EDITORIAL

Simė Dobreci

TRETĖM NĖPĖR BOTĖ

Jemi dėshmitarė qė viset e banuara me shqiptarė nė Mal tė Zi po zbrazen. Disa katunde veē kanė mbetė tė shkreta, pa frymė njeriut. Ky emigrim i tepruar, kjo ikje prej vendlindjes duhet tė shqetėsojė jo vetėm shqiptarėt, por tė gjithė qytetarėt e Malit tė Zi. Pėr t’u ndėrprerė, duhet kėrkuar arsyen dhe tė ndėrmirren veprimet e nevojshme. Ndėr arsyet e mundshme tė emigrimit le tė pėrmendet moszhvillimi, lėnia pas dore e viseve tė banuara me shqiptarė nė Mal tė Zi, lufta dhe pasiguria (kėrcnimi dhe dėrgimi i tė rinjve nė luftė me dhunė), mbyllja e kufijve dhe kufijtė e ri (mosmundėsia e eksportimit tė prodhimeve bujqėsore), i ashtuquajturi ‘nacionalizim’, marrja e tokės (p.sh. nė Ulqin, pjesa mė e mirė e fushės, pastaj Qarreti, toka nė Anė tė Malit, si edhe pjesa mė e madhe dhe mė e mirė e ullishtės, tė cilėn e mbuloi pylli dhe ende nuk iu kthye pronarėve), shkollimi i imponuar nė gjuhėn joamtare (p.sh. nė Shestan, Tivar dhe 5 katunde tė Ulqinit) qė krijon gjysmanalfabetė, pengesat administrative pėr punėsimin e tė diplomuarėve nė Kosovė dhe Shqipėri, punėsimi jopropocional nė shėrbimet shtetėrore. Fitohet pėrshtypja qė emigrimet nė grupe janė tė organizuara. Flitet me tė madhe se udhėtimet bėhen me pasaporta dhe viza tė dyshimta, tė cilat paguhen 10-15 mijė dollarė amerikanė. Njeriu pyet, e ėshtė mirė tė sqarohet, kush i ka kėtu tė pėrzier gishtat, kush ėshtė organizuesi i kėtyre punėve. Sa i takon veprimeve pėr ndėrprerjen e emigrimit, ėshtė e besueshme qė do tė ndihmojnė masat qė deri nė njė shkallė i favorizojnė banorėt e kėtyre viseve, siē janė ndėrtimi ose pėrmirėsimi i rrugėve dhe i rrjetit elektrik, pastaj telefonat, dhėnia e kredive pėr miniferma ose pėr minifabrika. Kėtu mund tė hyjnė edhe shumė veprime tė tjera, e kuptohet edhe ndėrprerja e trendit tė ēkombėtarizimit (p.sh. tė shqiptarėve shestanas). Veēanėrisht shumė kėtu do tė ndihmonte ndėrtimi i sistemit tė ujitjes sė tokės. Pėr kėtė qė u fol, duhet tė jetė i interesuar gjithsesi edhe shteti i Malit tė Zi, tė gjithė qytetarėt e tij, nėse dėshirohet demokracia dhe tė hyhet nė Evropė.  Lexues tė nderuar, ekspertė pėr kėtė problematikė, gazetarė dhe tė interesuar tė tjerė, le tė ndigjohet zėri i juaj pėr kėtė ēėshtje serioze qė po mbetet e hapur.

 

Gjekė Gjonaj

NGJARJE ME RĖNDĖSI KULTURORE

Me datėn 7 korrik 2001 nė lokalet e hoteli "Hollegro"  Shoqata "Don Gjon Buizuku, shėnoi edhe njė ngjarje tė rėndėsishme kulturore-bėri promovimin e revistės "Buzuku". Pjesėmarrėsit e shumtė tė fjalės sė bukur shqipe nė kėtė manifestim, nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Malėsia, Kosova e diaspora, dėshmoi se kjo ėshtė njė ngjarje me rėndėsi nė jetėn kulturore tė kėtyre trevave.

Pamje nga promovimiKėtė manifestim tė qėlluar kulturor e nderuan me pjesėmarrje pėrfaqėsues dhe personalitete tė shquara politike, shkencore, kulturore dhe arsimore. Tė pranishėm ishin edhe personalitete politike e kulturore tashmė tė njohur si z. Skėnder Hoxha, kryetar i komunės sė Ulqinit, z.Fuad Nimani, kryetar i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, z. Osman Rexha, pėrfaqėsues i Partisė sė Prosperitetit Demokratik, Gėzim Hajdanaga, ministėr nė Qeverinė e Malit tė Zi , Fran Lulgjuraj, kryetar i komunės sė Podgoricės. dr. Zekerie Cana, dr. Gjystina Cacaj-Shushka, dr. Nail Draga, dr. Basri Ēapriqi, dr. Lukė Gjokaj, mr. Riza Rexha, mr. Mehmet Gjoni, Emin Halili dhe Ibrahim Beriashi.

Promovuesi  Zef Llukiqi, pasi pėrshėndeti pjesėmarrėsit tha se pėrmes kėsaj reviste do tė mundohemi tė ndriēojmė disa aspekte historike tė shumė monumenteve dhe tė vlerave tjera historike dhe parahistorike tė kėtyre trevave.

Mr. Riza Rexha, anėtar i Redaksisė, para se dha njė pasqyrė tė shkurtėr tė pėrmbajtjes sė numrit tė parė tė revistės , tha se ajo shėnon njė hap tė mbarė, njė vazhdimėsi nė pėrpjekjet e shqiptarėve pėr t'i kontribuar kulturės shqiptare.

Pjesėmarrėsit e promovimit , nė emėr tė Shoqatės "Don Gjon Buzuku"-Dega e Malėsisė, e  pėrshėndeti dr. Gjystina Cacaj-Shushka e cila tha se revista "Buzuku" erdhi nė duart e lexuesve si njė bletė e plotė, e cila nė zgjua pėrmban njė larmi artikujsh nga lėmenj tė ndryshėm tė kulturės sonė, nga e kaluara, nga e tashmja e njėkohėsisht premton njė program tė pasur pėr tė ardhmen.

Manifestimin e pėrshėndeti edhe mysafiri nga Kosova prof.dr. Zekerie Cana.

Botimi i revistės "Buzuku" vlerėsoi Cana, ėshtė njė punė e qėlluar dhe shėnon ngjarje me rėndėsi nė jetėn kulturore tė kėtyre trevave. Pėrmes kėsaj reviste duhet tė ndriēohet e kaluara e lavdishme e shqiptarėve nė kėto troje, tė afirmohen vlerat tona kulturore, artistike e shpirtėrore, doket e zakonet, por mbi tė gjitha duhet tė pengojė asimilimin e shqiptarėve dhe tė nxisė ndjenjėn kombėtare.

Ndėrkaq, kryeredaktori prof.dr. Simė Dobreci pasi pėrshėndeti tė gjithė pjesėmarrėsit, falėnderoi donatorėt anėtarėt e Redaksisė , premtoi se revista "Buzuku" do tė jetė krejtėsisht e pavarur, pa ndikim nga subjektet partiake-qeveritare ose nga personat e caktuar. Revista, theksoi Dobreci, do tė varet vetėm prej interesave dhe nevojave tė gjithėmbarshme tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Do tė kultivojė mirėkuptimin,solidaritetin, tolerancėn ndėrnjerėzore, ndėrfetare, ndėrnacionale dhe nuk do tė ketė vend pėr ofendime e shpifje.

Nė fund pėr tė gjithė pjesėmarrėsit, qė i argėtuan kėngėtarėt e mirėnjohur Viktor Ndrekiqi dhe Luigji, u shtrua njė koktej.

 

 

Mr. Riza Rexha

BAJRAM REXHA - PERSONALITET I DALLUAR I KOMBIT

Bajram RexhaBajrami u lind nė fshatin Kllezėn tė Sipėrme tė Anės sė Malit. Jetoi fėmijėrinė nė njė familje tė nderuar qė kishte bėrė emėr tė mirė dhe gėzonte respekt nga tė gjithė.

Bajrami me shokė mori rrugėn e shkollimit, me dėshirėn nė zemėr pėr tė plotėsuar nevojėn e madhe tė asaj kohe pėr kuadėr tė shkolluar. Shkollėn fillore e kreu nė Katėrkollė (Vlladimir) ndėrsa nė Prishtinė kreu shkollėn e mesme (normalen) dhe Fakultetin filozofik-dega gjuhė dhe letėrsi shqipe. Bajrami me shokė, duke pasur vullnet tė fortė pėr punė, disiplinė dhe vizion pėr jetėn, u bėnė shembull i kapėrcimit tė vėshtirėsive ekonomike nė shkollim. Rrugėn e tyre e ndoqėn edhe tė tjerėt , duke e arsyetuar sakrificėn e prindėrve dhe ndihmėn e shoqėrisė. Tėrė jetėn, punėn dhe aktivitetin e tij, Bajrami e orientoi nė tri fusha tė pandara: nė fushėn e arsimit, kulturės dhe atdhetarizmit.

Personalitet i arsimit-Punėn edukativo-arsimore e filloi nė vitin shkollor 1955\56 nė shkollėn fillore nė Katėrkollė si mėsues i gjuhės dhe letėrsisė shqipe. Posedonte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr zbatimin e anės ideore tė procesit mėsimor. Punonte shumė me nxėnės. Kėrkonte nga shoqėria, por edhe vetė dėshironte t i ndihmonte asaj. Pėr punėn edukativo-arsimore, Bajrami shpesh thoshte: „ Profesionin e mėsimdhėnėsit e dua sa jetėn. Nėse profesioni dashurohet me gjithė zemėr, s ka se si tė mos zotėrohet mirė e me themel. Ky profesion ėshtė disi i veēantė, i shenjtė. Ai qė pėrcaktohet pėr tė, duhet tė jetė pėrherė i pėrgatitur pėr tė ndihmuar nxėnėsin qė tė pėrparojė. S ka punė mė tė bukur dhe mė tė ndershme se puna e pėrgatitjes sė njeriut pėr jetė. Mėsimdhėnėsi tė riut ia zgjeron horizontin e diturisė dhe e aftėson atė tė bėjė mrekulli’’. Brezin e ri e ka dshur me zemėr. E ka ēmuar dhe e ka udhėzuar pėr jetė. Duke u nisur nga parimet e shėndosha pedagogjike, pėr tė u bė moto e punės  dashuria e kujdesi i thellė pėr nxėnės dhe kėrkesa e madhe pėr rregull, disiplinė e punė sistematike me ta. Ai kėrkonte qė nxėnėsit tė ishin shembull nė mėsime dhe edukatė. Kėtė kėrkesė e shprehu gjatė tėrė karrierės nė arsim, i prirur nga kujdesi dhe dashuria atėrore pėr brezin e ri.

Pėr punėn qė bėri nė drejtimin e femrės sė parė nga Ana e Malit, Rukie Lika nė Normalen e Prishtinės, Bajrami u shprehte: „ Do tė kemi nesėr mėsuese tė mirė, tė aftė, tė ndėrgjegjshme dhe me plot ideal  kombėtar. Do tė kemi femrėn shqiptare tė qytetėruar, pėrparimtare, punėtore e fisnike.’’ Kjo vajzė e arsyetoi punėn e bėrė nga kolektivi i mėsimdhėnėsve. Ajo jo vetėm qė ishte e shkėlqyeshme nė mėsime dhe nė sjellje, por njohuritė e pėrvetėsuara i zbatoi me pėrpikėri mė vonė si mėsuese.

Personalitet i kulturės- Gjatė periudhės dhjetėvjeēare tė mėsimdhėnies nė Gjimnazin ‘’Vėllzėrim - bashkim’’ nė Ulqin, ėshtė e madhe puna e Bajramit nė aktivitetet e lira me nxėnės dhe tė rinj. Me tė mbahej gjallė jeta kulturore e shkollės dhe e qytetit.Puna e tij motivohej nga dashuria pėr lėndėn e gjuhės dhe letėrsisė shqipe, pėrmes sė cilės ngulitej te nxėnėsit dashuria pėr kombin. Aktivitete nė kulturė nė kėtė kohė nė Ulqin kishte shumė pak. Kėtė zbrazėti duhej ta plotėsonte gjimnazi nė qytet, i cili atėherė ishte i vetmi institucion shkollor i mesėm nė Mal tė Zi me mėsim nė gjuhėn shqipe. Punoi me nxėnės tė talentuar nė grupin letrar ‘’Shpresa’’. Nė revistėn ‘’Fillimet’’ botoi punimet mė tė mira tė nxėnėsve. Me grupin recitues, pėrgatiste herėpashere shfaqje me recitime.. Me grupin e dramės shfaqi recitalin bashkė me kėngė korale ‘’Me kėngė deri nė fitore’’, pėr tė vazhduar me pjesėt skenike ‘’Burri burrė, ‘’Sikur tė isha djalė’’, Halili e Hajria’’, ‘’Toka jonė’’, ‘’Familja e peshkatarit’’, ‘’Shpartallimi’’, ‘’ Pėrmbajtja e madhe’’ dhe me komedinė njėaktėshe ‘’Letra e humbur’’. Me tri nga kėto mori pjesė ne Festivalin nė Bijello Pole. Zgjedhja e repertorit ishte bėrė me qėllim dhe kritere tė caktuara. Qyteti i Ulqinit u begatue me kėtė lloj arti. Kur shfaqeshin kėto drama salla mbushej me shikues. Kėtij suksesi nuk i gėzohej ēdokush. Kishte edhe tė atillė qė hartonin plane dhe kurtha pėr tė penguar kėtė aktivitet. Pėr sukseset e arritura, Bajrami thoshte: ‘’S ka kėnaqėsi mė tė madhe se kur njeriu mbledh frutet nga pema e mbjellė me dorėn e tij’’. Me punėn e tyre, nxėnėsit e pėrtėrinin atė, ia shtonin fuqinė, guximin dhe dėshirėn pėr jetė.

Personalitet i atdhetarizmit- Vullneti i jashtėzakonshėm pėr punė dhe rezultatet e arritura me nxėnės nė shkollė, e bėnė atė personalitet tė dalluar edhe tė atdhetarizmit. Ai e donte shumė atdheun dhe shkollėn shqipe. Ky ideal e bėri tė ndiqet dhe tė persekutohet. Gėzohej qė shkolla shqipe po hapte sytė e popullit dhe po e ushqente atė me ndjenjėn kombėtare. Pa shkollė s ka dituri, pa dituri s ka komb. Ai theksonte se ‘’shpirti i shqiptarit nuk u ligėshtua nėpėr kohė tė kėqija, por u mbajt gjallė dhe me sakrifica qėndroi. Ne tė gjithė jemi  bijt e kėtij populli tė lashtė e fisnik. Sa mė tė ngritur qė tė jemi, aq mė tė fortė e mė tė pasur do ta kemi kombin dhe ne vetė do tė jemi tė lumtur’’. Apelonte qė shqiptarėt tė shkojnė mirė njėri me tjėtrin. Tė mos e shfaqin para tė huajve edhe ndonjė inat tė vogėl qė mund ta kenė. Tė tregohen se janė tė lidhur dhe tė bashkuar. S ka mė nder e fisnikėri  se sa ta begatosh kombin, t ia ushqesh shpirtin e t ia kthjellosh mendjen, t i japėsh dorė e krah, theksonte Bajrami.

Vepra qė krijoi ai nė fushėn e arsimit, nė fushėn e kulturės, nė fushėn e atdhetarizmit ėshtė aq e pastėr, aq e ndershme, siē ėshtė vetė jeta e tij me plot respekt e dinjitet.

Jeta dhe veprimtaria e Bajram Rexhės ėshtė shembull i pėrkushtimit tė intelektualit pėr qėllimin e lartė tė zhvillimit e tė pėrparimit tė kombit. Me veprimtarinė qė ushtroi, me karakterin e fortė, moralin, shpirtin e qėndresės dhe atdhetarizmit, u bė personalitet i respektuar. Mbeti simbol i optimizmit pėr jetėn.

 

 

Dr. Gjystina Cacaj - Shushka

ATĖ ANTON HARAPI MISIONAR I DENJĖ I FESĖ DHE I IDEALEVE KOMBĖTARE

“Njeriun e ban shpirti e ndėrgjegja, e paraqet sjellja, e vleftėson puna.”

                                                                                       Atė Anron Harapi

Gaspri i vogėl, qė me rastin e shugurimit, mė 1910, ndėrroi emrin e pagėzuar me emrin rregulltar Anton, rrjedh nga njė familje bujare e Shirokės, e cila i dhuroi shoqėrisė dy misionarė.

Vendlindja, e pastaj Shkodra kreshnike pėrgatitėn Antonin e ri pėr studime tė larta teologjike e filozofike, tė cilat i kreu nė Austri. Nė atė tokė tė bekuar, e cila rriti gjenitė e tingujve hyjnorė, Atė Anton Harapi lidhi besėn e vetė me Hyjin.

Me kthimin e tij nė atdhe punoi si profesor nė3 liceun “Illyricum” nė Shkodėr dhe si meshtar nė Kishėn e Arrės sė Madhe. Si bari i pėrkushtuar shpirtėror, Atė Anton Harapi, veprimtarinė e vet e ndėrlidhi me punėn e vijueshme tė interesit kombėtar. Ishte drejtues i denjė i revistave> “Hylli i Dritės”, “Posta e Shqypnisė” dhe “Zani i Shjna Ndout”. Nė kėto revista autrori ynė botoi puninme me karakter fetar, kombėtar dhe atė publicistik. Krahas kėtyre , Atė Anton Harapi u mor edhe me probleme tė pėrditshme tė jetės shqiptare si: Me ato tė moralit, tė edukatės, tė shkollimit, me njė fjalė me  ēėshtje tė mbarė kulturrės arbėrore. Pėr to, jo vetėm qė shkroi, poer edhe kontriboi duke u dhėnė kahje dhe gjegjje tė duhura kėtyre nocioneve.

Figura e Atė Anton Harapit mishėron nė vete tipare themelore qė formojnė njė personalitet nga tė cilat rrezojnė: atė tė misionarit, tė atdhetarit dhe tipare tė njė oratori tė pėrkryer.

Mė 1918, Atė Anton Harapi do tė dalė nė Grudė ku krahas punės sė famullitarit do tė kryej edhe shumė punė fisnike nė famulli e mė gjerė. Aty, Atė Antoni do tė ndeshet me njė rreth tė ri ku do tė vrojtoj artin e natyrės dhe do tė zbulojė shpirtin e malėsorėve.

Gjatė qėndrimit tė tij nė kėto vise, Atė Anton Harapi kundron shpesh e me mprehtėsi tė jashtėzakonshme tė njė vrojtuesi “ ato brigje historike, at; luginė kreshnikėsh e fatosash”ku jetojnė njėrėz tė varfėr, por shqiptarė tė besės e tė burrėrisė, “ tė zitėt me vra edhe me falė”. Me ta autori ynė ndau tė mirėn dhe tė keqen duke mos u ndar asnjėherė nga jeta e shqiptarėve tė Malėsisė.

Megjithėse jeta e njerėzve nė kreshtat e Malėesisė sė Madhe shquhej pėr nga konditat e vėshtira dhe vrazhdėsia e natyrės, pasuria shpirtėrore e kėtyre banorėve , siē thotė autori, “ kapej ndėr ideale tė nalta” njerėzore.

Nga frymėzimi kėtij rrethi kompleks lindi edhe kryevepra e tij “Andrra e Prėtashit”, vepėr postume e botuar em 1959 nė Romė. Nė tė, Atė Anton Harapi, pikėzon mendėsinė, fillozofinė dhe traditat e malėsorėve duke spikatutr identitetin e tyre tė fortė kombėtar si dhe vitalitetin e kulturės shqiptare tė “ njeriut tė shkėmbit”. Nė kėtė vepėr jo vetėm qė ngre lartė “jetėn virgjine” tė banorėve tė Malėsisė sė Madhėe, por njėkohėsisht fshikullon traditat anakronike, psikologjinė provinciale dhe disa nga “gabimet dhe tė mbetat e shqiptarit tė Malėsisė”. E tėrė vepra ėshtė njė tabllo jete e njerėyve e gėrshetuar em ide filozofike tė njė dietari tė rrallė duke rrėfyer nė tė, pėrshkruar dhe vlerėsuar ngjarjet dhe personazhet me njė gjuhė tė pasur me kolorit metaforik. Vetjet e kėsasj Malėsie u bėnė objekt pikėzimi tė njė predikuesi me pėrvojė, i cili me mendim e shprehje pasqyron errėsirėn dhe dritėn e jetės sė kėtij rrethi skamnor tė pėrmbushur me mund e drama njerėzore duke zbuluar nė to urtinė, durimin, qėndresėn, shpirtin fisnik dhe dinjitėtin.

Me tematikėn e njohur qė Atė Anton Harapi shtjellon nė prozėn e vet, ai dallohet pėr vrojtimin dhe rrėfimin e pėrkryer , veēori dalluese e parimit tė tij narativ.

Personazhet dhe ngjarjet e pasqyruara nga Atė Anton Harapi janė tė afėrta e tė qarta. Nė to autori trupėzon dellin e pėrsosur tė njė rrėfyesi  me ēka lexuesi frymėzohet dhe njėheri fisnikron shpirtin. Tė rrėfyerit e tij paraqet njė pėrjetim tė thellė tė jetės njerėzore. Si shtjellues i pėrkryer i ngjkarjeve, i botėkuptimeve, i zakoneve, i marrėdhėnieve dhe i karaktereve tė pikėzuara, Atė Anton Harapi arrin tė realizoj me sukses lidhjen e pėrcepcionit midis veprės sė vet dhe lexuesit, ashtu qė, edhe nėse pikėpamjet e tyre mund tė jenė tė ndryshme, gjithė atė mospajtueshmėri arrin ta shkrijė dhe ta afrojė, e megjithatė autori , pa u imponuar tė mbetet i qasrtė dhe i denjė. |

Vargun e veprave tė Atė Anton Harapit e shtojnė edhe veprat: “Vlerė shpirtėrore” botuar me 1936 nė Shkodėr, “Valė mbi valė” (postume), botuar nė Romė  me 1995, nė tė cilat ndėrlidhet mendimi i tij sociologjik dhe ai filozofik. Mė 1997, Kuvendi Franēeskan i Gjakovės botoi edhe njė pėrmbledhje punimesh tė Atė Anton Harapit me titull: “Njėsimi kombėtar dhe ideali kombėtar”, nga  e cila mėsojmė pėr punėn e tij me pėrkushtim pėr ideale tė larta tė shpirtit dhje tė botės shqiptare.

Shkrimet publicistike tė Atė Anton Harapit, tė mbledhura nga “ Hylli i Dritės”, u publikuan nė njė pėrmbledhje punimesh me titull”Kulla e Babelit” nė Tiranė nė vitin 2000.

 E tėrė veprimtaria e tij mbetet dėshmi e pėrhershme e artit tė vėrtetė dhe lidhet ngusht me pėrmbajtjen e gjallė tė reales dhe tė trashėgimisė sonė.

 

 

Gjekė Gjonaj

TRINGĖ SMAJLJA - HEROINĖ E MALĖSISĖ

" Se falė Zoti mashkullin ma tė mirė se kėtė vajzė". Kėshtu thonin malėsorėt pėr Tringė Smajlen, ose siē e quanin populli Tringa e Grudės, apo Tringa e Maleve. Poeti ynė kombėtar, Atė Gjergj Fishta vigani i denigruar i letrave shqipe thoshte  " Tringa ia kalonte ēdo mashkulli mė tė mirė n' urti e n' trimni ". E kėtillė ishte kjo trimėreshė e Malėsisė,  e bija e patriotit tė shquar dhe luftėtarit kundėr turqve, bajraktarit dhe kryekreut tė Grudės- Smajl Martinit. Lindi nė vitin 1870 nė fshatin Kshevė tė Grudės-rrethi i Podgoricės, nė njė familje fshatare patriotike. Konsiderohej ndėr vajzat mė tė bukura tė Grudės.

 Nore Kolja, bija e Kolė Kurtit nga fshati Pikalė dhe e reja e Dedė Gjo Lulit- bashkėluftėtare e Tringės, thoshte  "Tringa ishte belhollė, si ato mė tė bukurat. Ishte e urtė dhe ka ditur tė bisedojė edhe me burrat mė tė shquar. Ajo mbante adhtinė dhe mauzerin. Erdhi nė luftė bashkė me babain, kushėrinjt dhe grudasit" .

Tringė Smajl - Martini I ati i Tringės, si udhėheqės i forcave mbrojtėse tė degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Grudė   dhe si udhėheqės qė nuk lejonte, sė bashku me shumė tė tjerėt, qė tė coptohen trojet shqiptare, me shumė trima lufte dhe krerė tė Grudės, dėnohet pėr ēėshtje patriotike nė vitin 1883 nga ana e Divani Harbit ( Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferua nė vitin 1886 nė Dinari Bekir, Kurdistan-Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetėsh vdes. Disa vite mė parė, mė 1880 gjatė luftės kundėr armikut, tė dy vėllezėrit e Tringės Zefi dhe Gjoni, mbeten tė vrarė. Nė kėtė mėnyrė Smajl Martini mbet pa djalė, pėrkatėsisht pa trashėgimtar tė drejtpėrdrejt. Atėherė Tringa  vendosi tė mos martohet dhe tė rrijė me babain.

Qė nė moshė tė re kjo trimėreshė fisnike me vemendje i dėgjonte bisedat dhe vendimet qė i sillnin malėsorėt nė bashkimet e udhėhequra nga babai i saj. Ishte shumė e zgjuar dhe e menēur.  Vazhdimisht shoqėrohej me burrat mė tė mirė. Martinit. Nė tubime  tė burrave e logje, duke kryer nė kėtė mėnyrė mesazhin e tė parėve tė saj Vuksan Gelės dhe Smajl Martinit,  i ftonte malėsorėt qė mos tė vriten nė mes vetes, qė pushka tė drejtohet kundėr armikut pėr tė mirėn e vendit, pėr liri, e harmoni midis njerėzve, pa dallime fetare..

 Pėrveē nė tubime, nė aktivitete brenda fisit tė Grudės, e kuvende mbarėmalėsore shquhet edhe pėr trimėri. Kėtė cilėsi e tregoi sidomos nė Kryengritjen e Malėsisė mė 1911, ku mori pjesė si organizatore e luftėtare. Mori pjesė edhe nė tubimin gjithėmalėsorė nė Greē ( qershor 1911). U dallua sidomos nė luftėn e Deēiqit . Burrave tė Malėsisė u jepte zemėr qė tė luftojnė trimėrisht kundėr ushtrisė turke. Kontributi i saj nė kėtė luftė ishte i gjithanshėm. Malėsorėt trima i furnizonte me bukė, ujė dhe municion. Tė plagosurve ua lidhte plagėt dhe , sipas mundėsisė qė kishte, u bėnte edhe shėrbime tė tjera mjekėsore.

Kjo heroinė e Malėsisė,   e cila tregoi heroizėm  nė fushėn e betejės si luftėtare e dalluar, ishte mjaft aktive edhe nė qetėsimin, paqėsimin dhe rregullimin e atėhershėm brenda fisit dhe ndėrmjet fisit. Me gjithė energjinė e saj rinore luftoi pėr shuarjen e hakmarrjes, gjakderdhjes nė mes malėsorėve (shqiptarėve). Ajo nuk u pajtua  me mjerimin, shkatėrrimin dhe coptimin e shqiptarėve. Pėr tė ndihmuar hapjen e shkollave shqipe nė Malėsi ( nė vitet 1916-1917) shiti tokėn dhe tė hollat i vuri nė dispozicion nė hapjen e shkollave nė Dinoshė, Priftėn etj. Si e tillė Tringa gėzonte autoritet jo vetėm nė Grudė, por edhe nė Hot ,Triepsh, Kojė, Kėlmend, Kastrat, Shkrel, Shalė, Shosh,  Shkodėr e vende tjera. Ajo respektohej nga burrat mė tė shquar tė kombit shqiptar tė asaj kohe.Pėr punėn e saj fisnike e patriotike sot e kėsaj dite me admirim flitet kudo nė mesin e shqiptarėve.

Sėmundja e pashėrueshme ia ndėrpreu jetėn me 2 tetor 1917, nė moshėn 47 vjeēare. Dy vite mė vonė,  nga ushtria e Mbretėrisė SKS nė trojet e Malėsisė, shkatėrrohet varri i saj nė Kshevė. Megjithatė veprimtaria e saj patriotike kurrė nuk do tė vdes. Ndaj le tė buēas thirrja e dalė thell nga zemra dhe shpirti ynė "Tė pavdekshme si ato malet e Malėsisė qoftė vepra e heroinės  Tringė Smajles!"

 

 

Zenel Katana

DETARIA E ULQINIT NĖ KRIJIMTARINĖ E ULQINIT

feneriUlqini ėshtė qytet i lashtė mė se dy mijė e pesėqind vjet. Ky qytet ’heq qysh prej kohėve mė tė vjetra njė traditė tė lakmuar detare. Kėtė traditė e ruajti gjatė shekujve sepse vetė  ekzistenca e kėtij qyteti dhe e kėsaj treve ishte e lidhur ngushtė me detin. Sot e kėsaj dite ulqinaku e ka detin tė lidhur ngushtė me jetėn, e ka burim tė pashterrshėm tė ekzistencės tė tij’.

Nė Ulqin nė gojen e popullit ruhen, kėngė, legjenda dhe rite tė ndryshme me motive detare.

Tė dhėna tė shumta flasin se ulqinakėt kanė hyrė nė histori tė detarisė si lundėrtarė tė vyeshėm. Kėtu ėshtė krijuar njė traditė e ndrutshme detarie. Lundruesit e kėtij qyteti njiheshin mirė ne tėrė arqipelagun Mesdhetar, madje dhe nė tėrė bregdetin botėror. Kjo traditė detare vazhdon. Ulqini sot i ka afėr 30 kapidana e drejtues tė makinave.

’Vlera e mjeshtėrisė detare tė ulqinakėve ngrihen gjer nė piedestalin heroik, gjė qė i frymėzoi kėngėtarėt tė kėndojnė shumė kėngė’.  Veēmas dallohen kėngėt lirike popullore me motive detare. Kėto kėngė, siē vėrejnė studiuesit nė Ulqin, kanė vlera karakteristike. Ato janė tė thurura me mjete artistike tė kėtij ambienti. Fatmirėsisht, njė pjesė e madhe e kėtyre kėngėve kėndohen edhe sot dhe paraqesin njė thesar tė ēmueshėm muzikor.

Nga kėta kėngė dallohen ata qė trajtojnė motive intime, erotike, mirpo ka dhe mjaft kėngė qė flasin pėr jetėn e vėshtirė tė detarėve gjatė lundrimit, pėr pritjet e vazhdueshme tė bashkėshorteve tė reja, pėr mallėngjimin e detarėve dhe pėr shumė aspekte tė tjera qė janė objekt trajtimi i lirikės popullore.

Lirika popullore e dashurisė qė ėshtė krijuar nė qytetin e Ulqinit ėshtė pjesa e pandarė e letėrsisė sė pėrgjithshme popullore shqipe. Kjo paraqet njė mozaik tė madh ndjenjash dhe ngjyrash, ku shprehen shqetėsime tė fuqishme shpirtėrore.

Ajo ka individualitetin e saj qė pasqyrohet nė mjetet, motivet, nė meloditė nė thellėsi dhe dinamikė, duke pėrfshirė pėrjetime tė fuqishme. Fantazia dhe realiteti nuk janė tė ndara nė krijimet e vlerave shpirtėrore me motive detare. Mirpo, motive detare ndeshim edhe nė kėngėt epike popullore. Nė Ulqin ruhen dhe kėngė popullore pėr kusarėt ulqinak, ka dhe mjaft legjenda tė bukura.

 

Gjekė Gjoni

VESHJA E SHESTANESHAVE

Kjo veshje i ngjan njė petku magjik qė josh me ngjyrat dhe dekoracionet e larmishme. Si e tillė frymėzoi shumė artistė, poetė e njerėz tė tjeshtė,  Pėr tė janė kryer njė varg studimesh nga autorė tė ndryshėm, por nuk ėshtė hulumtuar nė detaje sa kostumet tjera  kombėtare shqiptare. Nė rrethana tė tilla ėshtė e kuptueshme se as unė nuk mund tė jap njė tekst tė pėrkryer gazetaresk. Megjithatė, duke u bazuar nė burimet qė posedoj, po pėrpiqem tė paraqes strukturėn artistike dhe vlerėn e kėsaj veshje atraktive tė Shestanit.

shestaneshėNė studimin e mr. Shpresė Siqeca  "Veshje kombėtare shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" thuhet se veshja katolike e regjionit tė Krajės (rrethi i Tivarit), qė i pėrket fillimit tė shekullit XX, ėshtė hulumtuar nė fshatrat Shestan, Ljare dhe Ftjan,

Nė fund tė shekullit XIX, sipas njė fotografie tė Marubit nga vitet 1866-1890, gratė katolike vishnin kėmishė tė bardhė e pėreparėse tė vogėl me thekė tė gjatė nė tė tria anėt. Nė fillim tė shekullit XX hynė nė pėrdorim pėrparėset ,, boshqet,, e sotme. Ato enden nė vek nė formė tė katrorėve me ngjyrė tė kuqe e tė bardhė. Pas endjes, ato qėndisen me penj mėndafshi shumėngjyrėsh, me motive florale. Mbi kėmishė vishet guna (zhguni) e cila ėshtė pala-pala. Ka mėngė tė gjata. Nė fund tė gunės e sidomos nė mėng ka zbukurime me gajtanė shumėngjyrėsh, me dominimin e ngjyrės sė kuqe. Mbi zhgun vishet xhamadani prej zhgunji. Nė kapakė ka sumbulla zbukuruese dhe dy pafta "fodulla" prej mesingu, tė punuara me teknikėn e rrahjes. Nė shpinė tė xhamadanit paraqitet motivi i skematizuar i gjarprit, nė formė tė spirales si dhe motivi i rrathėve, qė pos zbukurimit, dėshmojnė mbi kultin diellor, tė njohur te ilirėt. Nė shpinė tė xhamadanit dominon motivi i trekėndėshave, tė cilėt bashkė me motivin e rombeve tek ilirėt si dhe te popujt e tjerė tė lashtė, kishin tė bėnin me kultin e plleshmėrisė sė gruas. Shestaneshat nė bel vėnė brezin prej leshi dhe mbathin ēorapė leshi e opinga. Nė kokė vėnė  kapuēin nė formė gjysmėrrethi qė quhet gėrshet, i cili, siē u informova, bėhet prej telave tė mbėshtjellė si gėrshet dhe merr formėn e duhur dhe tri "tufa" prej mėndafshi, tė cilat kapen me njė "gjysmėshami", mbi tė cilėn vėnė shaminė e bardhė. Ato pėrdorin gjerdanė argjendi me motivin e kryqit, vathė e tjerė.

Dr. Ruzhdi Ushaku nė librin "Ulqini nė gjurmė tė shekujve" veshjen e shestaneshave e quan fenomen vėrtetė tė rrallė dhe, sipas tė gjitha gjasave, me njė histori e "jetė" specifike. Ai ėshtė i mendimit se kjo veshje ka ngjashmėri me atė tė gruas ilire nga Dimali-Shqipėri, e qė daton nga shekulli III-II para epokės sonė. Si elemente tipike dhe thuajse identike tė kėtyre dy veshjeve, kur bėn fjalė pėr bustin nga Dimali, Ushaku pėrmend pėrparėsen ( futėn me thekė), e cila, siē u informova , nė Shestan ėshtė bartur deri para nja 80 vjetėsh, dhe  llabanen, apo mė konkretisht kapuēin nė formė gjysmėrrethi qė quhet gėrshet.

Ky fenomen pėrnjėmend i rrallė e sensacional nė traditėn e veshjeve kombėtare shqiptare  dėshmon pėr  traditėn e lashtė  dymijėvjeēare tė veshjes sė shestaneshave.

Edhe sot e kėsaj dite shumė gra tė Shestanit ( kryesisht tė moshės mbi 4o vjeēare) me besnikėri e ruajnė kėtė veshje atraktive, e cila tė mahnit me tiparet e ruajtura burimore autentike. Shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe shestaneshat e reja, sepse asnjė petk tjetėr i moderuar nuk e ka bukurinė as vlerėn e kostumit tradicional tė shestaneshave. Ato duhet ta dinė se ky kostum shqiptar ėshtė i tyre dhe si i tillė ėshtė thesar i paēmuar i kuklturės shpirtėrore e materiale tė Shestanit. Prandaj ėshtė obligim i tyre qė sė paku ta veshin nė vizita pėr gėzime  familjare, nė raste vdekjesh e pse jo edhe nė raste tjera.

 Vlera dhe " magjia"  artistike e veshjes sė shestaneshave janė komponentet kryesore pėr ta konsideruar atė si pjesėtarė tė familjes.

 

 

Nikė Gashaj

MARRĖDHĖNIET NDĖRNACIONALE DHE STATUSI I SHQIPTARĖVE NĖ MAL TĖ ZI

Turizmi empirik tregon se krahas asaj qė ndodhi rreth e pėrqark- konfrontime, pėrleshje e lufta tė pėrgjakshme ndėretnike dhe batica e krizės sė pėrgjithshme politike dhe shoqėrore nė republikat e ish Jugosllavisė dhe nė Kosovė, pėr fat tė mirė nė Mal tė Zi deri mė sot jeta multinacionale u pėrballoi influencave korolare tė krizėz. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se ēėshtja e pakicave etno- nacionale ėshtė e zgjidhur nė mėnyrė adekuate, nė rend tė parė tė komunitetit shqiptar.  Pėrkundrazi, sikur ėshtė e njohur, tė drejtat individuale dhe kolektive tė shqiptarėve nuk po realizohen nė mėnyrė konsekuente nė fusha dhe segmente tė ndryshme tė punės dhe jetės. Njė ndėr shkaqet e statusit tė tillė ėshtė padyshim edhe gjendja e pavolitshme dhe kritike e kuadreve shqiptar. Me keqardhje mund tė konstatoj se sot nė fillim tė shėkullit XXI, kur ėshtė bėrė njė revolucion teknologjik dhe shkencor, kur nė Evropėn moderne bashkėkohore ekzistojnė mė se 70 disiplina tė shkencave politike, pėrfaqėsuėsit tanė politikė nė organet shtetėrore janė kuadre pa kurrfarė pėrgatitje dhe aftėsimi politiko- teorik, si dhe pa arsimim profesional politiko- shkencor.

Kam respekt ndaj mėsuesve, teknikėve, zanatlive, elektricistėve, kamerierėve dhe tregtarėve, nė veēanti ndaj atyre qė punėn e vet e kryejnė me nder, qė nuk janė marrė dhe nuk merren me kontrabanda tė llojllojshme, me malverzime tė ndryshme, ndaj atyre qė  interesat vetiake personale egoiste nuk i vėnė para interesave kombėtare, ndaj atyre qė nuk janė ngarkuar me  karrierizėm dhe demagogji primitive.  Nė anėn tjetėr ėshtė mė se e qartė se kuadret e tilllė nė institucionet e sistemit politik vetėm se mund tė koten, apo tė llomotisin, tė ndezin pak zjarrė dhe tė qesin shumė tym, por ata natyrisht, nuk janė nė gjendje intelektuale qė nė mėnyrė cilėsore dhe me zotėsi, nė mėnyrė profesionale dhe kompetente tė artikulojnė dhe prezentojnė interesat e njė populli, sikurse janė shqiptarėt nė Mal tė Zi. Po ashtu ka indicione mbi shqipfolėsit mercenarė, fatkeqėsisht me "tituj shkencor" tė angazhuar nga qarqet antishqiptare me qėllim qė ta ndryshojnė dhe falsifikoojnė toponomastikėn dhe historinė kombėtare tė shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe mė gjerė. Individėt nė fjalė patjetėr duhet publikisht me i vulosur dhe zhvlerėsuar, si dhe me i ndaluar nė njė veprimtari tė tillė tė dėmshme dhe tė palejueshme antishqiptare.

Proklamimi i tė drejtave njerėzore dhe mbrojtja e pakicave nė aktet mė tė larta politike dhe juridike ėshtė fakt qė ka qenė i njohur dhe nė regjimet realsocialiste. Qė ato tė realizohen nė praktikė duhet  tė sigurohen mekanizmet dhe instrumentet juridike. Njė ndėr mekanizmet mė me rėndėsi pėr pėrparimin e marrėdhėnieve ndėrnacionale nė shoqėri heterogjene, multietnike dhe multikulturale, pa dyshim, ėshtė i ashtuquajtur diskriminimi pozitiv, i cili popujt pakicė i pranon si kolektivitete. Definimin e kėtij koncepti mė tė ri e ka bėrė teoricienti i njohur Myron Weiner "nė kuptimin mė tė gjerė, nė kuadėr tė diskriminimit pozitiv bėn pjesė ēdo ligj, dispozitė, masė administrative, vendim gjyqėsor, intervenime tė ndryshme shtetėrore dhe procedura private, tė cilat nė bazė tė pėrkatėsisė sė caktuar etnike apo tė grupit racor sigurojnė koncesione nė sferėn shtetėrore apo private, pėr shembull nė seleksionimin e kandidatėve pėr pranim nė shkolla dhe nė universitete, nė inkuadrim, nė avansim nė punė, nė lejimin e kredive investuese dhe tė drejtave tė pronėsimit tė tokės me qėllim qė tė krijohet barazia ndėrmjet grupeve".

Diskriminimi pozitiv nuk ėshtė nė kolizion me konceptin e shtetit civil. Pėrkundrazi, ato janė shumė kompatibile. Pėr shembull, njė shtet liberal, sikurse janė SHBA, i cili pėr njė kohė tė gjatė do tė na jap shembėll dhe do tė jetė model nė pikėpamje tė zhvillimt tė demokracisė, tė zhvillimit tė shoqėrisė dhe shtetit civil, si dhe tė respektimit tė principit tė profesionalizmit, qysh mė 1964 e ka shėnuar nė Amandamentin VII tė Ligjit mbi tė drejtat e qytetarėve "ai punėdhėnės i cili nė ēfarėdo mėnyre i ka diskriminuar tė punėsuarit i duhet tė zbatojė principin e diskriminimit pozitiv, me qėllim qė ta ndreqi praktikėn e gabuar tė mėparshme". Gjithashtu presidenti Lyndon Johnson, me 1965 ka nxjerr dekretligjin me tė cilin iu ka urdhėruar tė gjitha organeve federative qė me rastin e plotėsimit tė vendeve tė punės, me rastin e avansimit nė punė, tė zbatojnė principin e diskriminimit pozitiv, madje edhe nėse kurrė mė parė nuk ka patur raste tė diskriminimit negativ. Nė fillim tė viteve  70- tė tė shekullit tė kaluar Komiteti pėr mundėsi tė barabarta tė punėsimit ka hecur njė hap mė lart. Ai nė bazė tė tė dhėnave statistikore ka bėrė llogaritjen dhe ka pėrcaktuar kuotat e punėsimit tė grupeve pėrkatėse etnike.

Njė shembull i kundėrt ėshtė nė Mal tė Zi, ku kjo ēėshtje nuk ėshtė e rregulluar me asnjė ligj. Mjafton qė tė kthehemi nė ndonjė institucion publik apo shtetėror dhe tė bindemi me moskonsekuencėn e implementimit tė obligimeve kushtetutare tė Malit tė Zi nė sferėn e inkuadrimit proporcional tė pjesėtarėve tė popullit shqiptar.Nė atė drejtim dėshmon edhe fakti se shqiptarėt nė strukturėn e popullatės sė Republikės sė Malit tė Zi bėjnė pjesė me 7 %, kurse sipas puneėsimit nė institucionet e sitemit politk vetėm 0,05 %.

Nė qoftė se Mali i Zi pėrnjėmend dėshiron tė zhvillohet si shoqėri demokratike dhe tė inkuadrohet nė integrimet bashkėkohore evropiane, atėherė do t' i duhej qė nė mėnyrė konsekuente tė sendėrtojė tė drejtat themelore njerėzore dhe tė drejtat e bashkėsive etno- nacionale.

Shoqėria multietnike duhet tė ketė kujdes pėr zgjidhjen e parimeve tė sakta e tė vėrteta, por edhe tė orientimeve dhe institucioneve tė pėrshtatshme kushtetutare- juridike dhe politike, tė sitemimit, respektivisht tė rregullimit tė marrėdhėnieve interetnike. Politika shtetėrore nė raport me popujtė pakicė duhet tė aplikojė njė metodė demokratike tė akomodimit. Mirėpo ajo nuk ėshtė e mundur tė zbatohet pa tejkalimin e modelit tė shtetit mazlum nacional.

Jam i mendimit se nė Mal tė Zi, me qėllim tė transformimit demokratik tė shqoėrisė dhe tė pėrparimit tė marrėdhėnieve interetnike, ėshtė i domosdoshėm tė bėhet instalimi dhe zhvillimi i sitemit politik tė tipit liberalo- komunitar. Sistemi i tillė bazohet dhe mbėshtetet nė filozofinė politike civile tė plotėsuar me principet dhe  mekanizmet pėrkatėse tė artikulimit tė lirė dhe mbrojtjes sė tė drejtave kolektive tė pakicave etno-nacionale. Modeli i tillė i demokracisė sė kombinuar ėshtė modeli mė i mbaruar, i pėrshtatshėm dhe adekuat pėr shoqėrinė plurale, multietnike dhe multikulturale, sikurse ėshtė Republika e Malit tė Zi. Njėkohėsisht sistemi politik liberalo- komunitar do tė ishte nė favor tė zgjidhjes demokratike, tė drejtė dhe afatgjatė tė ēėshtjes sė shqiptarėve nė Mal tė Zi.

Nikė Gashaj, kryetar i Shoqatės pėr kulturė dhe ēėshtje shoqėrore "Malėsia"

 

 

 

Ali Gjeēbritaj

ARBNESHI

Nė kilometrin e parė tė rrugės rajonale Katėrkollė-Ostros, nėn majėn e Shtegvashės, nga ku si pasqyrė duket Liqeni i Shkodrės, nė tabelėn pėr emėrtimet e vendbanimeve lexova ARBNESHI. U ndala. Nxorra lapsin dhe nė notesin tim shėnova pėr kėtė vendbanim tė Krajės. Nga Shtegu i Vashės e deri te Pesė Ublat, majat e maleve thua se takonin horizontin blu, e poshtė nė veri liqeni i kristaltė i Shkodrės si nė ditė feste pėrshėndeste me valėt e veta tė lehta. Ėshtė ky fshati Arbnesh, njėri ndėr fshatrat mė tė bukura tė Krajės, nė tė cilin jetojnė diku rreth 140 familje, pasardhės tė fisit ilir - labeatėve. Fshati ka gjithsej gjashtė lagje ose, siē thonė kėtu, gjashtė mėhallė: Lekperajt, Gjurnikajt, Dodajt, Priftajt, Gjeēbritajt dhe Gjenēiqi. Rruga rajonale gjarpėron pėrmes fshatit. Me vetėkontribut tė njerzėve qė jetojnė kėtu, si dhe jasht vendlindjes dhe me aksione vullnetare, ēdo mėhallė e fshatit ka rrugėn e asfaltuar, qė e lidh me rrugėn kryesore. Nė mes tė fshatit ėshtė shkolla katėrklasėshe, paralele e ndarė e shkollės fillore „Gjergj Kastrioti -Skėnderbeu", objekti i kultit dhe shitoret e konsumit tė gjėrė. Edhe kėtu e reja ka kohė qė ia ka zėnė vendin tė vjetrės, pėrparimtarja prapanikės. Sot fshati ėshtė i moderuar, pothuaj i urbanizuar, me shtėpi tė reja, rrugė tė gjėra e tė asfaltuara. Emancipimi i pėrgjithshėm kėtu ėshtė mė se i dukshėm. Nga ky fshat kanė dalur njerėz tė ditur e tė vyeshėm, arsimtarė, juristė, ekonomistė, inzhinjerė, magjisrta e doktorė shkencash, tė cilėt po japin kontributin e vet nė vendlindje dhe jasht saj. Tradicionalja dhe bashkėkohorja kėtu janė gėrshetuar shumė bukur. Bujaria e njerėzve tė kėtyre anėve ėshtė e njohur. Pėr mikėpritjen Kranjane dihet anekėnd botės. Poeti nga Kraja, Ibrahim Berjashi nė njė poezi tė tij shprehet:

Kur shkoj nė Arbnesh

Mbushem gėzim e hare

Veshi kėmishė solemne

E nė harkun e ylberėve

Takoj ēerdhe lejlekėsh.

 

Bėhėm zog i florinjtė

E nė sofrėn e Beqa Hoxhės

Gjej kupėn e mikėpritjes

Zemrėn e bukės dhe tė kripės

Dhe mė tė vėrtetė, banorėt e kėtij fshati, kėtė ditė qė i vizituam, na gostitėn me njėmijė tė mira. Kėtu thonė se bukė, kripė e zemėr nė sofėr na ėshtė gjetur gjithmonė pėr mikun.

 

 

Gjura i Macit Nik`s

BEKIMI I VORREVE NĖ SHESTAN

‘Aj qi nuk neron t’dekunit, nuk neron as t’gjallėt’      

‘Nji kini qefė me ja njothtuā kulturėn e nji popllit, mā  parė shkoni me ja kqyrė vorret’

Shestani Nalt kį pesė katune: Lukiqin, Gurrzėn, Bardhanjt  elle Maruēiqin. Deri t’para 30-40 vjet’ve, k’ta katune kanė kjenė plet popullsi. Ata kanė shkuā mirė nėr veti, nė punė katunarėsh i kanė nimua njāni-tjetrit, si elle e kanė mįjtė fenė e besimin. N’Lukiq isht kisha e Sh’Pįlit, ku isht mįjtė mesha ēdo t’dielle elle pėr dit’t e festave shenjte; k’tu janė elle vorret, ku pushojnė t’par’t e k’ti popllit. Festa e moēme e k’tyneve katuneve isht dita e Sh’Pjetrit me 29 qershor, kur ata kanė pritė shum miqsi pej Nėnmalit, Pinēit, Ljares, Briskut, Thtjanit, t’gjithė katuneve perreth, si elle pej Tivarit, Ulqinit e Cėrnicet. Mas se isht kryje darka, nė mrāmje, si ka kjenė hadeti, janė mlellė n’Gropat Gjonaj, ku isht bā dyzen; isht sjell vallja, janė k’nuā  kāngė trimnijet, burrnijet e dashnijet n’g’juhėn e moēme shqype t’Shestanit.

Por kushtet e jetesės, shum t’shtira n’k’ta male, i bān kta njerz me dal pej k’tyneve katuneve. Sot aty nuk jeton mā kush. Nuk nihet mā zā njeriut as ēakare baktishė. K’tu tash, n’ven t’njerzve, jeton egėrshtia. Si shenj qi ka jetuā dikush aty, kanė metė virānet elle temelet e shpijave t’rįme. Elle ato pak shpija qi kanė metė pį u rrenuā, elle dy-tri vjet e s’kanė me kjenė. Shenj qi kį jetuā dikush k’tu janė vorret e k’ti poplli, si elle kisha e Sh’Palit; Shestanasit e renovuān sivjet kishėn, nuk e lanė me u rrenuā.

Por ēka nolli n’ditė t’Sh’Palit, me 30 qershor 2001? Egėrshtisė ju prish qetsia. U nije prapė zāni i njerzve. Kanė arll Shestanas me pastruā elle me bekuā vorret e t’par’ve. Sjet janė mā  shum se tjera vjet. Ata u kalxuān se nerojnė t’par’t e tynėve, si elle venin e vet. Ka arll elle meshtari dom Fran Markiqi, qi tash isht me detyrė n’Shtoj (Ulqin). Dom Frani kį kjenė meshtar n’Shestan mā tepėr se t’tānė meshtar’t tjerė, rreth 30 vjet. Pėr punėn qi kį bā, e nerojnė t’tānė Shestanas. Aj kį rruguā n’kāmė pėr nxetė e thtotė, pėr shi e borė, aj kį mrritė daj me thānė meshėn. Tash aj isht n’detyrė t’re, por nuk e harroj Shestanin.

Mas se u bekuān vorret, dom Frani mįjti nji predikim t’bukur n’g’juhėn e āmėl shqype, n’g’juhėn e nānave tona, ashtu si gjithmonė isht thānė mesha n’Shestan. U fal ner’s popllit qi kį arll n’aq numėr, u fal ner’s qi e kanė renovuā kishėn e s’e kanė lānė me u rrenuā, aj i tha popllit qi k’tu pushojnė eshtnat e t’parve tyne elle qi kisha isht nji shenj se aty kį jetuā dikush.

Mos se u kryje mesha, Shestanas shkuān me meshtarin te Ublat Selitės, ku isht uji mā i mirė n’Shestan Nalt. Aty isht gįditė nji tavlinė betonit 12 m g’jatė. Kėrkuan pej meshtarit me bekuā  elle kit tavlinė, se thanė qi aty kanė me u mlellė shpeshherė kur t’vinė n’kit ven, jo vetėm pėr ditėn e bekimit t’vorreve elle pėr ditėn e Banirit, por elle tjera herė. Mos k’sįj, u ulen t’tānė mas tavlinet e t’gjill s’bashkut e hāngren nji darkė.

 

 

Gjekė Gjoni

DITĖT E KULTURĖS DHE SPORTIT ZGJUAN INTERESIM TĖ MADHĖ

Nga data 17-25 gusht e muajit tė kaluar nė Malėsi (komuna e Podgoricės) me mjaft sukses u mbajtėn Ditėt e Kulturės dhe Sportit "Malėsia 2001". Sponsorues i kėtij manifestimi, qė zgjoi interesim tė madh, ishte Fondacioni Humanitar "Malėsia" nga Nju-Jorku. Sivjet pėr herė tė dytė disa fshatra tė Malėsisė ishin arenė e takimeve kulturore dhe lojėrave tradicionale sportive, nė tė cilat morėn pjesė garuesit nė tė mirė tė kėsaj treve. Pėrveē piktorėve, poetėve, artistėve, muzikantėve dhe sportistėve, nė ambientet e bukura tė Malėsisė, siē janė, Kroi i Traboinit, Tėrgaja dhe bjeshka Korita, ishin ngjitur shumė autoritete, kulturore dhe publicitike tė Malėsisė, Ulqinit, Krajės, Shqipėrisė, Kosovės, dhe diassporės.

Gjelosh Gjokaj nė hapjen solemneManifestimi kulturor dhe sportiv "Malėsia 2001" filloi me fjalėn e rastit tė kryetarit tė Kėshillit Organizativ, Nikollė Berishaj, dhe me pėrshėndetjen e Marjan Berishaj, sekretar i Fondacionit Humanitar ''Malėsia"nga Nju-Jorku . Mė pas piktori akadaemik nga Malėsia , Gjelosh Gjokaj hapi ekspozitėn e pikturave tė tij dhe tė piktorėve Gjergj Ndoc Martini, Ivanka Gjonoviqi, Nua Gjokaj, Ismail Lulani, Vasel Gjokaj, Marjan Dedivanoviqi, Brunilda Lekunda dhe Pjerin Kolnikaj. Kjo ekspozitė u shoqėrua edhe me  fotografitė artistike dhe eksponatet etnografike nga koleksioni i Shtjefėn Ivezaj dhe Omer Dajbabiqit.

Mė datėn 18 gusht nė mbrėmje te Kroi i Traboinit u mbajtėn Takimet poetike , me ē'rast poezitė e veta i lexuan poetėt Hajro Ulqinaku, Basri Ēapriqi, Ridvan Dibra, Ibrahim Beriashi, Asllan Bisha, Zef e Anton Gjuravēaj, Gjelosh  dhe Valentin Junēaj, Haxhi Shabani, Anton  dhe Shpresa Gojēaj, Rrok Berishaj, Life Hasa, Katrinė Lucaj, Flora Camaj, Fahrete Dukaj, Teuta Dreshaj, Ana Vulaj   dhe Afėrdita Nikaj.

Kurreshtje tė posaēme tek shikuesit zgjuan lojėrat tradicionale sportive si: kėrcim pupthi, hedhja e gurit nga krahu, prerja e trupave, tėrheqja e litarit , vrapim nė 1000 m dhe futboll pėr tė rinj, tė cilat u mbajtėn ditėn e tretė tė kėtij manifestimi nė bjeshkėn e bukur tė Koritės.

 Tė nesėrmen, mė datėn 20 gusht, nė gjimnazin e Tuzit, Unioni i pavarur i studentėve shqiptarė mbajti njė ligjeratė me titull "Lufta kundėr narkomanisė- Jo Droga !", kurse nga Tuzi deri nė Tėrgajė dhe anasjelltas u mbajtėn vrapimet e ēiklistėve dhe  nė Shtėpinė e Kulturės nė Sukruq u mbajt mbrėmje argėtuese.

Ditėn e pestė tė kėtyre takimeve kulturore e sportive u zhvilluan kėrcimet nga Ura e Tėrgajės, ndėrsa nė mbrėmje nė lokalet e gjimnazit tė Tuzit u mbajt promovimi i botimeve tė tre librave tė Shoqatės "Illyricum".

Mjaft atraktive ishin edhe garat sportive: notimi, skitaria, lundrimi me sule, gjuejtja me ēifte dhe atraksioni me motoskafė nė liqenin e Shkodrės. Jehonė pati edhe ndeshja futbollistike midis Malėsisė kėndej dhe andej kuifirit, e cila pėrfundoi me rezultatin 4:2. Dashamirėt e artit skenik me interesim  ndoqėn dramėn "Kush e vrau Kastin", interpretuar nga aktorėt e SHKA "Rapsha".

Nė fund tė manifestimit nė Shtėpinė e Kulturės nė Sukruq u organizua spektakli muzikor me kėngėtarėt Lirie Dedvukaj, Gjekė Dushaj, Lindon Camaj, Musa Dreshaj, Prėlė Junēaj, Arben Delaj, Jasmin Nikaj, Toni Ujkaj, Nikollė Lucaj, Isa Gjokaj dhe Violeta Lulgjuraj. Nė kėtė spektakėl morėn pjesė edhe humoristėt nga Shqipėria Gėzim Ēela, Xhilda Druni dhe Gac Kadria.

 Sipas vlerėsimeve tė shumicės sė pjesėmarrėsve  ky manifestim ishte mė cilėsorė se ai i vitit tė kaluar. Pjesėmarrja e qindra adhuruesve tė kėtyre takimeve kulturore dhe lojėrave sportive, dėshmon pėr organizimin e suksesshėm tė tyre. Por, mė me rėndėsi ėshtė fakti se malėsorėt pėrmes kėtij manifestimi kulturor dhe sportiv janė nė rrugė tė mbarė , jo vetėm tė kujtojnė, por tė ruajnė traditėn e tyre.

 

 

Ali Gjeēbritaj

"NĖ FILLIM TĖ VERĖS" - FESTĖ POPULLORE NĖ OSTROS

Nė fillim tė verėsFestat popullore janė kremta me te cilat populli shpalos vlerat e tija kulturore e shpirtėrore. Pėr dallim nga ata konfesionale e shtetrore, ato pagane janė trashiguar nga lashtėsia, kanė specifikat dhe rėndėsinė e vet, siē ėshtė edhe festa e Krajės 'Nė fillim tė verės', e cila festohet tash nėntė vjet. Nisur nga fakti se pėr mė se pesdhjetė vjetė festat popullore nė Krajė si dhe gjetiu qenė tė ndaluara nga pushteti monist-sllavokomunist, Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi -Dega e Krajės me 1993 inicoi vazhdimin e traditės sė vjetėr tė festės sė Krajės. U vendos qė ajo tė mbahet nė vikendin e dytė tė muajit qershor, tė ketė karakter popullor dhe tė jetė vazhdim i traditės pagane. Manifestimi ka pėr qellim zhvillimin dhe ruajtjen e traditės tė festimit tė Shėn Mėrisė sė verės, festė e lashtė pagane e tė korrave, ku kranjanėt nė kėtė ditė e kishin pėr zakon tė ēojnė nga njė gur nė maje tė Rumisė, me ēka duhej tė ruhet lartėsia e bjeshkės nga erozioni natyror. Kėndohej me njė gjuhė simbolike, ēka dėshmojnė dhe vargjet e kėngės popullore:

Oj Rumija bjeshkė e naltė,

Ti u bash o ma e naltė,

Me e nalt u bash se je...

Se fjala ėshtė pėr rit tė vjetėr pagan e deshmon Straboni (63 para - 20 pas Kr.), qė thotė se Rumianet (kranjanėt), festojnė festėn e vet - festėn e verės, e cila i pėrgjigjet festės sė Shėn Mėrisė nė verė. Thuhet se kjo festė kremtohej mė vonė edhe tek kisha e Krajės- Shėn Mėria e Krajės. Deri mė sot nė Krajė u organizua nėntė manifestime 'Nė fillim tė verės'. I pari u organizua mė 12.qershor 1993 te shkolla e katundit Kėshtenjė, nėn hijet e gėshtenjave mijėvjeēare. Ėshtė vendim i organizatorit qė vendi i manifestimit tė ndrrohet, ashtu qė i dyti u mbajt nė Arbnesh, nė Fier tė Madh afer xhamisė sė fshatit, me 12.qershor 1994. Nė kėtė manifestim ishin tė pranishėm mbi 1.500 veta. Bujaria dhe mikpritja shqiptare ėshtė vyrtyt i kombit shqiptar, siē janė edhe Kranjanėt. Bukė e kripė e zemėr nė kėto treva ka patur gjithmonė pėr musafirėt. Edhe nė mani-festimet e deritashme, duke mos i larguar traditės, organizatorėt gatuan petulla dhe djath vendi me tė cilat u shėrbyen tė gjithė. Manifestimi i tretė dhe i katėrt u bė tek shkolla fillore „Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu" nė Ostros. Tashmė festa u bė tradicionale. Kėto dy manifestime u mbajtėn me datėn 12.qershor 1995, gjegjėsisht me 8.qershor 1996. Manifestimi i pest me 12.qershor 1997, krahas pjesės argėtuese e lojrave popullore, u pasurua edhe me ekspozitė tė veshjes popullore kranjane, tė artizanatit popullor autokton, siē janė tarjehet (vejkėt), jeremia, farka, shtiza e boshte pėr tjerrje, gjėrgjėfi pėr qėndisje. Pati dhe njė mini ekpozitė tė librit, autorė tė cilėve ishin kranjanė qė jetojnė nė Krajė dhe jasht saj. Ky manifestim u mbajt nėn hijet e gėshtenjave tė Sylashojve, vend ky qė u la nga organiat ori qė kėtu tė mbahet ēdo vit festa. Pėr shkak tė luftės nė Kosovė manifestimi i gjashtė u shėnua vetėm me ndeshje sportive nė Blacė, pranė bregut tė Liqenit tė Shkodrės. Manifestimi i shtatė u nda nė dy pjesė: fudball dhe valejball nė Ostros, si dhe dalja e njė grupi alpinistėsh kranjanė nė majė tė Rumisė tė lartė 1.596 m. Manifestimi i tetė mbahet mė 17.06.2000 nėn hijet e gėshtenjave tė Sylashojne, e pastaj i sivjetmi me 22 dhe 23 qershor 2001. Ditėn e parė u shpalosen vlerat letrare, muzikore e artistike, recitali 'Vendlindja' tė autorėve kranjanė interpretuar nga SH.K.A „Kraja". Kishte kėtu dhe njė mini panair tė librit, me autorė kranjanė. Ishin ekpozuar dhe audio e video kaseta tė kėngėtarit Myzafer Koliqi, pastaj „Dasma e Krajės" e Muharrem Ardallit. Si dhe ekspozitat e piktorėve nga Kraja. Pjesa tradicionale e manifestimit me kėngė, valle dhe lojra popullore mbajt tė nesėrmėn. Mysafirė nė festėn e Krajės ishin jo vetėm artistė, dramaturgė e kėngėtarė, por dhe diplomatė e politikanė jo vetem nga trevat shqiptare nė Mal tė Zi, por edhe nga Shqipėria. Festa e Krajės, siē thonė shumica, ose manifestimi popullor „Nė fillim tė verės" ėshtė festė e tė gjithė kranjanėve kudo qė ndodhėn dhe e tė gjithė popullit shqiptar. Ėshtė kjo dhe njė ditė takimi mes njerėzve, ku pėrmes kėngės, valles e lojrave popullore zhvillohet edhe dashuria pėr njeriun, pėr tė bukurėn, pėr traditėn. Kėtu pėr bukuri gėrshetohet tradicionalja me bashkėkohoren, popullorja me artistikėn, gojarja me tė shkruarėn.

 

 

 

Prim. dr. Gani Karamanaga

MUNDĖSIA E SHĖRIMIT TĖ SĖMUNDJEVE KRONIKE ME FAKTORĖ KLIMATIKĖ NĖ ULQIN

ULQINI, me faktorėt e jashtėzakonshėm natyrorė, detin e pastėr dhe tė kthjellėt, plazhat me rėrė, ujin sulfurik (mineral), baltėn minerale (peloidi) mjekuese, kripėn e detit, KLIMĖN e lehtė  bregdetare – mediterane, paraqet vendshėrim natyror me kualitete tė jashtėzakonshme tė njohura nė botė.

 Karakteristikat kryesore tė klimės

            Temperatura e mesme e ajrit ėshtė rreth 8.5 - 10ŗ C nė janar, kurse nė korrik deri 35ŗ C, kurse oshilimet mė tė mėdha tė temperaturės ditore janė 3 - 4ŗ C, gjė qė ėshtė shumė e rėndėsishme nga aspekti i pėrshtatjes  sė organizmit, sidomos pėr tė sėmurit nga organet e frymėmarrjes dhe atyre kardiovaskulare.

Temperatura mesatare e detit  ėshtė rreth 11ŗ C nė janar dhe 23 – 25ŗ C nė korrik/gusht, qė do tė thotė se larja nė ujė tė detit ėshtė e mundshme nė kohėzgjatjen prej gjashtė muajsh, gjegjėsisht nga muaji maj deri nė tetor

            Gjelbėshmėria – saliniteti  i detit ėshtė mė i madhė nė sipėrfaqe tė detit, e mė e vogėl buzė bregdetit, e sidomos nė afėrsi tė derdhjes sė lumit Buna dhe afėr gjirit Porto Milena, kurse mė e madhe rregjistrohet nė shkurtė  (38.5%), e mė e vogla nė prill (37.8%). Gjatė verės maksimumi arrihet nė shtator.

                    Ngjyra e detit dhe tejdukshmėria

            Deti i Ulqinit ėshtė me ngjyrė tė kaltėr e tė mbyllėt, kurse tejtukshmėria gjatė verės 38 m. Nė det para Ulqinit ėshtė mbajtur tejtukshmėria mė e madhe nė Adriatik (56m).

            Valėt e detit

            Valėt  mė tė mėdha nė bregdetin e Ulqinit i shkaktojnė: fortuna, jugu (shiroku), maestrali dhe garbinada. Lartėsia e valėve prej 0.5 – 5 m; valėt mė tė larta se 3 m janė tė rralla.

            Lartėsia e baticės dhe zbaticės ėshtė 31 cm.

            Numri i ditėve mbi 18ŗ C ėshtė 194 ose 54% nė vit.

            Ndriēimi i Diellit nė Ulqin ndėr mė tė mėdhenjėt nė Mediteran me rreth 2700 orė nė vit, ose 7 orė mesatarisht nė ditė. Kjo do tė thotė se INSOLIMI me efektin e tij pozitiv mund tė shfrytėzohet mė qėllime reaktivo – sheruese gjatė tėrė vitit.

            Rėra e detit

            Ulqini ka 17 km plazh mė rėrė. Rėra ėshtė me ngjyrė tė pėrhimtė nė tė bardhė, shumė e imėt dhe e pastėr, si pasojė e pastėrtisė sė ambientit. Ka pėrafėrsisht 30 elemente pėrbėrėse kimike (disa shumė tė rralla si: rubidium, cenzium, stoncium, sfen). Rėra biologjikisht ėshtė aktive e poashtu  pak radioaktive.

            Uji mineral i sulfurit

            Buron nė bregdet afėr hoteleve ,,Galeb” dhe ,,Albatros” si edhe nė lagjen Liman. Ndikon te sėmundjet e organėve digjestive si edhe te sėmundjet gjinekologjike, posaēėrisht tek steriliteti parėsor dhe dytėsor.

              Balta minerale (peloidi) 

gjindet nė afėrsi tė Kriporės si dhe ndėrmjet Zogajve dhe Shtojit.

            Sėmundjet kronike qė mund tė shėrohen me faktorė natyrorė

            l. Grupi i parė

            Sėmundjet kronike tė organeve tė frymarrjes: astma bronkiale, bronhiti kronik, emfizema e mushkėrive (ambienti i jashtėm, uji mineral, aerosol terapia natyrore).

            2. Grupi i dytė

            Kėtu hyjnė sėmundjet kronike gjinekologjike, si edhe shėrimi me sukses i sterilitetit parėsor dhe dytėsor tek femrat. Mjekimi i kėtyre sėmundjeve bėhet nė plazhat e grave afėr hotelit Albatros, ku buron uji mineral (sulfurik).

            3. Grupi i tretė

            Sėmundjet reumatizmale, nervore, kirurgjike (pėrdorimi i rėrės, peloidit, rrezitja nė diell).

            4. Grupi i katėrt

            Rehabilitimi i pėrsonave mbas ndodhjeve aksidentale – postraumatizmi (rėra, peloidi, larja nė detė).

            5. Grupi i pestė

            Shėrimi i sėmundjeve tė lėkurės me faktorėt e ambientit tė jashtėm, me ajrin e pastėr – aeroterapia, rrėzitja nė diell – helioterapia, larja nė ujė tė detit – talasoterapia, pėrdorimi i rėrės sė nxehtė, ujit mineral - balneoterapia. Po i numrojmė disa sėmundje tė kėtij grupi: psoriasis vulgaris, eczema vulgare, contact eczema, deramitis atopica, uritcaria chronica, tuberculosis cutanea.

            Nuk duhet shumė njohuri mjekėsore pėr tė vėrtetuar se nė Ulqin ekzistojnė kushte shumė mė tė mira pėr shėrimin e sėmundjeve kronike se sa qė ata janė nė Igalo ose nė Prēanj (Kotorr). Ato banja nuk ofrojnė as kushte tė pėrafėrta me kėto qė afron Ulqini.

 

 

Loro Markiqi

SUEDEZĖT NĖ FINLANDĖ - SHQIPTARĖT NĖ MAL TĖ ZI

Respektimi apo mosrespektimi i tė drejtave dhe kuptimi i ngjashmėrive dhe ndryshimeve nė realizimin e tė drejtave tė popujve pakicė nė shtetet respektive, me tė drejtat e shqiptarėve nė MZ, sė pari duhet tė kemi tė dhėna tė shumta. Ja disa qė kėtė materie e ilustrojnė mė sė miri.

Numri i popullit pakicė dhe territori

Suedezėt nė Finlandė numrojnė rreth 23.000 vetė dhe kryesisht jetojnė nė territor kompakt, gjegjėsisht nė regjionin Aland qė pėrbėhet nga disa komuna qė me 1921 kanė fituar autonominė territoriale-politike. Shqiptarėt nė MZ kanė filluar tė kėrkojnė tė drejtat e veta nė mėnyrė tė organizuar tek nė vitet e nėntėdhjeta. Jemi rreth 40.000 vetė qė jetojmė nė Mal tė Zi. Po ashtu si suedezėt, pak a shumė, jetojmė nė njė territor kompakt (pėrrreth kufirit me Shqipėrinė).

Gjuha

Nė rajonin Aland dominon gjuha dhe kultura Suedeze, kurse vetėm nė Ulqin ėshtė proklamuar me statut komunal dygjuhėsia, por megjithatė nė gjykatė komunale, polici lokale etj. nuk respektohet principi i dygjuhėsisė, madje edhe nė komunė nė disa raste dokumentin shqip kėrkojnė qė tė pėrkthehet nč gjuhėn sllave (nė Ulqin shqiptarėt pėrbėjnė mbi 75% tė popullatės). Nė ēdo komunė ku suedezėt pėrbėjnė 5% ose mė shumė, si gjuhė zyrtare tė barabarta janė gjuha Finlandeze dhe ajo Suedeze (nė Ulqin apo Tuz, Plavė e Guci ku pėrbėrja ėshtė mbi 5 fishin e kėsaj shifre nuk aplikohet principi i dygjuhėsisė ).

Qeverisja lokale

Qeverisja lokale nė Aland ėshtė konform ligjit mbi autonominė. Duhet cekur se ai rajon ka kuvendin e vetė, i cili ka kompetenca tė mėdha sidomos nė respektimin dhe rregullimin e tė drejtave tė popullit pakicė (siguria publike, arsimi, kultura, pasuritė artistike me vlerė nacionale, tregtia, industria, komunikacioni, politika banesore etj ). Bile pa pėlqimin e atij parlamenti nuk mund tė ndrrohen dispozitat e ligjit mbi autonominė. Pak a shumė ky rajon i cili ka disa krahina funksionon si shtet nė veti, por duke respektuar sovranitetin dhe integritetin teritorial tė Finlandės. Njė ndėr tė drejtat interesante ėshtė se nė atė rajon vetėm (qytetarėt), shtetasit e tij mund tė kenė pasuri tė patundshme, apo tė themelojnė ndėrmarrje nė territor tė Alandit. Pėrkundrazi shqiptarėt nuk kanė tė drejtėn e autonomisė as teritoriale e as kulturore. Kuvendi komunal nė Ulqin as nuk pyetet pėr pjesėt mė atraktive tė komunės – pjesėn bregdetare, tė gjitha plazhet, rrethin e liqenit dhe bregun e Bunės – tė ashtuquajturat "tė mirat detare ". Nė territor tė Ulqinit mund tė blejė kushdo pa kurrfarė kushtesh, bile edhe favorizohen nėse janė tė kombėsisė jo shqiptare – rasti i trojeve nė Tuz. Mė 1991 u aprovu akti i ri mbi autonominė i cili hyri nė fuqi nė vitin 1993 me tė cilin tė drejtat e Alandit avancohen. Kėshtu kanė pėrfaqėsuesin nė Kėshillin Nordik, dhe nė Unionin Europian. Pėr tė fituar shtetėsinė e Alandit, si shtetėsi e brendshme (interne), ėshtė e domosdoshme njohja e gjuhės suedeze (pėr kėtė shqiptarėt as qė mund tė ėndėrrojnė). Me kėto masa nė Aland sigurohet kompaktėsija dhe eleminohet mundėsia e asimilimit. Nė MZ asimilimi pėrshpejtohet, bile kėrkesat e shqiptarėve pėr respektimin dhe ruajtjen e kompaktėsisė priten nga qarqet malazeze si getoizim. Kush ka shtetėsinė e Alandės ėshtė i liruar nga shėrbimi ushtarak, me obligim kompenzimi nė shėrbime civile. Ky rajon ėshtė i demilitarizuar. Nė MZ territori ku jetojnė shqiptarėt nuk ėshtė i demilitarizuar. Pėrkundrazi, nė Ulqin ushtria ka nė pėrdorim pjesėt mė atraktive (Valdanosin, pjesėt e bregut tė Bunės, Adėn etj). Me ligje tė ndryshme Ulqinit iu muar edhe prona kryesore pėr ekzistencėn e banorėve, tė gjitha ndėrmarrjet tė cilat i ka themeluar komuna dhe objektet shkollore, ambulanca, objektet hotelierike etj.

Organizimi politik

Themel i realizimit tė tė drejtave tė suedezėve, ėshtė ekzistimi i organizatave tė pakicės sidomos ato politike. Nė votime pėrherė Partia Popullore Suedeze si parti nacionale fiton 70-80 % tė votave nė rajon. Kjo parti pėrpos qė qeverisė nė rajon, merr pjesė dhe nė Parlamentin Finlandez ku fiton 10-12 deputetė. Gjithashtu veprimtaria e fondacioneve dhe shoqatave joqeveritare lokale, luajnė rrol shumė tė rėndėsishėm nė artikulimin dhe tubimin e pjestarėve tė pakicės suedeze. Nė Mal tė Zi aktualisht ekzistojnė disa organizata joqeveritare dhe politike si dhe tri parti nacionale. Nė votime tė tri partitė shqiptare sė bashku nuk kanė fituar mbi 45% tė votave tė shqiptarėve. Kėto parti, tė cilat nė votimet e fundit shkuan veēmas, pėrfaqėsohen nė Parlamentin malazez vetėm me dy deputetė. Kjo e dhėnė pėr ēdo organizatė politike apo joqeveritare tė vetėdijshme shqiptare do duhej ta detyroj tė bėjė ndryshime nė veprimtarinė e tyre, sidomos nė drejtim tė koordinimit tė pėrbashkėt.

Sistemi shkollor

Sistemi shkollor nė Aland po ashtu ėshtė i pėrshtatur, kėshtu qė mėsimi zhvillohet nė gjuhėn suedeze, duke filluar nga arsimi fillor e deri nė atė universitar. Universiteti suedez, nė kuadėr tė tė cilit punojnė 6 fakultete, numėron rreth 4000 studentė pėrposė qė studjojnė edhe nė universitetin finlandez. Nė MZ kemi shkolla fillore, por jo nė tė gjitha fshatrat shqiptare (Braticė Kullomzė e gjetkė), dhe ato tė mesme, por nuk kemi universitet shqip, ēka kohėve tė fundit ndikon shumė nė shkallėn e ulėt tė arsimimit tė brezit tė ri. Diplomat e Universitetit tė Kosovės nuk pranohen, kurse ato tė Shqipėrise duhet tė nostrifikohen duke dhėnė numėr tė shumtė tė provimeve nė gjuhėn sllave. Kjo situatė i dekurajon tė rinjt shqiptarė qė dėshirojnė dhe kanė prirje tė studjojnė. Nga kėto krahasime shihet qartė se shqiptarėt sapo kanė filluar tė kėrkojnė e t’i fitojnė tė drejtat, tė cilat tė tjerėt i realizojnė me dekada mė parė. Edhe pse me hapa shumė tė vegjėl duket se pėr sė miri po punohet, por ende nuk e kemi kuptuar sa duhet tregimin pėr thupra „Bashkimi bėn fuqi".

 

 

 

Gjekė Gjoni

PUNA ME TĖ GJITHA KATEGORITĖ - GARANCI E SUKSESIT

Njėmbėdhjetė fitore, dy barazime , vetėm njė humbje, golėverazhi (20:2) ėshtė bilanci i sivjetėm i kadetėve tė Klubit futbollistik "Otrant" nga Ulqini. Ata bindshėm  zunė vendin e parė nė Regjionin Jugor dhe sezonin e ardhshėm do tė bėjnė gara nė Ligėn malazeze. Ky sukses i jashtėzakonshėm, tė cilin deri mė tani nuk e ka arritur asnjė klub sportiv i kėtij qyteti ėshtė rezultat i punės me tė gjitha kategoritė.

Kadetėt e klubit futbollistik "OTRANT"- Nė vitin garues 1999-2000 rreth klubit u tubuan shumė qytetarė me njė psikologji tė re pėr qytetin tonė, tė bindur se me punė sistematike mund tė arrihet ajo ēka planifikohet. Pėrgatitjeve pėr garat e sivjetme ia filluam pa kushte elementare, siē janė: garderoba, topat dhe paisjet e tjera tė nevojshme pėr lojė. U paraqitėm pėr gara me fatosa ( 10-12 vjeē), me pionierė ( 13-14 vjeē) dhe me kadetė ( 15-16 vjeē). Falė punės sė palodhur tė stafit drejtues tė klubit dhe vullnetit tė fortė e energjisė sė pashterrshme tė futbollistėve tė rinj ia arritėm  kėtė kampionatė ta mbyllin me sukses jashtėzalkonisht tė lakmueshėm. Nė kategorinė e fatosave zumė vendin e tretė,kurse nė kategorinė e pionierėve ngadhnjyem nė Kupėn e Bregut tė Detit dhe ishim finalist i Kupės sė Malit tė Zi- thotė kryetari i klubit , Pjetėr Lulgjuraj.

Ky sukses, qė njėheri ėshtė edhe shpėrblimi mė i mirė me rastin e 75-vjetorit tė themelimit tė kėtij klubi, nuk do tė ishte i mundur pa pėrkrahjen e pazėvendėsueshme tė afaristėve ulqinakė.