A U NRYSHOHEN EMNAT T'DEKUNVE

Pėr librat pėr Shestanin*
N'faqen e mrȃmė t'revistės BUZUKU nr 23 botuot pėr librin Gjoko Daboviqit. N'lillje** me librin, ma e para qi m'ra n'sy kije: Gjoko-Gjoka Markov Daboviq; i jati nuk isht thirrė Marko, por Maci Palsė Niksė. Libri i Gjoko Daboviqit ka gjȃna boll interesante. Por medalja ka dy faqe, ka t'mira, por elle t'kqija. Sejcilli shkruos t'vetat i naltson. Kurė e krahasojmė librin e Gjoko Daboviqit PLEME ŠESTANI me librin e Gjokė Dabaj SHESTANI, ka dallime si dita me natė, e tė dy kta janė pej Gurrze, Shestani Naltė.
*Shestani trevė malore nė rrethin e Tivarit, nė jug-perėndim tė Liqenit tė Shkodrės.
**Shestanasit pėrdorin ll nė vend tė dh.
Shkruan Gjergji Leksė Macit Kolsė, shestanas, Te-Pleva, Fusha Tivarit; mė 1.11.2007.
Shih BUZUKU 25, 2007:2.
SHKUEMJET PEJ TIVARIT N'SHESTANIN NALT
Kam shkue pej Tivarit n'Shestanin Nalt n'kȃmė kah Meja Shkallsė t'bjeshksė Rumia te:
1.Maci Palsė Niksė Dabonj pej Gurrzet, Shestani Nalt, aj n'moshėn 50 vjeēare, u hangėr (kafshua) pej gjarpnit versė me 1959; erdha pej Tivarit dhe e kreva detyrėn me dhȃnien e serumit kunėr helmit t'gjarpnit, ēka, mė 13.10.2018, i kujtohet Dilės** t'bijsė Macit Palsė Niksė (e leme mė 1943), motersė
t'Gjoko-Gjoka Markov Daboviq; kjo e shoqja e Simsė Gjonit Ujksė Pepgjononj, shestaneshė pej Thtjanit, Krajė, tash n'Shushanj, Tivar.
*Ēka shkruen aty nalt Gjergji Leks Macit Kols, edhe Dila**, e motra e Gjoksė e vėrteton qi baba isht thirrė Mac e jo Mark.
Kuku, lele ē'na ka gjetė neve shestanasve, edhe prinve t'dekun me u nryshue emnat!
2.Te Pala'j Gjonit Pal'Ilisė Kolsė-Marvuēiq (Marushiq), nė Rud-Dedonj, Shestani Nalt, erdha pėr festėn Shpjetėr, me 29.06.1954.
Ilia'j Persė Markut Pal'Ilisė Marvuēiqi/Marushiq e lshoi Rudin mė 2003, ashtu qi Shestani Nalt mbeti pa banorė tė pėrhershėm. Ilia diq 87 vjeē (mė 4 tetor 2006); Pal'Ilia 55 vjeē mė 1881.
3.Te Gjura dhe Maci Kolsė Macit Kocit Niksė – Gjokmarkaj (Gjokmarkonj, Gjokmarkoviq), Brisbane, Australi, t'dalun pej Bardhonjsh, Shestani Nalt.
Me Gjurėn kam qenė shok nė gjimnazin e Tivarit. Ai pėr festėn e Shpjetrit me 29.06.1955 mė thirri tė shkoj te aj nė Shestanin Nalt. Prithti Maci e kishte vėlla Gjurėn.
Mbas buke shkuem te Gropa e Gjonajve (i thonė edhe Kodėrkollė, Kodėrmollė ose Mollza), ku ishte mbledhė shum popull, sille valle dhe bahe dyzen i madh.

Isht luojt valle dhe bā dyzen natėn deri vonė pėr festėn e Sh'Pjetėrit deri mė 1980, dishmon mė 16.6.2002 Palė Martini (Pala'j Gjoksė Kolė Gjoksė Mark Gjokut), i lemė n'Dedaj, Shestani Nalt, ku kaloj edhe rininė; tash n'Braticė, Ulqin.
Shestani Nalt kishte banorė 225 mė 1881, kurse 232 mė 1961.

Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci


MIEMNAT OSE MBIEMRAT

T'partė tonė me emna e miemna n'gjuhėn shqype e kanė bā nji hadet. Qe disa shembuj:
Stjepa'j Rrokut Stjepsė Preēit Pjetėr Markut -Jankonj ose Jankaj (Jankoviq*), Krythė, Ulqin.
Halili Muratit Mehmet Alisė Haxhisė-Braconj ose Bracaj (Braciq*), pinēanjor, nga Bratica.
Luka'j Markut Luc Pushit Luksė-Lukolonj ose Lukolaj (Lukoliq*), Tivar dhe nėpėr botė.
Ēoba'j Kolsė Ēobsė Preēit Per'Gjoksė-Dedonj ose Dedaj (Dediq*), Krythė, Ulqin.
Miemnat (Mbiemrat) me -iq e -viq janė t'imponueme nėr shqyptarė pej pushtetit malazez. Mbasi unė nuk jam malazi por shqyptar, bāna kėrkesė mė 9.06.1967 pėr ndryshim t'emnit dhe miemnit n'komunėn e Ulqinit, qi t'hiqet –viqi, e n'ven Sima Dobrecoviq t'bāhet Sim Dobreci. Shkova te Januz Pelinkoviqi (Pelinkonj), shqyptar, qi ishte pej Braticet, katunit tonė. E kyj punonte n'administratė t'komunsė Ulqinit. Mė Januzin shkuom te kryetari i komunsė Sėrzentiqi (emni nuk me kujtohet), malazi, i cili kishte qenė oficer ushtarak. Unė ja shpjegova kryetarit pse kam ardhė. Aj thirri sekretarin Rade Matoviq, jurist, t'vinje. Ja shpjegova edhe ati arsyen e ardhjes teme. Aj mu drejtue: “Me ēfarė ligjit t'bāhat kjo”? Unė ju pėrgjigja: “Me tė njajtin ligj qi ma kanė ngjitė –viqin”. Kryetari i komunės ju drejtua Januzit, qi t'mirret me ketė punė. Me Januzin shkuem nė zyre t'tij. I thaē Januzit, qi mas disa ditėve, masi shkonjshe mė u lā ēdo ditė nė Ranė t'Ulqinit, do tė vijė ta marrė vendimin. Nuk ishesh i sigurt, por kurė ktheva te Januzi, mė 14.06.1967 e gjeta vendimin t'gatshėm.
Kurė shkova n'Prishtinė, e dorzova vendimin n'zyre t'administratės t'Spitalit. Gjatė kujdestarisė n'spital, unė n'raport u nėnshkruhesha dr Sim Dobreci. Kur i ranė n'dorė kta raporte t'kujdestarisė, drejtori i Spitalit dr Branko Zogoviq (1911-1979), kirurg, thirri zyrtarin e shėrbimit administrativ, e pyeti kush ėshtė Sim Dobreci; zyrtarit ju desh menjiherė me e pru vendimin pėr mue. Kur e pa vendimin, Zogoviqi e hodhi pėr tokė librin e shėnime.
Ta u kthye pej ambulancės bashkė mė Miomir Krxhiqin, shefin e repartit t'smundjeve t'lėkurės, para hymjes n'Spital, tokuam drejtorin e Spitalit dr Branko Zogoviq, i cili na u drejtue: “Ku jini malazezi dhe shqyptari”. Unė ju pėrgjigja: “Edhe ju kini nji pikė gjaku shqyptari”. Aj pranoj: “Isht e vėrtetė; t'partė e mi ishin shqyptarė t'ardhun nė Berane (Ivangrad) Mal t'Zi pej Zogajsh t'Shqypnisė”.
*Shtonjcat -iq e -viq janė t'imponueme nėr shqyptarė pej pushtetit malazez. Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci