EDITORIALI:

Simė Dobreci

LEXUES TĖ NDERUAR

Para Jush ėshtė " BUZUKU" gazeta jonė dhe e Juaja, e cila ishte nė program tė publikimeve prej themelimit tė Shoqatės pėr kulturė  Don Gjon Buzuku. Gazeta do tė merret me ēėshtje shoqėrore, kulturore dhe informative. Do tė trajtojė tema nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e shqiptarve kryesisht nė Mal tė Zi.

E kaluara:  Do tė shkrujmė pėr trashėgiminė kulturore, pėr traditėn, doket, zakonet, pėr folklorin, pėr  ngjarjet e lavdishme, pėr burrat e dheut , pėr burrėreshat, tė bukurat e dheut, pėr  gjenezėn tonė dhe pėr fiset tona. Me njė fjalė do tė pėrpiqemi tė afirmojmė vlerat tona kulturore.

E tashmja:  Do tė trajtojmė tema aktuale  nga tė gjitha sferat e jetės sonė. Nė fokus tė interesimeve tona do tė jenė problemet qė i mundojnė rininė tonė- shkollimi, papunėsia, narkomania, alkoolizmi, mėrgimi qė i shkretoi viset tona, jeta kulturo-zbavitėse  etj. Nuk do tė lihen anash as shkrimet pėr njė jetė t denjė njerėzore , tolerancė , harmoni e mirėkuptim midis tė gjithė shqiptarėve kudo janė, kėtu e nė disaporė, pa dallim feje e bindjeje  politike. Po ashtu do tė shkruajmė edhe pėr zhdukjen e mbeturinave administrative komuniste, pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe mallrave nė shtetet ballkanike, siē ėshtė sot nė Evropėn Perėndimore, ēka mendojmmė se do tė sjell mirėqenien e njerėzve.

E ardhshmja:  Duke u nisur nga fakti se pa rini tė shėndosh e tė shkolluar nuk ka as komb tė shėndosh e prparimtar do tė tentojmė    prekim aso temash  tė cilat e nxisin gjenaratėn e re pėr pun kreative. Nė veēanti do tė pėrkrahim dhe afirmojmė punėn e tė gjithė atyre  qė kanė afinitet pėr art, letėrsi, muzikė, sport e lėmi tė tjera. Por jo vetėm kaq.

Dėshirat dhe synimet tona nuk mund t'i arrijmė pa Ju. Na kėshilloni dhe na ndihmoni, madje edhe na kritikoni. Ēdo kritikė e Juaj ėshtė ndihmė pėr ne qė gazeta tė jetė mė e mirė.

 Tė gjithė ekspertėt e fushave tė ndryshme tė diturisė dhe tė gjithė gazetarėt e interesuar me shkrimet, punimet e veta janė tė mirėseardhur nė gazetėn "Buzuku".

 

Ismet Karamanaga

KALAJA E ULQINIT

Kjo kala,  ku secili gur mund tė flasė pėr njė tė kaluarė tė bujshme, ėshtė ndėr  mė tė vjetrat dhe mė atraktivet nė kėtė pjesė tė Mediteranit. Shkėmbinjt mbi tė cilėt ngriten lart muret dhe bedenet e saj, mijėra vjeē tė shplarė nga valėt e detit, dėshmojnė se kėtu kanė jetuar paraardhėsit tonė Ilirėt, shumė mė parė se kur ėshtė filluar tė shkruhet historia.

Sipas Plinit (tė vjetėr) nė shekullin V p.e.r. themelohet Kalaja me emrin Olcinium. Muret e vjetėr "qiklope" nė hyrje dėshmojnė pėr vjetėrsinė disa mijėravjeēare tė sajė. Secila pėllėmbė e kėsaj hapsire flet pėr njė tė kaluar tė famshme, pėr njė histori tė bujshme tė kėtij vendbanimi. Shumė gėrmadha arkeologjike flasin pėr kėtė kėshtjellė si pėr njė vendbanim me civilim tė lartė, me njė portė dhe me njė flotė tė famshme, e cila e ka lidhur Ulqinin me botėn e njohur antike. Shumė tė njohur e tė panjohur qė  jetuan dhe vepruan kėtu  lanė gjurmėt e njė civilizimi me tė cilin gjeneratat e sotme mund tė krenohen.

As pas luftrave romako-ilire (269-268) nė Kala nuk u ndėrrua substanca ilire. Romakėt nė Ulqin kanė sjellė veteranėt tė cilėt gėzonin po ato tė drejta civile dhe qytetare, si nė qytetet tjera tė Perandorisė Romake.

Periudha mė e errėt e Kalasė ėshtė nė shekullin VII-XI me ardhjen e sllavėve nė Gadishullin Ballkanik. Mirėpo gjatė gjithė kėsaj periudhė ajo ruajti identitetin e vet dhe gėzoi njė autonomi  edhe kur Zetėn e pushton Stefan Nemanja me 1183. Mbishkrimet nė monumentet kulturo - historike dėshmojnė pėr kėtė. Deri me 1403 mbizotėruese ka qenė feja katolike, tė cilėn e kanė pranuar edhe pushtuesit sllavė. Ka tė dhėna qė flasin se Kalaja  prosperitetin mė tė madh ekonomik nė historinė e saj e arriti  nė kohėn e Ballshajve (1363-1421). Gjergj Ballsha ndėrton pallate tė ndryshme  dhe kisha. Nė Kullėn e Ballshajve ka jetuar dhe vepruar reformatori i Talmudit, i famshmi Sabatej Cevi, nė kohėn e sundimit Osman, i cili nė vitin 1666 kalon nė Islam dhe me emrin e tij Mehmet Efendija jeton deri nė vdekje, me 1676.

Nė vitin 1421 Kalaja kalon nėn Venedikun dhe pa dyshim e humb rolin dhe vlerėn tė cilėn e ka patur mė parė. Mbetet si njė kėshtjellė e fortifikuar me bedena por pa rėndėsi politike nė kėto vise.

Me 1571 Ulqini bie nėn Perandorin Osmane, nėn sundimin e tė cilės mbetet deri nė Kongresin e Berlinit me 1878. Gjatė kėsaj kohė feja e re- islami- e ndryshon mėnyrėn e jetesės nė Ulqin, kurse qyteti pėrjeton njė zhvillim tė madh ekonomik. Vendoset njė garnizon ushtarak nė pjesėn e Citadellės nė Kala, i cili dirigjon me jetėn e qytetit. Ndėrtohen shumė objekte fetare dhe civile, rindėrtohen muret dhe bedenet e Kalasė.

Piratėt ulqinak kanė pasur marrėdhėnie tė forta me Piratėt Algjer dhe nga kėto vende shpeshherė janė kthyer me robė lufte, zezakė, tė cilėt i kanė shitur nė Sheshin e Skllavėve ose Pazarin e Qytetit, siē e kanė quajtur kalalitė.  Sot nė Ulqin ende ka familje zezake tė cilėt e kanė prejardhjen nga ajo periudhė.

 Me rėndėsi ėshtė tė pėrmendim se Piratėt ulqinakė nė Ulqin kanė sjellė edhe shkrimtarin e famshėm M. de Servantesin, i cili si rob lufte ka jetuar 5 vjet nė Kala. Pėr kuriozitet po e krahasojmė emrin e Ulqinit tė asj kohe Olcinium me atė tė dashnores sė Don Kishotit, Dolēinejėn. Ndoshta njė kalaleshė e bukur ka qenė  inspirim pėr personazhin e  romanit tė Servantesit .

Me ardhjen e turqve u pėrhap besimi i ri islam, por u ruajt identiteti shqiptar i ulqinakėve. Kėtė e dėshmon edhe Arnold von Harfi, i cili me ardhjen e tij nė Kala dėgjon dhe shėnon fjalėt e para shqipe.

Dy vjet pas Kongresit tė Berlinit, me 1880 Ulqini i dorėzohet Malit tė Zi me presion tė Fuqive tė Mėdha.Kėshtu, Kalaja ka pėrjetuar pushtues tė ndryshėm, tė cilėt i lanė gjurmėt e veta. Po ashtu gjurmė lanė edhe tėrmetat e shpeshtė, sidomos ai i fundit me 1979, i cili la pasoja tė rėnda.

 Kalaja e Ulqinit nuk ėshtė restauruar si ajo e Budvės apo e Kotorit, prandaj Shoqata "Miqtė e Kalasė" kėrkon nga tė gjitha instancat pėrgjegjėse shtetėrore pėprkrahje dhe ndihmė financiare pėr restaurimin dhe revitalizimin e saj. Radhitja e Kalasė nėn mbrojtjen e UNESKO-sė ėshtė mėnyra e vetme e ruajtjes sė kėsaj kėshtjelle tė lashtė. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė organizohen  tė gjitha subjektet politiko-shoqėrore. Pėrndryshe ky ėshtė obligim i tė gjithėve.

 

Gjura i Macit Nik`s

LEGJENDA E SHESTANIT

Mā t’parit Shestanas i kanė thānė Zef. Aj kį kjenė pej Shkrelet, ku elle kį kjenė mret. Zefi kį vrį diken n’Shkrel, kį hypė nė gjak. Vllazninė e kį pasė t’vogėl, e pej friget mos ta vrasen at ose diken pej vllaznisė, aj kį ikė pej anej elle isht nalė n’Zetė. Pej Zetet shkon n’Shkodėr, ku isht martuo. Pleqt e Shkrel’s e bānė familjen e ati t’vrįmit me ja falė Zefit gjakun, e ashtu Zefi erll prapė n’Shkrel. Por, aj atje vret prapė nji njeri. Tash iken n’ānė tjetėr t’Liqenit Shkodėrs, n’ven qi i thonė Pulishė, te mali Vollosmon, nėn Shestan t’soēėm. Zefi pati 6 djelm. N’at vakt, Shestani Nalt elle Shestani Posht kanė kjenė pį popull. Pej Pulishit, Zefi doli mee bregut Vidirjak, nėrmjet Shestanit Nalt elle Shestanit Posht, e pej anyj ja u dav tokėn e Shestanit djelmve ti. Prį, Shestani e fitoj emnin pej fjalet ‘me shestuo’ (me dį, me caktuo). Leka, mā i vogli elle mā i bukri nėr djelmt e Zefit, shkoj n’Selcė, e pej ti janė Lekiq’t (n’t’lemit e diellit pej Selcet gjinet nji virane, qi i thonė Kulla e Lek’s). Kur shkoj Leka n’Selcė, aj atje nuk pati mįllė, por ka jetuo nėn nji shatorr. N’ditėn e fest’s, kėrrkoj pej Selcanjān’ve me i falė aq tokė sį  t’munje me livruo pėr aq vakt sa ngjase mesha n’kishė. Ata ja llanė aq tokė. Kur filloj mesha, Lek’s i erllen elle ata pesė vllazėn t’tjerė elle filluon me livruo. Deri u maruo mesha, Leka e zaptoj gįti t’tānė mallin. Selcanjān’t i thonė prithtit me kryje meshėn, se metem pį mįllė. Kur u kryje mesha, ata shpejt dolen pej kishet, e i thonė ‘Nalu, he kopil, se nuk po merr mā’. Elle sot i thonė mallit Lekiq’ve Kopilica. Leka nuk kį pasė pyllė. Kėrkoj pej plakut katunit me i llānė aq pyllė, sa munje me pėrzānė me nji likurė kavt. Ata ja llanė. Leka mori gėrshān’t elle e prev likurėn e kavt aq hollė, gįti sa peni. Me at rrathoj pyllin mā t’mirin n’Lekiq elle ja u mori.

Pej djelmve tjerė t’Zefit u formuon katunet. Pej Luket – Lukiqi elle Gurrza (guri i zi), pej Dedet – Dedanjt elle pej Gjuret – Gjuraēi; djali Zefit, Nreka pati dy djelm: pej Niket Zi janė Karanikiqi (Nonmal, Nėnmal) elle Gjonkoviq’t, e pej djalit tjetėr, Vuēetet – Vuēedabiq’t (Uzhdabiqi).

Granica (kufini) i Shestanit kį kjenė buzė Liqenit Shkodėrs deri n’Krricė, Petal, Sitojcė (bregu mas Golikut), bregu Obod, Qafa Pal’s, Ėrrvan (Rrvan), Sijeca, Lubin, brezi maleve ēysh Lloncit deri n’Kunorė, Vesirr, Vardol, Vaganjė edhe Kruodars, e pej anyj buzė Liqenit deri n’Muriq.

N’Shesatan, si nėr Malazez, nuk janė pėrdoruo prezimet (emnat familjarė). Deri mė senen 1850, gjint janė regjistrua, ashtu qi isht shkruo emni, emni t’jatit elle emni i gjyshit.

 Ket legjendė e shkrova ashtu si Shestanasit e flasin gjuhėn shqipe.

 

 

Zefi i Rrokut Simės

AKTIVITETET E SHOQATĖS "DON GJON BUZUKU"

Shoqata " Don Gjon Buzuku"  ėshtė shoqatė joqeveritare ku qytetarėt vullnetarisht e nė mėnyrė tė lirė promovojnė vlerat kulturore, historike, tradicionale, artistike, etnografike jo vetėm tė vendlindjes por edhe tė trevave tjera  tė banuara me shqiptarė nė Mal tė Zi. U formua me 20 mars 1995 nė vilėn "Bindi" nė Ulqin ku ishin prezentė: dr. patėr Vinēenc Malaj, Zef Kovaēi,  Gjergj Pepgjoni, Andri Simoni, Nikollė Dabi, Nikollė Simonoviq, Nikollė Marnikoviq, Zef Llukiqi, Mark Junkoviq, Josip Stanoviq, Lubo Llukiqi, Pal Dabaj, Rrok Gjolaj dhe Anton Sinishtaj.

Selia e Shoqatės ėshtė nė Ulqin, kurse nė Tivar, nė Tuz, nė Shestan, madje edhe nė Amerikė dhe nė Australi i ka degėt e saj.

Ky asociacion kulturor jopartiak, e ka pėrqmndruar veprimtarinė nė dy drejtime: nė zbulimin e sa mė shumė tė vėrtetave shkencore pėr jetėn dhe veprimtarinė kishtare dhe kombėtare tė Gjon Buzukut dhe nė njohjen e opinionit me historinė dhe traditėn kulturore tė Shestanit dhe tė vendeve pėrreth tij.

 Aktivitetet mė tė rėndėsishme tė Shoqatės janė:  kontaktet me Ansamblin "Migjeni" nė Ulqin ( 1995) dhe nė Tiranė (1996), kontaktet me Entin republikan pėr mbrojtjen e pėrmendoreve tė Malit tė Zi, nė Cetinė dhe nė Ulqin (1998), angazhimi pėr revitalizimin e  kishave mesjetare nė Kala tė Ulqinit (  22 mars 1998), pjesėmarrja nė rivarrimin e Fishtės, nė Shkodėr ( dhjetor 1998), bashkėpunimi me shoqata dhe parti politike nė Mal tė Zi nė Kosovė dhe nė Shqipėri, inicimi dhe kontributi i Shoqatės pėr ndėrtimin e kishės sė kohės sė Buzukut nė Briskun e Poshtėm ( 26 tetor 1996), takimi me Amfillohien dhe ministrin e atėhershėm pėr fe  BudimirDubak rreth ēėshtjes sė kishės nė Kala tė Ulqinit (1998) , inēizimi i filmit dokumentar pėr dom Simon Filipaj, mbrėmja pėrkujtimore kushtuar njėvjetorit tė vdekjes sė patėr Vinēenc Malaj, marrėveshja  me kryetarin e Shoqatės sė shkrimtarėve dhe drejtorin e Shtėpisė Botuese nga Tirana z. Fatmir Toēin pėrkitazi me bashkorganizimin e Panairit tė Librit nė Ulqin, ), pastaj promovimi i librit  tė patėr Vinēenc Malaj "Kuvendi i Arbėrit" , pėrgatitja e dokumentacionit pėr lokacionin e njė kishe tė re katedrale afėr pompės sė vjetėr tė benzinės nė Ulqin , botimi dhe promovimi e pėrmbledhjes sė librave tė patėr Vinēenc Malaj , organizimi i mbrėmjes pėrkujtimore kushtuar 75 vjetorit tė lindjes sė dom Simon Filipaj, bashkė me Art Clubin dhe promovimi i librit "Krishtenizmi ndėr shqiptar".

 

 

Gjekė Gjonaj

Sesion shkencor kushtuar kryengritjes sė Malėsisė 1911

MALĖSORĖT PĖRKUJTUAN BABALLARĖT E TYRE

Ky flamur u ngrit nė Deēiq nė vitin 1911Kryengritja e Malėsisė paraqet faqen mė tė ndritshme tė histtorisė sė fiseve krenare tė malėsorėve nga Hoti, Gruda, Triepshi, Koja, Kelmendi, Kastrati, Shala, Shoshi  e Shkreli. Ajo ėshtė e rėndėsishme jo vetėm pėr Malėsi ( komuna e Podgoricės), por edhe pėr mbarė kombin shqiptarė nė luftėn e tij pėr ēlirim nacional nga pushtuesi pesėqindvjeēar otoman. Ajo zė njė vend nderi nė hsitorinė tonė kombėtare dhe shumė mė gjerė, sepse njė vit e gjysėm para pavarėsisė shqiptarėt i treguan botės se nuk durojnė mė tė jetojnė nėn sundimin shekullor turk dhe se mė parė janė tė gatshėm tė japin jetėn siē e dhanė shumė prej tyre pėr atdhe, gjuhė dhe komb tė vet. Kjo do tė ishte porosia kryesore e Sesionit shkencor kushtuar 90 vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė 1911 i mbajtur pėr herė tė  parė mė 7 dhe 8 prill nė fshatin Sukruq, 4 kilometra larg Tuzit.

Ky tubim u organizua nga Shoqata "Illyricum" nga Tuzi nė bashkėpunim me Departamentin e Historisė tė Universitetit tė Shkodrės.

Fjalėn e hapjes e mbajti Fran camaj, kurse nė emėr tė disaporės pjesėmarrėsit i pėrshėndetėn Nikollė Junēaj dhe Prėlė Sinishtaj. Disa nga luftėtarėt e Deēiqit

Gjatė dy seancave tė sesionit me kumtesa u paraqitėn : Nga Mali i Zi  mr.Riza Rexha, mr.Gjergj Nikprėlaj, dom Nikė Ukgjini, dr. Radoje Pajoviq,Gjergj Berishaj, Pjetėr Ivezaj, Fran Lulgjuraj, Mark Gjokaj, Mark Dusha,Nikollė Berishaj,Fran Camaj, nga Shqipėria    prof.dr Gazmend Shpuza, dr. Pal Doēi, dr. Romeo Gurakuqi.

Nė kėtė simpozium shkencor u kumtuan 15 kumtesa nga fushat studimore tė historisė, historisė sė artit ushtarak, historisė sė gruas, historiografisė, historisė sė shtypit, folkorit e  letėrsisė shqipe. Studiuesit sollėn kontribute me vlerė pėr kėto tema: Pėrmasat e Kryengritjes sė Malėsisė 1911, Vėshtrim mbi Kryengritjen e Malėsisė, Aspekti ushtarak i kryengritjes, Kryengritja e |Malėsisė dhe Fuqitė e Mėdha, Kryengritja nė shtypin qendror tė Malit tė Zi, Kėrkesat e Malėsorėve drejtuar Fuqive tė Mėdha, Memorandumi i Greēės dhe paqja e Podgoricės e 2 gushtit 1911, Frymėzimi kristian nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe, Kryengritja e Malėsisė nė historiografinė e Malit tė Zi, Kryengritja si kontinuitet dhe aksion nė funksionin e  emancipimit kombėtar, Kryengritja nė Lahutėn e Malcis, Roli i Malėsores nė kryengritje, Kryengritja nė epikėn e krajl Nikollės dhe Kryengritja nė kėngėt popullore.

Tringa e Smajl Martinit (1870-1917), e njohur me emrin Tringa e Grudės, u shqua nė Kryengritjen e vitit 1911Punimet e kėtij sesioni u ndoqėn me interesim tė madh nga tė gjithė pjesėmarrėsit  ( pėr ēudi ishin nė numėr tė vogėl )  sepse u nxorrėn nė shesh disa risi tė cilat ndriēojnė shumė fakte historike jo vetėm pėr Malėsinė tonė, por edhe pėr mbarė indin kombėtar.

 Simpoziumi edhe pse pati disa mangėsi ia arriti qėllimit. Malėsorėt me respekt  dhe mirėnjohje tė veēantė pėrkujtuan tė parėt e tyre trima e trimėresha nė betejėn e famshme tė Deēiqit, tė cilėt nė krye me udhėheqėsin e shquar Dedė Gjo Lulin ia arritėn mė 6 prill 1911 nė Bratile ta ngrisin flamurin  kuq e zi tė Skėnderbeut.

 

 

 

 

Sima i Gjonit Nik`s Kol` Nik`s

SHESTANAS` - KU JENA SOT

Shestani gjinet nėrmjet Detit Adriatik dhe Liqenit t’Shkodėrs, nė faqen kah Liqeni t’bjeshk’s Rumia. Jeta n’ato male ka kjenė me shum munime, me zorė t’madh. Por burrat e burrneshat e Shestanit u banė ballė tė gjitha zoreve e t’kqijave dhe dolen faqebardhė gjithmonė. Ata kanė ditė me pritė mikun me bukė e krypė e zemėr. Nerėn e besėn ata e kanė pasė t’shenjtė.

T’par’t tonė qinruen burrnesha e burra. Burri zbukurohe me jelek e xhamadan, me ēakshir t’bardhė dhe qeleshe t’bardhė. Ēakshir’t kishin shiritin e zi, kurse rreth qeleshes kanė p’shtjellė shaminė e zezė; k’shtu kanė ba pėr me i majtė jazė Gjergj Kastriotit Skenderbegut.

Katundi Ljare. Pikturė e patėr Vinēenc MalajBurrneshės i kishte hije vishja e Shestaneshės e moēme me mija vjet. Me ket vishje do t’jetė zbukurue edhe Teuta, mretnesha e Ilirėve; e Ilirėt kanė kjenė t’par’t tonė, t’parėt e Shqyptar’ve.

Burrneshat e burrat e Shestanit rriten shum burra n’za e me namė. Po pėrmenim vetėm disa sish. Don Gjon Buzuku, qi duhet t’kijet kjenė pej Briskut, qiti n’dritė Mesharin e parė n’gjuhėn shqype mė 1555. Gjergj Junku pej Dobrecit, ka kjenė njeri shum  i zoti, ashtu qi papa Benedikti V e shpalli ipeshkėv n’moshė shum tė re, kur kishte  30 vjet, ēka ishte jasht rregullave kishtare; aj kryesoi ipeshkvinė e Pultit, Lezh’s dhe Shkodėrs. Mė 24.7.1786, papa Pio VI e cakton Gjergj Junkun ipeshkėv t’Tivarit, ku qinron deri n’fun t’jet’s (1787). Biskupi Nikollė Dobreēiqi e ka pasė babėn pej familjes Marlenaj nė Dobrec. Pjetėr Perkoliqi isht pej Nėnmalit; ka kjenė n’krye t’ ipeshkvisė t’Tivarit pej 1979-1998. Patėr Jaku (i njothtun edhe si patėr Jak Salēi) ka kjenė i lemė n’Kullomzė, kurse t’parėt e ti erdhen pej Shestanit, pej Lukiqit; patėr Jaku i pari ēili shkollėn shqype mė1916-1918 n’Ulqinit. Vinēenc Malaj (patėr Vinkoja, 1928-2000) pej Ljares, akademik i Akademisė Duklane t’Shkencave, e pasunoi kulturėn tonė shqyptare me libra dhe shum shkrime tjera qi kanė ranėsi tė madhe. Pej sa e sa burrave n’za qi ka dhanė Shestani, k’sajė herė lė t’pėrmenet vetėm edhe Kolė Bajraktari, burri i urtė dhe menehollė.   

T’para 300 vjetve, mjatht familje e l’shuen Shestanin dhe zunė ven afėr Zadret (Zara), n’Dalmaci. Ata e neronjshin gjuhėn e vet shqype, paten shkollėn shqype dhe burrnoheshin qi janė Shqyptarė, e k’tu kje arsyeja qi katunit t’tyne Dalmatin’t ja njiten emnin Arbanasi (do me thanė Shqyptar’t). K’ta Shestanas’ i dhanė emna t’njothtun kultur’s Kroate dhe Shqyptare. Po pėrmenim vetėm disa sish. Josip Rela shkroi n’gjuhėn shqype dramėn Nita; familja Deshpal, plaku Shime me Majėn dhe Valterin janė marrė dhe po merren me muzikė dhe janė t’njothtun jo vetėm nėr Kroatė e Shqyptarė; Aleksandėr Stipēeviqi isht an’tar i Akademisė Kroate t’Shkencave n’Zagreb.     

Isht nera dhe merita e Shestanit, qi e ka ruejtė gjuhėn e moēme shqype. N’Shestan, n’ket gjuhė t’amėl shqype janė k’nue kangė burrniet e dashniet, n’ket gjuhė na k’nojshin nanat kur ishim n’djep, n’ket gjuhė prithti na mante meshėn n’kishė, n’ket gjuhė Shestanasit janė marrė vesht nėrmjet vetit dhe me t’gjith Shqyptar’t e tjerė.

Pra, na Shestanas’ kena me ēka me u burrnue. Me gjyshat e gjyshet tona, me katragjyshat e katragjyshet tona, me stėrgjyshet e stėrgjyshat tonė, me rranzėn tonė, me t’par’t tonė, qi ata s’na lanė asnji punė ose vepėr qi me u turpnue, por na lanė trimninė, burrninė, besėn, nerėn, faqen e bardhė.  

Na Shestanas’ dimė me i nerue t’par’t tonė; aj qi neron t’par’t e vet, aj neron vetveten. Gjuhėn e popullit tjetėr na e nerojmė, por, si ēdo popull tjetėr, edha na ma shum e duem gjuhėn tonė shqype qi na e lanė t’par’t. Shum Shestanas’ kanė fillue me i nisė thmitė e vet n’shkollėn shqype. Ata e kuptuen qi shkollimi n’gjunėn e nan’s isht ma i sigurtė pėr me pėrparue, ashtu qi kena me pasė ma shum njer’z  t’shkolluem dhe me fakultet. Na Shestanas’ nerojmė t’par’t tonė dhe vetveten, kur emnat e gjysheve dhe gjyshave tonė ja u njesim thmive tonė. Zef e Kolė, Lekė e Gjekė, Preē e Mark, Palė e Pjetėr, Gjergj e Nikė, Gjon e Nrekė, si dhe Mrikė e Marė, Dilė e Anjgjė, Zanė e Lulė, Drane e Prenė e shum tjerė janė emnat tonė; me k’ta emna na duhet me u burrnue. Lė ti nerojmė t’par’t tonė dhe vetveten, e n’rrasat e vorreve t’shkruejmė shqyp, se neser nuk ka me u ditė qi isht Shestanas aj qi aty pushon.

Shestanas’ t’neruem, pej nesh varet a duem me kjenė t’barabar’t me tjer’t. Duhet me punue me nerė, ashtu si kanė punue t’par’t tonė. Duhet me nerue gjuhėn e t’par’ve, me i shkollue thmitė n’gjuhėn e nan’s, thmive vet me ja u njitė emnat e t’par’ve tonė, rrasat e vorreve ku pushojnė t’dashun’t dhe t’neruemt’ tonė duhet me i shkrue shqyp. K’shtu i thuhet botės qi na e duem vetveten dhe i nerojmė t’par’t. Nji kjothtė qi punojmė k’shtu, mjatht shpejt kena me pa sa shum kanė me na nerue t’gjith t’tjer’t.

                                                                                                          

 

Gjekė Gjonaj

KUSH ĖSHTĖ GJON BUZUKU?

Gjon Buzuku ėshtė njė personalitet i shquar i kombit shqiptar. Bėn pjesė nė radhėn e njerėzve tanė tė mėdhenj. Ai jo vetėm si perlat shqiptar i kishės katolike tė ritit romak e nderoi popullin tė cilit i takonte edhe nė letėrsi e gjuhėsi.Ėshtė autor i veprės sė parė tė botuar nė gjuhėn shqipe, monumentit mė tė lashtė tė botuar tė gjuhės dhe shkrimit shqip Mesharit, i cili doli nė dritė para 446 viteve, nė vitin 1555.

Pėr vendlindjen e Buzukut janė shfaqur mendime tė ndryshme. Disa studiues, bazuar nė pėrkatėsinė dialektore tė gjuhės sė  Mesharit, janė tė mendimit se vendlindja e Buzukut ėshtė gegėria verilindore. Disa tė tjerė kanė  mbrojtur tezėn qė vendlindjen e tij duhet krijuar nė krahinat e Malėsisė sė Krajės  dhe Shestanit. Sipas njė dokumenti sllav nuk pėrjashtohet mundėsia qė Prizreni me rrethinė, si qendėr e madhe kishtare gjatė mesjetės, ka mundur tė jetė vendlindja e Gjon Buzukut.

Pėr Mesharin dhe gjuhėn e Buzukut janė botuar studime tė veēanta, monografi, kontribute nga gjuhėtarė shqiptarė dhe historianė tė letėrsisė sonė, por edhe dietarė e studiues tė huaj. Kulmet e studimeve buzukiane janė arritur me punimet shkencore tė Eqrem Ēabejt. Pas njė pune sistematike,  shumėvjeēare, ky dijetar i shquar i gjuhėsisė shqiptare,  pranon se ka indicie qė tregojnė se Buzuku ėshtė njė bir i Malėsisė sė Krajės, Ljares e Shestanit, njė famullitar, dalė nga dioqeza e Tivarit e mbase tė Ulqinit.

Nėse do t i besojmė Justim Rrotės dhe tė tjerėve pas tij qė u morėn me analizėn e gjuhės sė Buzukut, atėherė do tė mund tė kuptojmė se autori i librit tė parė shqip, ėshtė njė prift shqiptar nga gegėria, nga veriperėndimi, nga malet e Krajės, domethėnė se ai do tė ketė shėrbyer aso kohe ndėr zonat e papushtuara ende tė Tivarit, Ulqinit apo Budvės dhe do tė ketė qenė i varur patjetėr prej arqipeshkėvisė sė Tivarit, e cila ka pasur nėn varėsinė e vet edhe dioqezat e Shqipėrisė sė pushtuar nė Jug.

Meshari i Buzukut, si tė gjitha veprat qė shėnojnė fillim nė kulturėn e njė kombi, ka zgjuar pėrherė interesim shkencor qė nga koha e zbulimit tė tij 1740 dhe rizbulimit tė tij nė fillim tė shekullit XX.  U quejt Meshar sepse pjesa mė e madhe e librit ( prej faqes 60-220, fleta 30-110) prmban meshėt dhe konsiderohet libri mė i rėndėsishėm liturgjik i kishės katolike.

Historia e studimeve buzukiane ėshtė e gjatė dhe e begatshme. Megjithatė ende ka ēėshtje e probleme qė kanė mbetur ende tė pazgjidhura. Rezultatet e arritura nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė krahinore tė gjuhės sė autorit, tė vendit ku mund tė jetė shtypur vepra, sadoqė nuk mund tė quhen tė pėrfunduar, kanė vlerėn e vet dhe i kanė dhėnė kėsaj vepre vend tė vėēantė nė historinė e kulturės sonė kombėtare.

 

Dom Nikė Ukgjini

FYTYRĖ E NDRITUR E KLERIT KATOLIK

At Vinēenc (Vinko) Malaj, u lind mė 1 dhjetor 1928, nga baba, Kolė Preēi dhe nėna Mrike Jankaj nė fshatin Larje-Krajė, buzė liqenit tė Shkodrės,  komuna e Tivarit.

Tre vitet e shkollės fillore i pėrfundoj nė vendlindje pėr t’i vazhduar tė tjerat nė Tivar. Mė pas, me nxitjen e famullitarit tė Larjes p. Angjelin Gaudio i cili veproj nė kėtė famulli pėr 26 vjet p. Vinēenci, si fėmi, mė emėrin pagėzimor Pjetėr, (dhe nga dashamirėsia i quajtur edhe Tush), fitoj thirrjen e vet meshtarake, duke u nisur kėshtu, nė Seminarin e Ulėt, tė franēeskanėve nė Shkodrės, pėr ta vazhduar atė nė Seminarin e Splitit, dhe atė tė Pazinit, (Kroaci) ku dhe, nė vitin 1951, u diplomua. Gjatė mėsimeve nė Seminarin e Ulėt p.Vinēenci, nga dėshira e zjarrėt pėr t' ia arrit pikėsynimit, e cila ishte, pėr tu bėrė rregulltar i rregullit franēeskan, nė vitin 1946, e pat pėrfunduar noviciatin e nė kuvendin e njohur tė Troshanit-Lezhė, duke e veshur kėshtu, pėr herė tė petkun franēeskan, dhe duke e ndėrruar emnin e pagėzimit Pjetėr, mė emrin rregulltar Vinēenc.

Pasi qė mori diplomėn e pjekurisė, nė vitėt 1951, filloj studimet e larta filozofike dhe theologjike nė Dubrovnik, pėr t’i nderpre ato, nė vitėt 1952-1954, pėr shkak tė shėrbimit ushtarak. Mė pas, nė vitet 1954-1958,  ndoq studimet nė fakultetin filoziko-theologjik nė univerzitetin e Zagrebit, ku dhe u diplomua. Njė vit mė parė sė tė diplomonte p.Vinēenci ishte shuguruar pėr meshtar nė Dubrovnik, duke e realizuar kėshtu deshirėn dhe ėndrrėn e tij jetėsore. Pas diplomimit, si meshtar i shuguruar p. Vinēenci, veproj si kapelan dhe si At, shpirtėror nė Kotor nė vendin Shkaljar, nė vitet 1958-1960, dhe si bibliotekar nė biblotekėn shėn Klara  tė Kotorit.  Ndėrsa, nė vitet 1960-1966 nė Dubrovnik, si prift, rregulltar, kreu detyrėn e kapelanit (ndihmės famullitar) duke u kujdesur pėr tė sėmuerė tė kėtij spitali. Krahas, dėtyrės sė lartpėrmendur, punoj edhe si  bibliotekar nė biblotekėn e njohur Mala Braqa tė kėti qyteti. .

Duke punuar nė kėtė bibliotekė, tė vjetėr e tė pasur shkencore P. Vinēenci, shtroj interesim pėr t’a thelluar  njohurin e vet. Kėshtu, nė vitet 1966-1972, studioj letėrsinė italiane nė Universitetin Shtetėror ” La Sapienza” tė Romės, ku dhe diplomoj. Nga dėshira e madhe pėr tė dhėnė njė kontribut tė nevojitur kishės shqiptare dhe albanologjisė, mblodhi materijale tė rėndėsishme mbi Kuvendin Shqiptarė tė Arbėrit, nėn udhėheqjen e korelatorit, prof. Ernest Koliqit. Mė 20 mars 1973, para komisionit nė pėrbėrje, tė korelatorit prof Ernest Koliqit, prof. Gioseppe Schiro, dhe prof. Gioseppe Gardilone, si dhe anėtarve tė tjerė tė komisionit, mbrojti tezėn e disertacionit me titull: “Kuvendi i Arbėnit- 1703,( Mbledhja Kombėtare Shqiptare e vitit 1703, shqyrtim historik dhe alfabetik.) mė sukses tė shkėlqyeshėm, duke marr titullin doktor i shkencave filologjike dhe lėvdata tė mėdha pėr rezultatet shkencore.

Nga dėshira qė mė punen e vet tė madhe tė kontribuoj pėr shqiptaret nė Mal tė Zi, e mė gjėrė, nė vitin 1973 p. Vinēenci kthehet nė atdhe, pikėrisht nė kuvendin franēeskan tė Tuzit, ku vazhdoj veprimtarinė e vet pastorale si meshtar i zellshėm  dhe si studijues i palodhshėm, deri nė ditėt e fundit tė jetės sė vet.

Nė vitin 1974, p. Vinēenci, u zgjodh recenzor i librave tė kryipeshkvisė sė Tivarit  dhe  konzulltor i saj. Ndėrsa nė vitin 1980-1983, kreu detyrėn si anėtar i Kėshillit Prezbiterijal.                                                          

 Veprimtaria shkencore

P. Vinēenci, qė nga ditėt e hershme tė studimeve, merrte pjesė nė shumė simpoziume tė ndryshme shkencore si: nė Palermo, Nju Jork, Romė, Zagreb, Makarskė, Dubrovnik, Cetinė, Shkodėr, Prishtinė, Ulqin etj, duke e shpalosur dijenin e vet, nė lėminė e albanologjisė, historisė, folklorit...  Pos kėsaj, bėri rreth tridhjet punime shkencore tė natyrave tė ndryshme, tė shkruara, nė gjuhėn shqipe, italiane, kroate, gjermane, dhe angleze, duke i botuar ato nė revista tė ndryshme si, nė tė pėrkohėshmėn si: Shejzat-Le Pleiadi, Romė; Studi Albanesi, Palermo; Zgjimi-Risveglio, Cosenza; Vatra, Nju - Jork; Dielli, Boston; Koha e Jonė, Paris; Koha, Podgoricė; Kaēiq, Split etj.

P. Vinēenci, duke e parė mungesėn  e organizimit tė jetės kulturore, nė Mal tė Zi, mė 20, mars,1995, themeloj, Shoqatėn kulturore, Don Gjon Buzuku, Ulqin-Tuz, ku dhe ishte shpallur kryetar i nderit i saj. Pas rihapjes sė Institutit filozofiko-teologjik tė Shkodrės nė vitin 1991, p. Vinēenci, nga viti 1997-2000, dha mėsim nė kėtė Institut si ligjerues, pėr historinė kishtare ndėr shqiptarė. Pėr kontributin e madh nė kulturėn shqiptare, dhe atė malazeze, Akademia e“Duklės” (Diokles), e Mali tė Zi, duke vlerėsuar  lart punėn e tij, mė 10, korrik, 1999, i dha titullin e lart shkencor “Akademik”.

Nė Prishtinė me 1998, botoj temėm e doktoraturės  “Kuvendi i Arbėnit 1703”, njė vit mė vonė u bė ribotimi i kėtij libri nga shoqata  “Don Gjon Buzuku” e Ulqinit. Nė vitin 1999, nga shoqata e sipėrpėrmendur, nė dy vėllime librash mė titull: dhana albanologjike I, II”, ėshtė botuar pėrmbledhja e punimeve tė tija shkencore tė shkruara edhe nė gjuhė tė huaja, tė botuara nė revista tė  ndryshme shkencore. Po nė kėtė vit, nė Podgoricė botoj librin mė titull   “Naturae et artis opus “- pėrmbledhje e punimeve nga arti, piktura dhe shklluptura artistike. La nė dorėshkrim edhe shumė punime e monografi tjera shkencore.

Ai  konsiderohėt si njohės i mirė i gjuhės dhe letėrsisė shqipe, artit, foklorit, etnologjisė, historisė dhe arkeologjisė.

Falė  pasionit dhe kujdesit tė tij tė mirėfilltė hulumtues  arriti pėr herė tė parė tė ndriēojė dy veprat muzikore, mbi jetėn dhe veprėn e heroin tonė kombėtar Gjergj Kastriotit, si dhe shumė njėsi bibliografike tė tij.

Pėrsonalitetet e ndryshme tė kulturės shqiptare si dhe ato malazeze, p. Vinēencin e vlerėsojnė si njė figurė poliedrike tė kulturės dhe historisė shqiptare, tek i cili spikat niveli i vertėt shkencor nė shumė fushėveprime. Punoi deri nė momentet tė fundit tė jetės sė tij, tė cilėn ia pat kushtuar krejtėsisht Zotit, popullit tė tij dhe kulturės shqiptare.

 

Sima i Gjonit Nik's Kol' Nik's

SHKOLLIMI NĖ GJUHĖN E NĖNĖS SIGURON PĖRPARIMIN

Shkolla nė Krythė - UlqinNa interesoi shkaku i  numrit tė vogėl tė intelektualve prej Krruēit, Krythės, Braticės dhe Kullomzės ( rrethi i Ulqinit). Po i paraqesim shėnimet qė i mblodhėm pėr kohėn mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Prej Krruēit, Krythės dhe Salēit  40 vetė janė me shkollė tė mesme dhe tė lartė, kurse 6 me fakultet.

Bazuar nė shėnimet qė i mblodhi Zefi i Rrokut Sim 's  Markut nga  Kullomza  55 vetė janė me shkollė tė mesme dhe tė lartė,  me fakultet vetėm 1 qė e ka kryer shkollėn  fillore nė Kullomzė, ndėrsa 7 tė tjerė janė tė periferisė sė Kullomzės, qė e kanė kryer shkollėn nė gjuhėn shqipe nė Pistullė ose nė Ulqin.

Nė Braticė , sipas shėnimeve tė Pjetrit t' Zefit Peēit Macit, 36 vetė janė me shkollė tė mesme dhe tė lartė, me fakultet 5 vetė e kanė kryer shkollėn fillore nė gjuhėn malazeze ( serbe), ndėrsa 5 tė tjerė e kanė kryer shkollėn fillore nė gjuhėn shqipe. Tė pėrkujtojmė se shkolla shqipe nė Braticė u hap n vitin 1968 , por punoi pak vjet.

Gjithėsej, prej kėtyre pesė katundeve me shumicė banorėsh Shestanas,  131 vetė janė me shkollė tė mesme dhe tė lartė, kurse  24 me fakultet .Gjysma e tyre e kanė kryer shkollėn fillore nė gjuhėn serbe (malazeze), kurse pjesa tjetėr nė gjuhėn shqiqe.

Shkaqet e numrit tė vogėl tė njerėzve tė shkolluar mund tė jenė tė ndryshme. Mungesa e e intelegjencės nuk vjen nė pyetje. Perspektiva e vogėl pėr punėsim, e as standardi i jetesės nuk ka mundėsi qė ka zvogėluar interesimin pėr shkollim vetėm nė kėto pesė fshatra. Dihet qė barku plot nuk mėson mirė e i zbrazėti edhe mė pak, mirėpo edhe nė fshatrat tjera tė rrethit tė Ulqinit ėshtė jetuar nė kushte tė ngjashme. Mosinteresimi i prindėrve pėr shkollimin e fėmijve tė tyre nuk ėshtė i besueshėm, sepse ēdo prind e nis fėminė e vetė nė shkollė me dėshirė tė mėsoj,  tė bėhet i ditur dhe tė pėrparoj. Ndoshta arsyeja kryesore qėndron nė faktin paradoksal se nė  tė tri shkollat e kėtushme fillore , nė Krythė, nė Braticė dhe nė Kullomzė, mėsimi zhvillohet nė gjuhėn joamtare - serbe (malazeze).  Kėshtu nxėnėsit shqiptarė fillestarė  janė tė humbur, nuk dinė se si me u gjetė, shpesh nuk i kuptojnė fjalėt e mėsuesit,  pra mundėsia e pėrparimit nė mėsim ėshtė shumė e vogl. Sikur shtėpia qė e do themelin e fort pėr t' u qėndruar dridhjeve, ashtu edhe shkollimi e do themelin e sigurt qė garanton pėrparimin, e ky ėshtė mėsimi nė gjuhėn amtare. Pra nėse fėmijėve tanė ua duam tė mirėn duhet t' i shkollojmė nė gjuhėn e nėnės. Kėtė e vėrteton rasti i Braticės dhe i Kullomzės . Nė Braticė, ku shkolla nė gjuhėn shqipe punoi njė kohė tė shkurtėr, prej nxėnsve qė e kryen mėsimin fillor nė gjuhėn amtare, 5 e kryen edhe fakultetin. Prej Kullomzės dolėn 7 me fakultet, dhe ata prej pakicės qė shkollimin fillor e kryen nė gjuhėn e nėnės, kurse prej shumicės sė nxėnsve qė mėsimin fillor e ndjekin nė gjuhėn joamtare vetėm 1 e kreu fakultetin. Kėto tė dhėna dėshmojnė qart pėr pėrparėsinė  e shkollimit nė gjuhėn e nėnės. Ky fakt ėshtė shumė mė bindės kur bėhet krahasimi me Klleznėn ( po ashtu rrethi i Ulqinit) . Ky fshat ka dhėnė 154 vetė me shkollė tė mesme dhe tė lartė ( prej tyre 14 mėsues), kurse 46 me fakultet. Nė mesin e atyre intelektualve klleznor qė shkollimin fillor e ndjekin nė gjuhėn e bukur tė nėnės ishin edhe dy burra nė zė e me namė - dom Simon Filipaj dhe dom Rrok Mirdita. E Kllezna, ku pandėrprerė ka punuar shkolla shqipe, ėshtė dy-tri herė mė e vogėl se  pesė katundet e pėrmendura mė lart. Domethėnė nėse fėmijve tanė ua duam tė mirėn dhe pėrparimin duhet t 'i shkollojmė nė gjuhėn amtare. Ky shkollim ka edhe njė pėrparėsi. Dija sot pėrparon me hapa tė shpejt, e dihet qė dijen e kap truri mė lehtė e mė shpejt nė gjuhėn  nė tė cilėn nėnat tona na kėnduar ninullat , kur ishim n djep.

Edhe pushteti i Malit tė Zi, gjegjėsisht Ministria pėr Arsim dhe Shkencė duhet tė veproj qė shkolla tė punojė nė gjuhėn e nėnės. Pėrndryshe, kur prveē bėhen shpenzime pėr shkollim, ėshtė mėkat qė fėmijėt tė fitojnė dituri sakate.

 

 

Nikė Paloka

SHQIPTARĖT E AMERIKĖS FUQIMISHT MBĖSHTESIN BASHKĖKOMBASIT NĖ VATRAT E TYRE ETNIKE

Qėkur ėshtė krijuar shteti i cunguar i shqiptarėve, SHBA kanė qenė, janė dhe do jenė shteti mė miqėsor i shqiptarėve dhe superfuqia e vetme botėrore. Kombi shqiptar ka patur fat tė madh qė ka mik kaq tė madh !

Mendohet se nė Amerikė janė rreth gjysmė milioni shqiptarė, tė cilėt kanė filluar tė mėrgojnė prej fillimit tė shekullit XX e mjerisht po vazhdojnė tė mėrgojnė edhe tani.

Shqiptarėt nė Amerikė me shumė mund e punė tė vazhdueshme e kanė gjetur veten ( nėse mund tė thuhet ashtu) dhe kanė siguruar mirėqenie dhe vend tė respektuar si komunitet nė shoqėrinė heterogjene amerikane. Ka mjaft personalitete me kombėsi shqiptare ( nuk po pėrmendi asnjė emėr) qė kanė bėrė emėr nė lėmi tė ndryshme tė shoqėrisė amerikane.

 Jam shumė i lumtur qė shqiptarėt kėtu jetojnė nė liri tė plotė, dhe gėzojnė mirėqenien shumė tė lartė - natyrisht nga djersa e tyre, por nė anėn tjetėr jam shumė i pikėlluar dhe i dėshpėruar qė shqiptarėt nė trojet e veta mijėvjeēare ( pėrveē nė Kosovė) - nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Preshevė, Bujanovc e Medvegje nuk gėzojnė liri tė plotė, dhe mė shumė se 70% jetojnė nė varfėri, dhe pa perspektivė edhe pėr tė ardhmen, sidomos pėr rininė... Mjerisht ende po lindim bijė e bija pėr troje tė huaja...

Fatkeqsisht prijėsit shqiptarė edhe kėtu nė Amerikė (nuk po i quaj liderucė) janė tė pėrēarė, ndėrsa komuniteti jo edhe pse ka mjaft parti e shoqata. Vendimi i liderėve tė partive nga trojet tona ( sidomos i atyre nė Kosovė) qė nė diasporė tė krijojnė degėt e partive politike ka qenė i gabuar dhe e ka nxitė pėrēarjen .

Fat dhe mirėsi e madhe ėshtė qė nuk ka pėrēarje nė komunitet, por ka pasivitet, ka tė djathtė e tė majtė, ka lokalizma, ka njerėz tė karrierės, me egoizėm tė fryrė, me sedra tė sėmura qė mė shumė pėngojnė se kontribuojnė pėr tė vepruar si komb unik kur e kėrkon nevoja.

Kėtu nė komunitet nuk janė mjaft tė kėnaqur me punėn e liderėve tė partive shqiptare nė Mal tė Zi. Ekziston mendimi se nuk janė mjaft kėmbėngulės nė realizimin e tė drejtave qė u takojnė shqiptarėve. Aspak mirė nuk ėshtė pritur formimi i partisė sė tretė shqiptare nė Mal tė Zi. Sipas mejemė tepėr ėshtė krijuar pėr tė realizuar ambicjet personale, sesa pėr tė realizuar tė drejtat kombėtare qytetare tė shqiptarėve.

Shqiptarėt nė Amerikė janė bujarė e temėrgjerė, dhe me aq sa kanė mundėsi kanė ndihmuar, ndihmojnė dhe do tė ndihmojnė, i kanė pėrkrahur do i pėrkrahin moralisht dhe materialisht bashkombasit nė vatrat e tyre.

 Kėtu nė Nju-Jork hapen ekspozita tė piktorėve tė komunitetit, dhe tė piktorėve nga trojet tona. Pėr ēdo vit nė mėnyrė solemne dhe madhėshtore festohet festa e madhe dhe e shenjtė  28 Nėntori - Festa e Flamurit. Pėr ēdo vit famullia e kishės katolike shqiptare organizon festival folkolrik tė kėngėve e valleve tė bukura shqiptare, ku marrin pjesė tė gjithė kėngėtarėt e grupet folklorike jo vetėm tė Nju-Jorkut por edhe nga qytetet e tjera tė SHBA. Botohen gazeta e revista si "Bota sot", e cila ėshtė mė e dashura, mė kombėtarja dhe mė e lexueshmja. Shumė kombėtare ėshtė edhe "Dielli", organi i shoqatės sė shquar "Vatra". Dy - tri herė nė javė del edhe "Ilyria" qė thonė se qėkur e ka blerė Ekrem Bardha ėshtė e tė majtėve dhe e progrekėve.

Komuniteti shqiptar dėshiron qė Shqipėria tė ēlirohet nga diktatura komuniste dhe tė bėhet shtet demokratik, Kosova ta realizoj nė mėnyrė juridike pavarėsinė, shqiptarėt nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, Nė preshevė, Bujanovc e Medvegje tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat kombėtare dhe qytetare.

 Shqiptarėt me admirim dėgjojnė lajmet nga trojet tona etnike, siē ėshtė lajmi kur shoqata "Gjon Buzuku" dhe "Art club" oganizojnė simpozium sė bashku. Me dėshirė qė revista "Buzuku" tė ketė jetė shumė tė gjatė u dėshirojmė ēdo tė mirė dhe suksese anėtarėve, redaksisė dhe udhėheqėsisė sė shoqatės .

 

 

Dr. Safer Zhygjeli

MJEKIMI I ASTMĖS ME FAKTORĖ KLIMATIKĖ

Astma bronkiale, njė sėmundje kronike serioze, qė dita ditės po shpeshtohet, ėshtė problem shėndetėsor botėror. Edhe nė moshėn fėmijėrore ajo u shpeshtua. Pėr shembull, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katėrfishuan, nė Angli u trefishuan; por arsyet nuk janė tė qarta (kombinim i faktorėve mjekėsorė, shoqėrorė, psikikė dhe tė faktorėve tė ambientit jetėsor). Nuk kemi tė dhėna pėr shpeshtėsinė e astmės te ne; disa shėnime flasin qė ajo duhet tė jetė mjaft e lartė (rreth 11% nė Beograd, rreth 5% te fėmijėt shkollorė nė Podgoricė). Shkaktarėt e astmės, si edhe tė sėmundjeve tjera atopike, janė alergjenet e ambientit jetėsor dhe tė disa llojeve tė ushqimit. Kėtu  hyn nė rend tė parė pluhuri i shtėpisė, ku gjendet njė lloj tenje. Sipas tė dhėnave tė dijetarėve tė ndryshėm, mbi 55% tė astmatikėve janė tė ndieshėm nė kėtė tenjė, kurse mbi 30% nė qimet dhe epitelin e kafshėve, nė mykra (kėrpudha) rreth 10% dhe nė polen rreth 40%. Mirėpo, rolin kryesor nė shfaqjen e astmės e luan trashėgimi. Trashėgohet paraprirja pėr tė reaguar me manifestime alergjike nė kontakt me alergjenet e caktuara; nė rastin e astmės me reagime pezmatuese alergjike tė mukozave bronkiale, qė manifestohet me sulme astmatike. Pra, pėr t'u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashėguar dhe kontakti me lėndėn alergjike.

Manifestimet klinike tė astmės Manifestimet klinike tė astmės te fėmijėt te fėmijėt

Shenjat klinike te fėmijėt, varėsisht nga mosha, mund tė ndahen nė tre grupe.

Grupi i parė janė fėmijėt nė gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulēim,

grupi i dytė – fėmijėt me astmėn e qartė atopike dhe

grupi i tretė – fėmijėt me shenja tė astmės tipike, por pa mundėsi tė vėrtetimit tė konstitucionit atopik.

 Kjo ndarje shkakton edhe njė konfuzion terminologjik mė tepėr, ashtu qė sėmundja nė grupin e parė quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinė infektimi viral dhe sėmundja mė vonė tėrhiqet). Sėmundja nė grupin e dytė quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nėse shenjat e sėmundjes janė shumė tė rėndė, pėrkufizohet si astma). Ėshtė diskutabil edhe emri i sėmundjes nė grupin e tretė (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), pėr tė cilėn u thuhet prindėve qė fėmijės do t'i tėrhiqet nė moshėn e pubertetit. Nė tė vėrtetė, te tė gjitha kėta raste, bėhet fjalė pėr astmėn. Ngurimi nė definimin e diagnozės sė sakt ėshtė eufemizėm, ēka pengon fillimin e hershėm tė profilaksės, gjė qė insistohet nė kohė tė fundit. Shenjat mė tė shpeshtė nė fillim tė sėmundjes janė ngulēimi, kollitja, marrja frymė me vėshtirėsi, si dhe tė dhėnat pėr bronkitet dhe pneumonitet qė pėrsėriten. Ngulēimi ėshtė shenja mė e shpeshtė e astmės, por pėr kėtė sėmundje duhet tė mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natėn, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet qė rikthehen.

Mjekimi

Masat parandaluese tė sulmeve astmatike pėrfshijnė mėnjanimin prej tė gjithė shkaktuesve tė mundshėm. Pėr astmėn e lehtė nuk janė tė nevoshme masat parandaluese, por vetėm bronkodilatatorėt kohė pas kohe. Pėr astmėn e rėndė nevojitet inhalimi i kortikosteroideve me teofilinė. Vetėm rrallė te fėmijėt duhet dhėnė nėpėr gojė edhe kortikosteroide. Kjo bėhet me kujdes, duke zvogėluar dozėn ngadalė, e mė vonė tė kalohet nė inhalim tė kortikosteroideve. Atėherė kur ėshtė i mundshėm, mjekimi mė i mirė do tė ishte desensilizimi specifik. Mjekmi balneo-klimatik dhe qėndrimi nė ambientin me pak pluhur ndikojnė nė mėnyrė qetėsuese dhe e pėrmirėsojnė gjendjen e tė sėmurit. Ulqini, me pozitėn gjeografike tė veēantė, i ka faktorėt e ambientit tė pėrshtatshėm pėr shėrim tė sėmundjeve tė organeve tė frymėmarrjes. Kjo vlenė, sipas pėrvojės qė kemi, sidomos pėr astmėn nė moshėn fėmijėrore. Faktorėt shėrues tė ambientit tė Ulqinit janė klima e butė me shumė diell, uji i detit i pastėr, uji mineral sulfurik, rėra e hollė me radioaktivitet tė lehtė dhe pelloidi. Kėtu ėshtė edhe pylli i pishave buzė detit, si dhe ullishta, tė pėrshtatshme pėr shėtitje, sidomos nė mėngjes. Kėshillohet, si terapi klimatike, qė tė qėndrohet nė ambientin shėrues dy herė nė vjetė nga 21 ditė, qė organizmi t'i pėrshtatet ngadalė ambientit. Nė fillim astmatikėve mund t'u keqėsohet gjendja, pėr ē'arsye ata duhet ta marrin me vete bronkodilatatorin. Qėndrimi nė ambientin e Ulqinit, edhe nėse nuk ka njė efekt tė madh pėrmirėsues pėr sėmundjen, prapseprapė do tė ndikojė nė mėnyrė pozitive nė shėndetin fizik dhe psikik tė fėmijės.

 

V. GJ.

IDOL I FUTBOLLIT SHQIPTAR

Ndėr mysafirėt mė tė dashur dhe mė tė ndertuar qė kanė ardhur sivjet pėr tė kaluar pushimet verore nė Ulqin, aty ku edhe u lind dhe i kaloi vitet e para tė fėmijėrisė, padyshim ėshtė Mehmet Duraku, futbollist qė bėri emėr dhe fitoi simpati tė dashamirėve tė futbollit nė Australi dhe kontinente tjera. E njoftuam nė hotelin atraktiv "Holegro", ku bashkė me mė tė afėrmit e tij kishte ardhur atė mrėmbje tė bukur qershori pėr tė dėgjuar kėngėn e kulluar shqipe , qė interpretohej nga kėngėtarja e mirėnjohur e mjaft simpatike nga Malėsia Gjyste Vulaj dhe kėngėtari i dalluar nga Kraja, Mzyafer Koliqi.

Ky sportist u shpėrngulė me familje nė Australi nė moshėn gjashtė vjeēare. Edhe sot me nostalgji i kujton ato vite tė fėmijėrisė me shokėt e shoqet. Duke e parė talentin e tij tė rrallė, kur i kishte 8 vjet u rregjistrua nė klubin futbollistik mė tė njohur tė atjeshėm "Melburn". Vullneti, puna e vazhdueshme, stėrvitjet  para dhe pasdite me top nė fushėn e gjelbėr, i mundėsoi Durakut tė siguroj vendin si qendėrmbrojtės nė kėtė skuadėr. Me lojrat e tij tė shkėlqyeshme arriti tė luaj pėr reprezentacionin e Australisė, ngjyrat e tė cilės i ka mbrojtur 78 herė, gjegjėsisht 13 vite. Nė kohėn kur shkėlqente ishte qendėrmbrojtėesi mė i mirė jo vetėm i Melburnit , por edhe i Australisė. Mė shumė ndeshje se Duraku pėr kombėtaren e Australisė lujatėn vetėm Mak Vetuga, Mark Bosniq dhe Mark Shvoca. Rrallė ndonjė shqiptar jo vetėm nga Mali i Zi, por edhe nga trojet tjera shqiptare do tė ketė rekordin e Durakut, andaj me plot tė drejt mund ta quajmė idol e pse jo edhe legjendė e  futbollit shiptar. Gjatė gjithė kėsaj periudhe tė sukseshme sportive pati rastin tė luaj me futbollistėt mė tė njohur botėrorė tė asaj kohe si: Armando Dijego Maradona, Batistuta, Zhan Pier Papen, Lineken, Jan Rash e shumė tė tjerė. Prej ndeshjeve qė i ka mbetur veēmas nė kujtesė ėshtė me Argjentinėn, nė finale pėr kualifikim pėr botėrorin '94, ku Australia humbi nė penalti 5:4 pas dy barazimeve.    

Ky futbollist i afirmuar 4 vite luajti nė Malezi, pėr ekipin "Selengo", me tė cilin katėr vite radhazi ishte kampion shtetėror. Mė pas u kthye nė klubin e mėparshėm nė Australi, me tė cilin ka kontratė  edhe njė vit. Edhe pse i ka mbushur 35 vjet ende ėshtė nė kondicion tė duhur fizik e psikik, kėshtu qė me mjaft sukses mund tė luaj edhe me futbollistėt shumė mė tė ri. Kėtė po e dėshmon edhe sivjet nė klubin e "Merlburnit". Pėr karrierėn e tij tė mėtutjeshme nuk dėshiron tė japė parashikime, pasi ajo nuk varet vetėm nga ai. Sidoqoftė meritat e tij nė fushėn e futbollit janė tė mėdha. Pėrvoja e tij me siguri do tė jetė ndihmesė pėr shumė futbollit tė rinj. Ai ka tė kryer edhe shkollėn pėr trajner, kėshtu qė  gjithnjė do tė mbetet i lidhur ngusht me futbollin.

 

 

Sabri Halili

MBI 100 MEDALE TĖ ARTA

Vite me radhė nė Ulqin ekzistojnė dy klube tė karatesė dhe tė dy janė mjaft tė suksesshėm, por kėsaj radhe do tė bėjmė fjalė pėr atė tė parin, klubin e karatesė  Ulqini, i cili ėshtė themeluar para 17 viteve. Gjatė kėsaj kohe  karateistėt e kėtij klubi kanė sjellė nė Ulqin qindra medalje tė ndryshme, por siē thonė trajnerėt e Ulqinit Ruyhdi Rama e Lekė Markiqi, vetėm nunri i medaljeve tė arta ėshtė mbi  njėqind, sepse vetėm kėta dy vitet e fundit ata i kanė zbukuruar vitrinat e klubit me  mbi 50 medalje tė arta nga garat e niveleve tė ndryshme. Trajnerėt Markiqi e Rama thonė se nuk ka ndodhur qė nga ndonjė garė tė kthehen pa, tė paktėn njė medalje tė artė

Disa herė ėshtė pėrmendur, por megjithatė nuk ėshtė e trepėrt tė thuhet se kushtet pėr stėrvitje karateistėt e Ulqinit i kanė tė kėqija. Mbi 45 karateistė nė Ulqin nuk kanė sallė ku tė stėrviten, por stėrvitjet i bėjnė nėn qiellin e hapėt, kurse nė Katėrkollė, duke iu falenderuar drejtorit tė shkollės  Bedri Elezaga, nė sallė. Po ashtu nuk kanė as rekuizite tė nevojshme pėr stėrvitje, e as para. Vetėm njė gjė nuk iu mungon, vullneti i mirė. Natyrisht qė nuk iu mungon as dashuria pėr sportin e bukur tė karatesė.

Trajnerėt e klubit tė karatesė Ulqini tė prirė nga Gjergj Daboviqi ( brezi Dan * 4 ), pastaj ēifti bashkėshortorė Ruzhi e Ardita Rama dhe Lekė Markiqi ( brezi (Dan * 2) , premtojnė rezultate edhe mė tė mira nė tė ardhmen.

Duhet pėrmendur edhe fakti se tė gjithė janė edhe referė federativė, kurse Gjergji ėshtė refer ndėrkombėtarė. Me profesionistė tė tillė dhe me talentė, tė cilėt kėtij qyteti nuk i mungojnė, as rezultatet nuk mund tė mungojnė.

Ata nuk kėrkojnė shumė njė sallė me rekiizitat adekuate pėr stėrvitje dhe pak para, sa pėr tė mbuluar shpenzimet e udhėtimit dhe buajtjes ku marrin pjesė nė gara tė niveleve tė ndryshme dhe nė qytete tė ndryshme. Pra, ata janė modest dhe nuk kėrkojnė shumė, e kaq sa kėrkojnė e meritojnė t  u ofrohet, sepse rezultatet e tyre , por edhe kontributi i tyre ėshtė shumė mė i madh se kėrkesat.