptarė .

Si pėrfundim, duke i analizuar  kėto dy raste pėr nga ēėshtja tė ngjajshėm , por nga rregullimi juridik shumė tė ndryshėm , nuk na len mundėsi tė mburremi , as ne shqiptarėve e sidomos jo pushtetit malazias . Tė folurit hapur pėr kėto ēėshtje dhe publikimin e bėj jo pėr tė bėrė antireklamė gjeturisė sonė, por qė t[i shohim dobėsitė tona sė pari, me qėllim pėrmirėsimi , se pa i definuar e pranuar gabimet nuk ka pėrmirėsim . Posaēėrisht dua tė ceki se edhe tek gjermanėt nė Itali sikurse edhe tek suedezėt nė Finlandė kemi njė parti kryesore qė e pėrkrah rreth 80 % e pakicės , kurse ne jemi tė pėrēarė nė shumė parti , por me pak tolerancė kėtė pėrēarje do mund ta evitonim ose sė paku ta zbusnim me konstiuimin e njė trupi ndėrpartiak , siē dikur , mua mė duket , se mirė ia filloi “ Forumi Demokratik I Shqiptarėve nė Mal tė Zi“

 

 

Zefi Rrokut Sim’s Markut Preē-Palit

Nė Kullomzė filloi punėn paralelja nė shqip

  Fshati Kullomzė gjindet rreth 4 km largė Ulqinit, nėn Malin Mozhur, ku jetojnė mbi 70 familje me mbi 280 banorė. Pėrfshinė hapėsirėn prej Urės sė Sarajit e deri te kisha e Sajmirės nė Malin Mozhur, nė gjatėsi prej 4-5 km dhe gjerėsi prej 2-3 km. Nė qoftė se shikojmė popullatėn dhe vendosjen e tyre atėherė do tė kthehemi mbrapa njė gjysmė shekulli, kur popullata shqiptare ishte e vendosur nė numėr mė tė madh nė Kullomzėn e Epėrme, e cila gjendej nė brinjė tė Malit Mozhur, mirėpo nė kohėn e fundit, mbas tėrmetit tė vitit 1979, tė githė kaluan nė Kullomzėn e Poshtme. Sa i takon arsimimit, shkolla e parė nė kėto hapėsira u hap nė Salē mė 1898/99, ku vijonin mėsimin nxėnėsit e 5 katundeve: Kullomzė, Salē, Mozhur, Krythė, Krruē dhe Braticė e Epėrme. Ishte njė paralele me 36 nxėnės. Mėsimi zhvillohej nė gjuhėn sėrbe, kurse gati krejt popullata ishte shqiptare. Mėsues ishte Nikolla Radovanoviqi nga Kuēi.

Pėr nxėnėsit shqiptarė ēelet klasa pėrgaditore e cila ishte e rėnd pėr ta, sepse kanė qenė tė detyruar pėr ta vijuar tė gjithė fėmijėt para hyrjes nė klasėn e parė tė shkollės fillore. Ka pasė raste qė klasa pėrgaditore tė zgjasė edhe 2 vite. Ky shkollim nė gjuhėn serbe zgjati gjer nė vitin 1916, kur shkolla e Salēit pėr herė tė parė ēelet nė gjuhėn shqipe. Shkolla ka punuar rregullisht kurse nxėnėsit nuk bėnin mungesa, si prindėrit e tyre nė shkollat serbe nė tė kaluarėn. Nė kėtė shkollė ka dhėnė mėsim edhe Jak Salēi (Lukiqi).

Nė vitin shkollor 1919/20, nė Salē pėrsėri ēelet shkolla nė gjuhėn serbe. Nxėnėsit, tė gjithė shqipėtarė, vijonin klasėn pėrgaditore 2 vjet rreshtė. Kėshtu zgjati gjerė nė vitin 1941, ku sipas disa shėnimeve tė Jahja Damnorit nė atė kohė drejtori nė shkollėn e Ulqinit, nė vitin shkollor 1941/42 nė Salē zhvillohej mėsimi nė gjuhėn shqipe, ku pėrfshiheshin 5 katunde tė pėrmendur mė parė me popullatė shqiptare. Shkolla kishte 72 nxėnės dhe 2 mėsues; njėri prej tyre ishte Vatė Deda. Gjatė kėtyre viteve, pėrveē kurseve pėr tė vegjėl tė moshės shkollore, kanė vepruar edhe kurset pėr moshėn 13-18 vjeēarė. Kėto ishin kurse kundėr analfabetizmit; punohej pas drekė ose nė mbrėmje, pėr tė mos penguar punėt e ditės. Nė kėto kurse, pėrveē lėndės sė gjuhės amėtare, mėsohej edhe historia kombėtare dhe gjeografia e Shqipėrisė.

Nė vitin shkollor 1945/46, pėrsėri shkolla kthehet nė gjuhėn serbe. Shkollimin e ndjekin 140 nxėnės. Gjithashtu hapet klasa pėrgaditore pėr nxėnėsit shqipėtarė. Mbas Luftės sė Dytė Botėrore fillon migracioni. Njė numėr i madh i popullit fillon tė ulet nė Kullomzėn e Poshtme dhe lind nevoja pėr hapjen e njė shkolle tė re. Kėshtu nė vitin 1950/51 pėr herė tė parė nė Kullomzė pėr popullatėn shqiptare hapet shkolla nė gjuhėn serbe, ku mėsojnė 30 nxėnės, 18 meshkuj dhe 12 femra. Mėsues ka qenė S.Gojko.

Nė vitin shkollor 1964/65 Pjetėr Hilė Mirdita caktohet si mėsues i ri nė Kullomzė. Mbasi shkolla zyrtarishtė ishte e hapur nė gjuhėn serbe, ai fėmijėve u shpjegonte nė gjuhėn amėtare dhe pati shumė sukses, mirėpo, pėr fat tė keq, edhe pas shumė pėrpjekjeve qė shkolla tė hapet nė gjuhėn amėtare, ajo nuk ndodhi.

Nė vitin shkollor 2001/02, pėr herė tė parė u hap njė paralele nė gjuhėn shqipe me 3 nxėnės. Mėsues i parė u caktua Meqikukiq. Pranė shkollimit nė gjuhėn shqipe egziston edhe shkollimi nė gjuhėn serbe po nė tė njejtėn shkollė.

 

 

  Ali Gjeēbritaj

Ubla e Krajės – monument historik e kulturor

Ubla e KrajėsEdhe pse Kraja ėshtė njė trevė qė shtrihet gjatė bregut tė Liqenit tė Shkodres, ajo nė brendi gjithandej ėshtė  vend i thatė, pa ujė tė gjallė. Pėr ta kompenzuar kėtė mungesė, kranjanėt qyshė nė lashtėsi u detyruan tė ēelin puse ose ubla, siē i quajnė nė kėto anė edhe sot e gjithėditėn. Andaj me tė drejtė thuhet se Kraja ėshtė vend ublash.

Ubla nė Krajė ka shumė. Me kėtė rast po ceki disa sosh si Pesė Ublat nė Arbnesh (Gėrdej), Ubla e  Rushkubonit, ubla kėto nė maja tė maleve tė Krajės, pastaj Ubla e Kėshtenjės, Ubla e Ftjanit, Ubla e Bolajve, ato nė Mana tė Bardhė nė Gėrdoē. Ubla e Krajės, e cila dhe ėshtė objekt i kėtij shkrimi, ėshtė ubla mė e njohur nė kėto anė. Atė thuhet se rreth para 1000 vjetėve e ndėrtoi Gjon Vlladimiri dhe Kosara nė fshatin Krajė (Kroj), tash Ostros. Ubla e Krajės ėshtė e thellė 15 metra dhe, pėr tė mbushur ujė nė te, siē thonė vendasit, duhen nėntė pash litar, ndėrsa diametri i grykės sė sajė ėshtė 2 metra. Ajo edhe sot ėshtė nė gjendje tė mirė falė meremetimit qė iu bė vite mė parė nga Bashkėsia Lokale Ostros, me ē’rast u riparua gryka dhe pjesėt tjera tė jashtme tė sajė. Pėrndryshe, Kranjanėt e ruajnė me fanatizėm kėtė monument kulturor e historik tė tyrin.

Ubla e Krajės ėshtė i vetmi burim uji i gjall nė Krajė. Uji qė del nga kroni nė fund tė Ublės nuk ėshtė  ndėrprerė kurr qė nga koha kurė ėshtė ndėrtua. Banorėt e lagjėve pėrreth edhe sot e shfrytėzojnė ujin e saj pėr pije, bile shumica e tyre janė mėsuar tė pijnė ujė nga kjo ubėl, kėshtu qė fare nuk pėrdorin ujė tjetėr pėr pije. Ubla e Krajės ka luajtur rol tė rėndėsishėm gjatė historisė nė jetėn e popullėsisė sė lokalitetėve pėrrreth dhe tė Kishės sė Shėn Mėrisė sė Krajės.

 

 

  Dr. Pjetėr Gjuravēaj

Vajtimet e grave dhe gjamėt e burrave

nė Malėsinė e Madhe (Hot, Grudė, Triepsh dhe Kojė ) - 2

Kėngėt e vajtimit dhe tipizimi

  Deshtėm pėr t'i rreshtuar nė mėnyrė organike, vajet dhe gjamėt duke zgjėruar refleksin e veprimit tė tyre. Meqė janė fryt i pashterrshėm i njė mendjehollėsie tė vazhdueshme e tė mahnitshme tė popullit tonė, nė to shohim tė kaluarėn nė thellėsi tė kohėve trashigiminė shqiptare bashkė me gjuhėn autoktone tė mirėfilltė tė rajoneve tė Malėsisė (Hot, Grudė; Triepsh dhe Kojė). Vajtimet e Malėsisė kanė pika tė pėrbashkėta koherente, lidhje tė caktuara tipizuese. Kėtė pėrshtatje kėpujore e vrojtoi pėrafėrsisht, derisa ishte konsull nė Shqipėri Hahni, njėri nga tė parėt studiues tė vajtimeve shqiptare. Vajtoret mallkojnė kėtė fantazmė (vdekjen), qė rreh derė mė derė. Vajtoret nuk e mallkojnė vetėm vdekjen, por edhe rastin e vdekjes, sidomos tė asaj tė papritur. Pra, nuk qajnė vetėm tė vdekurin, ato qajnė edhe hallet e tė gjallėve. Vajtimi bėhet me njė mjeshtri tė rrallė duke u lidhur me vdekjen e rastit, qanė me dėnesė pėr jetėn nė tė ardhmėn-pa njeriun qė e rrėmbeu vdekja qė nuk do tė jetė mė nė mesin e tyre- sa tė jetė hėnė e diell.

Poezia e pėrmotshme ėshtė njė pėrbėrje pjesėsh tė njė kėnge tė pėrvajshme tė kėtij riti qė, shpirti i tronditur i grues poeteshė, i rikujton tė improvizuara dhe tė pėrshtatura sipas nevojės. Sidoqoftė, nė kėto kėngė lirike mbizotėron fuqishėm toni elegjiak, pikėrisht si ton qė lind vetėvetiu nė emocionet momentale dhe pasthirrjet e shpeshta, retiēencat, apostrofimet ndaj personit tė vdekur, personifikimet e objekteve qė e rrethojnė: shtėpinė, malet, varret, janė trajta dhe shprehja e gjallė e shpirtit tė mallėngjyer. Nė ato kėngė lirike gjithēka ėshtė jeta; natyra flet me metaforat dhe pėrfytyrimet; dhe ajo qė ka mė rėndėsi ėshtė se zbulojnė njė hije tė shpirtit (katarza) qė vihet re nė kėngėt e etėrve tė tyre, nė tė cilat pėrmendet njė bashkėsi heroike, njė jetė e kaluar midis himneve tė ngadhnjimit dhe monumenteve tė lavdisė. Vajtorja pasi vajton tė ndjerin "kapėrcen" vajtimin duke e qarė tė vdekurin e familjes ose tė farefisit. Nė kėtė rast e porositė tė vdekurin qė t'i pėrcjellė pėrshėndetjet nė botėn tjetėr:-ta shohė nėse ėshtė i rritur, t'i tregojė se janė rritur "mocatarėt", shokėt, se janė fejuar e martuar, se kanė dalė (tregon profesionin), se e qajnė mortė nė mortė, nė shpirtin e nėnės ka mbetur i paharruar. Vajtoret besojnė se ēdo gjė ndodh ashtu siē ėshtė "shkruar" dhe secilit i ėshtė "shkrua" se sa do tė jetojė dhe prej ēfarė "exheli" do tė vdesė. Pra, sipas besimit tė tyre ēdo gjė ėshtė pėrcaktuar. Kėnga e pėrvajshme dhe tipizimi Vajtime tė mirėfillta e tė shumta nė numėr nė trevėn e Malėsisė janė ato qė kanė formė stabile strukturale, vlerė estetike dhe humane, duke u spikatur lirizmi i tekstit tė transponuar me ndjenjat mė subtile tė ngjarjes qė ka shkak-uar mortėn, qoftė fatkeqėsi nė komunikacion, vdekje e natyrshme, apo shkak tjetėr qė ne nė kėtė punim do t'i emėrtojmė. Renditja tipizuese duket si vijon:

1. Vajtimi sipas rastit tė vdekjes

2.Vajtimi sipas moshės tė vdekurit

3Vajtimi sipas subjektit (personit) qė vajton tė vdekurin

Vajtimi sipas rastit tė vdekjes

a) Vajtimi pėr tė vrarit

b) Vajtimi pėr tė mbyturit nė ujė

c) Vajtimi pėr fatėkeqėsi nė komunikacion

ē) Vajtimi pėr vdekje nga sėmurja

d) Vajtimi pėr vrasje nė luftė

Vajtimi sipas moshės sė tė vdekurit

a) Vajtimi pėr fėmijė

b) Vajtimi pėr prindėr tė ri

Vajtimi sipas subjektit (personit)

a) Vajtimi sipas personit tė njohur

b) Vajtimi i motrės pėr tė vėllan

c) Vajtimi i bijės pėr babė dhe nėnė

Vajtim pėr tė vrarit

Ky tip hynė nė vajtimet, qė, pėr nga pėrmbajtja (entiteti) ėshtė tejet emocional; meqėnėse vetė konteksti i detyron mė tė afėrmit tė hakmerrėn pėr tė ndjerin, kuptohet nėse dihet vrastori (aktori). Hakmarrja (gjakmarrja) i ka rrėnjėt e veta nė bashkėsinė e lashtė, pėr ēka s'ka nevojė pėr njė elaborim tė gjatė.

Vajtimet nė Malėsi, si edhe te popujt tjerė, e thėrrasin mė tė afėrmin qė ka i vrari t'ia marrė gjakun, sepse njė procedim i tillė do t'ia ndriēoi fytyrėn e tė vdekurit dhe pasrdhėsve tė tij. Nė kohėt e pėrparshme, gjegjėsisht nė njė kohė tė kaluar, ai i cili nuk ia ka marrė gjakun tė afėrmit ka qenė i pėrbuzur dhe i pėrēmuar nga tė gjithė ata qė e kanė njohur qerasja ("qerami") i bėhej pėr nėn gju... Nė kohėn mė tė re i drejtohen me persiflazh ( e venė nė lojė dhe me tallje qesėndiset e marrin nėpėr gojė) derisa mos t'ia marrė gjakun. Pėrderisa sot nuk pėrfillen mė ato norma zakonore tė pėrfshihet e tėrė familja e vrastorit, por vetėm dorasin (bartėsi i aktit tė veprimit.

  Tė vrarit nė fshehtėsi-pusi

  Vrasja nė fshehtėsi, pėr mė tė afėrmit, mbajnė njė veti dhembje tė thellė, sepse s'dihet vrastari. Ē'tė bėhet kur dihet motoja "gjaku i derdhur-kėrkon gjakun e ri". Pra, duhet tė gjurmohet vrasėsi, pėrndryshe mbetet dhembja e pikėllimi i pėrdėllyer dhe tejet i dhimbshėm dhe i pėrjetshėm pėr tė ndjerin, aq mė tepėr kur dihet se ka qenė shumė njeridashės, bujar dhe i nder-shėm, duke treguar gatishmėri pėr t'i ndihmuar tė tjerėt. Ja njė shembull:

" Njaj Gjokė Dedi djalė daji

Pa i pasė kuj gjak as varr

Deka jote erdhi me mall

Ka lanė gjallė bab e nan..."

Me kėto fjalė vajtorja e ngritė zėrin e vet nė shenjė protesti, me dhembje tė madhe, dhe njofton tubimin e pėrmotshėm nė ditėn e varrimit pėr njė vrasje tė paarsyeshme. Tenton me zėrin e saj fuqishėm dhe nė mėnyrė emotive ta ndriēojė me ton lirik si ka ardhur deri tek vdekja e tė pushuarit me dhimbje e pikėllim. Siē shihet nga tekstura e vargjeve, vajtorja kufizohet, pasi nuk dihet motivika. Mė sė tepėrmi i pikėllon personat qė do tė jetojnė me dhembje shpirtėrore; nė kėtė rast dėshmon vargu i fundit: "Ke lan gjallė babė e nan" etj.

(vijon)

 

 

  Gjekė Gjoni

Piktorėt shkodranė mysafirė nė Mal tė Zi

Xheneta Kadillari "Kalimera" Ulqin  Me njėmbėdhjetė nėntor tė kėtij viti nė Virpazar (komuna e Tivarit) u organizua njė ngjarje me rėndėsi kulturore. Pikėrisht atė ditė para galerisė "Vir" ishin tubuar shumė dashamirė tė artit dhe kulturės nga Tivari, Ulqini, Podgorica dhe Tuzi pėr tė parė ekspozitėn e shtatė piktorėve mė eminent tė Shkodrės. Nė kėtė ekspozitė e titulluar "Arti nuk njeh kufij" janė paraqitur 25 piktura me tematika tė ndryshme, punime kėto tė Ismail dhe Ormira Uruēit, Sytki Ibrahimit, Agim dhe Xheneta Kadillarit, Gjovalin Pacit dhe Andi Hilės.

Zarija Lekiq, kryetar i Kėshillit tė galerisė u dėshiroi mirėseardhje mysafirėve nga Shkodra dhe u pėrcolli vėllezėrve tanė pėrshėndetjet e ngrohta me dėshirė qė ta ndiejnė veten sikur nė vendlindjen e tyre.

Branko Banjeviqi, kryetar i Amėzes malaziase hap ekspozitėn, e cila , siē tha ai, shėnon njė fillim tė mbarė tė bashkėpunimit tė dy popujve fqinjė (shqiptarėve dhe malazezėve) dhe dy kulturave tė afėrta. Vlerat kulturore janė faktorė me rėndėsi e njohjes dhe mirėkuptimit.

Ato pėr fat tė mirė shėrbehen me gjuhė internacionale tė ngjyrės dhe vijave tė kuptueshme pėr tė gjithė, kudo dhe nė ēdo kohė, theksoi Banjeviqi dhe konkludoi se manifestimet kulturore midis Shqipėrisė dhe Malit tė Zi duhet forcuar dhe shpeshtuar, sepse kjo ėshtė me interes tė pėrbashkėt.

Nė emėr tė mysafirėve nga Shkodra pėrshėndeti Skender Drini, kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Shkodrės. Ai nė fjalėn e tij tė rastit u shpreh se nė historinė e dy kombeve tona ka pasur pika tė ndritshme dhe tė errėta. Tė ndritshmet i kanė ushqyer popujt tanė, kurse tė errėtat politika dhe konjukturat e kohėrave. Megjithatė nuk mund tė kuptojmė historinė tonė pa njėri-tjetrin, sepse shtrihemi mbi truall ilir, sepse ekzistojnė balshajt e mėdhenj, sepse nė Risan ėshtė varri i mbretėreshės ilire , Teutės. Prandaj, asgjė nuk na pengon t'i japim njė shembull Ballkanit se si duhet ndėrtuar raportet njerėzore mes popujve, theksoi Drini.

Ekspozita zgjoi interesim tė konsiderueshėm. Madje, kjo u kualifikua edhe si njė ngjarje e jashtėzakonshme nė Virpazar. Mbase ky ishte njė rast shumė i rrallė pėr qytetarėt e Malit tė Zi tė shohin artin shkodran, sepse pėr pesėdhjetė vite ishin shkėputur urat e bashkėpunimit mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Kėtė mė sė miri e dėshmuan me pjesėmarrjen e vet personalitete tė shquara nga jeta kulturore e politike siē janė Bozhidar Jarediq, sekretar republikan pėr informata, Shtefan Cigoj, konsull elokuent i Sllovenisė nė Mal tė Zi, Dragan Vugdeliq, konsull i nderit i Britanisė sė Madhe, Zoran Lekoviq, ndihmėsministėr pėr turizėm, Lorenc Mosi, nėnkryetar i rajonit tė Shkodrės, Fatlum Nuri, nėnkryetar i Bashkisė sė Shkodrės, Xhemail Shkjau, nėnkryetar i Kėshillit tė qytetit tė Shkodrės, Kolec Gajtani, zėvendėsdrejtor i SHMA "Prenkė Jakova" nė Shkodėr, Fadil Kraja, dramaturg, Hasan Leka e Isa Alibali, letrarė.

Tabllot e piktorėve tė talentuar ė shkodranė tė ekspozuara nė Virpazar dėshmuan se vėrtet arti nuk njeh kufij dhe se i kapėrcen tė gjitha barierrat e kohės. Mysafirėt nga Shkodra gjatė qėndrimit njėditor nė Podgoricė, Virpazar e Cetinė shkėmbyen mendime me pėrfaqėsuesit e jetės shoqėrore, kulturore e politike tė Malit tė Zi pėr forcimin e urave tė reja tė bashkėpunimit mė tė frytshėm midis kėtyre dy popujve.

 

 

  Dr. Lukė Gjokaj

Bioterrorizmi

Lufta speciale biologjike e cila si mjete pėr sulm pėrdorė agjensat biologjik si: bakteriet, viruset apo helmet e tyre sot quhet bioterrorizėm ,ndėrsa mbrojtja kundėr ketij sulmi quhet biombrojtja. Fjalė kjo, qė rrjedh nga fjala engleze biodefence. Nga kjo goditje teorikisht ėshtė i rrezikuar ēdo njeri qoftė nė rajonin tonė, qoftė nė ēdo vend tė botės. Pėr kėtė i gjithė shtypi perėndimor dhe shumė site ne internet janė plotė informata pėr kėto sulme tė mundėshme tė luftės speciale biologjike. Njė atak i tillė ka filluar tash disa muaj dhe pikėrisht, ai me agjensa tė antraksit. Sulmuesit kanė goditur disa sisteme dhe institucione mė tė pėrsosura ne SHBA dhe nė disa vende tė Europės

ANTRAKSI (PLASJA)

Antraksi ėshtė semundje ngjitėse acute e cila tek ne njifet me emrin plasja . Nga kjo sėmuhen  kryesisht bagetitė e imta barngrėns si delet, dhitė pastaj, kuajtė, lopėt etj. Njeriu infektohet aksidentalisht gjatė kujdesit dhe manipulimit me kėto bageti te infektuara ose produktet e tyre si leshi, lėkura,mishi etj. Shkaktari i antraksit ėshtė nje agjenės nė formė shkopi me skaje tė preme qė quhet Bacili i Antraksit (Bacillus anthracis). Varesisht prej kushteve ambientale, Bacili i Antraksit prezentohet ne dy forma: - nė formė vegjetative dhe nė formė tė sporeve . Kur konditat ambientale janė optimale si temperat, lagėshtia, oksigjeni e tjera, agjensi gjindet nė formė vegjetative, gjegjesisht ne forme shkopi. Kjo ėshtė forma me tė cilėn bacilet e antraksit rriten, shumėzohen, sekretojneė toksinėn (helmin) e antraksit dhe shkaktojnė semundjen e plasjes. Ndėrsa, kur kushtet e ambientit janė tė disfavorshme si temperaturat e larta apo te ulėta nėn 15 oC, thatėsia, mungesa e oksigjenit etj. agjensi i antraksit shėndrrohet nė formė sporogjene. Nė kėtė formė, pra nė formė tė sporeve agjensi i Antraksit ėshtė shumė rezistent ndaj tė ftohtit deri nė –15 oC: ndaj tė nxehtit deri nė 60 oC, dhe kėshtu mund tė persistojė nė natyrė pėr shumė vite me radhė. Kėtė e deshmon edhe njė provė tė cilėn e ka bėrė Armata Britanike gjat Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo armatė, i ka mbushur predhat e topave dhe tė minehedhėsve me spore tė antraksit dhe i kanė gjuejt nė njė ishull afėr Skotlandės Nė kėtė vend toka dhe bari kanė mbetur tė infektuar pėr 36 vjet, deri mė 1987 , gjegjėsisht deri kur janė ndėrmarrė masa pėr pastrimin dhe dekontaminim e kėtij ishulli. Kėto spora posa tė hasin ne kushte optimale shėndrrohen nė formė vegjetative e cila ėshtė edhe forma qe shkakton sėmundjen e antraksit. Vetė mundėsia e shėndrrimit tė ketij mikrobi (agjensi) nga forma vegjetative nė formesporogjene dhe e kundėrta, si dhe perzistenca e kėtyre sporeve pėr vite tė tera nė kushte t disfavorshme ;e bėneė kėtė mikrob njė ndėr armėt biologjike mė tė persosura edhe nė ditėt e sodit.

Si infektohemi me antraks

Njeriu infektohet me kėto spora aksidentalisht duke manipuluar me kėto bageti apo produktet e tyre si premja ,therja, leshi, lėkura etj. ne tri menyra:

- Sporet mund tė depertojnė ne lekurė tė personit dhe kėshtu shkaktohet forma lėkurore apo kutane e antraksit. Nė vendin e infektuar formohet njė pucer e cila e ka mesin e zi si qymyrr me madhėsi disa milimetra

- Forma e dytė ėshtė forma intestinale apo forma e zorrėve e cila ėshtė shume e rallė, ku sporet futen nga goja gjatė ushqimit.

- Forma e tretė ėshtė antraksi i mushkėrive apo forma pulmonale e cila ka dekurs fatal dhe tani ėshtė shumė aktuale, sepse po shkakton vdekje dhe panik nė gjithė Amerikė.

Atje infekcioni nuk shkaktohet nė menyrė aksidentale por me qėllim ngase, mjetet me t cilat njerėzit kanė kontakt tė pėrditshėm si letrat e pakot postale, objektet e punės etj. janė tė kontaminara me kėto spora. Gjatė frymėmarrjes kėto spora ashtu si edhe pluhrat tjera depėrtojnė nė hundė dhe organet e frymėmarjes sė personit qe i pėrdorė mjetet e kontaminuara. Mjafton tė thithen 1000 deri ne 10 000 spora pėr tu manifestuar sėmundja. Ketu sporet pasi kanė kushte optimale, shėndrrohen nė formė vegjetative dhe depertojne deri ne alveola te mushkėrive. Kėtu shkaktojnė edeme dhe mbushjen e alveoleve me eksudat qe ka si pasoje kompromitimin apo blokimin e frymemarrjes. Nė fillin 2-3 ditėt e para sėmundja i gjason flamės. Por, kur temperaturat jane tė larta me ethe, kollitje dhe nė radiografi shihen smadhim i gjandrrave limfatike tė mushkėrive atėherė mendohet nė antraks, por pėr mjekim ėshtė vonė. Zakonisht keėo raste perfundojnė fatalisht brenda njė jave nėse nuk mjekohen intenzivisht. Nga kjo arsye, kohėn e fundit pėr diagnostikimin e antraksit ėshtė zbuluar dhe aplikohet metoda e tipizimit te ADN e cila kryhet brenda disa orėve. Nė fazė tė avancuar tė semundjes, nuk mund tė ndikojnė antibiotikėt ose veprojnė shumė pak, sepse bacilet e antraksit nė organizėm formojnė kapsula tė cilat e pengojnė kontaktin dhe efektin e antibiotikėve nė kėto bacile.

Profilaksa (mbrojtja)

Nga kjo arsye, mbrojtja dhe profillaksa nga antraksi ėshtė me rėndėsi tė veēantė. Veē higjenės me ujė e sapune dhe desinfektimit, profillaksa me antibiotik tek personat e dyshuar se kanė pas kontakt me sporet e antraksit , ėshtė mbrojtja mė e sigurtė. Nėse vjen deri te paraqitja e kėsaj semundje nė rajonin tonė atėherė mbrojtja dhe profillaksa duhen detajuar me pėrpikmėri. Meqėnese, prodhimi i sporeve tė antraksit ėshtė i thjeshtė dhe pa shumė shpenzime atėherė llogaritet se nė botė gjinden disa tonelata tė kėtij agjensi dhe pritet tė pėrdoren pėr qėllime tė luftės speciale biologjike.

KRIJUESIT TANĖ

Zef Gjuravēaj

Udha e Kalvarit

( Dr. Mirash Ivanajt, bashkėvendasit, ministrit tė arsimit shqiptar dhe luftėtarit tė mendimit tė lirė)

Ē'e bluan atė jetė brenda mureve tė saj

nė mokėr tė baltės sė kuqe as i vdekur as i gjallė

nė Kėshtjellėn e Durimit Promete i kryqėzuar

Zeusit zjarrin pse deshte t'ia dėrmosh

rrathėt e ferrit tė shtrėnguan nė gjoks

fatkob i pluhurosur pa hile pa hak

shqiponja mushkėritė t'i lau me gjak

Nė kohėn e zymtė e shqetėsuar nata

errėsira pėrvlonte u shpalle NONGRATA

njė kristal t'u thye padashje nė atė gotė

o kokė malėsori ishe DRITĖ e fortė

i biri i Dodės e i nėnės Zogė

si peshė akullnaje rrėshqite nė GOLGOTĖ

Nė orėn e nisjes vrerė e mall shumė

heshtja durimin ta vrau nė kulm

Nė grahmat e fundit plot agoni

njė mesazh neve na e lė nė poezi

(... nga dita qė linda e deri mė sot

unė s'qesha kurrė-veē derdha lot...)

Martir Malėsie nga Triepshi vigan

gejzer qėndrese robesperian

prej Udhės sė Kalvarit e mundimeve tė Pontit

nė zenit u rrite tė Altarit tė Kombit

Me kėngė nė gojė D i e s e r e

tė mbytėn ethet e asaj vere

fluturimth nėpėr korifeje

Nyjė Gordiane dejt e FOLESĖ i theve

me zė Baritoni me stinė u mburre

dot nuk u pėrkule...

U ringjall lisi i Arrės

nė Varrezat e Sharrės...

 

Mitėr Pekaj

Terroristėt

Tė marten heret nė orėn tetė,

Tė gjithė bota po ban medet,

Amerikėn ēka e gjet,

Nė muoj shtator data 11.

N’ket tokė shenjte tė bekuom

Fluturon dreqi mallkuom,

Shum aviona kindapuon.

Kanė djegė shpija 2 solitera,

Pentagonin dhe shum tjera.

Kuven ban tė gjithė paria,

Erdh shenjtani nga Arabia.

Ēka po flet kyj Gjuliani,

Shtatė mi vetė na dogj shenjtani.

Papa lutet me fjalė tė buta

Edhe kapi kryet nė grushta.

Amerikės i erdhi nima

Toni Blair si vetima.

Amerikė ti kjosh bekuo,

Tė gjithė botės i ke nimuo,

Me mbrojtė vetin ke harruo.

George Bushi po flet nji herė,

Kam me djegė unė dreqin nė shpellė.

Amerika nė kamė asht ēuo,

Tė gjithė populli pėr me u bashkuo,

E po’j thonė ty tė t’raftė e mira,

Digje dreqin nėpėr bira.

 

Mė 10.4.2001.

Mitėr Pekaj, shestanas prej Tivatit (tė parėt tė ardhun prej

Briskut), tash jeton nė Amerikė; ėshtė veprimtar nė Shoqatėn

Don Gjon Buzuku, Dega nė Chicago.